VOAL

VOAL

Piktori i njohur Avni Delvina ka futur në fokus Zhemin Zhanën me Pallatin e Kongreseve dhe shifrat e tij

December 19, 2021

Komentet

Deutsche Welle jehonë protestave masive kundër Vuçiç: Njerëzit duan drejtësi

100.000 njerëz kanë demonstruar në qendër të Beogradit, studentë dhe qytetarë të tjerë, kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij. Protestat po e tronditsin qeverinë serbe, si do veprohet më tej?

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me numërimin dhe llogaritjen e numrit të demonstruesve në tubime të ndryshme. Kjo e bën këtë edhe tubimin më të madh në Serbi që nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rrëzua Millosheviqi nga pushteti. Ndërsa policia flet për 30 mijë pjesëmarrës, e këtë e tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Është e qartë se thirrjes së studentëve që po bllokojnë fakultetet iu përgjigj një numër i madh i qytetarëve, të cilëve në protestë iu bashkuan edhe fermerët. Masiviteti i protestave është elementi që bie më shumë në sy, ndërkohë që shpresa kryesore e autoriteteve ishte shuarja graduale e protestave studentore, që filluan para disa javësh.

Arrestoni traktorin!

[“Duart i keni të përgjakura”, një prej motove të protestës në Serbi]
Image

Protesta kaloi pa incidente të mëdha, por gjatë ditës ishte evidente se qeveria po përpiqej në mënyra të ndryshme të parandalonte një reagim më të madh të qytetarëve. Kështu që qëllimisht u ndalën trenat për në Beograd dhe autobusët.

Paranoja ishte e dukshme edhe gjatë “arrestimit të traktorit” të Zlatko Kokanoviqit, nga iniciativa “Ne damo Jadar” (Nuk e japim Jadar). Ai u bllokua në afërsi të sheshit Slavija, ndërsa policia e hoqi traktorin për gjoja parkim të paligjshëm.

E teksa qytetarët po përgatiteshin për protestën, Vuçiqgjatë ditës hapi pjesën e autostradës nga Krushevci për në Vërnjaçka Banja, ndërsa vëzhguesve të kujdesshëm nuk iu shpëtoi fakti që presidenti shoqërohej nga ambasadoriamerikanChristopher Hill.

Vuçiq përsëriti qëndrimin e tij se “nuk do t’ia dorëzojë askujt pushtetin pa zgjedhje, nuk ka bir nëne që do ta marrë pa zgjedhje sa të jem gjallë. Ju mund të më vrisni, por pa zgjedhje nuk do të merrni pushtetin”. Në mbrëmje, Aleksandar Vuçiq mbajti një fjalim ku tha se “një tubim jashtëzakonisht i madh është mbajtur në Beograd. Ata janë të orientuar nga opozita, por unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjoj se çfarë mendojnë të tjerët”, tha Vuçiq. Por ai theksoi se “nën flamurin serb duhet të të bashkohemi rreth qëllimeve themelore”.

Nuk ka tërheqje

Protesta masive ishte kulmi i bllokadave disajavore të fakulteteve dhe shkollave të mesme në Serbi. “Ky tubim i përmbushi pritshmëritë”, tha për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike. “Ishte një demonstrim praktik i mbështetjes për kërkesat e studentëve. Po ashtu është treguar se kur ka një organizim të mirë dhe kur ka një pjesëmarrje të madhe, atëherë nuk ka incidente, rrahje, apo tentativa për të ndërprerë me dhunë tubimin”, thekson Popoviq. Sipas tij, autoriteteve u është treguar se njerëzit “duan drejtësi”.

“Këtu po ndodhin tragjedi që janë rezultat i mosveprimit të shtetit. Mendoj se Novi Sadi është pika e fundit në kupën e mbushur. Një tubim i tillë masiv është një mesazh shumë i qartë për autoritetet se dhembja ka shkuar deri në palcë. “Jemi me shpatulla pas muri, nuk ka më vend për tërheqje”, shton ai.

Image

Artikulimi politik i protestës

Që nga fillimi i protestave studentore, ka rënë në sy distancimi i tyre nga partitë politike. Por shumica e opozitës mbështet kërkesat e studentëve. Tani pyetja kryesore është: Edhe sa kohë mund të bëhet presion ndaj qeverisë dhe si do të përfundojnë protestat e studentëve? Popoviq thotë se protestat në një moment duhet të artikulohen politikisht, nëse duam ndryshime. “Ka ide të ndryshme, por pa një opozitë të organizuar mirë politike nuk shoh asnjë mundësi për zgjidhje. Opozita duhet të jetë gati sepse në një moment kjo do të duhet të kapitalizohet politikisht. Qeveria do t’i shuajë protestat, por mendoj se kjo energji nuk do të shuhet lehtë”, tha Popoviq për DW.

Dy skenarë (të pa)mundshëm

Aktualisht po kristalizohen dy skenarë të mundshëm: greva e përgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbisë refuzon kategorikisht mundësinë e një qeverie tranzitore. Ndërkohë që edhe greva e përgjithshme është e diskutueshme, sepse në Serbi ka shumë sindikata që janë të përçara mes vete. Qeveria tranzitore për Vuçiqin do të ishte një njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri që nuk do ta pranojë. Ndërsa skenarët e tjerë akoma nuk janë të kristalizuar se si mund të realizohen. Por energjia për protesta akoma është e madhe, madje po shtohet./DW

Teoria, roli, ndikimi dhe fuqia e elitës….- Nga Agron Shabani

Me ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim ose analizë e thellë tunduese dhe tepër sfiduese e Zonjes Elida Buçpapaj me titull ” Tirana, metropoli i shqiptarëve nuk ka elitë”!
Ndërkaq, si përkufizim i njohur shkencor ose metodologjik, sipas Znj. Elida: ” Elita është një gup ose kategori e njohur sociale ose sociopolitike që ka vendin më të lartë në hierarkinë e shtetit. Gjë që e shprehur metaforikisht, kjo gjithnjë sipas Znj. Buçpapaj, do thotë se elita është ajka e shoqërisë, aristokracia, fisnikëria, bujaria etj. Ndaj, gjithë sipas zonjes Bucpapaj, në Tiranë nuk ka elitë, ka pseudoelitë që përfiton privilegje jo për shkak të arritjeve ose rezulateve të saj në të mirën e vendit, por për shkak të simbiozës së saj me politikën e krimbur nga korrupsioni dhe të qelbur nga cinizmi dhe injoranca, e cila gjithënjë sipas Elida Buçpapajt dhe teorive të njohura elitare, burimin ose gjenezën e tyre e kanë nga latinishtja e vjetër që nënkupton shtresën ose kategorinë me të ulët të shtetit dhe shoqërisë, apo të robit (skllavit) në shërbim të bindur dhe të vërber ndaj padronit ose skllavopronarit.  Absolutisht e vërtetë kjo si ide dhe teori, e cila origjinën e vet e ka nga “shteti” (polisi) i Athinës dhe Roma së Lashtë -Antike kur romakët dhe athinase; ishin të fokusuar shumë tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Asokohe me tepër se 80 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër energjik të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.
Edhe mbreti ose perandori i njoh romak, Polibie ( viti 150.-para Krishtit) bën fjalë lidhur me nocionin, kuptimin dhe teorinë e njohur të elitës e cila në Romën Antike quhej pushtet mbi pushtetin dhe autoritetin e shtetit, autokraci dhe aristokraci intelektuale, kulturore dhe politike.
Aty e kemi edhe Shkollën e njohur italiane të Elitës ose Elitarizmit të përfaqsuar nga Vilfrido Pareto (1843-1923), Geatano Mosca (1855-1941), Roberto Michelis ( 1876-1936) etj
Geatano Mosca, i ndan elitat në klasa ose kategori të larta politike dhe jopolitike.
Robert Michelis ndërkaq, në kuadër të je “ligjit të hekurt të elitës dhe oligarkisë së lartë shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike” i nënvizon ose potencon fuqinë dhe rëndësinë e madhe të teorisë së njohur mbi karakteristikat, afinitetët dhe përparësitë intelektuale, profesionale dhe intelegjente të elitës.
Erich Schattschnieder, në kuadër të studimeve dhe analiza të tij i shquan ose fokuson  elitizmin, deficitin demokratik, elitën liberale dhe demokratike, teorinë e dominimit  në kuadër të veprave të tij “Regional City” dhe “Global Statte” etj…
Pa i harruar këtu edhe teoriticientët tjerë elitarë ose prominentë si Flloyd Hunter, G. William Domhoff, Jammes Burnhan, Robert Putman, George Gonsales, Thomas Ferguson, Martin Gilens etj.
Aty i keni edhe teoritë ose hipotezat gjenerale, idetë, teoritë dhe hipotezat e posaçme ose specifike, idetë, teoritë dhe hipotezat personale ose individuale, teoritë e njohura menaxhuese dhe konkuruse si elemente dhe instrumente të fuqishme elitare të mbrojtjes dhe sigurisë-përballë kanosjes (rrezikut), befasisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive, e kështu me radhë.
Në fund të fundit, sipas Bodlerit dhe Servantesit, e keqja mund të bëhet edhe pa u lodhur fare, në mënyrë fatale ose ordinare, duke i pranuar memesisin dhe katarsinin ( fatin që nuk ndryshohet fare dhe nuk leviz dot nga vendi) në menyrë të pandryshuar natyre ose ordinare.
Dhe, mëqe George Wilhelm Freidrich Hegelit: ” Historia e përgjithshme e kulturës dhe civilizimit njerëzorë, nuk është asgjë tjetër, përvecse përparim ose avansim i vetëdijes, edukatës, kulturës dhe intelektit të lartë njerëzorë.” : Atëherë po t´i përmbahësh dhe referohesh vështrimit ose analizës elitare të Znj. Elida Bucpapaj, , del se vullneti për të jetuar, mbijetuar dhe dominuar, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara personale ose individuale, dhe jo atyre globale ose universale.
 Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet ose speciet njerëzore, intelektuale, kulturore dhe politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual ose personal, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, karieriste ose ekzistencialiste.
Ndonëse, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i nënkuptuar këtu edhe anën teorike dhe anën praktike..për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj. U mor vesh se nga thesari ose nga ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditès luftarake ose patriotike,si dhe elitës së njohur shkencore, kulturore, intelektuale dhe politik, të cilës i përkasin ose takojnë Elida dhe Skënder Buçpapaj.
“Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)
Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme morale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të përfaqsuesve të elitës së kombit dhe atdheut, e sidomos fuqia, roli dhe misioni i gjinise se bukur ose polit te bute.
“Arti lindë ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Eduard Bulver Liton)
Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Se këndejmi, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.”,fund i citatit.
U mor vesh se e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në menyrë praktike dhe teorike.
 Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomcisë etj. Sidomos në  Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.
Ndaj, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: “Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.
 Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :”janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit”: Atëherë, gjithënjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.
Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
 Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë edhe popullit, edhe shtetit, edhe  pushtetit, edhe  arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare  etj.

Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në Siri

Konvoji i ushtrisë turke në provincën siriane, Idlib. 22 shkurt, 2020.

 

Kian Sharifi

Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të huaj mbizotëruese në Siri, në kurriz të Iranit dhe aleates së tij, Rusisë.

Turqia dhe Irani kanë garuar për vite kundër për ta shtrirë ndikimin e tyre në Kaukazin Jugor dhe duket se rivaliteti mes tyre tani ka shkuar deri në Levant.

“Republika islamike ka pasur shqetësime të jashtëzakonshme lidhur me ndikimin turk në Siri, qoftë ekonomik, politik apo ushtarak, edhe shumë kohë para rënies së Assadit. Por, me humbjen e aleatit të vetëm shtetëror të Iranit në rajon, këto shqetësime pritet të shtohen çdo herë e më shumë”, tha Behnam Taleblu, analist për Iranin në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD), me seli në Uashington.

Megjithatë, ekspertët thonë se profili gjithnjë në rritje i Turqisë në Siri, në dëm të Iranit, nuk do të thotë patjetër se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Teheranit do të preken në mënyrë të ndjeshme.

Çfarë kërkon Turqia?

Pas fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011, Irani dhe Rusia e mbështetën Assadin, ndërsa Turqia i mbështeti grupet rebele që e kundërshtuan sundimin e tij.

Irani kishte nevojë që Assadi të qëndronte në pushtet për ta përdorur Sirinë si platformë për t’i financuar dhe armatosur partnerët dhe përfaqësuesit e vet, veçanërisht grupin libanez Hezbollah.

Për Rusinë, sundimi i Assadit ua mundësonte Moskës ta mbante bazën ajrore Hmeimim dhe bazën detare në Tartus, duke i siguruar asaj qasje më të lehtë në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Detin Mesdhe.

Nga ana tjetër, Ankaraja në Siri e donte një qeveri në më të përshtatshme me vizionin dhe politikat e saj rajonale, veçanërisht ato që do t’i frenonin grupet kurde në verilindje të Sirisë. Një koalicion partish kurde, përfshirë Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD), udhëheq Administratën Autonome të Veriut dhe Lindjes së Sirisë.

Krahu i armatosur i PYD-së, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), i udhëheq Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA-ja.

“Turqia i ka pasur tri shqetësime kryesore në Siri: luftimin e YPG/PYD, mundësimin e kthimit të refugjatëve sirianë në Siri dhe parandalimin e flukseve të mëtejshme të refugjatëve drejt Turqisë”, tha Daria Isachenko, eksperte për Turqinë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Rënia e Assadit më 8 dhjetor ka ndalur fluksin e refugjatëve drejt Turqisë, por “dy shqetësimet e para mbeten”, shtoi Daria Isachenko.

Siria tani kontrollohet praktikisht nga organizata e shpallur terroriste nga SHBA-ja, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), dhe aleatët e saj – disa prej të cilëve janë të lidhur me Turqinë, rivalin e Iranit.

Isachenko thotë se ndikimi në rritje i Turqisë në Siri mund ta forcojë edhe më tej pozicionin e Ankarasë në Detin Mesdhe, nëse Turqia e nënshkruan një marrëveshje detare në stilin e Libisë me autoritetet e reja në Damask.

Rruga përpara

Rritja e prestigjit të Turqisë dhe dobësimi i pozicionit të Iranit në Siri mund të kenë pasoja për zhvillimet në Kaukazin e Jugut, ku Irani, Rusia dhe Turqia luftojnë për ndikim.

Ekspertët thonë se derisa bisedimet në Astana – një format i sponsorizuar nga këto tri vende për t’i dhënë fund konfliktit në Siri – mund të kenë dështuar, ato prapëseprapë shërbyen si një platformë për menaxhimin e interesave të ndryshme.

“Koordinimi dhe konsultimi për menaxhimin e konflikteve midis Turqisë dhe Iranit, si dhe Rusisë, në Lindjen e Mesme dhe Kaukazin e Jugut nuk duhet përjashtuar”, tha Daria Isachenko.

Ajo shtoi se edhe në Siri, Turqia dhe Irani mund të gjejnë disa interesa të përbashkëta, si për shembull gjetja e një kundërshtari të përbashkët si Izraeli, i cili ka hyrë në territorin sirian menjëherë pas rënies së Assadit.

Megjithatë, disa argumentojnë se Teherani do të përpiqet ta minojë ndikimin e Turqisë në Siri, me shpresën për ta shndërruar vendin në të ashtuquajturin “bosht i rezistencës” – rrjeti i lirë i aleatëve dhe përfaqësuesve rajonalë të Iranit.

“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike do të kërkojë mënyra për ta kthyer ndikimin në Siri”, tha Behnam Taleblu nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).

Çështja kurde

Mbështetja e SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, është dobësuar vitet e fundit për shkak të një kombinimi faktorësh, përfshirë tërheqjen e shumicës së trupave amerikane në vitet 2018 dhe 2019 dhe presionin nga aleati i NATO-s, Turqia.

Ankaraja, e cila kreu një inkursion në Sirinë veriore në vitin 2019 kundër forcave kurde, tani është në një pozicion të fortë për të sfiduar më tej kurdët, thonë ekspertët.

Që nga rënia e Assadit, grupet rebele të mbështetura nga Ankaraja janë përplasur me forcat kurde dhe kanë marrë qytetet Manbij dhe Tarafat, të cilat më parë ishin nën kontrollin kurd pranë kufirit me Turqinë.

Wladimir van Wilgenburg, një analist me bazë në Kurdistanin irakian, i cili është bashkautor i librit për kurdët sirianë, thotë se prania e 900 trupave amerikane që kanë mbetur mund të ofrojë një farë lloj mbrojtjeje për kurdët, por situata mbetet e pasigurt.

“Administrata e re në Damask ka gjasa të parapëlqejë marrëdhëniet me Turqinë e jo me SDF-në”, tha ai.

“Situata është e vështirë për kurdët, përveç nëse arrijnë një marrëveshje me HTS”, sipas tij.

Lideri i HTS-së, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë me emrin e luftës Abu Muhammad al-Jolani, dëshiron t’i bashkojë të gjitha grupet e armatosura në Siri nën një flamur të vetëm. Por, nëse SDF-ja do të bashkohej, kjo do të ishte fundi i autonomisë kurde në Siri, thotë Wilgenburg.

Radio Evropa e Lirë

Nga problemet me Kosovën te tragjedia e Novi Sadit, media kroate: Vuçiçi është tronditur, Serbia hyn në vitin e ri në një krizë të rëndë

Pas tragjedisë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona, është e sigurt se Serbia, me gjithë përpjekjet e qeverisë për të mohuar përgjegjësinë për aksidentin dhe për temat e imponuara ekonomike, rritjen e pagave, pensionet apo investimet e huaja, të hyjë në vitin e ardhshëm me barrën e krizave të rënda sociale dhe politike, shkruan media kroate Index.

Vdekje nën një grumbull hekuri dhe korrupsioni

Kur 15 njerëz u vranë në një moment nën një grumbull hekuri, betoni dhe xhami në stacionin hekurudhor të rindërtuar së fundmi në Novi Sad, dhe dy u plagosën rëndë me pasoja të përhershme, zemërimi u derdh në rrugët drejtuar qeverisë. të cilin aktivistët e shoqërisë civile dhe opozita e mbajnë si fajtorin kryesor.

Ata e shohin aksidentin si një krim të shtetit si pasojë e neglizhencës, pakujdesisë, papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe mënyrave për të bërë marrëveshje korruptive.

Autoritetet nuk i perceptojnë protestat si një rebelim qytetar, por i shohin si “shkaba” të opozitës dhe përpjekje për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin. Megjithatë, kur studentët iu bashkuan protestave duke bllokuar të paktën 40 fakultete dhe rektorë në të katër qendrat universitare, duke marrë gjithnjë e më shumë mbështetje dita-ditës, u paralajmërua një atmosferë krejtësisht tjetër në shoqëri, por edhe presionet ndaj qeverisë dhe krizës. , do të jetë krejtësisht ndryshe. me sa duket, ato kalojnë në vitin 2025.

Aq më tepër që studentët filluan të marrin mbështetjen e sindikatave, dhe Shoqata e Artistëve Dramatikë qëndroi pranë tyre, duke u bërë thirrje aktorëve të nderojnë viktimat e Novi Sadit me 15 minuta heshtje para çdo shfaqjeje në teatrot e tyre, gjë që do të ndihmonte. rebelimi i studentëve në luftën për shoqëri më të mirë dhe më të drejtë mund të japë një vrull shtesë.

Ndërkohë që protestat vazhdojnë, në javën e dytë të dhjetorit, një nga dy tragjeditë e majit të vitit të kaluar – dy vrasjet masive në shkollën “Ribnikar” dhe fshatrat përreth Beogradit – mori epilog gjyqësor.

Vrasësi masiv Uroš Blažić u dënua në shkallën e parë me dënim maksimal prej 20 vitesh burgim dhe për shkak të peshës së krimit, ka pak mundësi që ai të rrëzohet në gjykatën e apelit.

Asnjë hap përpara në integrimin evropian

Serbia as vitin e fundit nuk ka lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen vizitoi Beogradin në tetor dhe, ndonëse foli pozitivisht për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, ajo tha se anëtarësimi në Union mbetet një “proces i bazuar në merita” dhe se secili vend zgjedh shpejtësinë dhe cilësinë e rrugës.

Më vonë doli se në raportin e tij të rregullt vjetor, Komisioni Evropian nuk kishte deklaruar progres, përkundrazi. Ajo veçanërisht nuk e ka parë në politikën e jashtme dhe të sigurisë, me vlerësimin se shkalla e përputhshmërisë me BE-në ka mbetur e pandryshuar.

Marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë

Marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë janë një shqetësim i veçantë për KE-në, kryesisht në shmangien e Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe afërsisë me Kinën. Kritikat janë gjithashtu të forta në vend, sepse opozita dhe ekspertët tregojnë për favorizimin e Kinës në shumë projekte infrastrukturore jotransparente në Serbi.

Ndërkohë, Beogradi i dërgon mesazhe publikut vendas dhe ndërkombëtar për politikën e pavarur dhe pavarësinë e vazhdueshme, duke këmbëngulur se ulet “vetëm në një karrige serbe” dhe se nuk heq dorë nga miqtë e tij tradicionalë Rusia dhe Kina në angazhimin e saj strategjik. për anëtarësimin në BE.

Klasteri 3 nuk është hapur ndërkohë për shkak se ambasadorët e vendeve të BE-së nuk janë pajtuar as në seancën e fillim dhjetorit. Kundër saj ishin tetë anëtarë – Holanda, Suedia, Finlanda, Bullgaria, Kroacia dhe shtetet baltike.

Komisioni Evropian në raportin e tij thekson se nuk ka parë përparim në sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave, por është vënë në dukje se kriminelët e dënuar të luftës ende shikohen pozitivisht në Serbi.

Nuk ka progres për çështjen e Kosovës

Dialogu me Kosovën, një nga pikat kyçe të agjendës së progresit të Serbisë drejt Bashkimit, është ende në bllokim dhe pa rezultatet e pritura, por me tensione shtesë.

I fundit në seri është shpërthimi në kanalin ujor Ibër-Lepenac, të cilin Prishtina e konsideron si “akt terrorist” për të cilin është përgjegjës Beogradi zyrtar. Autoritetet serbe mohojnë çdo përfshirje dhe kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Beogradi nuk ka ngritur ende akuza kundër Milan Radojicic, i cili mori përgjegjësinë për konfliktin e vitit të kaluar midis një grupi paraushtarak serb dhe policisë së Kosovës, kur u vranë një polic i Kosovës dhe tre serbë nga veriu i Kosovës.

Ambiciet në rajon

Marrëdhëniet e Serbisë në rajon, veçanërisht me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë fqinje, karakterizohen nga një retorikë politike reciproke e ashpër, herë pas here incidente, por pa pasoja dramatike për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat nuk mund të thuhet se janë përmirësuar efektivisht, por edhe kanë mbetur prapa.

Kështu, në Beograd vendimi për emërimin e eurodeputetit kroat Tonin Pucula si raportues i PE për Serbinë u prit keq.

Kreu i shtetit serb ndër të tjera tha se Picula para se të vijë në Beograd duhet të kërkojë falje për atë që ka thënë për Serbinë dhe se për të duhet folur me shumë më shumë respekt sepse ai udhëheq politikë antiserbe.

Picula u përgjigj se qeveria në Serbi shpesh shfaq tendenca autoritare dhe anti-evropiane dhe se negociatat e pranimit nuk do të përfundojnë derisa marrëdhëniet të ndryshojnë, duke përfshirë skenën mediatike që kontrollohet kryesisht nga partia në pushtet.

Marrëdhëniet serbo-kroate u pasuan edhe me një aferë të supozuar spiunësh, pasi mediat e Beogradit në fund të gushtit njoftuan se “është arrestuar një spiun kroat”, dhe këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane njoftoi se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me rastin apo konfirmim se “ka ndodhur me të vërtetë”.

Në qershor, Parlamenti Gjithëserb u mbajt si një shoqatë institucionale e përfaqësuesve politikë të popullit serb në Serbi, Republika Srpska, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, si dhe përfaqësues të tjerë në botë me synimi i “krijimit të përbashkët të politikës kombëtare”.

Një nga mesazhet ishte se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm dhe në Deklaratën e miratuar thuhet se ky parlament nuk e përkrah Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u votua në Kombet e Bashkuara në fund të majit.

Parlamenti shkaktoi reagime dhe zemërim të përzier në rajon, me BE-në dhe SHBA-në që tërhoqën dënime të heshtura dhe Departamenti i Shtetit u bëri thirrje udhëheqësve politikë në rajon që “të përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar stabilitetin dhe pajtimin rajonal”. bw

Serbia pa marrë përgjëgjësinë dhe pa pranuar fajin, është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut- Nga Skënder MULLIQI

Jetojmjë në një kohë kur shumë njerëz të liqë kan arritur në majat e pushtetit të shume shtetëve .Për fat të keq nuk po mungojnë narcisoidet dhe të qmendurit politikë.Rusët dhe serbet dhëmbje të mëdha ju kan shkaktuar historikisht popujve fqinj. Marshimi makabër pas “botës ruse” dhe pas “ botës serbe” kan lënë vetëm varre!Ideologjia Serbomadhe –e riemërtur “bota serbe” , është e gjallë dhe në luftë kunder popullit shqiptarë dhe të tjerëve në rajon.Kjo ideoloogji është instaluar në nivelin kulturor , akademik , mediatik dhe ekonomik.180 vite nga Naçertania në botën serbe, serbët nuk hoqën dorë nga skllavërimi i popullit shqiptarë .Për të gjitha viktimat e luftës fajin e mbartë vetëm Serbia.Fatkëqësisht ky shtet më Vuqiqin në krye një terrorist i thekur,nuk ka shënja të marrjës së përgjegjësisë dhe pranimit të fajit për të gjithë viktimat e një lufte të pakuptimit e shumë agresive e kriminale më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë.Duke mos e pranuar fajin dhe pa marrë përgjëgjësinë , nuk ka vazhdim të dialogut si qasje për normalizim dhe pajtim midis shqiptarëve dhe serbëve siq po kërkojnë ndërkombëtaret.Serbët kan bërë shumë gjëra të liga , dhe po vazhdojnë edhe sot duke nxitur luftë në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe në Maqedoninë e veriut.

Kjo po bëhët në mënyrë shumë tinzare dhe hipokrite nga pushteti i Vuqiqit, i cili po përdorë rrenën historike serbe karshi faktorit ndërkombëtar, gjoja për kooperim, e më gjithë forcën po punon për Rusinë e Vuqiqit, aleatin e saj natyror.Shqiptarët kurrë nuk hartuan elaborate të formës qfarosese ndaj serbëve si Naqertanije as memorandum të SANU, as botën shqiptare , e cila në fakt edhe na takon ta kërkojmë , për faktin madhor së shqiptarët janë të lidhur në mënyrë natyrore, pa asnjë pretendim territorial ndaj askujt.Territorët shqiptare u ndanë padrejtësishtë në 5 shtete nga Fuqite e Mëdha të kohës, dhe këto pjesë të ndara të trungut të lashtë ilirik duhet të bashkohën për ekzistencën e shqiptarëve si entiteti më i lashtë në Ballkan dhe më gjerë.Serbët duke u bazuar në elaboratet fashiste kan vrarë , masakruar dhe djegur çdo gjë të shqiptarëve, të cilët i kan pasur vendbanimet e tyre deri në Nish.Serbia e Vuqiqit, nuk është për dialog për normalizim të marrdhwnjve së nuk po e pranon realitetin së Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar.Dhe, këtë e ka arritur pas një lufte titanike më shumë viktima njerëzore e materjale në luftën e fundit çlirimtare.Dhe, dialogu është i pakuptueshem të vazhdohet më Serbinë e cila nuk është në rrugën e Zotit.

Serbët po tregohen majmun dykëmbësh, bisha, e jo njerëz.Sikur të ishin njerwz nuk do të kërkon prapw luftë më shqiptarët, nuk do të kërkonin territore që nuk i kan pasur kurrë të vetat.Dwklarata e fundit e Vuqiqit është së dialogu nuk mund të zhvillohet, se gjoja serbët po largohen më dhunë nga Kosova dhe rrena të tjera, që nuk i han as qeni.Ky vetë i ka nxjerrw serbët nga institucionet e Kosovës,ka kërkuar bojktim të zgjedhjeve më motivacion të formon Asociacion famoz, e pastaj të formon organet ekzekutive serbe në lidhje direct më Beogradin zyrtar.Dhe, veq budallënjët mund të mos e dinw, se Serbia po dëshiron shkëputjen e veriut duke e vendosur nën juridisionin serb, e asnjë asociacion që nënkupton kontrollin e Prishtinës zyrtare .Ky riaktualizim nga BE-ja i temës së asociacionit është fund e krye tendencioz dhe në dëm të madh të Kosovës.As që duhet diskutuar pos asociacionit kulturor, ndonjë formë tjetër.Plani I Ahtisarit ishte kompromisi më i madh, dhe qdo kompromis tjetër, është në kundërshtim të madh më shtetësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial.Serbia as që preferon rrugën evripiane , që BE-ja po vrapon pas Serbisë të Vuqiqit.Kujt ti beson sot BE-a? Një ish krimineli të luftës dhe tash një terroristi serbomadh, i cili është protagonisti kryesor e dy akteve të fundit terroriste në veri të vendit.Evropa duhet të largohet nga hilet e moqme nese mendon më i pwrtrijë, se nuk përkojnë as në kohë dhe as më realitetin , dhe as që ka qenë Kosova kurrë pjesë e Serbisë.Me duket së nuk duhet vazhduar procesi i dialogut më një armik të përbertuar.Pse të vazhdohet të bisedohet më grupin e kriminelëve tw luftës?Këta nuk janë për paqe dhe për prosperitet të rajonit, nuk janë as për normalizim të marrdhënjwve më Kosovën, janë për luftë,se nuk kan mundësi kriminelwt e luftës të shkëputen nga etja për gjak të ri.Këta janë njerëz të rrezikshem, që duhet ndalur më qdo kusht, se çdo veprim tjetër Ballkanin e dërgon në luftëra të përgjakshme.Me përsonat e dhunshem të cilët trurin e kan jashtë kontrollit, nuk ke qka pret ndonjë të mirë.Njeriu i retarduar si Vuqiqi nuk o duhet në proceseve tw BE-së.Vuqiqi është pengesa më e madhe sot e paqws.Është një kukull i Putinit që po i zbaton urdhërat e tij për luftë në Ballkan…

Vetëm universiteti me kërkim shkencor të fuqishëm është tërheqës për studentë të vendit dhe të huaj – Nga Myqerem Tafaj

Ditët e fundit u hap një diskutim shumë i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë shqiptar. E konsideroj të rëndësishëm këtë hap, sepse ai është një reflektim ndaj një realiteti të hidhur demografik të dekadës së fundit, i cili ka cuar në pakësimin drastik të grupmoshës 15-35 vjeç. Për rrjedhojë po zbrazen me shpejtësi shkollat dhe universitetet e vendit, jo vetëm në rrethe, por edhe në Tiranë.

Përvec largimit nga vendi, në këto 12 vite është ulur me 8%  (nga 94% në vitin 2013 sot është 84-85%) përqindja e nxënësve që vijojnë arsimin e mesëm, një regres ky për një vend që synon të pranohet në familjen e vendeve të BE. Kjo ulje lidhet me rritjen e varfërisë dhe ka prekur shtresën më të varfër dhe zonat më të varfëra të vendit. Për një vend si Shqipëria që synon të antarësohet sa më shpejt në BE dhe familjen e vendeve të zhvilluara cdo i ri dhe e re në moshën 18-19 vjec duhet të këtë përfunduar arsimin e mesëm ose atë profesional, pra arsimi i mesëm duhet të jetë i detyrueshëm.

Ky diskutim publik është i rëndësishëm për shfrytëzimin e kapaciteteve të konsiderueshme njerëzore dhe infrastrukturore të krijuara në sistemin e arsimit të lartë, të cilët përbëjnë një pasuri të madhe kombëtare e kërcënuar nga nënshfrytëzimi i saj në dobi të zhvillimit të vendit, cka do të ishte një humbje e madhe për vendin.

Qasja e këtij diskutimi mendoj se është e jo e plotë, sepse i mëshon vetëm anës së dobisë që i sjell vendit tërheqja e studentëve të huaj, dhe shumë më pak anës tjetër, madje më të rëndësishme, si dhe kur bëhet tërheqës një universitet shqiptar për studentët, më së pari shqiptarë, pastaj për ata të huaj.

Unë po japë disa mendime modeste pikërisht për këtë aspekt, pra cfarë ndryshimesh duhet të ndodhin në universitete, në mënyrë që ato të bëhen tërheqëse për studentët tanë dhe të huaj.

Megjithëse prirjet e studentëve në përzgjedhjen e universiteve dhe programeve janë ende jo aq të konsoliduara, mund të vecojmë disa prej tyre. Vihet re se maturantët tanë më të mirë kërkojnë universitete dhe programe me cilësi të nivelit internacional. Prandaj shumica e tyre zgjedhin universitetet prestigjioze në vendet e tjera.  Grupi tjetër i maturantëve të mirë ose mbimesatar orientohen në programe studimi për profesione që i kërkon edhe tregu internacional i punës (profesionet  e shëndetësisë, IT dhe ato inxhinierike). Grupi i tretë i maturantëve me rezultate afër mesatares dhe nënmesatare janë të zhgënjyer me veten, pa besim në vetvete, pa ambicie për formim solid universitar, dhe, për rrjedhojë, më pak të orientuar në përzgjedhjen e programeve. Shpesh maturantët e këtij grupi përzgjedhjen e programeve të studimit ia besojnë shokëve të tyre të klasës me rezultate të larta, prindërve ose mësuesve. Ndërsa maturantët me rezultate të ulta përgjithësisht vijojnë studimet e larta pa ambicie, pa orientim për tu punësuar në atë fushë, madje, fatkeqësisht, edhe për status social (“të kem shkollë të lartë”) në familje dhe rrethin e tyre shoqëror. Ndërsa dy grupet e para të maturantëve kërkojnë cilësi dhe nxitin rritjen e nivelit të universitetit, këto dy grupet e fundit të studentëve nuk e nxitin rritjen e cilësisë së universitetit. Me këtë risk ballafaqohen sot jo vetëm programet jo universitare profesionale 2 vjecare, por edhe shumë programe Bachelor dhe Master që kanë studentë të nivelit nënmesatar.

Por universiteti zhvillohet dhe është konkurues edhe në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë kur ka si objektiv madhor ofrimin e programeve dhe diplomave cilësore që kërkojnë studentët e interesuar për formim solid universitar, i cili i përgatitë/armatos ata me dije, kompetenca dhe aftësi për jetën dhe për garën e fortë në tregun e punës, të vendit dhe atë internacional. Ky është objektivi madhor i një universiteti. Këtë nivel internacional të universitetit e kërkojnë studentët cilësorë, shqiptarë dhe të huaj.

Studentët e huaj kur zgjedhin një universitet të huaj për të studjuar, nisen, më së pari, nga fakti nëse universiteti dhe programi kanë akreditim internacional ose të njohur në shkallë internacionale; nga vendi ku është rankuar universiteti në rankimet e njohura internacionale të universiteteve, njohja internacionale e programit në fjalë, cilësia, si dhe kompetencat/aftësitë që fiton studenti. Sigurisht, për të rinjtë studentë ka rëndësi edhe cilësia e jetës studentore që afron vendi ku ata do të studjojnë, si dhe mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve universitare. Shqipëria është në Europë, ka një pozicion të mirë gjeografik (brenda 3-4 orëve arrin me avion në cdo kryeqytet të Europës), klimë shumë të mirë, mundësi të mira punësimi për studentët gjatë kohës së studimeve, por, fatkeqësisht, është bërë një vend me kosto të lartë të jetesës për studentët.

Pyetja është shumë e thjesht, pse një student i huaj duhet të zgjedhë të studjojë në një universitet shqiptar dhe jo në universitetet e Zagrebit, Ljubljanës, Beogradit apo Novisadit, kur këto universitete janë brenda 1000 universiteteve më të mira të botës, ndërkohë që akoma asnjë universitet shqiptar nuk klasifikohet brenda 1000 universiteteve më të mira të botës?

Pa hyrë në kritere dhe standarte të tjera, mjaftojnë këto që përmendëm me lart për të kuptuar se pse universitetet tona kanë shumë për të bërë/përmirësuar, për të arritur standarte ndërkombëtare të cilësisë, në mënyrë që ato të bëhen tërheqëse për studentët cilësorë shqiptarë dhe sidomos ata të huaj. Por ky ndryshim nuk mund të bëhet vetëm nga universitetet. Duhet një politikë qeveritare e arsimit të lartë, përmes së cilës universitetet mbështeten fuqimisht për të bërë një hop cilësor për ndërkombëtarizimin e diplomave dhe të veprimtarisë së kërkimit shkencor.

Për të përbushur këtë objektiv, është e domosdoshme një reformë e vërtetë dhe tërësore e sistemit  të arsimit të lartë. Kjo reformë kërkon të paktën dyfishimim e investimit buxhetor dhe privat dhe duhet të ketë objektiva e prioritete të vecanta/diferencuara sipas statusit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), do të thotë të universiteteve, kolegjeve universitare, akademive dhe kolegjeve të larta profesionale.

Prioriteti kyc për IAL me status “universitet” duhet të jetë transformimi i tyre real në “Research-based university”, cka kërkon jo vetëm një mbështetje të madhe financiare, por edhe një reformim të thellë të brendshëm të universitetit në të tre shtyllat e misionit të tyre, mësimi, kërkimi, transferimi i njohurive e inovacionit, si dhe në modelin e vetqeverisjes e të manaxhimit të tyre. Për IAL me statusin e kolegjeve universitare dhe akademive duhen përcaktuar prioritete të tjera që synojnë kryesisht internacionalizimin e programeve të studimeve.

Kjo iniciativë duhet mbështetur përmes një politike qeveritare të mirëstudjuar, investimeve të rritura si dhe me asistencë internacionale. Mendoj se gatishmëria e Bankës Botërore (BB) për të afruar asistencë për reformimin e sistemit të arsimit të lartë për dekadën tjetër duhet shfrytëzuar, pasi BB zotëron një expertizë të nivelit shumë të lartë në reformimin e arsimit të lartë dhe shkencës.

Kuadri ligjor dhe nënligjor aktual për sistemin e arsimit të lartë nuk krijon hapësirë të plotë për një reformë të tillë. Ai duhet ndryshuar dhe modernizuar, sipas përvojës së vendit tonë por edhe asaj të vendeve të zhvilluara.

Por detyra më e parë i takon qeverisë, për të rritur me shpejtësi investimin për kërkimin shkencor, në mënyrë që të intensifikohet dhe të rritet cilësia e kërkimit shkencor, si rruga kryesore për të rritur cilësinë e programeve të studimeve e të diplomave. Vetëm universitetet me një kërkim shkencor të fuqishëm mund të tërheqin studentët shqiptarë dhe të huaj dhe të rinj të talentuar për karrierë akademike si pedagogë dhe kërkues, si dhe mund të bindin për t‘u kthyer dhe punësuar në universitetet tona të rinj të talentuar shqiptarë, të cilët kanë kryer studimet e masterit e të doktoratës në universitetet e huaja. Në këtë kontekst, rritja e pagave të pedagogëve dhe kërkuesve në sistemin e arsimit të lartë është parakusht kryesor. Me pedagogë dhe kërkues që detyrohen të bëjnë dy ose tre punë, për të mbajtur familjet e tyre, nuk mund të pretendohet as për cilësi të lartë të mësimit e të kërkimit shkencor, as për ndërkombëtarizim të universiteteve dhe as për t’u bërë tërheqës për studentët cilësorë, shqiptarë ose të huaj.

Universitetet jo publike, që synojnë vërtetë të bëhen të suksesshëm në rrugën e ndërkombëtarizimit, i kanë të gjitha hapësirat ligjore për të ndërmarrë hapa të shpejta dhe investime reale për të rekrutuar mendjet më të mira akademike shqiptare, për të reformuar ofertën akademike sipas standarteve internacionale, si dhe për të intensifikuar kërkimin shkencor, cka do t‘i ndihmonte ato për të hyrë në akreditimet dhe rankimet internacionale, si rruga me efikase për të tërhequr studentë të huaj cilësorë. Sigurisht, është e domosdoshme edhe për universitetet jo publike mbështetja buxhetore për projekte kërkimore të pedagogëve të tyre mbi bazën e garës me projekte kërkimore. Kjo është alpha e lirisë së kërkimit shkencor për cdo pedagog dhe kërkues shqiptar pavarësisht se ku është i punësuar. Ato pengesa burokratike që hasen në mobilitetin e studentëve të huaj janë të kapërcyeshme me ndryshime në kuadrin regullator, sipas përvojës së vendeve të tjera edhe të rajonit tonë.

Sulmi në Gjermani- BILD: Shoferi i vdekjes ishte nën efektin e drogës

Gazeta gjermane BILD raporton se shoferi që u fut me makinë në mesin e një tregu të Krishtlindjeve në Magdeburg, ishte nën efektin e drogës.

Gazeta shkruan se testi i parë i drogës ka rezultuar pozitiv.

Mjeku, me origjinë nga Arabia Saudite, vrau të paktën 4 persona kur u fut në treg me mjetin BMW X3.

Ndërkohë raportohet se numri i të plagosurve është shumë i lartë.

Zona përreth makinës ishte e rrethuar më parë për shkak të dyshimit se një pajisje shpërthyese mund të ishte brenda saj, por policia më vonë nuk gjeti një pajisje të tillë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, shkroi në rrjetet sociale se mendimet e tij ishin me familjet e viktimat e sulmit.

“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha ai. sn

Fjalimi që kryeministri i Kosovës NUK duhet ta mbajë në Tiranë më 2025 – Nga Veton Surroi

Do të ketë me gjasë mbledhje mes parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë në të ardhmen, dhe takimi i ardhshëm do të duhej të mbahej në Tiranë. Ndoshta do të ishte mirë që nga tani të vendosej një standard i ri këmbimi mendimesh dhe që fjalimi i ardhshëm i kryeministrit të Kosovës të MOS i përmbajë pikat e poshtëshënuara. Po të lexoheshin, do të kuptoheshin me të drejtë nga vendi nikoqir si tejkalim i tonit miqësor, të sovranitetit të vendit e të respektit të ndërsjellë që duhet të ekzistojë mes dy vendeve.

Kosova është në vendin e parë të rritës ekonomike, avancimit të demokracisë, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përderisa fqinjët tanë shënojnë prapakthim e disa janë nisur në drejtim të autokracive zgjedhore – madje me ndihmë të madhe edhe të krimit të organizuar e narkotrafikut – Kosova po ecën përpara në konsolidimin e vet demokratik.

• Në Kosovë kemi ndjeshmëri të veçantë ndaj Shqipërisë, që shumë prej nesh e kemi quajtur “shteti amë”. Ndonëse realiteti i sotëm është i dy shteteve, dashuria amtare do të jetojë, së paku për gjeneratën tonë.

• Mu për këtë dhe nga përkrahja historike që ndiejmë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nuk kemi si të mos i ndajmë këtu vëllazërisht me ju brengat tona për gjendjen e Shqipërisë dhe të ofrojnë ndihmën tonë të pakursyer kurdo që të na kërkohet.

Përpjekja monumentale e miqve tanë për të vendosur sundimin e ligjit në Shqipëri ka dhënë dhe po jep rezultate të dukshme. Kosova po kalon nëpër një proces të mundimshëm të zhvillimit të pavarësisë së sistemit prokurorial e gjyqësor dhe andaj dimë se sa janë të ndjeshme këto për Republikën e Shqipërisë. Megjithatë, shohim me brengosje mundësinë që drejtësia të përdoret si mjet politik. Në këtë drejtim e shoh si brengosëse që Kuvendi i Shqipërisë deri më sot nuk ka bërë një rezolutë, të arritur me konsensusin e të gjitha partive politike, që do të vlerësonte standardet etike e profesionale të sistemit të drejtësisë. Në rast se arrini një konsensus për rezolutë, ta keni të sigurt përkrahjen tonë në Kuvendin e Kosovës.

• Të jem krejtësisht i qartë, ne përkrahim plotësisht punën e SPAK-ut, të themeluar me ndihmën e drejtpërdrejtë të miqve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-së. Dhe, nuk do të përkrahnim kurrfarë përpjekjeje për ta zhbërë këtë institucion sepse, siç ka thënë moti presidenti ynë historik I. Rugova, “shtëpia mbahet me miq”.

• Por, vendi ynë, Kosova, ka ndjeshmëri të veçantë ndaj çfarëdo që i përngjet përndjekjes politike. Dhe, ndonëse përkrahim plotësisht pavarësinë e SPAK-ut dhe të gjykatave, nuk kemi si të mos pyetemi për fatin e liderëve të opozitës që po kalojnë nëpër procese juridike, që dikush mund t’i vlerësojë si selektive.

• Andaj, nuk ka si të mos e përsërisë ngërçin që e kam këtu në foltore e të cilin po e ndaj me ju, rreth unitetit historik ndër ne shqiptarët. Përderisa po zhvillohen këto procese gjyqësore, nuk duhet harruar se Shqipëria e sotme demokratike nuk do të kishte arritur në këtë pikë pa kontributin parësor të liderit të parë opozitar kundër komunizmit, Sali Berisha, dhe liderit të parë ndër socialistët e rinj që i kaloi të gjitha postet me përgjegjësi të lartë në vend, Ilir Meta. Sidoqoftë, është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm në këtë debat. Pa angazhimin dhe përkushtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në momentet kyç të historisë së Shqipërisë, shumë nga arritjet që kemi sot mund të kishin mbetur të papërfunduara.

• Dhe, dua të ndaj me ju në fund, edhe një preokupim për të cilin jemi të gatshëm të ndihmojmë. Kosova, si një shtet që ka kaluar një periudhë të vështirë të ndarjes dhe sfidave të brendshme, ka një angazhim të thellë për mbështetje dhe ndihmë në ruajtjen e të drejtave të pakicave. Kjo është arsyeja pse, si Qeveri e Kosovës, ne ofrojmë një bashkëpunim të ngushtë për hartimin e një Statuti të Bashkësisë së Territoreve Grekofone të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar identitetin kulturor dhe gjuhësor të kësaj pakice dhe për të siguruar që ata të gëzojnë të drejtat e plota, ashtu siç duhet të jetë për çdo komunitet në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe njohuritë tona për të ndihmuar në krijimin e një baze ligjore dhe institucionale që do të mbrojë këto të drejta dhe do të mundësojë një integrim të plotë të grekofonëve në shoqërinë shqiptare.

Shqipëria, në mëshirë të sindromës komuniste…- Nga Bedri Çoku

Meqë në emisionin e mëngjezit “Koha për t’u zgjuar”, dikush fyeu dhe shahu me urrejtje “Martirin e Demokracisë”, Havzi Nelen, po hedh ne statusin tim, nje artikull timin botuar në disa gazeta të viteve të mëparshëm :
Shqipëria, në mëshirë të sindromës komuniste…
Çfarë entuziazmi, me tituj të mëdhenj nëpër gazetat e majta, sa herë që ndërkombëtarët shprehin nota jo optimiste, apo vërejtje për ecurinë e Shqipërisë në kapjen e standardëve evropiane… Thua se gazetat nuk janë shqiptarët ata që i shkruajnë me kaq bujë, ndërkohë që dhe armiqtë tradicionalë të Shqipërisë, të cilët, gjithsesi, përpiqen në një farë mënyre ta fshehin vrerin e tyre, ndërsa kënaqësinë hapur fare, e paskan disa, shqiptarët, për të cilët veç nesh, askush tjetër në botë nuk mund të flasë si lindën dhe u edukuan në diktaturën e proletariatit, pikërisht këta “Njerëz të Rinj”, me pikëpamje të majta antikombëtare.
Përveç atyre që lindën pas vdekjes së diktatorit më 1985, të tjerët, besoj, edhe pse në moshë të vogël i kanë patjetër të skalitura metodat e edukimit komunist në shkollë, familje e në shoqëri. Madje që në Kopshtin e Fëmijëve praktikohej edukimi revolucionar i luftës së klasës, urrejtja për të gjithë shqiptarët që nuk e donin xhaxhin Enver dhe regjimin e tij gjakatar, urrejtja për shtetet perëndimore kapitaliste, që shfrytëzonin popujt e botës, mbi të gjitha urrejtja ndaj Amerikës, si xhandar numër një i lirisë dhe pavarësisë së popujve (kujtoni pikturat nëpër muret e kopshteve të fëmijëve, me njerëz të shëmtuar e të deformuar, mu si djaj, që personifikonin armiqtë e popullit, këtu, në Shqipëri, imperialistët dhe revizionistët e vendeve armike nëpër botë) …
Për gjendjen politike sot në Shqipëri, një përkufizim kuptimplotë për këtë rast e ka dhënë edhe ish kryetari i Akademisë së Shkencave, zoti Ylli Popa, në një intervistë me Blendi Fevziun, kur iu përgjigj pyetjes këmbëngulëse të tij se: “Si e shikonte profesori gjendjen politike të Shqipërisë, sot…?”
Ish – kryetari i Akademisë, kundrejt përgjigjes, i rrëfeu gazetarit një ngjarje domethënëse për politikën dhe politikanët e sotshëm.
“Një ditë të bukur vere, vazhdoi Akademiku, partia më caktoi mua për të shoqëruar disa miq nga Holanda në qytetin piktoresk të Sarandës. Fjetëm në Hotelin e bukur të Turizmit dhe në mëngjes dolëm në bregdet për shëtitje. Aty pari, si për koincidence, kalojnë fëmijët e kopshtit në rresht, duke kënduar për partinë dhe shokun Enver. Njëri nga miqtë holandez, kureshtar, më pyeti se çfarë kuptimi shprehnin fjalët e këngës që po këndonin fëmijët. Dhe unë i tregova të vërtetën.
– Ç’fatkeqësi! – ia bëri holandezi me keqardhje, pasi mësoi përmbajtjen e këngës së fëmijëve të Kopshtit – Këta fëmijë, gjithë jetën do të jenë besnikë të partisë e të Enver Hoxhës…”
Më vonë këta fëmijë, duke u rritur mësuan se lufta e klasës që zhvillonte partia dhe shoku Enver, kishte pikësynim të krijonte klasën e vet, besnike të partisë e të shokut Enver, e cila duhet të ishte e lumtur sepse si e tillë, ajo do të gëzonte të gjitha privilegjet e kohës. Ndryshe nga fati i armiqve të brendshëm, të cilësuar me “biografi të keqe”, që, sipas ideologjisë marksiste-leniniste, u mohoheshin në mënyrën çnjerëzore të mirat materiale dhe ato morale në Shqipërinë e tyre, jo vetëm për të mos pasur të drejtën e të qenit studentë në Universitetin e vetëm të Shqipërisë, me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”, apo kuadro në administratën e shtetit, por u mohoheshin edhe të drejtat më natyrale të njeriut, si ajo e ripërtëritjes së racës apo e të qenit i lirë në tokën e vet. Ndërsa, për ata me “biografi të mirë” , ishte krejt ndryshe. Ata do t’i kishin dyert të hapura në “parajsën komuniste”, edhe pse fëmija i besnikut të partisë dhe i shokut Enver, apo vetë “besniku i partisë…” do të ishin idiotë, apo mediokër. Gjithsesi, për të ruajtur këtë shtresë debilësh që nuk viheshin kurrë në “garë” për të fituar të drejtën e studimit apo vendin e punës, sipas aftësive, por vetëm sipas kriterit të “besnikërisë ndaj partisë e shokut Enver”, shoqëria jonë, e terrorizuar përballë frikës të kampeve të internimit dhe të burgjeve, të plumbit kokës apo të trekëmbshit me litar, u shndërrua përherë e më tepër në një shoqëri servile, injorante dhe e indoktrinuar deri në palcë. Përherë e më tepër, drejt një degradimi moral e intelektual..
Moshatarëve të mi, padyshim atyre që dje ishin me “biografi të mirë”, duhet t’iu vijë turp sot nga vetja për sa ndodhte dje me moshatarët e tyre me “biografi të keqe”, mu tamam siç u thoshte partia dhe shoku Enver, që ishin gjoja “armiq të popullit” dhe si të tillë, nuk kishin të drejta të barabarta me ata që partia i quante me “biografi të mirë”. T’u vijë turp nga vetja që dje i pranonin si të drejta këto teori çnjerëzore dhe antikombëtare, duke e ditur se asnjeri nga moshatarët e tyre, lindur e rritur, po si ata, në epokën e diktaturës, nuk ishin fajtorë për “njollën biografike” që ua ngarkonin me detyrim në kurriz. Mirëpo, atëherë, mund të justifikohet dikush, i detyronte “Forca maxhore”, por sot në demokraci, vallë kush i pengon të shprehin me indinjatë dhe ndershmëri ligësitë dhe krimet e asaj kohe?
Sindroma komuniste!
Çfarë skandali moral dhe politik njëkohësisht, ndodh sot në Shqipërinë pluraliste! Janë ngritur në revoltë fëmijët e besnikëve të partisë e të shokut Enver për të vendosur demokracinë e zgjedhjeve të lira në Shqipëri…(!!!) Pikërisht ata që janë edukuar që në bankat e shkollës për demokracinë e vërtetë, e cila ekziston vetëm në sistemin komunist; se socializmi dhe shoku Enver janë binjakë që i lindi historia; se partizanët janë heronjtë e kombit që çliruan vendin nga okupatorët fashistë e nazistë, të tjerët janë armiq, me devizën staliniste: Kush ka qenë kundra luftës partizane të udhëhequr nga serbët dhe komunistët e tyre, është armik i përjetshëm i popullit shqiptar; se komunistët ishin të vetmit që mundën të ndërtonin shoqërinë komuniste, pse jo, bijtë e tyre të mos jenë të vetmit për të ndërtuar, sot, edhe shoqërinë kapitaliste?
Sepse, thonë ata, ne, bijtë e bijat e ish partisanëve jemi më të ndershmit, më të diturit, më atdhetarët nga cilido tjetër në këtë tokë, që quhet Shqipëri. Sepse u kemi ngjarë etërve tanë…
Ata thonë: Shqipërinë e çliruan etërit tanë nga okupatorët dhe kjo tokë na takon neve.
Thonë: Vetëm ne, bijtë e bijat e komunistëve dimë të qeverisim, të bëjmë demokraci apo të zhvillojmë zgjedhje të lira e demokratike. Çdo grup tjetër që s’i takon tarikatit tonë nuk ka të drejtë të qeverisë vendin. Nuk ka të drejtë të gjykojë paraardhësit tanë. Nuk ka të drejtë të quhet demokrat, as i aftë për të çuar Shqipërinë në Evropën e Bashkuar…
Ne dhe vetëm ne jemi ata, që mund të vendosim demokracinë e vërtetë në Shqipëri. Ne dhe vetëm ne e dimë më mirë , qoftë edhe nga çdo ndërkombëtarë ç’duhet të bëjmë me popullin tone dhe Shqipërinë. Këtë vend e këtë popull e trashëgojmë nga etërit tanë të nderuar e të respektuar, për të cilët ne jemi gati ta djegim e ta shkatërrojmë sa herë na jepet kjo mundësi: O ne në Shqipëri, ndryshe, askush tjetër s’ka për ta gëzuar Evropën e lirë dhe Shtetin e së Drejtës që po përpiqemi ta ndërtojnë në Shqipëri!
O me ne, o kundra nesh! O hapni kutitë, ose ikni nga pushteti! O vdekje, o liri! Rrugë të mesme nuk ka…
A nuk jemi edukuar kështu nga prindërit tanë që ta djegim vendin sa here të rrezikohet pushteti ynë, pasuria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë?
Demokraci në Shqipëri ka vetëm kur jemi ne në pushtet, kur drejtojmë ne, bijtë e bijat e atyre që sunduan vendin gjysmë shekulli, me forcën e dhunës e terrorit…
Vetëm dinastia jonë ka të drejtën morale për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë demokratike, ndryshe këtë vend, ne, bijtë e bijat e Bllokut të Udhëheqjes Komuniste, nuk do ta lemë të qetë asnjë çast : Shqiptarët, o do të gëzojnë ato që dëshirojmë ne t’u falim atyre, lirinë dhe demokracinë që ëndërrojmë ne, ose ata do të vithisen në humnerë së bashku me evropianët dhe imperializmin amerikan!
A nuk janë të gjitha këto simptomat e një të kaluare të hidhur për popullin shqiptar? Sindroma e “Njeriut të ri” që krijoi Enver Hoxha?
Prandaj është bërë problem serioz e ardhmja e demokracisë në Shqipëri. Por është edhe përgjegjësia e shumicës sot në pushtet, e cila me veprimet dhe mos veprimet e saj për dënimin e krimeve të sistemit komunist e ka katandisur Shqipërinë në mëshirën e sindromës komuniste…

Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president- ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen

Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president. E vërteta e plotë për mbulimin, ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe tërë armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen

Thikat janë nxjerrë, po ashtu edhe e vërteta.

Pasi janë mashtruar për vite të tëra nga makina e Partisë Demokratike dhe shumica e mediave tradicionale, që ngulmuan se Joe Biden nuk ishte i dobësuar nga mosha, por i energjizuar prej saj, tani rezulton se ne skeptikët kishim të drejtë gjatë gjithë kohës.

Dhe ajo që po mësojmë është e tmerrshme. Skandaloze. Një abuzim i papranueshëm me pushtetin, një uzurpim i vetë presidencës nga një grup anonim dhe i pa fytyrë.

A do t’i dimë ndonjëherë se kush janë këta konspiratorë?

Dy raporte bombë këtë javë, në New York Times dhe Wall Street Journal, përshkruajnë një president plotësisht të shkëputur nga realiteti gjatë gjithë mandatit të tij: Anëtarë të lartë të kabinetit të paaftë për të kontaktuar me të. Stafi që rregullisht e zëvendësonte atë në ngjarje zyrtare. Biden duke refuzuar të mbajë takime në mëngjes, por duke përfunduar punën në orën 4 pasdite, edhe pse ai fle çdo ditë dhe, në korrik, shpalli se nuk do të mbajë më aktivitete pas orës 8 të mbrëmjes.

Sa orë ka punuar realisht Joe Biden? Si nuk u zbatua amendamenti i 25-të? A ishte rreziku i një presidenteje Kamala Harris, të cilën media liberale gjithashtu u përpoq ta paraqiste si të vlefshme, me të vërtetë kaq i paimagjinueshëm?

“Bëni një spastrim” rezonon për një arsye.

Ndërkohë, zëdhënësi i fushatës së Biden, Kevin Munoz, kërkoi të largonte vëmendjen nga dështimi i shefit të tij, duke sulmuar, siç mund ta prisnit, Trump-in.

“Presidentët normalë gjejnë një ekuilibër, dhe po ashtu edhe Joe Biden. Aspak me të njëjtin rigorozitet si Donald Trump, i cili kalon gjysmën e ditës duke shpërthyer në Truth Social […] dhe gjysmën tjetër duke luajtur golf,” tha Munoz në korrik, disa ditë pas asaj debati katastrofik televiziv dhe disa ditë para se Times të raportonte se një ekspert për Parkinsonin kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë gjatë po aq muajve.

Manipulimi nuk ka funksionuar. Sikur mediat tradicionale ta kishin ndjekur këtë linjë të re raportimi që në vitin 2019. Kur kishte rëndësi.

Tani që këto organe mediatike po humbin shikues dhe abonentë, po marrim disa raportime investigative të vërteta, ndonëse mbi atë që është e dukshme.

Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare i thanë Journal se takimet me Biden mund të anuloheshin papritur, pavarësisht urgjencës. Një këshilltar sigurie kishte një takim të planifikuar që u anulua sepse presidenti po kishte “një ditë të keqe”, ditë të këqija që ishin një dukuri e zakonshme.

Kjo, ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, Hamasi sulmoi Izraelin dhe Kina dërgoi balona spiunazhi mbi Shtetet e Bashkuara. Siria ka rënë.

Përballë këtij sfondi gjeopolitik shpërthyes, demokratët, duke e ditur shumë mirë se sa i paaftë ishte Biden, planifikuan ta instalonin sërish.

Kjo është sindroma e urrejtjes ndaj Trump-it. Kaq shumë kishin frikë se zv/presidentja Harris, punësimi i fundit i llojit “diversitet, barazi dhe përfshirje”, nuk kishte atë që duhej.

Ndaj tani, zemërimi. Tani, e vërteta. Biden është një president në fund të karrierës së tij, dhe demokratët do ta përdorin “kufomën” e tij politike të konsumuar për të vazhduar agjendën e tyre, nëse Joe nuk shkatërron gjithçka më parë, siç thuhet se e ka këshilluar gruaja e tij Jill-i.

Në të vërtetë: A ka një metaforë më të madhe për vdekjen e presidencës së Biden-it sesa shpërfillja e dronëve të përmasave të një SUV-i që fluturojnë mbi verilindje? Një shembull më të madh të një presidenti që fle në plazhin Rehoboth?

Kujto: Joe Scarborough nga MSNBC, që në mars, e quajti këtë president kukull “Biden-i më i mirë nga ana inteligjente dhe analitike.”

Gjithmonë kemi ditur që trashëgimia e Biden-it do të ishte një prej degjenerimit, mashtrimit dhe aferave të pista. Por, në fundin e tij të turpshëm, Biden ka zbuluar veten e tij të vërtetë: Përherë i hidhëruar.

Një narcisist i lig që vendosi etjen e tij për pushtet mbi partinë dhe vendin.

Një humbës aq i keq sa fali djalin e tij Hunter-in, duke sfiduar një premtim që kurrë nuk do ta bënte, një premtim që e përsëriti shpesh, dhe mbi 1500 të tjerë, duke përfshirë: Dy spiunë kinezë që vodhën informacion të klasifikuar amerikan dhe një të afërm të një anëtari të Partisë Komuniste Kineze që posedonte mijëra imazhe pornografike fëmijësh.

Ky është Biden-i për ju, njeriu që Barack Obama tha se kishte një aftësi të veçantë për të “dhj*rë gjithçka”.

Poshtërimi më i madh: tani duket e qartë që Joe Biden, i cili gjithmonë donte të ishte president, kurrë nuk po drejtonte botën. Ai kurrë nuk ishte presidenti i vërtetë amerikan. Përgjithmonë do të ketë një yllth pranë emrit të tij.

Pra, pyesim përsëri: Kush e ka drejtuar vendin gjatë katër viteve të fundit? Siç dëshmoi ai debat i drejtpërdrejtë televiziv, nuk ka qenë Joe.

Ka qenë aq e qartë jo vetëm për ne, por për të gjithë botën, që presidenti i zgjedhur Trump, që nga fitorja e tij në zgjedhje, është trajtuar si presidenti aktual amerikan.

Është Trump ai që po flet me Netanyahu-n. Është Trump ai që e ka vënë Hamasin në defensivë. Është Trump ai që ndërmjetëson fundin e luftës Rusi-Ukrainë, takohet me presidentin Macron në hapjen e Notre Dame, i ulur në qendër, dhe mban një takim privat me Princin William.

Dhe është Trump ai që po pranon Jeff Bezosin, Mark Zuckerbergun dhe Elon Musk-un në Mar-a-Lago.

Tani, a do të marrim një hetim zyrtar dhe publik për kapjen e presidencës amerikane siç bëmë për 6 janarin? Do të argumentoja që ky, mashtrimi përfundimtar i familjes Biden, është skandali më i madh politik që nga Watergate.

Konsideroni që as anëtarët më të lartë të kabinetit të Biden-it, që nga fillimi, nuk kishin akses tek ai për çështje të sigurisë kombëtare, ekonomisë apo krizave ndërkombëtare.

Në prag të tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, të cilën Biden ishte i vendosur ta ekzekutonte, pavarësisht nga çdo këshillë më e mirë për të mos e bërë, atëherë kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Smith, u përpoq kot ta kontaktonte presidentin.

Smith i tha Journal-it se dëshironte dëshpërimisht të përcillte njohuritë dhe shqetësimet e tij të mëdha për rajonin. Por Smith u refuzua, dhe trembëdhjetë anëtarë të shërbimit amerikan vdiqën në atë katastrofë plotësisht të shmangshme.

Ndërkohë, Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes i Biden-it, thuhet se ka pasur kontakte “gjithnjë e më të rralla” të drejtpërdrejta me Biden-in gjatë dy viteve të fundit. Sekretarja e Thesarit Janet Yellen gjithashtu kishte një “marrëdhënie të largët” me Biden-in gjatë gjithë mandatit të tij.

Megjithatë, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në korrik, menjëherë pas atij debati, tha këtë gënjeshtër: “[Biden] është më mendjemprehtë se kurrë …. Kur hyj në Zyrën Ovale […] duhet të jem në kulmin tim.”

Thirreni për të dëshmuar. Seriozisht. Thirreni, dhe të gjithë rrethin e ngushtë të Biden-it, ata që e mbajtën atë “të mbrojtur”, siç tha një burim, në një shkallë të paprecedentë për çdo president në detyrë: Ron Klain (ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë), Mike Donilon (këshilltar i lartë) dhe Jennifer O’Malley Dillon (menaxher e fushatës), për të përmendur disa.

Për këtë çështje, thirrni Nancy Pelosi-n, Chuck Schumer-in, Kamala Harris-in dhe Barack Obama-n, i cili raportohet se po orkestronte mandatin e tij të tretë nga prapaskena, me Biden-in që shërbente si figurant i përshtatshëm i tij.

Dhe, së fundi, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, zonja MekBiden vetë, e cila e dinte gjendjen e sëmurë të burrit të saj më mirë se kushdo, por përpiqej t’ia impononte atë përsëri vendit.

Nëse ka drejtësi, kontratat e librave pas Shtëpisë së Bardhë dhe takimet e bordit do të zhduken aq shpejt sa trashëgimia e Biden-it. / Daily Mail – Syri.net/

Duhet ta përdorim frymën e Amerikës konservatore, e cila fitoi me ekip elitar!- Nga Ndriçim Kulla

 

Pas parimeve te sovranizmit dhe anti- sorosizmit, ajo qe vihet ne diskutim janë liria dhe demokracia. Qe ne momentin kur bëmat e drejtësisë dhe  korrupsionit te rrëgjimit te Edi Rames u drejtuan drejt e ne themelet e tyre, shumë pak atëherë besonin se e gjitha kjo akuze nuk qëndronte ose me e pakta ishte e pavërtete. Mirëpo erdhën zgjedhjet ne Amerike, dhe ne shume diskurse te konservatoreve amerikane, liria dhe demokracia viheshin  ne prioritet dhe ne diskutim. Imagjinoni kur rrjeta sorosiane kishte arritur deri këtu ne shtetin me te forte dhe me traditën me demokratike ne bote, ne Amerike, se çfarë ajo rrjetë mund të bnte ne Shqipërinë e brishte e te vogël. E kemi thëne qe ne fillim, po e themi edhe tani, janë ne lufte dy sisteme, dy ideologji krejt te kundërta ne Amerikën e konservatoreve dhe progresisteve te majte, dhe kjo lufte do te shtrihet edhe ne Evrope, ne parlament e ne çdo shtet, si lufte midis parimeve te patrioteve dhe sorosianeve.

⁠E njëjta gjë duhet bere sot  edhe brenda Shqipërisë, ne mënyre qe rrjeti i ndikimit sorosian te çrrënjoset nga çdo fushë, duke filluar nga drejtësia dhe politika, por duke  mos harruar edhe sistemin shkollor dhe familjar.

⁠Le te fillojme ta përdorim frymen e Amerikës tjetër, Amerikës konservatore ne fuqi, për ta bere se pari drejtësinë shqiptare te barabarte për të gjithë, jo me dy standardë si deri tani: drejtësi qe te godasë njelloj si qeverinë e zhytur ne korrupsion sistemik ashtu dhe opozitën ketu e 12 vjet pa gram pushteti.

Fushata e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA ishte një ballafaqim epokash. Një epokë në mbyllje me zhvillime të frikshme në shumë dimensione, por kryesisht ato të degradimit të familjes dhe vlerave themelore morale, degradimit të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, instalime këto  të departamentit të shtetit  edhe në vendin e lirisë, rrënimit ekonomik të shtresës së varfër dhe të mesme,  zgjerimit të frikshëm të “woke culture” dhe shumë  aspekteve të tjera shpesh të maskuara  me globalizmin.

Por shoqëria amerikane tregoi se nuk mposhtet lehtë.  Ajo në shumicë e kuptoi ku po shkonte SHBA. Në fakt jo vetëm SHBA por edhe Evropa. Më interesante është se ndjeshmërinë dhe gatishmërinë më të madhe e treguan shtresat e shoqërisë më të prekura nga gjithë ato zhvillime sidomos të këtyre dy dekadave të fundit.

Trump dhe Partia Republikane arritën të sensibilizojnë shoqërinë amerikane për nevojën e një ndryshimi epokal, dhënien fund të kësaj epoke dhe fillimin e një epoke të re, e cila ka në bazë jo vetëm konservatorizmin, por edhe Dijen dhe Teknologjinë.

Kjo e duk qartë, kur Trump pas zgjedhjes së një talenti si zëvendëspresident ,thirri në skenë gjeniu Elon Musk dhe i afroi atij postin e Sekretarit për Eficiencën e Qeverisjes, ose e thënë ndryshe një zv.president tjetër. Këtë strategji të përzgjedhjes së Elitës së mendjes po ndjek Trump në ngritjen e administratës së tij. Kjo strategji e Trump gjeti mbështetje të madhe tek votuesit dhe tani pas fitores ka sjell një optimizëm të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane për fillimin e një epoke të re zhvillimi të mbështetur jo vetëm në parimet konservatore por më shumë se kurrë në Dije dhe Teknologji. Jo më kot Trump e  përshkroi si hap gjigant të njerëzimit arritjen më të re të Musk në zbritjen e raketës në platformë.

Strategjia Trump për rikthimin e tij epokal në Shtëpinë e Bardhë mund të shërbej si model për shumë vende të tjera për nga parimet e saj, sidomos të sjelljes së Elitës në qeverisje, pra në shërbim të qytetarëve.  Kjo strategji mund ti shërbej edhe PD dhe opozitës shqiptare.

Është koha që edhe PD ti afroj qytetarëve jo vetëm politikanë të talentuar dhe me integritet, por edhe përfaqësues të elitës intelektuale shqiptare dhe asaj sipërmarrëse, me karriera shumë të suksesshme profesionale apo në sipërmarrje, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit më të shpejt të vendit tonë, një zhvillim të shoqërisë dhe ekonomisë të mbështetur në Dije.

Vetëm kështu vendi ynë mund të integrohet në BE dhe të transformohet në një vend i zhvilluar.

Është koha për ti dhënë fund ofrimit të figurave pa një kontribut të njohur publikisht. Njerëz anonimë nuk bindin qytetarët dhe nuk ngjallin besim në publik.

Kjo strategji mund të fitoj edhe mbështetjen e të rinjve dhe të shtresës gri. Këto shtresa janë më të ndjeshmet ndaj mungesës së thellë të perspektivës në vendin tonë dhe të parët që zgjedhin emigrimin.

KUVENDI BUTAFORIK I PËRBASHKËT DHE KONTRASTI ULËRITËS RAMA-KURTI!- Nga MILAIM NELA

Mbledhja e deputetëve të dy gjysmave shqiptare në Prishtinë në mbledhje të përbashkët nuk është bashkim, është trishtim.
Prania e Edi Ramës njeriut që nuk e mbrojti asnjë ditë e asnjëherë Dardaninë përballë Serbisë e Vuçiçit nuk është as bashkim e as mbrojtje për Kosovën por është poshtërim i saj!
Edi Rama nuk i dënoi siç duhet asnjërin nga sulmet terroriste shtetërore serbe ndaj Kosovës por përkundrazi në çdo forum ndërkombëtar ku ka përfaqësuar qeverinë shqiptare ka mbrojtur e justifikuar Vuçiçin e Serbinë sa herë i është dhënë rasti dhe asnjëhere Kosovën!
Gjatë pushtetit dhe sundimit 12 vjeçar të klanit soro-rilindas të Edi Ramës nuk kemi patur asnjë njohje të shtetit të Kosovës si rezultat i diplomacisë së shtetit shqiptar!
Edi Rama edhe kur Shqipërisë ju dha mundësia të drejtonte Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e mbrojti në asnjë rast Kosovën dhe të bëhej avokat i saj por ja la fushën e lirë të shpifjeve Aleksandar Vuçiçit e Serbisë.
Shqipëria e Edi Ramës ishte ajo që nën sundimin e tij refuzoi të miratojë qoftë edhe një rezolutë që dënonte genocidin serb mbi Kosovën!
Kurrë në historinë e saj edhe kur nuk ishte shtet Kosova nuk ka qenë më e rrezikuar nga Shqipëria se sa nga Shqiperia Zyrtare e Edi Ramës!
Shqipëria duke qenë shtet eksperimental sorosian në funksion të hegjemonisë ekonomiko-politike serbe dhe interesit serb gjithçka brenda dhe jashtë saj e bëri kundër Kosovës!
Shqipëria ishte e para që në terma praktikë i vuri sanksione Kosovës para atyre të Bashkimit Europian në vend që të ishte ZËRI i saj kudo ku ajo kishte zë e kudo ku kishte fjalën.
Shqipëria e Edi Ramës i mëshon të ashtquajturit dialog shqiptaro-serb dhe krijimit të Asociacionit serb brenda Kosovës më shumë se sa vetë Serbia dhe negociatorët pro-serbë të Brukselit.
E këtë e bën duke e qenë e vetëdijshme për efektin shkatërrues të këtij asociacioni brenda Kosovës që jo vetëm nuk ju shërben serbëve të Kosovës por shkatërron në themel të ardhmen dhe shtetësinë e shtetit më të ri në Ballkan.
Ky kuvend i përbashkët butaforik dhe pa asnjë esencë kombëtare e kombëtariste dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë afër dhe të afrueshëm politikisht aq sa magneti tërheq një copë dërrasë.
Shqipëria gjatë sundimit të Edi Ramës jo vetëm nuk e hoqi kufirin administrativ me Kosovën por përkundrazi ju vendosi edhe nja dy kufij të tjërë gjobëvënës shqiptarëve të Kosovës që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe dhe atyre të Shqipërisë që duan të vizitojnë Kosovën, një në Thirrë e një në Thumanë!
Edi Rama gjatë 12 viteve të sundimit të tij bëri që “të huajt, ata kosovarët”* ta braktisin bregdetin shqiptar e të shkonin në vende tē tjera të rajonit!
Mesazhet e dhëna sot nga drejtuesit politikë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë Soro-Rilindase ishin si dy drejtëza të mythëta e kishin të përbashkët vetëm gjuhën shqipe e asgjë tjetër!
Kosova kërkonte mbrojtje nga Shqipëria për kauzat e saj e të kombit shqiptar e Shqipëria fliste me gjuhën e Brukselit e “vendeve të paangazhuara”!
Kryeministri i Kosovës kërkoi veprimtari aresimore e sportive të përbashkëta me Shqipërinë kur kjo e fundit e injoron jo vetëm interesin por edhe ekzistencën e Kosovës e ato që ajo kërkon në fakt i organizon me Serbinë!
Sot nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u çorrën gjoja për shqiptarizëm ata që shqiptarizmit në këto 12 vjet i kanë bërë dëmin më të madh!
Sot foli për heqje sanksionesh ndaj Kosovës ai që me veprime e mosveprime e me mbrojtjen që i ka bërë Serbisë deri më sot vetë Edi Rama ka kontrubuar më shumë se kushdo në vendosjen e këtyre sanksioneve tmerrësisht të padrejta!
Në se ka hipokrizi në politikë sot ajo ishte ulur këmbëkryq në mes të Prishtinës!
Edi Rama sot nuk harroi ti jepte Serbisë edhe një shërbim të fundit para zgjedhjeve të 9 shkurtit duke i kërkuar Kosovës ti bindet unilateralisht të gjitha kërkesave të Serbisë për hatër të Europës.
Ai shfaqi dëshpërimin e tij për mbajtjen e disa anëtarëve të ‘klanit të Rognerit’ në Hagë e kërkoi edhe njëherë lirimin e tyre se pa ata duket që ai nuk e rikthen dot ndarjen e veriut të Kosovës!
Ai shkoi deri atje sa kërkoi rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për lirimin e tyre. Ai foli në favor të kësaj rezolute tashmë jo si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i partisë qê krijoi Dushani e Miladini në vitin 1941!.
Albin Kurti nga ana e tij në tërësi foli si shtetar i përgjegjshëm duke prekur pikat delikate e duke dhënë mesazhet e duhura në mbrojtje jo vetëm të shtetit të tij por edhe interesit dhe të të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi gjë që Edvin Ramës as nuk i shkoi nëpër mend!
Shqiptarët këtej e andej kufirit të heqin dorë nga fasadat e shpifura si kjo e sotmja e të sillen si shtetarë të përgjegjshëm duke punuar pa fasada si kjo e sotmja.
Por duke thënë këtë asgjë nuk do të ndodhê nëse shqiptarët e Shqipërise Londineze nuk do ta shkulin një minutë e më parë kancerin ‘soro-rilindas që ka pushtuar Shqipërinë!
—–
* frazën në thojëza e kam huazuar nga miku im Arbër Ahmetaj më saktë nga titulli i librit të tij; ‘I HUAJI, AI KOSOVARI’!

Send this to a friend