Nallbani
Kur përditshmëria a artistit, shndërrohet në vlerë arti.
Kjo vepër, me titull: Tremble’s, e artistit shqiptarё- amerikan, Alkan Nallbani, simbas gjykimit tim,
ka nevojë për një thellim dhe koment mē të kujdesshëm. Nuk është dhe nuk duhet tё jetё, njё vepër, e cila duhet tё kaloj pa u vëzhguar mirë. Doja tё shikoja me kujdes tre artistё tek punёt e tё cilёve gjej ngjashmёri stilistike. Pikaso me veprёn e tij Guerrnika. Si dhe Kiefer me serinё e tij mbi Lulediellit, me: “Fugit amor”. Duke i vёzhguar qё tё tre veprat me kujdes do tё vёreja pikat e takimit dhe diferencat e tyre. Nëse Pikaso tek Guerrnika, jep shkatërrimin e njё qyteti nga njeriu, britmat dhe tmerrin e luftёs, absurditetin dhe padrejtёsitё e saj. Tek artisti gjerman Kiefer, me ciklet e tij nё pёrmasa gjigande, ai paralajmëron shkatërrimin apokaliptik, tё njё bote e cila ёshtё e kёrcёnuar po vetё nga njeriu. Kurse artisti shqiptaro amerikan Nallbani, me veprёn nё shqyrtim, na vjen me delikatesë dhe mençuri. Pjekuria e tij artistike shihet fare qartё. Ai ka dashur tё na japё një aspekt tjetër tё jetёs krijuese tё artistit. Duke u futur thellё nё laboratorin krijues dhe sintetik të artistit.
Pikaso, me Guerrnikën, falё njё ekspresiviteti joshёs dhe intrigues, na jep pasojat e dhimbshme te luftёs. Artisti gjerman, intuitiv dhe vizjonar nё veprat e tij, na pёrshkruan shkretinё post atomike tё qytetёrimeve post konsumiste. Ndёrsa, Nallbani, të cilin po e marr në shqyrtim, mundohet tё transmetoj diçka tjetёr. Ai na jep njё tërthore tё pёrditshmёrisё, gati gati, tingullin e njё flauti melodjoz, mbushur me dritёn e perёndimit, pemё tё heshtura, detaje jete zogjsh shtegtarё. Duket pёrnjёherёsh qё jemi nё kohё paqje.
Që të tre veprat, kanë vlerēn e tyre estetike dhe shpirtërore si dhe na sjellin mesazhe tё ndryshme. Nese Pikaso na ka bёrё tё reflektojmё mbi tmerrin, kotёsinё shkatёrruese tё luftёs. Nёse Keifer na ka pёrshkruar me ngjyra tё zymta, nё okёr, gri dhe bezh, apokalipsin post atomik, i cili kёrcёnon vetё njerёzimin, Nallbani qёndron nё mes tё kёtyre dy artistёve. Ai rrin mes shkatёrrimit tё luftёs sё dytё botёrore, (tё çdo lufte, dhe kёrcёnimit atomik nё pёrgjithёsi). I cili, mund tё jetё edhe kёrcёnim fatkeqёsish natyrore, asteroidi mbi tokё etj. Kiefer na pёrçon frikёn e sё ardhmes. Ndёrsa Nallbani, me kёtё vepёr gjigande nё pёrmasa, i thur njё himn intim vetё jetёs dhe sidomos kohёs sё saj. “Tek pёrditshmёria, detajet qё na shpёtojnё, arratisen para syve, pa e pasur fare mendjen aty, qёndron shpesh edhe e bukura e jetёs!” shprehet ai. Nё njё bisedё miqёsore me artistin Beratas me banim nё New York, e mbi ekspozitёn e tij tё fundit nё Portogruajo, mё pёlqyen shumё vepra, sjellё nga ai, nga Amerika. Por se di pse, pёr ndonjё arsye tё pakuptueshme, shtyrё nga intuita, mu ndal syu nё veçanti tek vepra: Tremble’s 96 x 240. Vepёr e realizuar mbi letёr, boje arre, stampe botanike, njё arke tё vjetёr, njё fole zogu, dhe levozhga vezёsh. “Gjatё vitit sabatik,” u shpreh artisti, “kur u ktheva tek Studjo ime e madhe, vura re se nga njё xham i thyer, njё zog, kishte ndёrtuar folenё nё njё nga raftet e bibliotekёs time. Me sa duket kishte ikur, ndaj nё vjeshtё, e pikasa raftin, me folenё e braktisur. E pashё atё fole, si pjesё e njё strukture tё pёrbashkёt me veprёn e artit. Ndaj vendosa, ta merrja folenё e zogut dhe t’a installoja tek vizatimi gjigand me pemё. Kjo do tё ishte njё homazh, qё doja ti bёja kёtyre krijesave tё vogla fluturake, tё cilёt mbushin zbrazёtine e hapёsirёs, mbas ikjes tonё. Ndёrsa gjthnaja e degёve, ёshtё rruga mes pёr mes pemёve qё unё pёrshkoj ditё pёr ditё, pёr tё ikur nё Studjo!” Kjo vepёr, me pёrmasa gjigande, mё bёri shumё kurjoz, ndaj u ndala.
Nuk e di, por pёrnjёherёsh mё erdhёn ndёr mёnd dy artistё tё kalibrit nderkombetare. Vepra e Nallbanit, e vizatuar mbi letёr okёr, na paraqet njё pyll tё vogёl, ku dinamika e gjetheve, e degёve, mbushur me detaje jete, na fut nё atmosferёn jo vetёm tё natyrёs, por edhe tё pёrditshmёrisё. Njё natyrё qё pasurohet me zogjtё dhe elementёt tё jetёs qё hasim aty. Nё qendёr, ndodhet e istaluar arka me çerdhen e braktisur tё zogjve. Nёse Pikaso ёshtё marrё me temёn e madhe, tragjike dhe uleritёse tё shkatёrrimit absurd, tё padrejtё qё lufta i sjell vetё njeriut, si pasojё e çmendurisё sё tij. Nёse Kiefer, merr pёrsipёr rrolin vizjonar mbi njё botё, e cila kёshtu si e ka nisur nuk ka shpresё tё mbijetojё, duke na dhёnё kёshtu njё tёrthore tё mundshme tё asaj qё vjen mё pas; tek artisti Nallbani, gjej intimitetin e jetёs. Pёrditshmёrinё e artistit, por gjithashtu edhe detajet, forcёn e vetё natyrёs. A nuk ёshtё jeta jonё nё thelb, njё pёrditshmёri, monotoni pёrsёritёse, ndonjёherё edhe e bezdisshme deri nё mёrzi?! Artisti, duke u ndalur nё njё aspekt sa monoton por edhe domethёnёs tё pёrditshmёrisё, me elementet nё dispozicjon. Gjethnajёn, harlisjen pranverore tё pemёve, zogjtё e ngjitur nёpёr degё, dhe vetё folenё e braktisur, ç mesazh don tё na japё? Ndoshta se duhet ta gjejmё bukurinё tek monotonia? Apo ndoshta, se jeta ёshtё e bukur edhe nё tё padukshmen e saj, nё shfaqet e saj, tё cilat, nё pamje tё parё, mund tё na duken banale, por qё ato, thellё ndryjnё edhe mesazhe subliminale. Vetё forca e jetёs, shprehet nё to.
Kiefer
Nё kёtё vepёr arti, jemi nё kohё paqje. Ndihet qetёsia, natyra e heshtur, si dhe elementet qё e pёrbёjnё. Por kjo paqje, tregon se si cilki i jetёs, nuk e braktis atё pёr asnjё çast. Jeta nuk ёshtё veç çmenduri lufte, apo vizjone apokaliptike falё shkencёs pa moral. Ajo, ndoshta nё rradhё tё parё, ёshtё pёrditshmёri, monotoni, algoritёm, lёvizje, sjellje, dhe xheste që përsëriten. Por ja që aty, gjithashtu, na duhet të zbulojmё tё bukurёn, interesanten, poezinё e saj. Vepra eshte nje homazh, një himn në minjaturë që artisti i thur natyrës, zogjve, pulsimit ritmik të vetё frymёs sё saj. E cila, indiferente ndaj arrogancёs sё njeriut, ajo vazhdon me tё njёjtёn forcё dhe intensitet. Edhe nё mungesë të presencёs sё tij. Pra, jo veç temat e mëdha, duhet të zejnë njё vend kryesor nёpёr galeri, qendra kulturore, apo muzeume. Temat e vogla, intime, tё quajtura padrejtёsisht tema dytёsore, janё po aq edhe tё rёndёsishme. Ne, nё rradhё tё parё, jetojmē, egzistojmё, falё riteve banale, përditshmёrisё. Kafeja nё mёngjes, rruga drejt punёs, tё njёjtat fytyra, tё njёjtёt kolegë, etj. Kёtё aspekt fluturak, tё ikshёm, ka dashur, sipas meje, tё kapё edhe artisti Nallbani.
Fale fatit tё mirё, perёndimi po jeton njё kohё paqje dhe prosperiteti. Njё kohё qetёsie shpirtёrore dhe mirqёnje ekonomike. Bota, pjesёrisht, nuk ёshtё e kercёnuar as nga bombat qё shkatёrruan Gerrniken e Pikasos, as nga pejzazhet apokaliptike qё frymёzojnё Kiefer-in. Ky ёshtё njё aspekt pёr tu evidenzuar. Nuk ka tematika tё mёdha, apo tё vogla. Çdo tematikё, po u kap me art, me mjeshtёri, me stilin e duar dhe nga kёndvёshtrimi i duhur, ai mund tё shndёrrohet nё art tё vёrtetё.
Elementet stilistike tё veprёs, janё gjithashtu interesante. Paqja emblematike e saj, qetёsia dhe eleganca qё tё imponojnё, heshtja plot cicёrima tё munguara, mё bёn qё tё ndalem dhe ta sodis mё me kujdes dhe ёndje. Pa dyshim, gjendemi para njё krijimi artistik, ku elementёt e natyrёs, janё marrё ashtu siç ato gjenden nё jetё. Me llucin, lёvoret e vezёs, fijet e barit, deri edhe pendёt e rёna tё zogjve. Kjo ia shton vlerёn simbolike veprёs.
Gjithkush don tё gjente diçka nga vetvetja aty. Copёza fёmijrie, njё reflektim personal mbi bukurinё e fshehtё tё natyrёs, ndoshta. Kush nuk e ka dёshiruar, vёzhguar, njё zog, njё harabel, njё dallёndyshe, tek ndёrtonte folenё poshtё tavanit tё verantos nё fёmijri.
Nallbani, nuk ёshtё indiferent edhe kundrejtё problemeve tё mёdha tё cilat fshikullojnё shekullin tonё. Me ciklin: “Luftёra dhe shkatёrrime”, ai shpreh jo vetёm shqetёsimin e tij personal, impenjimin e tij si artist, por gjithashtu edhe mospajtimin e tij me gjithçka tё tmerrshme qё njeriu ёshtё nё gjendje tё bёjё.
Vepra, nga ana stilistike dhe e realizimit teknin sipas meje ёshtё cilёsore. Harmonija, me tё cilёn vlerat bardhё e zi shpёrndahen, ёshtё e gjetur dhe e pёrpunuar me kujdes. Edhe pse nuk jemi nё kopshtin imagjinar tё Dantes, prap mua mё krijohet ideja, se jam nё pyllin magjik tё Purgatorit. Ku gjithçka ёshtё qetёsi, heshtje, paqe. Por ёshtё njё paqe e mistershme. Njё paqe e mbushur plot deshira, ku forca e gjetheve, e zogjve, e natyrёs, e jetёs, ёshtё e fortё dhe potente.
Guernica reproduction on tiled wall, Guernica, Spain (PPL3-Altered)