* Më dërguan mesazh nga burgu “Ke të fala nga Pjetër Babaj”
TIRANE- “I tradhtuar nga policia….” Ky është titulli i emisionit “Xhungël”, që transmetohet mbrëmjen e sotme në “News 24”. Të cilësuar si bashkëpunëtorët kryesore të policisë në betejën kundër krimit, informatorët me pagese luajnë një rol mjaft të rëndësishëm.
Në një nga daljet e para publike të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kur sapo kishte marre detyrën, ai do të deklaronte se ne Drejtorinë e Policisë Tiranë, që mbulon një qark me mbi një milionë banore kishte vetëm 45 informatorë me pagesë. Ky fakt ishte tronditës, sepse dëshmonte qartë sa i paralizuar ishte rrjeti informativ i bashkëpunëtorëve, që duhej tëv jenë syri dhe veshi i Policisë së Shtetit.
Pse qytetarët e humbën besimin te policia dhe vendosen të mos bashkëpunojnë edhe kur u rrezikohet jeta e tyre apo familjeve të tyre?! Si i trajton Policia e Shtetit informatorët, apo qytetaret që vendosin të bashkëpunojnë me policinë në luftën kundër krimit?!
Sot në “Xhungël”, vjen pjesa e parë e rrëfimit të një informatori me pagese të Policisë së Shtetit. Bajram Mustafa rrëfen sesi u bë informator i policisë. I larguar prej disa muajsh jashtë vendit, Mustafa tregon sesi bashkëpunoi me policinë e Shtetit, duke i dorëzuar disa grupe kriminale uniformave blu.
Informacionet e tij kanë çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që trafikonin armë, drogë, dhe mina me telekomandë. Por historia e bashkëpunimit të tij me policinë, u kthye në një rrezik serioz për atë vetë dhe familjen e tij.
Si u trajtua, si u shpërblye dhe si u tradhtua në aktivitetin e tij nga oficervt e policisë që kishin për detyrë të bënin të kundërtën. Si dekonspirohen aksionet e policisë nga oficerë drejtues që njoftojnë para aksionit final grupet kriminale?
PJESË E RRËFIMIT NË XHUNGËL
“I çova sms ministrit ka ardhur një djalë. Ministri më tha mos ki frikë. I thashë e di se kam familje, kam një djalë, më tha mos ki frikë se të kam në besë. Shkova tek zyra e ministrit, në katin e dytë gjeta nja 4-5 vetë, një ndër ta Albert Pata. Ky Alberti ishte djali më i mirë aty çka pashë. I thashë kjo është ajo që di unë. Unë nuk e zgjedh armikun, mikun e zgjedh vetë. Unë e kam zgjedh Gramozin dhe Sajmir Tahirin, i thashë. Unë jam një person me precedent penal, që jam dënuar për diçka që se kam bërë por nuk jam i interesuar të pasurohem duke vdekur dikush. Nëse shes një snajper, një armë, dikush do të vdes prej tyre. Tha po si mund të bëjmë ne. Unë i thashë kam këto oferta, unë mund ta gjej ku është në Mal të Zi vendi, mund të shkoj në Serbi ku është burimi. Pra, unë kam aq reputacion tek ky person sa mund ta sjell në Shqipëri pa lekë. Më thotë Pata na ke dalë si me qenë prej Zoti. Me i pre një krah krimit, duhet me pre që në Mal të Zi. Më tha unë e kam thikën në fyt. U çuan drejtorë e nëndrejtorë policie. Si përfundim më thanë shko dhe thuaj që vijmë nesër. I them atij, më thotë hajde kur të duash e ke derën e hapur. U ktheva dhe u them prapë këtyre. U mblodhën shefat e mëdhenj, më thanë nesër, e kishim lënë të takoheshim në Kamzë. Unë bie në komë diabetike, më çojnë në spital ushtarak. Më merr Berti në telefon, e hapin infermierët i tregojnë. Pas gjilpërave u çova, u nisëm. Unë me një djalë nuk ja di emrin, ishte oficer krimesh në Berat, shkuam morëm makina me qira dhe një prej tyre kineze, fuoristradë maxksimumi100 në orë dhe këta morën makina të tjera, plus makinën e policisë. Këta kishin marrë kameraman. U thashë po pati mundësi sekret, më thonë mos ki merak. Takimi do bëhej pasi kalon urën e Baçallakut. Erdhi Pjetri aty me një “Benz” me portobagazh. I thashë për këtë djalin, shefin e krimeve që është kunati im. Ky thotë kam vetëm 3 mijë euro. I tha nuk dua asnjë lekë. Sa armë do, 2 i tha ky, o Bajram më tha unë kam sjellë 4. Bjeri i thashë. Shkojmë tek shtëpia, ngarkohen minat, i thonë si përdoren. M’i dhanë minat mua. Aty vijnë pastaj policia, i bien, bëjnë si film, e shtrinë përtokë, i marrin minat, mua më thonë ik. Iki unë, e arrestojnë këtë. Erdha në Tiranë. Më vonë më merr në telefon një person dhe më thotë ke të fala nga Pjetër Babaj, nga burgu.
Shkova në Tiranë, më thanë firmos këtu dhe më dhanë 1 mln lekë. Firmosa. Tek Drejtoria e Policisë, nga pas ishte një lokal dhe ka ardhur Spartak Guma me letra. Isha bashkë me Bert Patën. Më tha më ke bërë nder. I thashë ju që e bëtë kaq baltë këtë punë të paktën thoni që është shpallur në kërkim filani, gjoja për mua. Po thanë, por as këtë se bënë. Letrën e firmosa në lokal edhe lekët aty m’i dhanë. I thashë pse e bëtë aty operacionin, thanë po kështu e ka parë ministri. Pas kësaj se kam takuar Tahirin, kam dashur por s’më ka takuar”, ka rrëfyer Bajram Mustafa.
Të intervistosh “magjistarin e vërtetë” të Kremlinit, që ka qëndruar në heshtje që prej pushtimit rus të Ukrainës, do të thotë të hysh në mendjen e Vladimir Putinit
Që nga pushtimi rus . . .
Intervistë me Arben Ahmetajn nga Vincent W.J. van Gerven Oie
Midis viteve 2013 dhe 2016 ju ishit ministër në qeverinë e parë të Kryeministrit Edi Rama. Kjo ishte periudhës së “kanab . . .
Intervista – Dëshmia në Kongresin amerikan/ O’Neil: Soros e zgjodhi Shqipërinë si rast prove për operacionet e tij
Në raportimin në Kongresin amerikan për abuzimet me fondet e taks . . .
“Modeli i biznesit i Gjermanisë është zhdukur” paralajmëron Friedrich Merz
Udhëheqësi i mundshëm i Gjermanisë flet për Ukrainën, shpëtimin e ekonomisë dhe mposhtjen e AfD-së, në një int . . .
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë ‘nuk do të kenë karakterin e marrëdhënieve që kishin Rama dhe Erdogan’, thotë kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, në një intervistë eksk . . .
Valona Tela
Ish-diplomati amerikan, James Hooper, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdh . . .
Gazetari Genc Burimi, në intervistën e tij në edicionin e pasdites në SYRI TV, tha se me ngjarjet e ndodhura së fundmi, kanë vënë në vështirësi Ramën.
Sipas tij, Rama sot është i ka . . .
Valona Tela
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se gr . . .
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Frank Shkreli e nisi karrierën e tij gazetareske që në rini, gjatë studimeve në Kolegjin Lehman, ku shkruante për gazetën e institucionit dhe ishte anëtar . . .
VOA Menada Zaimi
Më 11 maj në Shqipëri mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për herë të parë shqiptarët që ndodhen jashtë, do të votojnë nga vendet ku jetojnë. Mark . . .
Intervistoi Valentina Madani
Edi Paloka, kreu i këshillit kombëtar të PD-së është besimplotë për një rezultat pozitiv të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Paloka flet për . . .
Intervistë me ish kryetaren e këshillit Botues të gazetës Tribuna Demokratike themeluar me 6 shkurt 1992
Merita Shkupi: “Këtë peridudhë e kujtoj gjithmonë me shumë emocione. . . .
Komentet