Ndërkohë që Zvicra ka dhënë mbështetje financiarie për GJS
“A ka vdekur gjykata e krimeve të luftës në Kosovë para se të fillojë?”
“A ka vdekur gjykata e krimeve të luftës në Kosovë para se të fillojë?” Kështu e ka nisur opinionin e tij Pierre Hazan, autor dhe ekspert i drejtësisë në tranzicion me një karrierë të gjatë duke përfshirë atë të korrespondentit diplomatik për gazetat Le Monde dhe Le Temps. Në vitet e fundit ai ka punuar me Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ka ligjëruar në universitetet në Gjenevë dhe Neuchâtel.
Më tutje në opinionin e tij botuar nga swissinfo, Pierre Hazan ve theksin se “janë pikërisht parlamentarët afër Presidentit dhe Kryeministrit të vendit që po përpiqen ta sabotojnë atë, ndërkohë që Zvicra i ka dhënë mbështetje financiare këtij tribunali.”
“Në janar të vitit 2018, Zvicra i dha një fond prej 200,000 franga (214,750 dollarë) këtij tribunali të ngarkuar të hedhë dritë mbi krimet e luftës të kryera në Kosovë midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë në kontekstin e konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe gjatë plusë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Por deputetë të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbeten të vendosur për t’i dhënë fund kësaj tribunali të ri, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të ish lëvizjes rebele UÇK.”
Kryeministri aktuali i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpall dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, pjesërisht për shkak se dëshmitarët ishin të frikësuar ose kur dëshmitarët kishin munguar te dëshmonin nga një vdekje e parakohëshme. Shqetësimi u rrit me botimin në dhjetor të vitit 2010 të raportit eksploziv të senatorit zviceran Dik Marty në Këshillin e Evropës ku akuzoheshin krerët e UÇK-së, duke përfshirë kreun aktual të Shtetit Hashim Thaçi, për krime lufte dhe për trafikimin e organeve njerëzore të marra nga të burgosurit serbë.
“Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme për mesazhin politik që dërgon sesa për shumën e financimit”, vijon Hazan. ” Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ‘për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara”.
“Më 22 dhjetor gjykata ishte afër eleminimit të saj nga parlamenti në Prishtinë dhe përpjekjet e reja nuk mund të përjashtohen. Edhe nëse gjykata mbijeton, aftësia e saj për të kryer mandatin duket shumë e pasigurtë. Masat e reja janë vendosur për të penguar punën e saj, duke përfshirë planet për të ngritur një Komision të së Vërtetës me një mandat që do të nënvleftësonte gjykatën”, vë në spikamë Pierre Hazan.
“Sulmi i parë kundër gjykatës erdhi kur diplomatët e Bashkimit Evropian u larguan nga Prishtina për të kaluar Krishtlindjet në shtëpi. Të premten e 22 dhjetorit, 43 parlamentarë të udhëhequr nga Nait Hasani i Partisë Demokratike të Kosovës (në pushtet), mblodhën firmat për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.”
“Kjo gjë nuk ndodhi më në fund, por një përpjekje e re mund të fillojë së shpejti. Po aq sa presidenti i vendit Hashim Thaçi, vetë një ish-komandant i UÇK-së, ka thënë se nëse parlamenti voton një ligj të tillë, ai do të nënshkruajë shfuqizimin e këtij artikulli kushtetues, ndërsa përpara, nën presionin perëndimor, ai më 2015 i kishte kërkuar parlamentit që të miratojë atë .”
“Gjykata mund të nxjerrë aktakuza kundër ish-komandantëve të UÇK-së dhe mund të përfshijë edhe Hashim Thaçin
“Gjykata mund të nxjerrë aktakuza kundër ish-komandantëve të UÇK-së dhe mund të përfshijë edhe Hashim Thaçin (i akuzuar me emër në raportin Marty), si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe vëllain e tij, gjithashtu ish-udhëheqës të rebelimit. Ata që duan ta shfuqizojnë gjykatën e shohin atë të paragjykuar, sepse në thelb kjo gjykatë krimet e luftës i lidh me ish lëvizjen rebele tani në pushtet në Prishtinë, “duke harruar” se Gjykata e Krimeve në Hagë kurrë nuk arriti ta bëjë këtë.”
“Këto deklarata janë të papranueshme për vendet e BE dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat përmes intervenimit ushtarak të NATO-s në vitin 1999 morën pjesë në “çlirimin” e Kosovës, duke hapur derën për pavarësinë e saj në vitin 2008. Në një deklaratë, BE lëshoi një thirrje paralajmëruese për Prishtinën , duke thënë se çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht angazhimin e Kosovës dhe do të “ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.
Quinti (SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia) gjithashtu shprehu shqetësim se Hashim Thaçi akordoi u faljen presidenciale më 29 dhjetor 2017 tre individëve të dënuar me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e një familjeje (rasti Hajra), duke përfshirë dy fëmkijë, vajza 3 dhe 9 vjeçare, babai i të cilave shërbeu si polic nën regjimin e Millosheviçit. Edhe më drejtpërdrejtë, sipas gazetës së Prishtinës Koha Ditore, diplomati i SHBA Stephen Banks paralajmëroi kryeministrin Ramush Haradinaj se nëse gjykata do të shfuqizohet, SHBA nuk do të kundërshtojnë një iniciativë ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ngritur një të tillë.”
“Një Komision i të Vërtetës si qark i shkurtër kundër Gjykatës Speciale
Autoritetet e Kosovës gjithashtu kanë një plan tjetër më pak të qartë për të komplikuar detyrën e tribunalit të posaçëm. Në shkurt 2017, Presidenti Hashim Thaçi shpalosi idenë e tij për të krijuar një Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin. “Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme të mirë nëse ajo mbetet një peng i së kaluarës,” tha ai. Fjalë të bukura, por shumë janë të shqetësuar në lidhje me këtë iniciativë, të cilën e shohin si një instrument jo gjyqësor që synon zbardhjen e krimeve të kryera nga pjestarët e UÇK që promovon amnistinë dhe minon Gjykatën Speciale.
Nuk është hera e parë në Ballkan kur një lider politik u përpoq të përdorte një Komision të së Vërtetës dhe Pajtimit për të shkurtuar punën e një gjykate penale. Në vitet 2001-2002, Presidenti serb Vojislav Koshtunica u përpoq ta dobësonte Gjykatën e Hagës, por Komisioni nuk ishte kurrë i besueshëm dhe u shpërbë shpejt.
Pra, ende pa dhënë asnjë aktakuzë të vetme, Gjykata Speciale përballet me pengesa të mëdha. Deri në ç’masë do të jetë në gjendje të kryejë hetime dhe të mbrojë dëshmitarët, të cilat Gjykata e Hagës u dëshmua e paaftë për të bërë? Si do t’i arrestojë njerëzit? Vetë Dick Marty, raporti i të cilit ishte baza për krijimin e kësaj gjykate, deklaroi disa muaj më parë pa iluzion: “Kush, në këto rrethana, do të ishte aq i çmendur për të dëshmuar 20 vjet pas ngjarjeve? Shumë dëshmitarë tashmë janë vrarë “.
/Pëktheu Elida Buçpapaj/Burimi Swissinfo.ch/ Ky opinion është botuar së pari tek Justice.Info.net
/Botuar jo i plotë/ Opinioni i plotë klikoni linkun e mëposhtëm
https://www.swissinfo.ch/eng/war-crimes_switzerland-contributes-funding-to-contested-kosovo-tribunal/43873498
Komentet