Fotot: By Zuzanna Specjal
voal.ch – Pianisti shqiptar me famë botërore Endri Nini ka filluar rrugën e bukur akademike të mësimdhënies në Weimar. Këtë lajm të bukur për lexuesin shqiptar e jep vetë nëna e tij, pianistja Elza Veizi e cila me të drejte krenohet me sukseset e të birit. Të drejtën për t’u krenuar e kanë edhe shqiptarët për të gjithë shqiptarët që ngjisin shkallët e suksesit nëpër botë.
Më poshtë po sjellim statusin e zonjës Elsa Veizi në rrjetin social:
“Weimar, kryeqyteti gjerman i artit dhe kultures,
qyteti i Goethe dhe Schiller, Bach dhe List.
Qyteti ku zbukurohet ne çdo aspekt nga arti,
gjithashtu nga Universiteti i Muzikes Franc List, gjeniut qe beri epoke!
Ne kete universitet me emer te madh, artisti Endri Nini,
prej dy muajsh ka filluar rrugen e bukur akademike te mesimdhenies!
Jam shume e lumtur dhe krenare qe ai i ngjit shkallet e karieres sigurt dhe me suksese!
Urime biri im,nuk mund ta fsheh qe jam nje mam me shume fat qe kam nje bir si ti!
Per nje periudhe shume te shkurter arrite te fitosh ne universitetin në Rostock,
ne Akademine Sibelius ne Helsinki dhe sonte ndodhesh ne Weimar,
jo pak per nje artist ne moshen tende!”
Me zonjën Elsa Veizi bashkohet edhe voal.ch duke i uruar suksese të mëtutjeshme Endri Ninit!


Fotot nga Zuzanna Specjal
https://www.voal.ch/endri-nini-eshte-ambasador-i-kombit-ne-europe-sepse-me-emrin-e-tij-ai-nderon-shqiperine-dhe-shqiptaret/
Komentet