Michael Phelps e ka thyer një rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës duke e kaluar atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes me titujt personal të fituar gjatë Lojërave Olimpike, shkruan BBC.
Atleti grek, Leonidas gjatë tërë pjesëmarrjeve nëpër Olimpiada ka fituar 12 tituj individual, të gjitha para 2 mijë vjetësh.
Pjesëmarrja e fundit e Leonidas në Olimpiadë ka qenë në vitin 152 para erës së re, shkruan më tej BBC.
Phelps i ka fituar 22 medalje, por nëntë prej tyre janë fituar së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit amerikan, që i bjen se me medaljen e fituar më 11 gusht, Phelps ka siguruar 13 medalje individuale.
BBC shkruan se çuditërisht, Leonidas ka qenë 36 vjeçar kur e ka arritur rekordin para më shumë se 2 mijë vjetësh. Kjo i bie se ai ka qenë katër vjet më i vjetër se është Phelps sot, kur amerikani ka thyer rekordin e vendosur në kohë antike.
Në rastet që janë fituar nga Leonidas i Rodesit kanë qenë kryesisht vrapime të shpejta deri në 200 metra, dhe vrapimet derisa mban të veshur parzmore, që në gjuhën e asaj kohe quhej vrapimi “hoplitodromos”.
Ndryshe prej të gjitha garave që bëheshin derisa atletët kanë qenë nudo, gara me parzmore kërkonte që atletët të mbanin pajisje luftarake shumë të rënda, që përmbanin helmetën, një pllakë për gjoks etj.
“Të vraposh në të gjithë ngjarjet sportive ka qenë arritje mjaft e madhe”, thotë për BBC, Judith Swaddling, kujdestarja e lartë e Muzeut Britanik.
“Ata vraponin me parzmore derisa temperatura do të arrinte deri në 40 grade celcius. Kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të pakëndshme, duke kërkuar aftësi krejt të ndryshme prej gjimnasti dhe muskuj të ndryshëm”, vlerëson për rrjetin televiziv britanik, BBC, Paul Cartledge, profesor i klasikes në Universitetin e Cambridge.
I njejti shton se ka shumë pak informacione rreth jetës së Leonidas ndërsa nuk ekziston asnjë fotografi e tij më, ndonëse emri i tij ka prejardhje nga fjala greke që nënkupton luan.
Kjo sipas profesorit Cartledge nënkupton se ai ka qenë person i veçantë.
Leonidas “ndoshta ka qenë aristokrat, ndoshta edhe i pasur dhe ndoshta prej një familjeje atletësh”, thotë për BBC, Cartledge.
Ishulli i Rodesit ka traditë të fuqishme të atletikës. Atëkohë nuk ka pasur medalje të arit, argjendit apo bronzit.
Garat kanë qenë të atilla që fituesi i merr të gjitha, ndërsa kur atleti i parë ka arritur finishin i është dhënë një kurorë me gjethe të ullirit.
Pas vdekjes, Leonidas është “adhuruaru sikur të ishte perëndi”, thotë më tej për BBC, Swaddling.
Atleti grek gjithashtu është përmendur edhe në literaturen antike të Greqisë, ndërsa statuja e tij në Rhodes përmbanë legjendën: “Ai e kishte shpejtësinë e një Zoti”.
Notari amerikan, Michael Phelps që e theu rekordin e Leonidas e ka siguruar medaljen e tij të 22-të duke fituar edhe në garën e notit prej 200 metrave në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil, më 11 gusht.
31 vjeçari kaloi japonezin Kosuke Hagino dhe kinezin Wang Shunin, të cilët fituan medalen e argjendë dhe atë të bronztë, respektivisht.
Phelps arriti të kalojë edhe rivalin e tij amerikan, Ryan Lochte, i cili deri më tash ka fituar 12 medale, gjashtë prej të cilave janë të arta.
Përgatiti: Artan Haraçia
Komentet