Këtë pasdite bie shi, si kurrë më parë, dhe unë
nuk kam dëshirë të jetoj, zemër.
Kjo pasdite është e ëmbël. Pse të mos jetë?
Veshur në hire e dhimbje; veshur si femër.
Këtë pasdite në Lima bie shi. Dhe unë shpellat
mizore të mosmirënjohjes sime kujtoj;
blloku im i akullit mbi lulekuqen e saj,
më i fortë se “Mos kështu!” që thosh ajo.
Lule e mia të zeza të dhunshme; dhe barbare
e tmerrësisht të ngurta; dhe distanca e akullnajtë.
Dhe heshtja e dinjitetit të saj me djegien e vajrave
të shenjta do t’i japin fund gjithçkasë.
Pra, këtë pasdite, si kurrë më parë, jam tani
me këtë buf, me këtë zemër.
Femrat e tjera kalojnë dhe tek më shohin kaq të trishtë,
ato e marrin ngapak prej teje në rrudhën e beftë
të brejtjes së ndërgjegjes sime thellë.
Këtë pasdite bie shi, shi i dendur
dhe un s’kam dëshirë të jetoj më, zemër!
Komentet