Ka reaguar deputeti i PS Alfred Peza lidhur me hetimet që ka ndërmarrë Prokuroria për pasuritë e tij dhe bashkëshortes së tij.
Deputeti socialist bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e politikanit, përveç rrogës së tij, nuk ka pasur shtim të pasurisë.
“Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është vërtetuar 4-cipërisht se nuk ka shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit. Kjo duhet kuptuar mirë se kemi të bëjmë me një fakt . Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin Alfred Peza. Por po heton se si e ka vënë pasurinë një gazetar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e paprecedentë. Këto mund të ishin hetuar fare mirë në dhjetorin e 2012-s.
Në një vend si Shqipëria prokuroria gjen kohë dhe heton si e ka vënë pasurinë një personi që nuk ka patur asnjë pozicion publik dhe nuk ka vënë asnjë qindarkë.
Alfred Peza është personi i parë në Shqipëri, që për periudhën kur ishte gazetar, i kërkohet llogari nëse i ka paguar apo jo taksat ndër vite, së bashku me bashkëshorten e tij. Prokuroria deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë. Akuzat e Prokurorisë nuk qëndrojnë’, tha Peza.
Komentet