Mbresat ne mendjen time,
si gure ku une,
kam hedhur kembet e mia,
per te kaluar lumin e jetes,
vizita e tille ka mbetur,
e Petro Markos,
shoqeruar nga Kol Jakova,
vinin nga Tirana,
ne mars 1973,
ne klasen time,
nuk kam mbajtur ditar,
iu referova atij viti,
ne filluam mesimin,
ne shkollen e re,
kur per here te pare,
mbyllej nje cikel tetvjecar,
ne fshatit tim.
Deri atehere nxenesit,
pas fillores mundoheshin,
gjithe ajo rruge,
deri ne Gurez,
ku kishte 75 vjet shkolle shqipe, 23 vjet 7 vjecare.
Vizitoret hyne ne klase,
si dy mistere ishin,
per ne,
nuk kishim pare aq afer,
persona qe kishim pare vetem,
ne fotografi.
Dinim per jeten e tyre, virtualisht,
per librat e tyre,
kabineti i letersise,
ne kater muret e klases,
reklamonte te gjithe autoret,
shqiptar te realizmit socialist, i mblidhnim nga revista,
Pionieri dhe i fusnim,
neper korniza,
t’i kishim parasysh.
Tjeter ishte t’i shikoje,
ne realitet,
te gjalle, prane vetes,
ne mes te klases,
dy shkrimtar dhe poete.
Prezantimi i tyre ndodhi,
nga mesuesi i letersise,
fjalen i pari,
mori Kol Jakova,
foli per sherbimin e tij,
si mesues ne Gurez,
ne kohen e mbretrise,
viti 1934,
burgosjen dhe perndjekjen,
ne Shkoder prej fashisteve, qendrimin ne ilegalitet,
ne Gurez, me 1940,
per “Fshati midis Ujrave”,
na beri me qesh,
kur tha se prifti i Gurezit,
per te treguar vjetersine,
e famullise se tij,
kishte gdhendur mbi nje gur,
kjo ishte komike,
emrin e vendit,
ne gjuhen latine “Gursosum”,
per te tjetersuar historine,
kjo ishte tragjike,
mbi vjetersine e vendit,
per ciftin e heronjve te romanit,
Preng Sherrin dhe Hanen e bukur,
ne Pyllin e Mashit,
e te tjera ngjarje,
nga trapi i Gurzit,
te trapi i Ishmit,
kalaja e Prezes.
Mandej i erdhi radha shkrimtarit,
Petro Markos te madh,
me origjine nga Himara,
lindur ne Dhermi,
vendlindja kishte ndikuar,
ne formimin e karakterit,
te shkrimtarit dhe poetit.
Deti nga perpara,
mali i Cikes nga mbrapa, prinderit,
gjyshja me ligjerimet e saj tragjike.
Jeta e Petro Markos,
kujtesë e rëndësishme kishte qene,
kombëtare dhe ndërkombëtare,
kishte parë e kishte prekur,
dy luftërat botërore:
një luftë e karakterit ndërkombëtar,
luftën e brigadave -1936,
internacionaliste në Spanjë,
kundër diktatorit Franko,
kishte prekur,
kishte qenë njëri nga vuajtësit,
e internimeve,
të egra në dhera të huaja, kryesisht në Itali,
(Ustika)-1942,
siç po na tregonte,
kishte shpëtuar në dy raste,
nga vdekja.
Ishte një personazh i rëndësishëm,
i memories së luftës më epike,
në historinë e njerëzimit,
bashkë me një avangardë shkrimtarësh,
më të mirët,
kishin përjetësuar atë luftë,
për jetën dhe lirinë,
në veprat e letërsisë,
së përbotshme,
“NO PASARAN”,
se si me tingllonte,
vete na e shpjegoi,
dhe një varg ngjarjesh të tjera,
të jetës së kombit,
të atdheut,
të tijat personale,
dhe të familjes,
të cilat vinin përmes,
asaj bisede,
mbreslenese po aq pedagogjike,
përmes shqisës,
estetike të një mesuesi,
të bashkbisedimit.
Tash i perpunoj ne mendjen time, mbresat e pashlyeshme,
ata floke kacurrela,
te ngatrruar,
njeheresh intrigues,
si nje mesazh trishtimi.
Ndihej nostalgjik,
mendonte për fatin e atdheut tone,
nuk mund te fliste,
ashtu me ne,
frenonte agjitacionin e tij,
si ai qe ngrihet nga shtrati,
në heshtje,
për një gotë ujë e pyet veten:
donte nuancat e gjelberta,
te detit,
te kaltren e qiellit, tejdukshmerine e ajrit,
te gjelberten e pyllit të vogël,
qe mbante mend dikur,
pranë shtëpisë se tij,
ku kishte luajtur,
si fëmijë,
ndoshta po i kujtohej tani,
ne te djathten time,
ne te majten e te tjerve?
nëse do të ishte në gjendje,
të rikthehej te zogjt’
e vendlindjes se tij,
vetem ata e dinin kush ishte Ai?
brenda ne klasen time,
po i cfaqej Dhermiu…
Vite me vone degjonim,
shkrimtari, poeti i madh,
ishte një person tjetër,
mundohej të rivlerësonte miqtë,
te luftes,
te burgjeve,
internimeve,
te femijerise,
nëse mungesa e tij,
kishte ndonjë vlerë sado pak?
A kishte ndonjë rëndësi?
pa ata dashuria e tij,
nuk kishte kuptim për asgjë,
në jetën e nje te vetmuari,
te nje te perndjekuri,
kishin denuar Jamarberin,
te birin,
po aq i talentuar,
per ridenimin e tij,
fatin dramatik te familjes,
mbresat tona nga ai takim.