Për të kremtuar janë parashikuar një mori iniciativash anembanë vendit. Muzeu Historik i Bernës ka hapur ekspoziten “1968 në Zvicër” që rri e hapur deri më 17 qershor 2018
Të jeni realistë: kërkojeni të pamundurën! Kanë kaluar pesëdhjetë vjet prej kur ky sllogan dhe të tjerë si ky tingëllonin dhe shpaloseshin anembanë botës. Ishte viti 1968: viti simbol i lëvizjes hippy e i protestave kundër luftës në Vietnam; viti i revoltave të majit parisien, shpërthim i një pakënaqësie dhe i një dëshire për shndërrime dhe, prej andej, në pak muaj shpërndarë në të gjitha qytetet e mëdha evropiane. Është vitit kur – për një brezni të tërë – utopia paqësore, internacionaliste dhe libertare dukej vërtetë diçka e prekshme. Mjaftonte t’i hiqnin prangat dhe të zgjasnin duart drejt tyre.
Kundër kujt rebeloheshin të rinjtë gjashtëdhjetëetetësh?
Nxitëse ishte ideja e refuzimit të çdo forme të autoriritarizmit, në kuptimin e plotë dhe të gjerë të fjalës. Krahasuar me lëvizjet e mëparshme historike, që kishin pasur motive kryesore denoncimin e shfrytëzimit ekonomik dhe të pabarazisë sociale, lëvizja e vitit ’68 dëshmonte një forcë të zjarrtë gjithëpërfshirëse. Protesta vihej kundër gjithçkaje, duke vërshuar kundër më shumë armiqve se kurë, që nga normat sociale (shtypi servil) deri tek dramat ndërkombëtare (Vietnami, vdekja e Che Gevarës, pranvera e Pragës) deri tek imponimi i një kulture sunduese të shtypjes seksuale.
Në Zvicër protestat qenë më pak spektakolare se kudo, por gjithsesi ishin një përvojë vendimtare. Konfederata po kalonte vite shndërrimesh dhe kundërthëniesh të thella. Boomi ekonomik i Pasluftës kishte sjellë edhe mirëqenie, por zhvillimi social-kuluror kishte mbetur mbrapa. Hendeku me pjesën tjeter të Evropës i femrave zvicerane që nuk kishin të drejtën e votës, shkonte tek ndalimi i bashkëjetesës mes njerëzve të pamartuar, paragjykimet dhe censurat qarkulllonin.
Një tabelë ku iu ndalohe hyrja atyre që kishin xhinsa dhe flokë të gjata (Sant Galen, 1966).
Prishje rendi në Zyrih, nga Rolling Stones tek Globus Krawalle
Tensionet e para ndodhën më 1964, me Expo në Lozanë. Organizatorët (mes tye arkitekti tiçinas Alberto Camenzind) ndërmrën disa iniciativa novaore, duke dëshmuar përfshirjen në zhvillimet e reja kulturore të cilat ftonin shkëputjen nga traditat folkloristike, duke shpallur qëllime të guximshme. Kjo shkaktoi kritikat e konservatorëve dhe të progresistëve.
Nevoja për t’i dhënë më shumë hapësirë kulturës alternative (e quajtura kundërkultura) ishte një ndër kërkesat kryesore të riisë gjashtëdhjetëetetëshe. Si kundërkulturë shikonin atë të përkushtuar politikisht, por edhe anvantgardën artistike “skandaloze” të Living Theatre (dhënë në Gjenevë në verën e vitit ’68) dhe risitë muzkore që frynin në Britani e SHBA. Më 1967 Jimi Hendrix e Rolling Stones për herë të parë dhanë koncerte në Zvicër. I pritur me delir dhe histeri kolektive, koncerti i Stones përfundoi në një mjegull tymi dhe një rrëmujë karrikesh të përplasura.
Kulmi i kundërshtimeve dhe i dhunës ndodhi në Zyrih, në verën e vitit ’68. Prej javësh studentët kishin pushtuar disa stabilimente të magazinave Globus për të krijuar një qendër rinor autonome, por autoritetet qytetëse, duke mos pranuar të tilla forma primitive e anarkike, urdhëruan zbrazjen e tyre. Të nesërmen pesëqind të rinj zbritën në shesh për të protestuar, duke u ndeshur me një dhunë të paparë në Zvicër. Përleshjet, të pagëzuara më vonë cGlobus Krawalle (“revolta e Globusit”), provokuan dhjetëra të plagosur e, më vonë, akuza të rënda nga shtypi për tepërim të brutaliteti të përdorur nga forcat e rendit.
Globus Krawalle: përleshjet mes manifestuesve dhe policisë (Zyrih, qershor 1968)
Po në jug të Alpeve? Pushtimi i Shkollës Magjistrale
Njëkohësisht shtypërthenin protestat në universitete, nga Friburgu në Lozanë, nga Gjeneva në Nojshatel. Shkollat e larta përfundimisht hapën dyert për masat, duke dyfishuar regjistrimet (nga 15 mijë studentë në Zvicër më 1960 në pothuaj 30 mijë më 1968). Por përmbajtja e arsimit kishte ndryshuar fare pak. Masa studentore ankohej për vjetërim të programeve, mënyrës së mësidhënies dhe kërkonin pjesëmarrjen në jetën politike universitare.
Frymëzuar nga këto motive në mars ’68 rreth treqind studentë pushtuan Shkollën Magjistrale të Lokarnos dhe nuk u lrguan nga auditori 20 për tri ditë. U krijua një asamble e përhershme ku zhvilloheshin diskutimeve, shtypje gazeta e studentëve dhe jepeshin komunikata zyrtare. U shpall “Lista e 10 ndryshimeve” për ta bërë shkollën bashkëkohore. Departamenti i Arsimit Publik i Tiçinos premtoireforma dhe emëroinjë drejtor të ri, po u desh mjaft kohë deri sa të ndodhnin ndryshime thelbësore.
“Peace and love”. Një manifestim rino kundër ushtrisë zvicerane (Gjenevë, maj 1968). (Keystone)
Një nxitje për emancipim, sidomos femëror
Ishte revoloucion? Ndoshta jo. Pas fillimit të vrullshëm liberator dhe antidogmatik, Gjashtëdhjeteteta nuk e pati dimensionin e dytë, pra, një projektualitet ideologjik që t’ua tregonte rrugën që do të merrnin. Pas pak muajsh kjo dallgë gjigante u tërhoq, në formën e aktivizmit politik më konkret, sidomos në Itali, në ekstremizmin e luftës së armatosur. Kjo frymë mori fund më 12 dhjetor 1969, me masakrën në Piazza Fontana të Milanos.
Rrjedhojë e zhvillimeve të vitit ’68 ishte çlirimi i thellë i normave dhe zakoneve zvicerane. Ky vit i dha një shtytje vendimtare emancipimit të femrave, qoftë në fushën seksuale, qoftë në atë politike.
Viti ’68 ndoshta nuk ishte revolucion. Por ishte revolucionar, pa dyshim./rsi
Komentet