1. Qielli i Shqipërisë
.
Qielli i Shqipërisë,një qiell dashurie
Ka vajza të hijshme,bekim Perëndie
Qielli i Shqipërisë ka vajza të bukura
Janë aq të hijshme,për t’i pirë me kupa.
.
Ja shikoni njërën a s’është si sorkadhe?
Ja edhe kjo tjetra,ta këndosh me saze
Ç’them njëra-tjetra,veç është humbjekohe
Janë aq të ëmbla mu si mjaltë me hoje.
.
Qielli i SHqipërisë si ti s’ka të dytë
Po vdiqa larg teje, s’do më dalë ky shpirt
Se Qielli i SHqipërisë është xhami e kishë
Dërgomëni një copë dhe ngjallem si Krisht!
.
2. Mua më piku dashuria
.
Mua më piku dashuria,më goditi mu në kokë
Si të jetë meteor ,meteor që bie mbi tokë.
S’më goditi veç në kokë,më goditi drejt në zemër
Që ta dini miq e shokë,nuk duroj sa shoh një femër!
.
Ja më thoni,o zotërinj, a i bëhet kësaj naze?
Herë më duket si ftujake,herë më duket si sorkadhe,
Po kjo tjetra që nga larg,më buzëqesh e synë më shkel
JO po bukën s’e ha”thatë”(shpirt,o shpirt,si nuk po del?)
.
A durohet kjo”noksiania” që ka nxjerrë gjirin çipllak
Unë e shoh dhe s’e mbaj veten(dua t’ia thithë atë gji pak)
Nuk kam faj fare ,i shkreti,ju betohem:-Për PERËNDI !
Le të vijë për mua kiameti,s’jetoj dot pa dashuri.
.
3. MBeta Dashurive
.
Mbeta-mbeta dashurive si sarhoshi mbi faqore,
Se s’u bëj dot ballë dy syve që m’i nguli një shaptore
Se m’i ngulli si turrielë dhe ma bëri zemrën vrimë
Ata sy të mbushur qiell,i përpiva,më përpinë.
.
I përpiva,më përpinë dhe vazhduan ca më tej
Por unë jam burrë me thinjë,për “të tjera” nuk dëftej.
Unë që mbeta dashurive,nuk kam turp të tregoj
Nëse pata shumë mike,veç me SIKËN * s’i ndërroj.
.
* SIKA-imeshoqe.
.
4. Dashuri,pa ty jam hiç.
.
Dashuri,pa ty jam hiç dhe s’kam turp që e pohoj
Dhe në moshë të pleqërisë,çuditërisht dashuroj!
Moralistët zënë më nëmin,ca më shumë më mallkojnë
Këta për mua bëjnë “të lënin”,se nuk dinë të dashurojnë.
.
Moralistë? Gati dy e treta,zënë e hiqen puritanë
Krejt ndryshe e vërteta,dy fytyrsha sharlatanë.
Unë nuk fshihem,nuk vë maska(transparent jam si xham)
Ja me sy ma bën”adashja”(unë për të bëhem kurban)
.
Kur është ndjenja reciproke,kur s’ka shtirje apo dhunë
Nuk ka vend për ekuivoke,e çfarë duhet vallë më shumë?
Dashuroj unë sinqerisht,se s’rroj dot pa dashuri
Dhe përcillem pleqërisë,(nuk jam plak,por jam i “ri”)
.
5.Nuk ka moshë dashuria
.
Nuk ka moshë dashuria
Kështu flet e shkruan një plak
Më ka ardhur pleqëria
Por i nxehtë është imi gjak.
.
Shoh një sy e më bie syri
Shoh një buzë e goja lëng
Si i ri,mendja s’më hyri
Koka ime seç bën “tëng”.
.
E më del tym nga koka
Mendjen dot nuk e mbledh
Shkon një femër,tundet bota,
Po pse syrin mua ma hedh?
.
Po unë bukën s’e ha “thatë”
Nisem sulem pas asaj
Ende vetes s’i them:-Mjaft!
Ta mohoj s’e kam kollaj.
.
* janë shkruar në vite të ndryshme dhe dërgohen për”Shen Valentinin”.
Tiranë,13 shkurt 2024