Të dielën më 19 mars, në Fanjë të Bërzeshtës u përurua dhoma muze e dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në ditëlindjen e tyre. Genci ka lindur më 23 mars 1941, kurse Vilsoni më 18 mars 1948, por unë e bëra përkujtimin më datë 19 si ditë e ndërmjetme dhe si ditë e dielë.
Aktiviteti u organizua nga deputeti Bujar Leskaj dhe me pjasmearrjene tyre na nderuan artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu, profesori Bardhosh Gaçe, skulptori i njohur, profesor Sadik Spahia, i cili i përjetësoi dy poetët në memorialin në qendër të Librazhdit, si dhe shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, miq dhe familjarë.
Të pranishmit i njoha me përndjekjet e gjithë familjes Blloshmi, me vrasjet, burgosjet, internimet, me dëshmitë, fotot arkivore të familjes tonë, të Vilsonit dhe Gencit, dorëshkrimet, librat, korrepodencën, rrobat, plumbin e pushktimit të gjetur brenda në gropën e ekzekutimit të poetëve. Të pranishmit u rrënqethën nga spjegimet e mia dhe filluan të lotonin për makabritetin e bërë nga regjimi komunist ndaj dy poetëve dhe gjithë familjes Blloshmi.
Tregova si i gjeta poezitë e Vilsonit dhe Gencit si dhe letërkëmbimet e Vilsonit me piktoren Lume Blloshmi në arkivat e Sigurimit të Shtetit, të cilat bashkë me profesorin Sadik Bejko i publikuam në disa libra. Në botimin e librave hasëm shumë vështirësi sepse shumë shtëpi botuese nuk donin t’i botonin sepse në to ndodheshin edhe aktekspertizat e Koçi Petritit, Diana Çulit dhe Muzafer Xhaxhiut për poezitë e poetëve dhe përkthimeve të Vilsonit të shkrimtarëve francezë.
Artisti Bujar Asqeriu, tepër i emocionuar dhe i përlotur tha se, shtëpia e dy poetëve duhet të ishte bërë muze dhe të kthehet në pelegrinazh.
Ndërsa deputeti Bujar Leskaj tha se, unë e kam ngritur disa herë në Parlament dhe kam bërë kërkesë disa herë që shtëpia e poetëve në Bërzeshtë të bëhet muze ku të nisë pelegrinazhi.
Ndërsa shkrimtari dhe mësuesi Ardi Stefa, i cili mbeti i mahnitur nga kjo dhomë muze u shpreh se këtu duhet të fillojë pelegrinazhi. Ai premtoi se së shpejti do të sjellë nxënësit e tij nga Vlora për të vizituar këtë dhomë muze.
Genc Leka ka lindur me 23 mars 1941, kurse Vilson Blloshmi ka lindur më 18 mars 1948. Të dy u pushkatuan më 17 korrik 1977 dhe u hodhën nga terroristët komunistë në një gropë tek përroi i Firatit. Unë pas rreth 20 muaj kërkimesh dhe pas shumë përkjeve të mia dhe të djalit të xhaxhit (Bukuroshit), Agim Blloshmi, i cili sot punon dhe jeton në SHBA, në prill të vitit 1993 arrita t’i gjej ku ishin groposur dy poetët.
Falenderoj të gjithë pjesmarrësit të cilët më nderuan me ardhjen e tyre në përurimin e dhomës muze në ditëlindjen e dy poetëve, si dhe në vendosjen e buqetave me lule te memoriali i dy poetëve në Librazhd.