Pranvera e kotur pik’llueshëm dimrin përcolli
Stin’ e artit të pastër, dimrin plot psherëtimë,
Edhe në shpirtin tim të zymtë diç të re solli
Pamundësia nga unë tërhiqet me gogësimë.
Muzgjet vakojnë, takohen afër kafkës sime
Shtrëngojnë zinxhirët fort si një varr i vjetër
Unë po bredh prapa një ëndrre plot jetë time
Por nëpër fusha të pastra më pret jet’ tjetër.
Bie i dehur pastaj nga aroma e drurit t’ri,
Dhe me duar të mia çel unë varre n’ëndrrën time,
Të ngrohtë dhe ha ku zambaku rritet bukuri,
Hetoj rrugës m’ik mërzia, e keqe dhuratë,
– Por Kaltërsia e ëmbël i buzëqesh në agime
Zgjimit të zogjve që i këndojnë diellit gjatë.
Komentet