Hartfordi, kryeqyteti i shtetit të Connecticut, si një ndër qytetet mëtë vjetra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u themelua në vitin 1635. Me muzeun më të vjetër të artit “Wadsworth Atheneum” me gazetën më të vjetër të botuar pa ndërprerje” Hartford Courant” ,me parkun “Bushnell Park”, apo shtëpinë Muze të Mark Twain, shquhet si një qytet arti, me gjurmët e së shkuarës plot ngjarje, data, detaje që e cilësojnë si një qytet plot histori. Kësaj panorame artistike, cilësuar nga Twain si një nga qytetet më të bukur, ibashkohet prej 23 vitesh festivali i femrave kompozitore, i quajtur “ Women Composers Festival of Hartford”.
I mbajtur në sallën e ambjentet e Universitetit Shtetëror të Connecticut, ky festival nuk është thjesht aktiviteti që shfaq e promovon krijmtarinë femërore, ai është shndëruar tashmë në platformë, institucion, i përkrahur nga organizma të rëndësishme të botës muzikore.
Misioni i tij shfaqet sa i veçantë dhe i fuqishëm, me shtrirje gjeografike nëgjithë globin, me tinguj, interpretime, studime e konkluzine për botën muzikore femërore. Që nga viti 2001 ky festival ka ofruar një platformë edukative dhe argëtuese që ka ecur përkrah teknologjisë në shërbim të promovimit të muzikës femërore, krijmtari e cila në gjithë historinë e artit botëror është ndeshur me vështirësi, të cilat janë prezente edhe sot. I njohur si” festivali kampion” përsa i përket njohjes, studimit dhe promovimit tëmuzikës femërore nga institucione të tilla si “New Music USA”,“Aleanca Ndërkombëtare për Femrat në Muzikë”, “Amphion” dhe“ Greater Hartford Arts Council”, qëllimet e festivalit përfshijnë informimin e publikut përmes shfaqjeve të muzikës që është shkruar dhe është ende duke u shkruar, duke synuar zgjerimin e të kuptuarit të njerëzve për muzikën dhe evidentuar kontributinfemëror në këtë fushë. Festivali përqafon diversitetin e rracës, përkatësisë etnike dhe aftësisë, ndërsa gjithë realizimi ecën midis dy linjave.
Rregullat tejet strikte përfshijnë thirrjet për pjesëmarrje në disa nga aktivitetet e tij siç janë “Maratona Virtuale dhe Live, Simpoziumi shkollor, Workshop i kompozicionit apo Koncerti i një ansambli të njohur.
Gjithçka funksionon me përpikmëri, mbibazën e drejtimit nga një bord profesionistësh, me të ftuara tëfamshme të krijmtarisë muzikore, me procedura transparente, afate strikte, kërkesa, rregulla, ligje.
Gjithë kjo korrektesë që i jep autoritetin e duhur të një festivali shumvjeçar, kontraston me linjën tjetër, atë të lirisë për të marrë pjesë, për tu promovuar nëbazë të aftësisë, talentit. Është kjo mundësia amerikane e vlerësimit të individit, krijmtarisë së tij, këtë herë femërore muzikore që ky festival promovon. Përzgjedhja e krijimeve muzikore apo pjesëmarrja në Maratonën muzikore, kalojnw nw procedura disa mujore, në një përzgjedhje tejet profesionale.
Si nënjë punishte kompozicioni, kompozitoret e përzgjedhura më parëdhe veprat e tyre përfitojnë nga eksperienca e një mentoreje tënderuar e cila gjithashtu përzgjidhet çdo vit. E rëndësishme ështëdhe pjesëmarrja e një kompozitoreje amerikane me famë ndërkombëtare dhe vlerësime të shumta.
Përveç listësmbresëlënëse të kompozimeve, shumë prej të cilave janë të frymëzuara nga natyra, miti, spiritualiteti dhe çështjet mjedisore dhe sociopolitike, kompozitorja Kirsten Volness e përzgjedhura e këtij edicioni është pedagoge e përkushtuar, interpretuese dhe producente aktive. Festivali është tejet interesant nga organizimi, përzgjedhja, aksesueshmëria për ta ndjekur live, si dhe virtualisht nëpërmjet një bilete modeste gjithë aktivitetin.
Broshura efestivalit detajon gjithë aktivitetet, veprat, shfaq curriculumet e pjesëmarrësve, nga sesioni shkencor e deri tek partet muzikore nëtë, gjithçka si fjalë e fundit e teknologjisë për afrimin e shikuesve, pjesëmarrësve dhe ndjekësve anembanë globit. E ndërsa aktiviteti i festivalit gjendet mes dokumentarësh, në interpretime tëpërvitshme në you tube, në studime shkencore, teksa lexon nësimpoziumin shkollor përqindjen e interptretimit të veprave femërore në Azi, përqindjen e interpretimit të krijmtarisë femërore në institucionet si teatrot e orkestrat amerikane gjatë 2023, festivali të shtyn të mendosh më gjatë, të mendosh ndryshe.
Është fat, kënaqësi, vlerësim të jesh pjesë e tij, të gjendesh mes interpretimeve të muzikanteve të mrekullueshme nga gjithë bota. Përtej saj të jesh shqiptarja e parë si kompozitore dhe interpretuese e 4 Capricciove për violinë solo.
Ka shumë detaje personale, mënyrën live dhe virtuale që festivali mundëson, mënyrën si u filmuan videot. E gjithë kjo e humb rëndësinë përballë idesë se pse në vende të zhvilluara si Amerika, Kanadaja , Zvicra kanëlindur si domosdoshmëri festivalet femërore që promovojnëkrijmtarinë muzikore?. “Swiss female composers” është një tjetër festival prestigjioz në Zvicër, ku krahas aktiviteteve spikat publikimi nëpërmjet botimeve i krijmtarisë femërore.
Këto vende plot tradita e zhvillim përpiqen maksimalisht për krijmtarinëmuzikore. Pse ka lindur kjo sipërmmarje, kjo përpjekje për ta përkrahur, motivuar, promovuar këtë krijmtari ? Vite më parëbënte pështypje mungesa femërore në orkestrën e Vjenës, deri sa koncerti i Vitit të Ri ndryshoi, dhe figura femërore filloi të bëhej gjithnjë e më e pranishme. Për dirizhimin si profesion diskutohet gjithashtu, me kalimin e kohës dirigjentet femra duket se po bëhen pjesë e skenave të rëndësishme.
A ndoshta kompozicioni mbetet një kështjellë e pamposhtur, e ndonëse në botën e përparuar, tëzhvilluar ky profesion gjendet në trysninë e botës mashkullore? Le ti kthehemi përqindjeve të krijmtarisë femërore të veprave të vëna në skenë në kontinentin e Azisë, ku vetëm 33 përqind e tyre i përket krijmtarisë femërore, apo 10 përqindëshit të interpretimit tëkësaj krijmtarie në institucionet artistike amerikane për vitin 2023.
Përtej faktit se përzgjedhja më kish çuar në Maratonën e këtij festivali të fuqishëm, madje si krijuese dhe interpretuese, njëfenomen ky i përkrahur në botën jashtë, paralelizmi me atë qëndodh në Shqipëri mu duk më i vlefshëm se çdo detaj apo përjetim si artiste. Si është panorama shqiptare e krijmtarisëmuzikore ? Së pari, krahasuar me artet e tjera muzika, muzika serioze, që për një publik të thjeshtë e quajmë “klasike” duket se e ka humbur sensin e saj.
Në Shqipëri muzika, krijmtaria serioze ka humbur para performancës, duket se profesioni i kompozitoritsikur ka dalë nga moda ! Aktivitetet kanë në qendër interpretimin, duke harruar se krijmtaria ashtu si letërsia, artet figurative, ka kohën e tashme, e vazhdon të krijohet edhe pse kolosët e kryeveprat kanë lindur e janë shkruar dikur në të shkuarën e largët. Kompozitorët vuajnë për të shfaqur në skenë krijmtarinë, për më shumë veprat e përmasave të mëdha opera , balete , simfoni edhe pse këto krijime janë ta pakta në muzikën shqiptare aktuale.
Edhe pse tradita apo zhvillimi i gjinive të mëdha erdhi nëdiktaturë, krijmtaria e sotme në kohë të lirisë, mbeti peng e kushteve dhe pamundësive. Kompozimi ka dalë dhe nga moda e medias, që është fiksuar vetëm me emrat e dikurshëm, edhe ato më shumë të njohur nëpërmjet famës, emrit sesa veprave dhe krijmtarisë. Në këtë panoramë vështirësie, mungese debatesh, vizionesh, politikash të qarta për muzikën shqiptare, në gara individuale pa festivale, studime, çështja e krijmtarisë femërore asnuk është diskutuar. Nëse në qytetin e Mark Twanit, tëaventuarave të Tom Sojerit, do ish realizuar ndonjë festival letërsie, teatri, ngjarja do merrte vëmendje.
Ka plot fakte që e bëjnë krijmtarinë muzikore të vështirë, si pakuptueshmëria apo fakti se duhet ta ndjekësh koncertin në kohë reale. Gjuha e ndryshme, mungesa e fjalës apo zëvendësimi me atë të tingujve e bëjnë të pakuptueshme krijmtarinë muzikore krahasuar me artet e tjera. Në Shqipëri festivalet kanë mbetur me mentalitetin e traditës së festivalit të këngës, ku duhet të ketë fitues, çmime dhe trofe. Tek ne ka festivale performancash që realizojnë interpretime tëveprave muzikore, ka festivale personale, po nuk ka festivale vizionare politikash kulturore në përkrahje të kauzave.
Madje çështja e krijmtarisë muzikore femërore nuk është përmendur kurrë, nuk është bërë as ndonjë bilanc se numri i kompozitoreve femra në gjithë historinë e Shqiperisë është ndoshta diku baraz me numrin e notave muzikore !!!! Shqipëria ndoshta shënon rekord për numrin e paktë të kompozitoreve femra, e më pas rekord se nga kjo krijmtari në institucionet kombëtare krijmtaria femërore është inekzistente !!!!
Trysnia e krijmtarisë mashkullore ështëtejet e fuqishme derisa në qytetet e Amerikës, Kanadasë, Zvicrës, përpjekjet për ta përkrahur këtë krijmtari janë maksimale. NëShqipëri trysnia e krijmtarisë mashkullore është aq e madhe, sa për vite e vite ka lënë në heshtje dhe debatin për krijmtarinëfemërore.
Madje po aq i bezdisur dhe i panjohur është dhe fenomeni performer- composer , krijues dhe interpretues, i njohur dhe përkrahur në gjithë botën. Sllovenia realizon aktivitete, festivale duke përkrahur pikërisht këto fenomene, duke përkrahur krijimin nga instrumentistët në shumë kategori , nga fëmijë tek pedagogë, në përpjekje për krijmtari dhe edukimin apo nxitjen e krijmtarisë muzikore. Është koha që përtej shifrave të përfaqësimit femëror në Parlament, intitucionet drejtuese, ti kushtohet rëndësi a të paktën të diskutohet për krijmtarinë muzikore femërore, sinkron me politikat e festivaleve prestigjoze në mbarë botën.