Vetëm një ditë pasi Voal.ch dha lajmin duke iu referuar ndodhive më të fundit në Federatën Panshqiptare se Vatranët më në fund kanë mundur të hynë në Vatër, pasi e kanë patur të pamundur nga ata që kanë uzurpuar kreun e Vatrës.
Të shtunën një grup i madh Vatranësh shkuan paqësisht në Shtëpinë e tyre. Ata janë patriotë e kontribues prej dekadash në Vatër, brez pas brezi, ata paguajnë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë, ata janë emra të nderuar të Vatrës, të cilëve u është ndaluar hyrja nga një grup që drejtohet nga shkelës të Amendamentit të parë të Kushtetutës së SHBA dhe shkelës të kanunores. Të shtunën Vatranët kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të rendit që garantojnë zbatimin e ligjit.
Dhe u duk sikur gjithçka shkoi fare mirë, ndërkohë që z.Ervin Dine me cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, mandati i të cilit vazhdon deri në Kuvendin e rradhës të Vatrës, të dielën lëshoi deklaratën ku bëri me dije, midis të tjerave, se ai mbështet “plotësisht grupin e Vatranëve, të cilët dje paqësisht hynë në Selinë e Vatrës në New York dhe me kurajo e vendosmëri qëndruan në të drejtën e tyre në sallën e Vatrës, derisa oficerët e zbatimit të ligjit amerikan u angazhuan në zgjidhjen e situatës.” Z.Ervin Dine e përshëndeti po ashtu “edhe aktin e oficerëve të policisë, duke i dhënë të drejtën Vatranëve të të dyja krahëve, si anëtarë të barabartë para ligjit të Vatrës, për të hyrë dhe përdorur ambientet e Vatrës në mënyrë të barabartë për të gjithë.” “Shtëpia e Vatrës është dhe duhet të jetë e hapur për të çdo Vatran që ka kontribuar për Vatrën në çdo kohë të historisë së saj dhe për çdo shqiptar patriot.”, shkruhet në deklaratën e z.Dine i cili po ashtu i bën thirrje “kryetarit të Vatrës, që të marrë masat e nevojshme dhe të krijojë kushtet, që sa më parë të thërrasë një Kuvend i ri të Vatrës, në mënyrë që Vatra të kthehet në binarë kushtetues.”
Dhe ndërsa dukej se të paktën ishte pranuar që Vatra është shtëpi për të gjithë Vatranët, po të dielën, menjëherë pas deklaratës se Kryetarit të Kuvendit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, Vatrës iu vu përsëri dryni nga uzurpatorët.
Këtë fakt do ta sillnin Sekretarja e Përgjithshme e Vatrës zonja Nazo Veliu dhe Vatranët Agustin M.Mirakaj, Mark Mernaçaj, Kejvi Mirakaj e Vatranë të tjerë të pranishëm, të cilët, të trishtuar, konstatuan se dyert e Vatrës ishim mbyllur rishtas me dry. Është e disata herë që uzurpatorët të cilët nuk kanë kryer asnjë mbledhje në respekt të statutit dhe Kanunores së Vatrës i kanë vënë vetes vetëm një funksionon atë të dryvënësave.
Më poshtë Voal.ch po sjell videot: