Në shqipëri, partitë ndërrojnë emrat sipas axhentës momentale. Ashtu siç krijohen me emra të pa kuptimtë, pasi programet dhe ideologjitë, mbeten stoike ndaj njëra tjetrës. Dallimet janë të pa kuptueshme. Por vetëm mbi bazën e emrit, përcakojnë në mënyrë dëshirore krahun e përkatësisë.
Kështu ndodhi dhe me Partinë e Lirisë. Ku për hir të së vërtetës, rrjedh nga P.P.SH.më pas P.S. pastaj P.L.S.I. dhe sot P.L. Pra ndryshoj emërtimi i partisë por, ideologjia mbetet e njëjtë. Për këtë nuk ka shumë nevojë për argumente e fakte, pasi ato janë të dukshme e të prekshme për të gjithë. Tek e fundit, ajo mbetet parti e së majtës. Këtu nuk ka asnjë dyshim.
Por problemi qëndron në faktin se, përse ju vendos emri P.L. ?
Situata politike është në një amulli të plotë. Kjo pasi P.D. është ndarë në dy a tre grupime ku. Një grupim ka shumicën e antarsisë, tjetra ka vulën ( pra anën ligjore) por nuk ka mjaftueshëm antarësi. Dhe pjesa tjetër, ka mandat deputeti, por nuk ka qartësi, se në çfar grupimi duhet të bashkohet. Këta presin të gjithë vendimin e gjykatës.
Duket se në këtë amulli të opozitës. Në lojë u fut LSI Por tashmë me emër tjetër.
Zgjedhjet e pjesëshme lokale. P.D.-ja që ka vulën, doli me kandidat të vetëm. Ndërsa Rithemelimi me kandidat te vetëm por, nën siglen e L.S.I-së e partive të tjera. Të dy grupimet nuk arritën të marrin asnjë Kryetar Bashkie ( përjashto shkodrën si baston i djatht)
Gjatë gjithë kesaj kohe. Nuk pati përpjekje reale për bashkim. Kualicioni i Rithemelimit me P.L. Duket se i ndau dhe më shumë dy grupimet. Rithemelimi vazhdoi rrugëtimin e sajë. Duke zhvilluar Kuvëndin dhe ngritur strukturat e saj. Por gjatë gjithë kohës, u propogandua nga Kryetari Berisha e djathta kinservatore. Mbi bazën e kësaj propogande, u bë dhe opsioni i Primareve i cili, është një elemet thelbësorë në të djathtën konservatore. Me këtë ide u theksua se do zhvillohej dhe gara. Me pak fjalë. E gjithë propoganda e të djathtës konservatore të cilën Berisha e trumpetoi që në start. Do përmbyllej më Primaret.
Duke zhvilluar një garë të tillë. Pra, duke ndjekur shëmbullin e Partisë Laburiste të anglisë, dështoi. Dështoi e djathta kinservatore. Pra Rithemelimi i PD-së tashmë nuk mundet të quhet një grupim i të djathtës konservatore, Kjo sjell dhe një pështjellim mes antarsisë. Theksoj që pjesmarrja e antarsisë nuk ishte masive, pasi ajo pjesë që votoi ishin dhe simpatizantët. Psjesmarrja e simpatizantve, bëri që primarja ta humbi qëllimin. Por bëri dhe largimin e më tejshëm me grupimin tjetër, i cili kërkon të dalë me kandidat e anëtarë këshiilltarësh më vehte.
Grupi rithemelimit, mundet të nxjerrë vetëm kandidat per kryetarë,këshilltarët sipas gjasave do të jenë në listën e P.L.-së. Çka do të thotë se. Antarsia duhet të votojë PL për këshilltarë. Këtu qëndron dhe themeli i ndërrumit të emrit të LSI në P.Lirisë. Për të bërë të mundur, jo vetëm bashkimin e daljen me një sigël, por dhe të mos tingëllojë keq, tek pjesa e antarësisë.
Por nga ana tjetër. Ky duket dhe si një “ dorëzim “ karshi grupimit që ka vulën e P.D.-së. Por nga ana tjeyër. Bëhet e mundur dhe ligjitimiteti i nxjerrjes së kandidatve të sajë. Ndaj dhe në Primaret e zvilluara. Askush nga kandidatët nuk fliste për bashkim apo për dalje me një kandidat të vetëm. Kjo ishte sfida e primareve dhe kandidatëve të saj. Kjo sepse në primare, zgjidhet kandidat potencial, njeri që merr përsipër rrisqe, Por kandidatët duke mos pasur konceptin e primareve e të djathtës konservatore. Ata u sulën tek plotësimi i formularve të simpatizantëve, që në këtë rast, quhet votë e përcaktuar.dhe humbet konceptin e primareve. Ndaj kam deklaruar se. Në këto primare humbi e djathta konservatore.
Dajla e dy grupimeve me kandidat më vehte. Është një rrezik potencial për humbjen e zgjedhjeve lokale. Ndaj sa nuk është vonë. Duhen bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar bashkimin e një P.D.-je Dhe dalja me një kandidat të vetëm. Ndryshe, nuk bëhet asgjë me shume se sa i bëhet e lehtë kundërshtarit. Të bashkuar, fitohet dhe krijohet fryma. Gjithashtu i jepet besim elektoratit i cili jo rrallë mbetet indiferent.
Komentet