Ironia e fatit te ebrenjve të shfarosur me gasin e shpikur nga nje shkencetar ebre….
Clara Immerwahr, shkencëtarja hebreje, qé kreu vetëvrasje kundër përdorimit të gazit helmues, të krijuar nga bashkëshorti i saj Fritz Haber.
Clara Immerwahr (1870 – 1915) lindi në Silesi në një familje të pasur hebreje dhe, pasi studioi në shkollat e vajzave dhe provimet rigoroze të pranimit në universitet, arriti të diplomohej në Kimi në Universitetin e Wroclaw.
Ajo ishte gruaja e parë në Gjermani qe studioi ne kete dege dhe më vonë mori edhe doktoraturën.
Ajo u martua, në moshën tridhjetë vjeçare, me Fritz Haber (1868-1934), një kimist i shkëlqyer, nga një familje hebreje.
Fillimisht ajo bashkëpunoi në kërkimet e tij siç mund të konkludohet nga dedikimet qe ai i dedikoi për tekstet që botoi: “Për gruan time të dashur Clara Haber, Ph.D., në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e saj të heshtur”.
Pas lindjes së djalit të saj Hermann, një fëmijë me shëndet të dobët, i cili mori një pjesë të madhe të vëmendjes së nënës së tij, në pak kohë që kishte mbetur nga puna e amvises, Clara organizoi konferenca publike me temë:
“Kimia në kuzhinë dhe në punët e shtëpisë” ajo synonte të edukojë gratë për përdorimin e kimikateve të përdorura zakonisht në shtëpi.
Haber-ët u bënë të pasur pasi shpikja e Haber-it për sintezën e amoniakut nga hidrogjeni dhe azoti atmosferik u industrializua nga Carl Bosch.
Por Clara ishte shumë e pakënaqur me marrëdhënien e saj me burrin e saj dhe me jetën e saj të zbritur në rolin e gruas dhe nënës: “Ka qenë gjithmonë mënyra ime e të menduarit se një jetë ia vlen të jetohet vetëm nëse i keni përdorur plotësisht të gjitha aftësitë tuaja. Une u përpoqa të kem çdo lloj eksperience që ofron jeta njerëzore. Pikërisht nën këtë impuls, ndër të tjera, vendosa të martohem në atë moment… jeta që pata ishte shumë e shkurtër… dhe arsyet kryesore janë shtypja e Fritz-it. Mënyrë për ta vënë veten të parin në çdo gjë…, kështu që një personalitet më pak i pamëshirshëm vetëpohues thjesht u shkatërrua.”
Në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, kërkimet e të shoqit çuan në shpikjen e gazeve asfiksuese të cilat ai i vuri në dispozicion industrisë së luftës.
Klara u përpoq në çdo mënyrë ta largonte atë, por pa sukses.
Haber kishte sintetizuar disa gazra me bazë klori, më i famshmi që ishte i ashtuquajturi “gazi i mustardës” (tioeteri i kloroetanit) i përdorur në betejën e dytë të Yprès nga gjermanët nën mbikëqyrjen e Haberit më 22 prill 1915, duke shkaktuar 5000 vdekje në dhjetë minutat e para. Quhej gaz mustardë dhe ishte arma e parë e shkatërrimit në masë.
Haber festoi “suksesin” e Betejës së Yprès dhe promovimin e tij në gradën e kapitenit, gjatë një mitingu në vilën e tij më 1 maj 1915.
Natën e nderimit te 1 në 2 maj, Klara kreu vetëvrasje duke qëlluar veten me pistoletën standarde të të shoqit në kopshtin e vilës: mënyra e saj për t’u deklaruar “jo bashkëpunëtore në shfarosjen”.
Vetëvrasja e Klarës mbeti kryesisht në hije. Gjashtë ditë pas vdekjes së tij, vetëm gazeta lokale raportoi se “gruaja e Dr. H. e Shërbimit Sekret, aktualisht në front, i dha fund jetës duke qëlluar veten. Arsyet për gjestin e pakënaqur të gruas nuk dihen”.
Para vdekjes së saj, Clara kishte shkruar letra duke shpjeguar gjerësisht vendimin e saj, por ato u zhdukën. Haber më vonë shpiku edhe Zyklon, i cili u përdor në dhomat e gazit të kampeve naziste të përqendrimit.
Në vitin 1918 ai mori çmimin Nobel në Kimi për “sintezën e amoniakut”.
Marrë nga: Shkencëtarët në kohën e Liliana Moro dhe Sara Sesti
Shqiperoi : Rezarta Gina