Me rastin e ligjit te miratuar nga parlamenti europian
Jetonte në fshat një përrallëtar i njohur. Ai më shumë rrëfente përralla me kadiun e fshatrave rrotull.
I shkoi njëherë në shtëpi kadiu dhe i tha:
- Mos të të dëgjoj më të rrëfesh përralla kundër meje!
- Mirë! – ia ktheu përrallëtari. – Do të rrëfej ndodhi të vërteta.
- Jo! Ato do të jenë edhe më për dreq! – turfulloi kadiu i zemëruar