(Njëherë për katër e, herën tjetër, për të tjerat tri ditë!)
(fragment)
… S`ka adio…, natën e mirë…, s`ka natën e mirë, padron, ditën e mirë, kush nuk e sheh, diçka me të nuk është në rregull më të, sepse sot s`ka as natë, s’ka as ditë. Prishet nata fillon dita. Ngushtohet dita, i fillon nata… e kështu me radhë, me radhë, në të pambarim, duhet të jesh i vrarë në kokë, duhet të jesh i sakat e i gjorë, mos ta dish se sot punohet, sot jetohet, se sot çdo gjë lejohet e bëhet në ndërrime, jo në at parimin për çka proletariati i Çikagos, rrugët e kësaj metropole i lau me gjak, për atë tri herë tetë (8.8.8) të famshëm për ta zbërthyer atë në: tetë orë pune, tetë orë argëtim, tetë orë gjumë, krejt çka ka njerëzimi në jetë, hajt trego kush në rruzullin tokësor i ka sot aq mirë të pjesëtuara këto njëzet e katër (24) orët e ditës, pardon, të natës…
Mos të harrohet, këtu thur një tregim, një prralle, po si një baladë jave, përrallë e cilës javë, është kjo?
Java tradicionalisht ka shtatë ditë, sepse, bota është krijuar pikërisht brenda atyre shtatë ditësh, brenda atyre shtatë ditësh janë bërë, e behën, mrekulli shumë të mëdha. Brenda shtatë ditësh tjera, me siguri, ose do të krijohet ose do të zhbëhet kjo botë!
Në vend të saj do të lindë një botë e re, si kjo e jona apo diçka ndryshe, ndoshta më e madhe, më e pasur, më e ndritur, më e ngritur, mos të harroj në nyjën e kësaj tollovie përralle jave, dita e parë e javës është e hëna…
…e hënë…
Zakonisht e hëna është ditë e mbledhjeve, në tërë botën është kështu, apo jo. Sot mbahen mbledhje të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme, operative e aksionare, protokollarë, bilaterale, tregtare, të hapat e ilegale… e tjera, mbahen mbledhje në të cilat, me vija të kuqe shënohen hapat që duhet bërë gjatë gjashtë ditëve punë, barrierat që duhet rrëzua, sukseset që duhet shënuar, rrugët që duhet kaluar, punët që duhet kryer, në këtë mbledhje të gjatë e të rënd, të shumtën e rasteve. Aksioni veç fillon, taketuket, në e çast, zbrazen nga shpuza dhe bishtat e shumte të cigareve… Atmosfera kjo e preferuar e prodhueses të cigareve. Sikur mos të ekzistonin mbledhjet, fabrikat e duhanit, nga kriza nuk do t`i nxirrnin as reklamat më të suksesshme televizive, fjalë për fjalë, posikur së ndodh në mbledhje, ndodhi edhe me reformim i kësaj dite, në dhomat ku këto mbledhje janë duke vazhduar, gjithnjë e me pak ka dritë, tymi i duhanit i mbytë dashuritë i ka bërë mur, barku u është kapë për rruazë shpine e në buzë u është shterë pështyma! Fjala përfundimtare e kryesuesit, bashkë me pjesëmarrësit e mbledhjes maratonike, si dele të ndërkryera e të mekura nga të nxehtit e madh, dalin nga torishta, e shkojnë në restauronte publik. Atje i pret drekë e ligë, pa pik mishi, e me çmim shumë të lartë. Të ata tjerët, ata shtëpiakët e mirë, i pret darke edhe më e ligë. Ajo që është përgatitë qysh mbrëmë, në kohën e fillimit të leximit të gazetave që shkakton një temat shqetësues, një fjalosje e rob ‘t e shtëpisë, me grua që ngjitet gjerë të sajimi keq e pengut, i va ligjeve për të marrë rrugë në të pa kthim, se të ofiqari mbulon kryet me gazetë. Një gjumë i rëndë dite që plogështon e rëndon, të bën si renën e përmjerrë, një gjumë i gërshetuar me zhurmë e pikuar gajasesh të fëmijëve të mëhallës, të cilët, plotë histeri vrapojnë pas topit ose nën shtrojerë këndojnë gjersa më në fund nuk të zgjoi zëri i kumbueshëm i folësit të televizionit i cili paralajmëron se, sonte gjer në orët e vonshme të natës, pardon, të hershme të mëngjesit, duhet qëndruar pranë kësaj kutie magjike, sepse në orën zero e kaq e kaq, fillon transmetimi direkt i këtij e këtij kampionati, e bjeri në fije a është kampionat që të tillë ka mjaft… ose asi që, zakonisht ndodhin, ditën e hënë…
… e martë …
Çingerre, çingerre, telefoni nuk punon, autobus nuk ka, treni ka ikë, për shkak të ciklonit të fortë, aeroplani nuk fluturon, drejtori nuk është aty, ka shkua në udhëtim zyrtar, rastësisht edhe sekretaresh ën e ka marrë me veti, nuk dihet kur kthehet, të holla nuk ka, kah me ia mbajt, ka me e thye qafen, hajt, futu në bufet të ndërmarrjes e porosite një ness-café, shfletoje gazetën e ditës, përforcoi edhe një herë ato çka pesëqind herë i ka dëgjuar në emisionet e radios dhe televizionit, ndajua mendjen atyre të dhënave që, për shkak të zhurmës së madhe të gruas se fqinjës që e ka zakon, edhe në gjysmë të natës të shtypë mish për jemeçët e nesërme, të kanë ikur për i marri vesh, tani kur kolegu të cilit gjithashtu veç i ka hasë sharra në gozhdë, fillon e rrëfen si të ka shkuar mbrapsht për çka edhe je nervoz e behu gati që edhe ti, fill e për pe, të dëgjosh rrëfimin e tij, sepse sa është për te interesant rrëfimi yt, po aq interesat do të jetë rrëfimi i tij për ty, kur të merr fund ku duel i rrëfimeve interesante, në bufet asnjëri i gjallë nuk ngel, madje as kamerierja, nuk ju ka zgjuar nga kjo kllapi që, si rrjete është ndërtuar nga diskutimi, me hapa të imtë merret rruga për në shtëpi, sukses i madh pse në këngë nuk përsëriten skenat e së hënës, e ndjen vetën fajtor për punën e pakryer e ndaj gruas sillesh si qengji i butë që i thithë dy nëna, tani ashtu i gëzuar, i kthehesh përsëri kujtesës për punën e nesërme, të mërkurës…
… e mërkurë…
Në punë duhet shkuar me herët si zakonisht sepse shumë lehtë mund të ndodh që për moskryerjen e detyrës duhet shkruar deklaratë me shpjegime të hollësishme pse e si u bë që nuk e kreve detyrën, gjersa në letër i rreshton “argumentet” në shpirt të kallet dashuria që edhe drejtorin ka vesh në bankë të zezë sepse diçka e hidhëte të troket në zemër e nuk të lënë të qetë se çfarë djali pruan kreun drejtori në atë rrugë të gjatë dhe çfarë ishte hisja e ndashmes se sekretare shes, mesë sado pak të do fati, atë ditë fare nuk shkruan deklarate, ngase puna e mundimshme dhe e pandërprere tërë ditën pardon natën e lume, drejtori i lodhur ka shkaktuar një aksident të rëndë komu8nikacioni, ai e ka thyer këmbën, sekretarja e ka vrarë hundën, prandaj në vend të deklaratës fillojnë ofshamat e keqardhjet për fatkeqësinë e madhe që ka ndodhur, tërë ditën duhet bërë gati për nesër, për të etjen…
… e enjte…
Ditë vere është kjo, edhe dëshirën me tufë krizantemash ndër duar duhet vizatuar edhe derën duhet shpenguar e le të rrjedh, si krua gjaku i kuq, drejt nga dejtë e zemrës se të pikojë në gypat të gjatë të epruvetës, provuar për të jetuar, ato nga ndeshja e furishme e trenave në fugin, ato nga shirat e rrepta në Bangladesh, nga ato thatësira në Afrikën, apo ato nga shtrëngata në La mansh, në rrezik të madh janë, mund të flesh rehat se tëra ato pika gjaku, pikë në pikë i ke numëruar, dhe, jo, jo përherë aspak nuk t’i janë dhimbsur, fort e çdo pikë gjaku në kumsh t t`u është shenduar, e ndjen në ato çaste një etje pik gjaku, në rezervuar, në rezervuarin me të madh të gjakut që bota e njeh do të shndërrohet vetëm e vetëm që pikë pik të ndash gjakun kudo aty ku e do rasti, arsyeja dhe në buzëqeshje ndalet të mundsh në përzierje gjaku një botë të mirë, një botë të urte, një botë të përbashkët do të kinin gjithkund të përzienin gjaku, unë ty një pikë gjak vëllaçko filizash, një pikë gjak vëllazëror, ejani të luajmë bashkë, ejani të jemi vëllezër ashtu sikurse edhe jemi, të një menje thithim e një e pimë e një lot derdhim e një diell na nxeh, bëhesh gati t`i shthuresh tëra gardhiqet, t`i rrënosh tërë muret që bëhen e ndajnë, që bëhen e pyetje belash gati të kremtosh lindjen e idesë së re për bufenë e re, për vallen e re, për gjakun e ri, për hapësirën e re, të dekoreve për lidhje të pa lidhje, disa lajme për zjarre, shumë gëlltitje të mira kanë edhe një tregti e marri shitblerje e armeve të rënda në botën grykës e gëlltiteshe siç është bërë, edhe disa tërmete kërcehen për të rrënua qytetet më të mëdha që e kemi, qofshin ato edhe në mbrojtjen e UNESC-os si trashëgimi civilizimi e qytetarie, kthen shpinën kah muri, e mbulon barkun me jorgan të trashë e tretesh në mbretërinë e ëndërrimeve sepse edhe pak e filloi në ditën e premte, e detajuar.
*
… ditë e premte, po ditë e pesë e javës është ajo…
(Rrëfimet e tri ditëve të tjera, një tjetër herë)
përralla e javës, vazhdon…
Java, gjithnjë, shtatë ditë ka. Por ditët e mbetura dhe të ndara nga gjiri i rrëfimit nisur në shekullin e kaluar, atje poshtë, në Kosovë, a ndryshojnë shumë nga ato katër ditë të atij shekulli. Emrat mbesin të njëjtë, siç i kanë qenë gjithmonë: e premtja, është e premte, e shtuna, e shtunë, e diela e diele, por, megjithatë, ndryshojnë.
Ani!
Tri ditët e këtejshme, tri ditët e Shekulli të Ri, sikur janë shkundur dhe u ka rënë dushku krejt!
Tashti nuk është ashtu, siç ishte dikur!
Ndërkohë, ka ngjarë një plasaritje. Një e qarë e madhe. Në çaraveshje. Një përrua, një lumë, një det a oqean…
Ditët, javët, muajt, vitet e fundit dhe ditët, javët, vitet e para, të këtij shekulli!
Nga cep a thep, maja më e lartë, atje nga kurrizi le të vështrohet rrjedha e këtij Uji të Madh, gjithnjë të turbulluar, pis…
Në parakalim shihen: disa tërmete e lëkundje të tjera tektonike katastrofash, një cunami e vërshime të tjera të tërbuara, përmbysje diktatorësh, lindje diktatorësh të rinj, një pranverë arabe, një Kosovë me dramën e saj, një Srebrenicë, një Hagë… Një…, në të pa fund, e, çrregullime te tjera planetare.
Tri ditët e mbetura, të ndara nga ato, rrëfimi i të cilave filloi në fundshekullin e kaluar, e premte, e shtunë, e diel… Po, po ditët gjithnjë mbartin emra të njëjtë, edhe në këtë shekull!
… e premte
Ditë që zakonisht mbyllej me uratën e njohur (gjithë)njerëzore: fundjavë të mirë e të këndshëm për çdokënd!
Jo tashti jo! Si gjatë gjithë javës, edhe në këtë ditë të bekuar, përsëritet urata: shpëtona, o zot i mëshirshëm nga ndonjë shpërthim i ri dhe i tmerrshëm, ngado që vij ai, nga lojë e pahijshme e natyrës apo dorë e keqe njerëzore!
Komentet