Ngushëllimet me fjalë s’mjaftojnë për viktimat, po ashtu për të lënduarit dhe për viktimat që pronat e tyre u dëmtuan nga tërmetet. Sensibilizimi i Shqipëtarëve kudo në botë, është shenja më motivuese që do ia dalim mbarë edhe në këtë tragjedi. Me tragjedi jemi mësuar, jo pak herë pjesë të fajit kemi patur edhe ne. Fatkeqësisht edhe në këtë rast u nevoit kjo tragjedi, që institucionet gjegjëse të ndërmarrin veprime në ligjzbatim, ndaj ndërtuesëve që pakritere apo duke i shkelur kriteret kanë kryer ndërtime. Jo vetëm Republika e Shqipërisë, por veçmas edhe Republika e Kosovës, duhet të ndërmarr masat e njejta në vlerësimin e objekteve të ndërtuara.
Fatmirësisht edhe miqët tonë, na njohin Shqipëtarët, siç thotë edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, në shprehjen e solidaritetit theksonte: “Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqipëtar aq sa mund të rrëzosh një mal”.
Mos të presim mëshirë nga ata që u përpjekën për t’na zhdukur gjatë kohërave të ndryshme të okupimit të Atdheut tonë. Ata edhe në këtë tragjedi, duket qartë se janë duke përdorur situatën për interesa të tyre politike. Tragjedia e Luftës së Kosovës, ka sjellur shumë mësime për institucionet kompetente, edhe pse paraprakisht shumë nga ne kishim reaguar në rrethet tona, që “ndihmat humanitare” nga vendet islamike dhe sidomos nga organizatat gjoja humanitare islamike, në shumicën e rasteve janë instrumentalizuar. Instrumentalizimi i tillë është bërë tejet i dallueshëm nga ndihmat humanitare që vinin nga vendet e Europës, Amerikës etj. Rasti i tragjedisë së Kosovës në vitet 1998 deri në nëntor 2015, është treguesi më i mirë sesi organizatat islamike keqpërdorën misionin gjoja humanitarë të tyre.
Aktivitetet e organizatave të dyshimta islamike madje edhe të tilla të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar islamik, që operuan në Republikë të Kosovës që nga pas lufta e vitit 1999, rezultoi vetëm pas detyrimit ndërkombëtar që të luftoheshin. Përndryshe shumë zyrtarë të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë së Kosovës, flirtonin, korruptoheshin dhe bashkëpunonin me individë të këtyre organizatave gjoja humanitare islamike.
Në nëntor 2015, u mbyllën 16 OJQ, pas arrestimit të 40 prej 57 të dyshuarëve, mes tyre edhe dhjetëra hoxhallarë vehabi më të njohur të Kosovës. Përfundimi i gjykimeve ndaj të dyshuarëve për terrorizëm islamik, është kritikuar si nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe nga SHBA dhe aleatët tonë Europian, duke filluar nga hetime joadekuate, gjykim jomeritor( falje dhe amnestim të tyre) si dhe ekzekutim të sanksioneve penale joadekuat. Si rezultat kemi riarrestimin e disa të njejtëve, mes tyre edhe një nga hoxhallarët e tillë vehabi. Fatmirësisht ende nuk kemi patur ndonjë recidivist, siç ishte rasti i terroristit islamik Usman Khan në urën e Londrës.
Derisa si Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë plotësisht të pambrojtura ndaj ndikimit turk dhe mundësisë që organizata joqeveritare( të lidhura me qeverinë turke), të keqpërdorin situatën. Kemi pa raste eklatante siç ishte “ rasti i memorialit turk në Tiranë” dhe “rasti i 6 turqëve të ekstraduar për në Turqi nga Kosova”, po ashtu tërheqjen e vërejtjes nga SHBA, Gjermania e vende tjera, që vendet tona të kenë kujdes nga ndikimi turk-vërejtje të tillë kemi bërë edhe shqipëtarët nacionalist. Mirëpo, shohim që shtetet tona, ende nuk asnjë kujdes, nga ndikimi turk, krahasuar p.sh: Austria, Gjermania etj që nga viti 2014 e këndej, kanë patur kujdes të shtuar nga ndikimi turk përmes xhamive turke. Në Austri në qershor 2018, kryeministri i saj njoftonte që nga 260 imamët në vendin e tij, 60 prej tyre duhet të largohen nga vendi dhe të mbyllen 7 xhami turke, xhami këto të lidhura me “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Ndërsa në Republikë të Kosovës, Shqipërisë, e më gjerë, identifikohet organizata turke TIKA, por cila njejtësisht me ATIB, propagandojnë islamizmin turk, turqizmin të kamufluar pas humanizmit.
Përfshirja gjoja në ndihmë e forcave “shpëtuese” serbe; dhe më shqetësuese përfshirja edhe në ditët në vazhdim të organizatave kryesisht nga bota islame, duket qartazi tendencat dhe prirjet për të operuar për qëllime ogurzeza.
Forcat serbe gjoja të “shpëtimit” në asnjë rast s’do duhej të lejoheshin të përfshiheshin në asnjë formë në asnjë operacion në tokat Shqipëtare, derisa orientimi i tyre gjeostrategjik është kah Rusia dhe derisa nuk arrihet marrëveshje përfundimtare Shqipëtaro-serbe( zgjidhje të problemit të Luginës së Preshevës; të Sanxhakut të Tregut të ri; të Muhaxherëve të Sanxhakut të Nishit dhe reparacionet e luftërve). Shqetësimi forcohet edhe më shumë kur shohim që njerëz të cilët njihen si bashkëpunëtorë, agjent dhe të lidhur me Serbinë, sidomos nga Lugina e Preshevës, janë angazhuar me keqbesim, në rastin e kësaj tragjedie.
Në disa xhami në Luginë të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut dhe disa radikalist në Republikën e Kosovës, kanë shprehur kryesisht në ambientet e xhamive a ambiente private, tendenca, prirje, qëllime dhe organizime për të ndërmarr fushata islamizuese për Shqipërinë. Janë të numërt hoxhallarët kryesisht salafist-vehabist, të cilët vazhdimisht kanë interpretuar që :” tërmetet janë shenja apokaliptike dhe se Allahu i ka urdhëruar që t’i thërrasin njerëzit e vendeve të goditura nga tërmeti, që të bëhen skllav-robë të Allahut, sepse Allahu tërmetin ia dërgon si tërheqje e vërejtjes a si ndëshkim-dënim, për shkak të mëkateve të tyre”! Madje shkojnë deri aty sa theksojnë që “shkaku i mëkateve të njeriut, ndodhin tërmetet, e dënimi i Allahut merr edhe besimtarët edhe mëkatarët”. Tashmë disa të tillë shihet që janë angazhuar në shfrytëzimin e kësaj situate të tragjike. Hoxhallarë vehabi dhe disa gjoja artist të Luginës së Preshevës etj, të prirur gjoja vetëm nga humanizmi, të frymëzuar edhe nga islamizmi vehabi, nëse gjurmohen sado pak, shihet implikimi i Serbisë, Turqisë dhe të tjerëve që u intereson implementimi i islamit radikal( vehabi) edhe në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç Serbia i ndihmoi, lehtësoi, lejoi dhe nxiti të vehabizohen Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Lehtësisht mund të gjendet informata e tillë, edhe tek disa të rinjë të vehabizuar në Luginë të Preshevës, e më gjerë.
Disa hoxhallarë vehabi në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut por edhe në Kosovë, disa “artist”( një nga Lugina e Preshevës) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut dhe disa nga Kosova( të njohur me bindje vehabiste), kanë filluar fushata humanitare, mbrapa të cilave fshehet qëllimi i politiko-fetar( indoktrinimin vehabist të viktimave të tragjedisë në Shqipëri). Këta kryesisht kërkojnë fonde, ndihma nga qyetatarët dhe besimtarët, por të cilat pastaj këta i menaxhojnë duke i përdorur për arritjen e qëllimeve politiko-fetare që kanë.
Nga tragjeditë e kaluara mund të mësojmë edhe mënyrat sesi ta kalojmë edhe këtë tragjedi të Kombit tonë:
- Menaxhim transparent nga institucionet tona kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe procedimi penal:
- Të fondeve të ardhura nga vendet, organizata dhe individët që mund t’i keqpërdorin,për çfarëdo qëllimi politik, fetar a të tjerë;
- Largimi dhe ndalimi i çdo ngjyrimi politik, fetar, ideologjik a të ngjajshëm dhe procedim penal ndaj të tillëve.
Organizatat politike, partitë politike, politikanët, artistët, prijësit fetar, bashkësitë fetare, organizatat humanitare vendore të vendeve tona, të kontribojnë që të bëjnë thirrje për të mbledhur fonde, ndihma materiale a financiare nga populli yn kudo, por të cilat pastaj t’ia dorëzojnë Institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë, që menaxhojnë situatën dhe reparojnë dëmet e kësaj tragjedie. Veçmas me vigjilencë të shtuar ndaj disa “artistëve” politikanëve turko-islamofil dhe disa hoxhallarëve të cilët në forma të ndryshme janë dyshuar, akuzuar apo së paku në opinionin botorë dyshohen për lidhje me qarqe jomiqësore ndaj vendit tonë.
- Fillimin e procedurave penale, administrative dhe civile për gjitha :
- Hetimin dhe gjykimin meritorë të personave përgjegjës të të gjitha ndërtimeve dhe zyrtarëve që kanë lejuar ndërtimet e tilla;
- Dëmshpërblimin për viktimat nga ndërtuesit e ndërtesave të tilla, që kanë shkelur ligjet e ndërtimit; Patjetër dëmshpërblim edhe për traumat psikologjike, trupore të viktimave në ndërtesat që janë ndërtuar në shkelje të ligjeve të ndërtimit;
- Zbatimin e ligjeve të ndërtimeve për gjitha objektet, private a kolektive të banimit, qoftë në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës, mos të presim tragjeditë të detyrojnë zbatimin e
Shpresojmë dhe urojmë që ky rast i tragjedisë të jenë i fundit, të përfundojë duke kompensu çdo humbje( pos jetëve të humbura).
Duke kërkuar që Institucionet kompetente të vendeve tona( veçmas Republika e Shqipërisë), të menaxhojnë këtë situatë dhe mos të lejojnë që ata që kanë qëllime jo të mira ndaj nesh, t’i përfitojnë nga kjo situatë.
Më:01.12.2019
*Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Komentet