Kohet e fundit kam vene në dyshim diçka esenciale. Ka shume intelektualë, madje dhe njerëz të medias të cilët gjuajnë sensacione, duke luajtur patriotin. Nga ky këndvështrin hodha ne f.b., sot në mëngjes, diçka ku sensibilizoja vrasjen makabre të një intelektualeje, ngjarje rreqethese e cila u mbyll brenda dites, ndërkohë që per ngjarjen tjeter, ate te persekutimit te Gjergjit, medjat zienin nate e dite. Atyre që e ndjejnë veten të lënduar nga ky skandal u them, s’ ka pse të shqetsohen aq shumë pasi Heroi ynë kombëtar, heroi i të gjitha kohrave, mbreti i të gjithë shqiptarëve ,e ka zënë vendin e tij të merituar me kohë atje ku i takon, dhe do të lartësohet përjetësisht si figura më e ndritur e kombit tone, në sheshin e tij, një shesh i cili, edhe pse është shndruar në një gungë të çuditshme, i lartësuar mbi përkrenaret e tij, mban ende emrin ‘Sheshi Skënderbe”.
Problemi qëndron tek mediat që i fryjnë sensacioneve për të ngacmuar një publik patriot i cili me figurën e Skënderbeut identifikon identitetin e tij dhe të gjithë kombit. Gjatë gjithë asaj dite mua më qëndronte mendja tek vrasja makabre e një intelektualeje nga i shoqi i saj, në mes të Tiranës… Një vrasje e paparë, e paralajmëruar, ishin vënë në dijeni të gjitha instancat shtetërore, madje dhe vet Ambasadori amerikan. Këtë zonjë të nderuar nuk e mbroi askush nga vrasja e paralajmëruar… Kjo gjë ndodhi në Shqipëri. Kjo gjë ndodhi në mes të Tiranës. Kjo gjë ndodhi në sy të qytetarëve të Tiranës. Kjo tregon që në Tiranë jeta është krejtësisht e pasigurtë. Kur vritet një gjyqtare, si mund të mbrohet nga plumbi një njeri i thjeshtë, sidomos një grua? Këtë dy ngjarje ndodhën në Tiranë brenda 24 katër orëve. Për njerën e cila s’kishte nevojë për shumë zhurmë Sic morem vesh me vone ishte një pakujdesi e atyre që e ngritën në shpejtëesi e sipër. (Pankarti ishte larg dhjetë metra, Përmendorja e Skënderbeut nuk kishte pse lidhej me pakujdesinë e një pankarti besimtarësh, i cili qëndroi atje vetëm për dy orë.)
Tani, të dashur miq, unë po u pyes ju: A është patriotizëm, i njëllojtë si mbrojtja e përmendores nga kjo ide e marrë se psnakrti ishte vendosur atje jo rastësisht, ashtu dhe të ngrihesh e ta mbushësh sheshin Skënderbej, për të protestuar për vrasjen makabre të një gruaje, të një intelektualeje, të një nëne, të një juristeje, në mes të Tiranës, në mes të ditës, në mes të patrullave të policisë…? Andaj ju them juve, të gjithëve,dhe ju qe keni bere komente nen shkrimin tim, vlerësojini ngjarjet që ndodhin në Shqipëri në kohë dhe mos rrini indiferentë ndaj këtyre ngjarjeve kaq tragjike. Skënderbeu I ka fituar të gjitha betejat e veta të paravdekjes dhe të pasvdekjes. Juristja jonë e nderuar, edhe pse ishte vetë pjesë e ligjit, nuk fitoi dot betejën e vetme me ligjin, me drejtësinë. Aq sa do ta quani patroitizëm mbrojtjen e figurës historike të legjendarit tonë aq quajeni patrootizëm dhe mbrotjen e një gruaje, të një të varfëri, të një të papuni, të një pensionisti, të një të sëmuri, të një të droguari… të një emigranti, të një fëmije… qoftë dhe të një qyettari të huaj që vjen të kalojë pushimet në Sqhipëri dhe përgjaket nga motoskafi , apo vidhet nga një hajdut xhepash.
Dhe një sqarim të vogël. Përmendorja e Skënderbeut bëri gjashtë vjet e mbuluar nga tymi dhe pakujdesia, madje poshte tij u shndërrua në WC, dhe asnjeri nuk e ngriti zërin. Tashmë hijen heroit tone e ka zënë gunga e ngritur para syve të tij e cila, po ta vini re mire ,është më e lartë se përmendorja e Skënderbeut. U hodhën miljona euro për atë shesh gungë. Tani gunga i bën karshillëk figurës së heroit tonë.… Po e lë me kaq. Kam frikë mos ngrihet dikush dhe e shnderron ne sensacion mediatik kete fakt.
Komentet