Ja se çfarë ju ka krijuar korrupsioni shqiptarëve: përmbytjen tërësore nga rreshjet.
A e dini sepse-në?
Sepse lumenjtë dalin nga shtrati se bllokohet derdhja tyre në det.
Sepse që nga viti 1992 e deri në vitin 1997 hajdutët i shitën për skrap të pesë dragat që thellonin grykë-derdhjen e pesë lumenjve të mëdhenj të Shqipërisë.
Sepse janë prishur të gjithë kolektorët dhe kanalet kulluese nga batërdia e korrupsionit masiv të kryetarëve të bashkive, kryetarëve të komunave dhe të gjithë kryeministrave.
Sepse kanë dashur ta kthejnë Shqipërinë në një tokë të pajetueshme .
Sepse kanë menduar të fitojnë para me korrupsion e të ikin.
Por tani janë të gjithë të kapur. E gjithë kjo që shihni se po ndodh si përmbytje dhe ajo që ka ndodhur, është vepër e peshqve të mëdhenj.
Qeveria anti korrupsion që vjen pas tre muajsh, me rrëzimin e qeverisë qesharake Rama, duhet ta ketë përparësi rikthimin e sigurisë kombëtare nga përmbytjet. Le të kushtojë sa të dojë. Ky është një imperativ i kohës.
Eliminimi i peshqve të mëdhenj dhe garantimi i sigurisë kundër përmbytjeve duhet të jenë detyrimet kryesore të qeverisë anti korrupsion.
Te paret tane, nga pervoja qe kishin pasur se jane tri rreziqe nga te cilat duhet pasur kujdese, a) pushteti i keq, zjarri dhe permbytjet, pushteti i keq i paraprine ketyre dy te fundit, gjate stines se veres e tere Shqiperia digjej flake, digjeshin pyje dhe lisa, ullij qindravjecare. Jane prere dhe masakruar pyje dhe kjo ka per pasoje erozionin, shembje dheu, mbyllje rrugesh, shembje te urave dhe bllokim trafuku ne shume akse.
Toka eshte pasuri, eshte aset qe cdo popull, cdo pushtet e ruan me ligje dhe zakone tradicionale, toka prandaj konsiderohet e shenjte.baju per toke. mbeshtetu ne toke, thote nje fjale e urte shqiptare. Nje fjale tjeter e urte e jona thote: Hajni ta vjedh dheun nen kembe. shikoni ju lutem shtreteit e lumenjve te mrekullueshem te s hqiperise qe me teper u perngjajne dunave te shkretetirave te Afrikes, grbuj tere, eskavatore te shumte, kamione, buldozhere te pafund qe gerryejne zemren e lumit dge askush nuk i ndale, sepse pronare te ketyre dinosaureve jane deputete, ministra, shefa te policise, kryetare bashkie e qeveritare te ndryshem. Te gjithe kemi pare dhe po shohim cdo dite se cfare kemi bere me bregdetin tone te mrekullueshem. Asnje katastrofe natyrore nuk do te bente demin qe ne vete i kemi bere Shqiperise.