Kalon hëna përmbi maja,
Pylli ëmbël shushurin, –
Përmes degësh oshëtin
Fyelli i trishtë nga sevdaja.
Dhe më larg, më larg përherë,
Më ngadalë, shtruar-shtruar,
Shpirt i pangushulluar
E pret vdekjen në pranverë.
Përse hesht kur fort të dua
Ty, o fyell, o shpirti im, –
Do këndosh, me mallëngjim,
Ndonjëherë dhe për mua?
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet