Përkujtojmë sot përvjetorin e vrasjes në kufi të 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. Vrasja ndodhi më datë 16 qershor të vitit 1990.
Më poshtë raporti i Hetuesisë së Përgjithshme.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Hetuesia e Përgjithshme
Tiranë, më 18.06.1990
Lënda: Për Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra që u vra në tentativë për të kaluar kufirin.
Ministrit të Punëve të Brendshme
Shokut Simon Stefani, Tiranë
“Më datën 14.06.1990 kanë tentuar për të kaluar kufirin në Pikën Kufitare Hot në Shkodër, Marjan Zef Ndoja, i dt. 1973 dhe Pëllumb Nikoll Pëllumbi i dt. 1973, të dy banues në Shkodër. Hetuesia e rrethit filloi çështjen penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Në fshatin Hot … rreth orës 23.00 i … afrohen pengesës elektrosinjalizuese. Këtu gërmojnë dheun për të hapur një gropë nga ku do të bënin kalimin. Në moment ata kanë parë njësitin kufitar dhe janë fshehur. Njësiti duke kaluar afër vendit ka konstatuar gropën që po bënin dy personat e sipërpërmendur dhe menjëherë kanë dhënë alarm. Duke dashur të shikojnë më mirë ushtarët se ku ndodheshin Pëllumb Pëllumbi ngrihet pak nga vendi ku ishte fshehur por rrëshqet dhe bie në një kanal ujitës ku e merr rreth 10 m rrjedha e ujit. Në kohën që kapet anës kanalit për të dalë atje ndodhej njeri prej ushtarëve të postës që ishte vënë në kërkim i cili qëlloi në drejtim të Pëllumbi duke e vrarë në vend. Brenda orës u kap i gjallë edhe Marjan Ndoja i cili është i arrestuar. Pasi u bënë veprimet hetimore, kufoma iu dha familjes. Gjatë ceremonisë së varrimit, kufoma është mbajtur gjatë gjithë rrugës në krah, duke mos u vënë në makinën e varrimit. Gjatë rrugës nga një grup prej 40-50 vetash janë hedhur shprehje si, “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Partia”, “Ata na vrasin djemtë tanë”, “Duam Liri, Demokraci” etj. Hetuesia kreu veprimet hetimore dhe vërtetohet fajësia e tyre”.
Kryetari i Hetuesisë së Përgjthshme
Qemal Lame
Për këtë arsye, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, në shënimin e ngjarjes shkruan: “Kufomat të mos jepen”.
Vendi i Deshmise dhe Kujteses – Site of Witness and Memory
Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzu . . .
Fare pranë bregut të liqenit është një makinë me taraga franceze qw ka pas njw kabinw . Aty hyn dhe del një burrë i moshuar . Gabina është vendosur rreth 10 m larg bregut të li . . .
Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.
Sipas Lubonjës . . .
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Radio Evropa e Lirë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë . . .
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Donjeck, prill 2022.
Radio Evropa e Lirë
Mes përpjekjeve të administratës së p . . .
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shk . . .
Kapja e shtetit, autokracia, ndikimi politik në administratën publike, gjyqësori, media e aktorët keqdashës global”, janë preokupimet e shërbimeve sekrete italiane ndaj vendeve të Ballk . . .
Me bëri përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim, apo analizë komplementare dhe suplementare e Prof. dr. Elams Leci me titull: ” Rusia, rikthimi i gjeopolitikës komuniste dhe gjeopo . . .
Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë
Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilë . . .
Pjesa e parë
Vasil Kokali, me origjinë nga fshati Aliko i Sarandës, ishte vetëm 21 vjeç, kur e internuan në vitin 1946 dhe ai jetoi në internim, deri më 1991, duke provuar kampet me tel . . .
Ushtarët ukrainas duke luftuar kundër forcave ruse në Çasiv Jar.
Rikard Jozwiak
Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pa . . .
Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare . . .
Komentet