Në një ceremoni emocionuese, personalitete nga fusha të ndryshme u mblodhën për të nderuar Bedri Alimehmetin, një figurë thelbësore për kulturën shqiptare.
E bija e tij, gazetarja Alba Kepi, shprehu mallin për babain, duke theksuar përkushtimin për të ruajtur amanetin e tij dhe identitetin e Tiranës.
Me veprat e tij, Bedri Alimehmeti do të mbetet gjithmonë një figurë e paharrueshme në historinë e vendit.
Mjeshtri i madh, Bedri Alimehmeti, u përkujtua nga familjarët, miqtë e kolegë në një ceremoni plotë emocione e kujtime për ikonën e gazetarisë sportive dhe personalitetin e kulturës. E bija e tij, gazetarja Alba Kepi, shprehu mallin për njeriun e shtrenjtë
‘’Edhe mua më ka munguar shumë. Më ka munguar kur thoshte që Alba gjithmonë mos mungo respekt edhe në punën tënde’’, tha Kepi.
Theksoi se do të vazhdojë të ruajë amanetin e tij për identitetin e Tiranës dhe për kujdesin e dorëshkrimeve të çmuara që ai la pas, duke premtuar se do ta mbajë gjallë trashëgiminë e tij.
‘’Amaneti i tim ati është i shtrirë edhe në veprën e tij. Ai ka lënë ende shumë libra të pabotuar’’, tha Kepi.
Ish-presidenti Bamir Topi ndau kujtime personale, duke pasqyruar lidhjen e veçantë që kishte Bedri Alimehmetin.
‘’Do ta kujtojmë si një njeri besnik i familjes, besnik i shoqërisë, besnik i qytetit dhe qytetarisë’’, tha Topi.
Krahas sportin dhe Bedri Alimehmeti u angazhua për të mbrojtur e trashëguar vlera të kryeqytetit të cilit i kushtoi jetën e tij.
Ai ishte një skenarist i njohur i “Sofrës Tiranase” dhe një nga themeluesit e Shoqatës “Tirana”.
Arben Tafaj, kryetari i Shoqatës “Tirana”, e konsideroir atë si një shtyllë të rëndësishme të identitetit kulturor të qytetit.
Ndërsa Perparim Tavo e përshkroi si një njeri që la një gjurmë të paharrueshme në historinë e vendit, duke theksuar ndikimin e tij në kulturën shqiptare.
Bedri Alimehmeti lindi më 11 tetori 1945, dhe mbylli sytë përgjithmonë në moshën 78 vjecare.
Duke ndarë kujtimet dhe biseda të qeta, ashtu siç do të dëshironte Bedri Alimehmeti, ata që e njohën thanë se emri i tij do të mbehet përjetësisht.