VOAL

VOAL

Përkujtim – MARIAN TUNAJ – VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

May 13, 2015

Komentet

ARBEN TARAVARI SHPEJT IA KTHEJ (BORXHIN)ALBIN KURTIT NË PRISHTINË!- Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
 
 
 
(Lidhur me artikullin ,,Kosova dhe unioni anti-Kurti,,të botuar në gazetën,,Bota sot,,(30 janar 2025)
 
Arben Taravari është i njohur për politikën e tij të urtë e të butë,kur i duhej karrika e kryetarit të komunës së Gostiovarit.Në një kohë u bë krah me partinë e dr.Ziadin Sela dhe nisi rrugëtimin e tij në politikë,urtë e butë dhe,qile gurë gojën për të thënë ndonjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare  në hapësirën etnike të RVM-së.Rrugëtimi i tij në krah dr.Ziadin Selës(Strugë)nuk tregohej se do të jetë i fortë në frymën e jetës të projekteve për avancimin e çështjes shqiptare në shkallë të shtetndërtimit,që,sot e kësaj dite ka mbetur vetëm fjalë e spektrit politik dhe vetë e Arben Taravarit në Tetovë..Pse po themi në Tetovë,ndonëse për këto vite të tranzicionit të RVM-së,spektri politik shqiptar në hapësirën etnike,nuk i pati selitë qendrore në Shkupin zyrtar,por në qytetin e Tetovës(sic!).Kjo është për të debatuar dhe për pyetur pse partitë politike shqiptare nuk i kanë selitë e tyre qendrore në Shkup..?
 
Arben Taravari me stilin e tij urtë e butë,arriti në zyrën e të parit të komunës në Gostivar.Aty punoi e veproi krejt çfarë i thanë nga lartë e,fare pak fliste  e dëgjohej kryetari i Gostivarit,ndonëse ai merrej me punë të tjera të fushës së mjekësisë.Këtu i dilte më mirë dita në politikën shqiptare në hapësirën etniuke të RVM-së  pak si ma larg politikës se nuk i dihet…!Për të parë nga afër Arben Taravarin se sa  ishte në detyrën e besuar të votës së lirë të shqiptarëve në RVM-së u tregua qartë kur në Washington me nismën e LQSHA-së(Joe DiGuardi)në një nga zyrat e Kongresit Amerikan,u organizua dëshmia për dr.Ziadin Sela,deputet i parlementi në Maqedoninë e Veriut,i rrahur për vdekje nga militantët e rrugaqërit e Nikolla Gruevskit.
 
Në këtë dëshmi nuk u dëgjua fjala e Arben Taravarit,bashkëpunëtorit më të afërt të deputetit  të rrahur për vdekje,dr.Ziadin Sela.Për të parë nga afër se Taravari kishte ardhur nga Gostivari  sa për numër në salllën e Kongresit Amerikan në Washington,ai në oborrin e Shtëpisë së Bardhësë, në një pushim në mesin e shumë veprimtarëve të LQSHA-së dhe të shoqatave tjera në Amerikë(SHSHA në Çikago),fliste se si duhet të udhëtonte (mënjëherë)për Beograd në një konferencë shkencore nga fusha e mjekësisë.Më kanë ftuar,duhet të shkaoj dhe,e shikonte orën kur do të duhej lëshuar sallën ku mbahej dëshmia për deputetin në parlamentin e Maqedonisë së Veriut,dr.Ziadin Sela,i rrahur për vdekje në skandalin e përgjakur të dirigjuar nga kryeministri kriminel Nikolla Gruevski.
 
Kur patën filluar zgjedhjet parlamentare në RVM-së dhe për krahun politik të Arben Taravarit,kryeminsitri i Kosovës,Albin  Kurti shkoi në Tetovë e Gostivar për të përkrahur ,,shpetimtarët,,e çështjes shqiptare(sic!)dhe për të rrëzuar  nga pushteti BDI-në e Ali Ahmetit,që,siç thonin me zhargonin e fushatës politike,ai i paskësh shëmmbur tërë vlerat e zgjidhjes së çështjes shqiptare në RVM-së!Dhe,kjo u bë realitet dhe në zgjedhjet parlamentare në RVM-së erdhi  shend e verë Arben Taravari,i cili nuk harroi të nderojë kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti për përkrahjen e ,,programit të ri politik shqiptar,,në këtë vend multietnik me popullin shqiptar në pozitën kushtetuese  të pakicës dhe jo shtetndërtues.
 
Për fund duhet të theksohet se korpusi politik shqiptar me Arben Taravri në RVM-së të kthehën në kryerjen e detyrave të shtëpisë në hapësirën shqiptare  e,mos  të bëhen kumbar të politikës së VV-së  në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.Kësaj i thonë,Arben Taravari shpejt ia kthej (borxhin)Albin Kurtit në Prishtinë!
 
Skënder KARAÇICA,

‘Emigrantët bumerang për Edi Ramën’, Kepi analizon imazhin e kryeministrit përballë italianëve

Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj.

Sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë.

Gazetarja Alba Kepi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se ky projekt tregonte se brenda dy kampeve dhe gjithçka që kishte të bënte me pjesën e financave apo fondeve do meret qeveria italiane, por ja që ndodhi e kundërta.

“Dolën edhe deklarata se pas tyre do vijnë palestinezë, ku ministri e përgënjeshton, por ministri e përgënjeshton këtu, e bën fakt diku tjetër, e ti më pas shikon në parlament një ligj apo draftligj që aprovohet me një arrogancë apo papërgjeshmëri totale lidhur me atë që do të ndodhë”– u shpreh Kepi.

Alba Kepi:

“Kemi akoma fëmijë që vuajnë apo kanë jetuar në atë periudhë, kanë ngrënë ushqimet e asaj toke dhe vijnë me marrë informacione, dhe në Itali në Romë më saktë ka një pavijon i cili vazhdon dhe trajton viktimat e Çernobilit.

Kjo sepse janë ende banorë të asaj zone, sepse toka është e helmuar dhe prodhimet vazhdojnë e prodhojnë helm, edhe pse jemi shumë dekada pas, gjithsesi e kemi këtë lloji problematike.

Janë çështje jetike e bazike e të shohësh ka një neglizhencë totale, që te ajo e porteve të Shëngjinit, gjithçka që po ndodh me emigrantët.

Dolën edhe deklarata se pas tyre do vijnë palestinezë, ku ministri e përgënjeshton, por ministri e përgënjeshton këtu, e bën fakt diku tjetër dhe ti më pas shikon në parlament një ligj apo draftligj që aprovohet me një arrogancë apo papërgjeshmëri totale lidhur me atë që do të ndodhë.

Vazhdoj të jem një nga kundërshtaret më të mëdha të atij pakti e do vijoj ta them pa asnjë komplekt politik.

Nga ana e Ramës, gjithmonë kam thënë se ky pakt do të jetë boomerang-u i tij i parë, dhe kam parë se tanimë ai nuk flet fare për ‘Kampin e Emigantëve’ dhe sa herë është pyetur edhe nga kolegët italianë, e ka hedhur topin nga ata duke thënë ‘është punë e qeverisë tuaj’.

Lajmi i ditëve të fundit, unë e dija 100 milionë, ju më thatë 300 milion ku qeveria shqiptare lëvron për një pakt emigracioni për të cilën ja japim ne Melonit.

Ky  projekt thoshte se brenda dy kampeve dhe gjithçka që kishte të bënte me pjesën e financave apo fondeve do meret qeveria italiane, gjithçka do ndodhte jashtë kamerave që ne e kemi kritikuar shumë që nga siguria, rendi apo lëvizja ishte kompetencë e qeverisë shqiptare.

Dhe ja ku ndodhi, qeveria shqiptare meqenëse nuk kishte as forca rendi, as infrastruktuarë as mjete transporti lëvroi  këtë formë prej 300 milionësh për të ndihmuar qeverinë italiane, ku teksa nënat tona marin 120 euro në muaj pension, ne i japim për teka këto lekë Italisë”.

Kuvendi i Vatrës 2022! VATRA, KU JANË FONDET E TËRMETIT?

Ka kaluar një periudhë e gjatë dhe Vatra nuk ka bërë transparencë mbi fondet e mbledhura për tërmetin. Ku shkuan fondet e mbledhura nga vatranët për të ndihmuar shqiptarët në nevojë?
Dega Vatra Manhattan Branch disponon një listë të detajuar me emrat e të gjithë vatranëve që kontribuan, kjo listë do të bëhet publike shumë shpejt, duke siguruar transparencë të plotë.
Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë apo të përdorë fondet e mbledhura për tërmetin për qëllime personale apo për interesa të tjera. Ky material dokumenton qartë shumën e fondeve të mbledhura dhe synon të sigurojë qëndrim të hapur dhe të ndershëm.
Dega Vatra Manhattan Branch falënderon Z. Marjan Cubi arkëtar asaj kohe për transparencën e tij, si dhe kameramanin që na mundësoi këtë video. Transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim moral dhe ligjor.

Ernest Koliqi: Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar- Nga Skënder Karaçica

Shpalime historike
 
Profesor Ernest Koliqi, përmes takimit vëllazëror me Dom Lush Gjergjin nga Kosova, pati hedh dritë lidhur me programin për hapjen e shkollave e të arsimit shqip në Kosovë dhe dërgimi i 200 mësuesve, në kohën kur ai ishte ministër i arsimit në Shqipëri.
Në kohën e Ernest Koliqit, ai e thoshte zëshëm se as zemra s’duhet të punojë vetëm për mua, por për të vërtetën e popullit tim dhe të atdheut…! Po në këtë rrjedhë kohe, Dom Lush Gjergji kishte gjetur në sirtarët e gjeniut porosinë e tij se harresa në disa raste është më e vështirë se vdekja…!
Përkitazi me programin e profesorit e të ministrit të arsimit në Shqipëri, Ernest Koliqi, për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, në bisedën e tij me Dom Lush Gjergji (Kosovë) pati thënë se shumkush e kuptonte përcaktimin tim në Shqipëri, disa edhe e kundërshtuan dhe me sulmuan haptazi se po i shkapërdredh intelektualët tanë.
Mirëpo, unë u thash : ,,Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar, atje duhet të veprojmë për përforcimin dhe kultivimin  e gjuhës,të traditës dhe të kulturës shqiptare,,.
Karl Gurakuqi për profesor Ernest Koliqin pati shkruar në shtypin e kohës1) se gjuha asht shpata, gjuha asht arma, asht zermra, gjuha asht çfaqja e gjallnisë e, ma në fund, gjuha asht vetë jeta dhe vetë kombi.
______________
1)Karl Gurakuqi,në ,,Shenjzat,,9-12,1966

Një fotografi që kam bërë si sot 15 vjet më parë, më 2008- Nga RUBEN AVXHIU

Një fotografi që kam bërë si sot 15 vjet më parë, më 2008:
Johanna Kaufmann (majtas) dhe Anna Kohen (prindërit e tyre u shpëtuan gjatë Holokaustit në Shqipëri), duke pozuar përpara fotografisë së Edip Pilkut, familja e të cilit strehoi dhe shpëtoi familjen e Johanna Kaufmann-it.
Fotografia është bërë gjatë ekspozitës së Norman Gershmanit, në Selinë Qendrore të OKB-së, në New York, kushtuar shqiptarëve myslimanë që strehuan hebrejtë.
100% e komunitetit hebre të Shqipërisë u shpëtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse, Gershman u përqendrua vetëm te shpëtimtarët e fesë myslimane, shqiptarë të të gjitha feve strehuan dhe mbrojtën njerëzit që ishin dënuar me vdekje vetëm për shkak të etnisë së tyre.
Roli i familjes Pilku dhe i shumë familjeve të tjera shqiptare është nderuar në Muzeun e Yad Vashemit, nga shteti i Izraelit #DitaEPërkujtimitTëHolokaustit

9 shkurt, kryetari i PD-së Sali Berisha takim me diasporën shqiptare në Romë

Pas vizitës në Gjermani, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptare nëpër Europë.

Takimet e kryedemokratit Sali Berisha do të bëhen me moton ‘Diaspora Zgjedh Atdheun’.

‘Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.

Datë 9 Shkurt

 Ora 13:00

 ROMË

 ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

I angazhuar me PD-në, biznesmeni Juxhin Gjoni: E djathta bën që njeriu të kërkojë më të mirën nga vetja. Dua të kontribuoj për vendin tim

Biznesmeni Juxhin Gjoni, i cili jeton jashtë vendit dhe është përfshirë në politikë nën siglën e Partisë Demokratike, në një intervistë me Skype në Programin e drekës në News 24 tha se është bashkuar me PD-në pasi është i djathtë.

Gjoni theksoi se e djathta e bën njeriun që të kërkojë më të mirën nga vetja. Ai shtoi se dëshiron që të kontribuojë për Shqipërinë.

Juxhin Gjoni, bizmesmen që jeton në Bruksel, angazhuar me PD: Bindjet e mia kanë qenë te djathta, sepse e djathta e bën personin që të kërkojë më të mirën nga vetja. Vetëm PD mund të sjellë ndryshime në vendin tonë. Nuk është e vërtetë në PD që nuk dëgjohen ide të reja. Berisha ka pranuar gjithmonë ide të reja. Sa herë që Sali Berisha ka menduar se ideja jonë është e vlefshme, e ka implementuar atë.

 

Secili prej nesh ka forcën e vet në shoqërinë tonë. unë kam ndihmuar vendin tim edhe me kompjuterë në disa shkolla. Unë kam hyrë në politikë që të ndihmoj vendin tim. Nuk është ideja që vetëm të shajmë kryetarin dhe deputetët, por të bëjmë diçka për vendin.

I MREKULLUESHMI, MALTIN REPISHTI- Nga SHEFQET MEKO

-Himn nga shpirti, me plot dhimbje, për Njeriun nga Shkodra që nuk lind më-
Maltin Repishti, është shembulli më i ndritshëm që kam njohur në Minneapolis të Amerikës në fillim të këtij shekulli. Një djalë i jashtëzakonshëm, një shpirt plot buqeta dashurie dhe respekti, një shkodran me humor që ta rrëfentë botën e vet duke qeshur, një profesionist që shkëlqente dhe nuk harronte kurrë të telefononte pacinetët e vet në çdo ditëlindje. Dr.Maltin Repishti dëshmon një krenari shqiptare të pashoqe në Amerikë. Një monument i dukshëm dhe i paharruar. Ai mbetet një profil i ndritshëm shqiptar në shëndetësinë amerikane.
Rastësia na bashkoi në Minnesota. Ime shoqe, më tha një ditë se kishte gjetur shqiptar në Minneapolis. “Nuk ka mundësi, – i thashë, – nuk ka shqiptarë këtu.” Ajo qeshi dhe më shpjegoi: “Një klienti im më tha se kisha aksentin si të doktorit të tij. Është shqiptar më tha.Doktori më i mirë që kam pasur”. Ajo më zgjati një copë letër me numrin e Maltin Repishtit. I telefonova dhe lashë mesazh. Pas dy ditësh ra zilja. Një zë i ëmbël më tha: ” Unë jam Maltini Repishti…” Ishte telefonata më e bukur që kam përjetuar larg Atdheut. Kisha gjetur një mik të rrallë që “më shoi” etjen shqiptare.
Prej asaj dite ne mbetëm miq. Kemi kaluar sa e sa momente të bukura me Dr. Maltin Repishtin, duke kujtuar copëza nga Shqipëria që kishim lënë të dy pas pa mëdyshje. Ai ishte student i dhjetorit, por që nuk krenohej për këtë. “E vetmja gjë e mirë e asaj lëvizje, – më rrëfente Maltini, – ishte mundësia për të ikur”. Ai erdhi në Amerikë me $40.00 dollarë në xhep dhe falë punës së tij u bë një doktor milionier, që jetoi gjithë ëndrrat e veta.
Më dhemb në shpirt ikja e beftë e Dr. Maltin Repishtit. Ai ishte njeriu i dimensioneve moderrne dhe shkodrani që sillte humor në hapësirat e qyteteve binjake në Minnesota.Për mua, Maltin Repishti ishte simbol i një brezi ëndërrimtarësh që “rrëmbeu shansin” në perëndim dhe nuk u ndie kurrë “i ardhur” apo emigrant. Maltini që në takimin e parë të dukej sikur kishte lindur kësaj ane të Atlantikut: një intelektual me ëndrra të mëdha dhe fantazi plot dritë. Ai ndihmoi me dhjetëra shqiptarë të ishin “si Maltini i Shkodrës”: të sukseshëm.
Nuk do të kem dot kurrë një mik të tillë, të rrallë në Amerikë, si Maltin Repishti. Nga afër kam lexuar botën e madhe ëndërrimtare të këtij shkodrani, që të bënte të ndiheshe ndryshe që në takimin e parë. Mbeten në kujtesën time momentet pikante të Maltinit, që e deshëm të gjithë. Të gjithë kërkonin të ishin “miq me Maltinin”, ndërsa ai mençurisht zgjidhte miqtë dhe shokët që deshte. Jam dëshmitar i sa e sa momenteve ku ai shpaloste çlitërisisht ëndërrimet e veta. Kujtoj kur ai kujdesej në Minneapolis për babën e vet të sëmurë. “Nuk dua të ikë pa më parë mua të martuar” – do të më thoshte një ditë me lot në sy.
Njeriu lind që të ëndërrojë dhe të prekë ëndrrën e vet. Në fakt, Maltin Repishti i “preku me dorë” tërë ëndërrimet dhe projektet e veta. Ashtu siç dëshironte vetë. Kujtoj: ndërsa ishte në Gjermani për të ndjekur një kampionat botëror të futbollit, Maltini do më telefononte: “Shefqet. E gjeta dhe unë vajzën me të cilën do të martohem. Është shqiptare…” E do më rrëfente në detaje se si në një mbrëmje në Çikago, një vajzë e bukur kishte “verbuar” vështrimin e qartë të djaloshit Maltin. Kur u kthye, do të takoheshim dhe tërë zjarr do të më rrëfente: “Është një vajzë e mrekullueshme.
Është nga antë e tua, Do të martohem. Do të bëj 4 fëmijë. Do jenë dy vajza, dy djem…Kur të më rriten çunat, do të shikojmë bashkë të ndjekim finalet e kampionatit botëror, kudo që të jenë nëpër Botë, kudo…” Unë dëgjoja. Sa shumë më gëzonin këto ëndrra që më shpaloste një shkodran që sapo ishte fejuar. Ndihesha i ngazëllyër për atë sinqeritet që nuk e kisha parë askund tjetër dhe mezi prisja kohën që rrokullisej. Dhe unë dëshmoj: Dasma shkodrane në Minnetonka ishte një ndër më të bukurat dhe më madhështoret nga shqiptarët e këtushëm. Duke u puthur Lori-Maltini, çifti do të lëshonte pëllumba të bardhë në qiell. Ne dasmorët duartrokitëm plot hare.Ishte një dasmë monumentale , për të cilën kam botuar kronikën tek librim “Unë, ikanaku Shqiptar”. Sot më duket sikur ata pëllumba të bardhë që fluturuan në qiell atë ditë-martese , tashmë e “shëtisin” Maltin Repishtin në Univers, mes yjesh pa fund. Nuk mund të kontrolloj dhimbjen për këtë ikje, kur Maltini duhej që të shijonte më tej atë që kishte projektuar në ëndrrimet e veta.
E kam përqafuar fort Maltinin kur u bë baba për herë të parë në Minnesota. “Po krijoj familjen time” – më thoshte dhe fytyra i ndriste e qeshura. Iku më pas në San Diego, Kaliforni ku ndërtoi “perandorinë e tij”. Në Nëntor 2024, erdhi në Minneapolis dhe qëndruam bashkë. Ai më fliste. Më rrëfente se si kishte krijuar familjen e madhe siç kishte premtuar: dy vajza, dy djem. Lori, bashkëshortja, ishte bërë juriste. Më rrëfente pa pushim për “kështjelltën” ku jetonte: se kishte një bahçe të madhe, në një kodër të bukur nga ku vështroje Paqësorin. “Kam mbjellë me duart e mia 130 drurë frutorë nga gjithë bota, edhe nga Shqipëria…” – do më thoshte. Më rrefentë në celular pamjen nga sateliti, duke më befasuar me histori interesante me komshinj amerikanë. “Ejani na vizitoni.Ejani…” – më përsëriste herë pas here.
Takimi i fundit me Maltin Repishtin ishte një “rrëfim pa fund”. E solli Zoti apo shansi? Më dëftente udhëtimet e pafundme me familjen e vet nëpër botë. U ndal veçanërisht në magjitë që kishte zbuluar në ishujt grekë që nuk i kisha dëgjuar e ai mi rrëfentë si përralla. Kishte një etje të më magjepste me çdo gjë që kishte parë nëpër Greqinë e lashtë dhe nëpër botë. “Jeta duhet shijuar – më përsëriste herë pas herë dhe pastaj, duke më parë në sy , vijonte – dhe unë e kam shijuar… Ja, kam prerë biletat për finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit për vitin 2027… Do të jem me çunat e mi…” Sytë shkëlqenin duke rrëfyer. Në fytyrën e tij sikur shfaqej zemra me të rrahurat e saj pa pushim. Pa pushim më foli Maltini në takimin e fundit, pa pushim…
Dr. Maltin Repishti ishte një shatërvan ëndrrash të bukura. Me të kthehej rinia dhe nuk ndieje asnjë peshë kohe. Maltini, doktori që shëroi sa e sa dhimbje, që shpëtoi sa e sa jetë amerikane, që platiti dhimbje, dhuroi shpresë, optimizëm, që “vaditi”me fjalën e vet dashurinë e kurajon për jetën…në dhjetor 2024, do të më telefenonte. Ishte një zë ndryshe. Nuk m’u duk Maltini.U drodha.Ishte mëngjes. Maltini nga San Diego, me atë zë që më kishte zhytur në qindra rrëfime të bukura, befas do më thoshte: “Shefqet, jam diagnostikuar me kancer në stomak…E kam të trashëguar, por do të shërohem…” U drodha.Nuk e besova. Më shpëtuan lot. Zëri i tij më trembi. “Do të shërohesh mik. Do të triumfosh…” – i thashë dhe fshiva lotët. Maltini ëndërrimtar më ka mbetur para syve i tillë: I mrekullueshëm! Kur zëri i dridhur më përcillte lajmin tronditës, nuk di pse kujtova rrëfimin e Dr. Repishtit kur sapo ishte fejuar. Me atë të qeshurën e vet si diell më tha me krenari: “Kam gjetur një vajzë të mrekullueshme. Ti nuk e di, por si dëshmi e jashtëzakonshme e kësaj dashurie, bëra një analizë speciale të shëndetit tim dhe gjithçka ishte në parametra fantastikë. Bëra një kërkim molekular në bërthamën e jetës qelizore, që nuk e bëjnë të gjithë dhe ishte perfekte. Mahnitëse ishte. Ia rrëfeva Lorit dhe prindërve të saj si një garanci e një të ardhmeje të sigurtë e plot ëndrra.” …Maltini kishte bërë aktin qytetar perëndimor, por jeta ka befasitë e veta. Doktor Maltini ka ikur.
Ky janar 2025 e mori Maltinin e dashur. Babain e mrekullueshëm. Bashkëshortin ideal. Profesionistin e shkëlqyer. Shqiptarin dhe njeriun e madh të Shkodrës, duke lënë emrin dritë në Amerikë:
Doktor Maltin Repishti. Kurrë nuk kisha menduar se do të shkruaja për Dasmën dhe Ikjen e Maltinit që sillte kudo dashuri dhe shpresë.
Nuk e kisha menduar këtë Lamtumirë Janari për të mrekullueshmin Maltin Repishti.
Lamtumirë mik i rrallë!Lamtumirë nga Tirana jonë!
Shefqet Meko
Tiranë, 26 Janar 2025

Zbythën Ballën nga takimi- Flet organizatori i protestës Valentin Lumaj: Balla i inkriminuar! Rama mos niset fare për Michigan, shqiptarët këtu nuk të falin

Aktivisti i diasporës shqiptare në Michigan, Valentin Lumaj, ishte i ftuar në një intervistë në Syri Tv, me moderatorin Bled Marku, ku foli rreth protestave me të cilat shqiptarët e Amerikës pritën drejtuesin politik të PS për diasporën, Taulant Ballës.

Si një prej organizatorëve të protestës, Luma theksoi se kjo protestë nuk ishte ndaj socialistëve, por kundër Taulant Ballës për shkak të implikimeve të tij në aferat korruptive dhe lidhjeve të tij me bandat.

Takimi i ballës ishte planifikuar të mbahej në një sallë mbledhjesh në Imperial House, ku për shkak të protestës së shqiptarëve, Taulant Balla nuk mundi do të rrijë më shumë se 20 minuta në takim dhe iku me bisht ndër shalë.

“Ne si grup qytetarësh krijuam një komision që e quajtëm, ‘komisioni i reagimit qytetar’, ka shumë raste që këto lëvizje bëhen të paorganizuara dhe kështu që ne u organizuam në një grupim që e quajtëm të tillë. Dhe vendosëm që të bënim një protestë në vendin që kishte lajmëruar Taulant Balla. Protesta ishte kundër Ballës dhe jo kundër socialistëve. Ne shkuam me një profil qytetar, jo për të prishur takimin, por për të shfaqur revoltën tonë kundër Taulant Ballës si një person i inkriminuar, i korruptuar dhe i përfshirë në shumë skandalë në Shqipëri. Bravo u qoftë të gjithë atyre qytetarëve që u mblodhën në ato temperatura të ulta dhe unë dua t’i falenderoj të gjithë, Hysen Elmazan, i cili sapo doli nga spitali dhe mori pjesë në atë protestë. Luigj Gjokaj, Xhafer Laho, Nikoll Hysa 80-vjeçar, Luigj Stërbyshi, ky aktivist që e ndoqi këmba-këmbes Taulant Ballës pasi kishte pyetjet e tij për t’ia bërë, por nuk mundi ta takojë. Gjergj Sinaj, Mark Dedaj, apo profesori i nderuar Eduart Aliko i cili na mbështeti duke e përcjellë gjithë aktivitetin në televizionin e tij për gjithë shqiptarët e amerikës. Taulant Balla nuk erdhi na hyrja ku ishim ne, është futur në një derë tjetër. Tumbi ynë ishte i ligjshëm, ashtu sikurse edhe takimi i tij. Ne vendosëm të futemi në takimin e Ballës për të bërë pyetjet tona, sepse ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje për një përfaqësues të shteti shqëiptar siç është Balla. Një qytetar aty e pyeti se si mund të kemi ne besim të PS që nuk do t’i vjedhë votat, pasi e keni bërë edhe më parë, por Balla na provokoi duke thënë, ‘bëji të fala Salit’, këtu situata u agravua dhe Balla nuk iu përgjigj asnjë pyetje as edhe të socialistëve që ishin në sallë, por iku me vrap nën sigurinë e truprojave. Në atë sallë secili socialist është i ndershëm, punëtor dhe që jeton me djersën e ballit, aty në atë sallë i vetmi njeri i padenjë ishte Taulant Balla, prandaj edhe priten me revolta kudo që shkojnë nëpër botë. Mbrëmë aty mori përgjigjë edhe Edi Rama, i cili dëshiron të vijë në Michigan, se çfarë e pret nëse vjen këtu, do të marrë përgjigjen e merituar”,- u shpreh ai.

Më tej Lumaj theksoi së pushteti i rilindjes nuk ka asnjë gjë në dorë që t’u bëjë presion apo t’i shantazhojnë shqiptarët e diasporës për votën pasi ata jetojnë në vende të lira dhe nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Ai tha gjithashtu se nëse vota e diasporës do numërohet drejt, Edi Rama ta harrojë mandatin e katërt, diaspora do ta ndalojë. sn

VIDEO – FOTO/ Diaspora në Michigan përzë të dërguarin e Ramës – Balla mbyllet brenda me një grusht personash

Diaspora shqiptare në Michigan ka kundërshtuar me një protestë të fuqishme prezencën e Taulant Ballës i cili kishte shkuar atje që të zhvillonte një takim me patronazhistët e tij.

 

 

Ndërkohë, edhe pse një i ftohtë i acartë, me dhjetëra shqiptarë u mblodhën jashtë sallës ku do të zhvillonte takimin ushtari i Ramës me një grusht ndjekësish. Shqiptarët e diasporës lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe lidhjeve të saj me krimin dhe me mafien.

 

Takimi i dështuar i Ballës ka zgjatur jo me shumë se 30 minuta dhe ai është larguar i përzënë nga shqiptarët patriotë të Michiganit nën thirrjet, poshtë komunizmi.

Komisioni i Reagimit Qytetar në Michigan ka njoftuar në rrjetet sociale për protestën.

Njoftim për Shtyp: VATRA nga trashëgimia Kombëtare në seli të Partisë Socialiste në diasporë

VATRA, dikur shtëpi e shqiptarëve të diasporës dhe simbol i vlerave kombëtare, sot po përjeton një transformim të dhimbshëm dhe të papranueshëm. Me urdhër të drejtuesve të vetëshpallur, organizata është kthyer në një vegël të Partisë Socialiste, duke përqafuar praktika dhe ideologji që përngjajnë me komunizmin e së shkuarës.
Rastet e fundit, përfshirë takimin e drejtorit të degëve të VATRËS me drejtuesin politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla, janë dëshmi e qartë e kapjes së organizatës dhe shndërrimit të saj në një degë të politikës së majtë shqiptare. Kjo lëvizje përbën një akt tradhtie ndaj trashëgimisë dhe qëllimit të themelimit të VATRËS.
Partia Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, është përgjegjëse për një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Kjo parti, trashëgimtare e regjimit komunist që vrau, burgosi dhe internoi popullin shqiptar, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet monstruoze që kreu ndaj kombit. Përkundrazi, ajo vazhdon të përdorë taktika të njëjta represive dhe propagandistike për të manipuluar institucionet dhe organizatat, duke përfshirë edhe VATRËN.
Sot, VATRA nuk përfaqëson më interesat e diasporës shqiptare, por shërben si një çerdhe e patronazhistëve dhe një mjet për të manipuluar votat e shqiptarëve jashtë atdheut. Praktika të tilla janë reminishenca të regjimit komunist, ku censura, manipulimi dhe shantazhi ndaj individëve ishin normë.
VATRA Manhattan Branch dënon ashpër këto veprime dhe bën thirrje të hapur për:
1. Transparencë të plotë në veprimtarinë e VATRËS.
2. Rikthim te vlerat dhe qëllimet kombëtare për të cilat VATRA u krijua.
3. Largimin e elementëve politikë dhe të vetëshpallur që kanë shkatërruar integritetin e organizatës.
Ne ftojmë gjithë shqiptarët e diasporës që të ngrihen kundër kësaj uzurpimi dhe të mbrojnë VATRËN nga kapja politike dhe ideologjitë e shkuara. E ardhmja e VATRËS nuk mund të jetë një pasqyrë e komunizmit, por një simbol i bashkimit kombëtar dhe demokracisë së vërtetë.
VATRA Manhattan Branch
Kryetar: Agustin Mirakaj

NË ÇIKAGO DO TË NDEROHET KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARIT VISAR ZHITI- Nga Skënder Karaçica

Në  Manifestimin,,Dita e Lirisë,,
 
 
 
Në Çikago,në organizim të organizatës,,Car for Albania,,dhe të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan(KSHA)në manifestimin kulturor,,Dita e Lirisë,,do të nderojnë jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit me shpirtin e dritës së lirisë,të demokracisë,të njeriut  shqiptar,i burgosuri politik Visar Zhiti.Për këtë manifestim kulturor në  KSHA në Çikago thuhet se do të flitet për burgjet komuniste në Shqipëri dhe kalvari i botës intelektuale të kohës,nën prangat e regjimit komunist,që ngulfatnin frymën e njeriut shqiptar e ndalonin,e anatemonin artin e letërsisë me shkrimtarët,përmes ,,verdiktit ligjor,,(sic!)të mbyllur brenda grillave të burgjeve.
 
Krijimtaria letrare dhe kronikat e jetës së shkrimtarit Visar Zhiti,tashmë kanë kaluar detin(term i De Radës)dhe janë bër pronë e lexuesve në Amerikë.Shkrimtari tashti merr frymë me mërgimtarët e të gjitha trojeve etnike,që fati dhe padrejtësitë historike(Kosova dhe hapësira etnike në RVM-së,në Mal të Zi,Preshevë,Bujanofc e Medevegjë i sjelli kendej Atlantikut në Amerikë.
 
Manifestimi kulturor ,,Dita e Lirisë,,i pari i këtij lloji i organizuar për shkrimtarin desident me frymëne tij të rinisë në burgjet komuniste,Visar Zhiti,do  të kulmojë me rastin e nënshkrimit të Proklamatës  të nënshkruar nga Kryebashkiaku në Çikago,J.B.Pritzke,thuhet  ndër të tjera në kumtesën e KSHA-së.
 
Manifestimi kulturor do të mbahet më 28 janar 2025 në Madison St.në Çikago,duke filluar në orën  6:00 të mbrëmjes.
 
Skënder KARAÇICA

Send this to a friend