Autoritetet italiane kanë proceduar penalisht Endi Çuçin, djalin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Skandali është denoncuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ka bërë publike edhe dokumentet e Prokurorisë italiane në lidhje me hetimin e djalit të ministrit Çuçi. Ai akuzohet ndër të tjera për kontrabandë ilaçesh dhe hyrje të parregullt në Itali me dokumente mjekësore të falsifikuara.
Autoritete Itlaine kanë proceduar penalisht Endi Çuçin, djalin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Bledi Çuçi. Skandali është publikuar nga kryetari i PD Sali Berisha i cili ka bërë publike edhe dokumentet e Prokurorisë në lidhje me hetimin e djalit të ministrit Çuçi.
Referuar akteve të organit të akuzës emri i djalit të ish-ministrit të Brendshme përmendet në datën 20/4/2021 në një bisedë mes dy shqiptarëve Ndue pulaj dhe Evisa Sulejmani që janë në hetim për kontrabandë ilaçesh.
Në datën 4 i 5 2021 Endi Çuçi ka hyrë në Itali me dokumente mjekësore false, thuhet në aktin e Prokurorisë italiane.
Në transkriptin e bisedës telefonike mes dy shqiptarëve thuhet se Endi do të sillte në Itali ilaçe, një prej këtyre ishte Tamoksifen. Madje konfirmimin për ardhjen në Itali të djalit të ministrit e bën edhe daja i tij Vladimir Peto.
Madje në një bisedë mes këtij të fundit dhe Ndue Pulajt shihet siguria e këtij të fundit se personat që do të shkojnë në Itali për kurim, nuk do t’i ndalonte njeri.
Përgjimet italiane
Ndue Pulaj: Po, shumë mirë, … nuk i ndalon asnjë njeri, Lad!
Vladimir Peto: Dakord, dakord.
Ndue Pulaj: Në çantë kam disa dokumente, për atë që do të kemi atje, kam disa mosmarrëveshje me ta, mund të them.
Vladimir Peto: Në rregull, ua japim atyre.
Ndue Pulaj: Për Rinas…
Vladimir Peto: Edhe nëse të thonë dicka, “i kemi për familjarët tanë”.
Ndue Pulaj: Asnjë njeri nuk do t’i thotë asgjë, e di unë, vetëm në rast se….
Madje në bisedat telefonuke që Pulaj ka zhvilluar edhe me mjekun italian Domeniko Carriero tregohet hyrja në Itali e Endi Çuçit, djalit të ministrit të Brendshëm dhe Zhaklin Petos, me dokumentet që janë bërë nga mjeku italian.
Ky i fundit në bisedat telefonike tregon se ka siguruar certifikatën mjekësore për Çuçin.
Ndërkohë që në dokumnetet e publikuara nga kryetari i PD Sali Berisha dërguar nga qytetari dixhital tregohet edhe vendimi i Gjykatës së Milanos për masat e sigurisë për shqiptarë dhe italiane të akuzuar për kontrabandë ilaçesh apo edhe për atë që cilësohet si turizëm mjekësor gjatë kohës së pandemisë.
Pak ditë më parë SPAK finalizoi operacionin bashkë me kolegët e Antimafias së Milanos, ku dilnin emrat e disa mjekëve të QSUT tw cilwt kontrabandonin ilaçe si dhe pajisnin me dokumente të falsifikuara mjekësore persona të ndryshëm.

Komentet