VOAL

VOAL

Përgjimet: Habilaj: Policia, janë tanët, mos ki merak!

October 19, 2017

Komentet

AirAlbania- Abilekaj: Si gjithë aventurat delirante të krijuara nga mendja e Ramës, falimentoi!

Nga Enton Abilekaj

Për 5 vjet, AirAlbania duhet të kishte dhënë 3 milionë euro për Stadiumin. Sot, kur shkronjat po i hiqen pa lavdi, bilanci është zero. Asnjë lek, reklamë falas, për një biznes me Erdoganin që falimentoi me dëm financiar kolosal.

 

AirAlbania, si gjithë aventurat delirante dhe bizneset politike të krijuara nga mendja e Edi Ramës, po ikën duke na lënë pas maskotin që përdorte charterin luksoz.

Emri i ri i Stadiumit meriton të jetë Inceneratori. sn

EUROPEUM – Instituti prestigjoz për Politikat Europiane: Shqipëria një autokraci zgjedhore, Rama autokrat si Dodik dhe Vuçiç

Tendencat autoritare të Edi Ramës po kalojnë pa u vënë re nga BE-ja 

 Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë shpeshherë shihen si shumë pozitive, veçanërisht kur krahasohen me lidhjet e bllokut me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, të cilat janë mjaft të trazuara. Megjithatë, shpërfillja e praktikave autokratike në Tiranë mund të shkaktojë probleme në të ardhmen. 

 Në pushtet pa ndërprerje që prej vitit 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbikëqyrur tkurrjen dhe përkeqësimin e hapësirës qytetare dhe kalimin e ngadaltë të Shqipërisë në një autokraci elektorale. Ndryshe nga liderët e tjerë në Ballkanin Perëndimor, si Aleksandër Vuçiç i Serbisë apo Milorad Dodik i Republikës Srpska, të cilët zakonisht konsiderohen si autokratë model në rajon, qëndrimi i hapur pro-europian i Ramës dhe karizma e tij ekscentrike kanë shmangur vëmendjen në nivel ndërkombëtar nga sjelljet e tij autokrate brenda vendit. 

 Teksa Shqipëria nisi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE disa javë më parë, duke riafirmuar kozmetikisht rrugën europiane të vendit, lideri i saj përdor modele të ngjashme të shtypjes demokratike dhe kapjes institucionale, si Vuçiç dhe Dodik. Sidoqoftë, interesat e BE-së për të ruajtur këtë aleancë me Tiranën bëjnë që këto veprime të kalojnë pa u vënë re në rastin më të mirë, ose të minimizohen sa herë të jetë e mundur. Kjo tendencë vërehet jo vetëm tek institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, por edhe tek shumë vëzhgues, analistë dhe ekspertë. 

 Shegerti i autokratëve 

Shqipëria po rrëshqet gradualisht drejt një spiraleje autoritarizmi ndërsa treguesit kryesorë demokratikë vazhdojnë ta përshkruajnë si një vend “pjesërisht të lirë.” Gjyqësori është subjekt i presionit dhe ndikimit politik; pavarësia e medias është e kufizuar; korrupsioni është i përhapur; mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve demokratike është i lartë; dhe opozita – si në nivel shtetëror ashtu edhe lokal – është e dobët dhe e paorganizuar. Deri në atë pikë sa disa e konsiderojnë Shqipërinë de facto një shtet njëpartiak.

 Në qendër të këtij degradimi qëndron roli i Edi Ramës, i cili nuk ka rivalë seriozë dhe ka arritur të margjinalizojë axhendat e demokratizimit dhe shtetit ligjor në një masë shqetësuese. Brenda një kornize institucionale dhe politike që pengon çdo përpjekje për llogaridhënie, Rama ka shtypur çdo pakënaqësi publike dhe madje ka pranuar praninë e krimit të organizuar – me të cilin ai është akuzuar se ndan objektiva të përbashkëta fitimprurëse. 

 Në fushën e integrimit në BE, Rama ka vepruar me zgjuarsi dhe artikulim. Perceptimi për vite me radhë ishte se Shqipëria po vuante pasojat e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, me të cilën Komisioni Europian (KE) e kishte çiftuar Tiranën. Në parim, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ecnin bashkërisht drejt BE-së, pavarësisht tekave të Sofjes – një vendim që mund të kishte kuptim narrativ. Megjithatë, ky vështrim u përmbys përfundimisht, duke marrë parasysh kokëfortësinë e ngërçit bullgar. 

 Shqipëria u lirua nga kjo barrë në shtator të vitit 2024, kur kërkesa e saj u shkëput nga ajo e Shkupit. Në tetor, madje, nisi negociatat zyrtare për anëtarësim me hapjen e kapitullit bazë për pjesët fondamentale. Gjithçka dukej sikur Tirana po përmbushte premtimet e saj dhe se, në sytë e BE-së, Maqedonia ishte një top i lëshueshëm në favor të Shqipërisë. Progresi i perceptuar i Tiranës po përdorej për të krijuar iluzionin se zgjerimi i BE-së ishte sërish në rrugën e duhur, pavarësisht mangësive reale. 

Jini tiran, por duaje BE-në 

Institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare kanë një histori pragmatizmi mbi vlerat kur prioritet janë marrëdhëniet dypalëshe ose shumëpalëshe me shtete jo anëtare të BE-së. Turqia, Azerbajxhani dhe Tunizia janë shembuj të qeverive me të cilat BE-ja ka lidhur marrëveshje të ndryshme që përfshijnë energjinë apo migrimin – pavarësisht rekordeve të tyre për të drejtat e njeriut dhe standardet demokratike. 

Në aspektin e brendshëm, Brukseli ende has vështirësi për të përballuar një lidership autokratik si ai i Viktor Orbán-it në Hungari, i cili nuk respekton vlerat e BE-së dhe për këtë arsye mund të përballet me izolim politik ose ndëshkim. As furnizimet me naftë dhe as mekanizmat anti-emigracion nuk mund të blejnë pranimin e një qeverie autokrate brenda BE-së nga Komisioni Europian apo shtetet anëtare. Përveç nëse kjo qeveri mbështet hapur sovranitetin dhe legjitimitetin e Bashkimit Europian.

Figura e kryeministres italiane Giorgia Meloni është një shembull kryesor i kësaj. Ndonëse ajo i përket së djathtës radikale dhe aktualisht po zbërthen axhendën më të djathtë politike të dekadave të fundit, duke hequr të drejtat e prindërve LGBTIQ+ dhe duke goditur protestat paqësore, ajo mbron BE-në. Ky faktor shpengues e mbron atë nga trajtimi si e përjashtuar. Vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka bërë këtë të qartë. 

Edi Rama prej kohësh ka ndjekur një model të ngjashëm me atë të Melonit. Sigurisht, kjo ka qenë e vërtetë edhe përpara se Meloni të vinte në pushtet. Për BE-në, dhe në veçanti për shtetet anëtare, kryeministri shqiptar përfaqëson një avantazh të dyfishtë. Ai ofron thjeshtësinë e një “stabilokrati” të Ballkanit Perëndimor, duke qeverisur një vend ku opozita pothuajse nuk ekziston, ndërkohë që është gjithashtu një mbështetës i flaktë i BE-së si një projekt politik dhe i rrugëtimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt tij. Ky kontrast vihet në dukje në raport me Aleksandër Vuçiçin, i cili ndonëse ofron stabilitet, mbetet i paqartë kur bëhet fjalë për angazhimet e Serbisë ndaj BE-së dhe nuk përputhet me politikën e jashtme të tij. Prandaj, Rama perceptohet si studenti më i disiplinuar në klasën e zgjerimit të BE-së.

Rama ka arritur të magjepsë imagjinatën e BE-së duke u paraqitur si një lider karizmatik dhe kompetent. Kjo ka qenë dikur e vërtetë edhe për Vuçiçin, Milorad Dodikun e Republikës Srpska dhe ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski. Përmes qëndrimeve të tij pro-perëndimore; mbështetjes së tij të palëkundur për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE; aftësisë për të shmangur konflikte dypalëshe rajonale; dhe modelit të tij “stabilokratik” të sigurisë, BE-ja ndihet e qetë duke u mbështetur tek ai si një aleat i afërt, deficitet demokratike të të cilit ajo mund t’i neglizhojë. Duke pasur parasysh gjendjen e opozitës në Shqipëri, shanset për një alternativë politike në të ardhmen e afërt janë minimale, një skenar që mund të përkeqësojë më tej përpjekjet e dëshpëruara të BE-së për stabilitet rajonal.

Një mesazh për të ardhmen 

Në sytë e BE-së, Rama zakonisht nuk shihet si një kërcënim. Ai është karizmatik dhe i besueshëm, dhe ndryshe nga Vuçiçi apo Dodiku, ai nuk merr frymëzim nga ndikimet e rrezikshme autokrate të Hungarisë. Përkundrazi, ai ndjek në mënyrë pragmatike interesat e liderëve të tjerë autokratë më të pranueshëm, si Italia.

 Gjithsesi, vendosmëria e BE-së për të mbështetur një sistem stabilokratik dhe gjysmë-autokratik në Shqipëri mund të ketë pasoja të rënda. Tolerimi i sjelljeve të Ramës dhe klikës së tij, mosvendosja e kufijve të qartë ndaj degradimit demokratik dhe erozionit të shtetit ligjor, si dhe shpërfillja e shkeljeve të qarta të të drejtave të njeriut brenda vendit – të gjitha për hir të interesave gjeopolitike – mund të bëjnë që lideri shqiptar të shndërrohet në një problem të madh për Bashkimin Europian, nëse krijohen kushtet e duhura. Rama, para së gjithash, është një kameleon politik.

 Kryeministri shqiptar nuk është lloji i nacionalistit ekstrem që përdor frikën si mjet manipulimi, ndryshe nga narrativat e përhapura nga Vuçiçi. Por marrëdhëniet e tij të ngrohta me presidentin serb tregojnë se ajo që i lidh nuk është ideologjia – nëse ndonjëri prej tyre ka ndonjë ideologji të tillë – por dëshira për të ruajtur pushtetin me çdo kusht.

 Ky është një paralajmërim jo vetëm për Komisionin Europian dhe shtetet anëtare, por mbi të gjitha për gazetarët, akademikët, analistët dhe vëzhguesit, të cilët shpesh e përjashtojnë Ramën nga lista e autokratëve rajonalë. Ata shpesh i zbardhin politikat e një “showman”-i, i cili në mënyrë të vazhdueshme po minon vlerat themelore të Bashkimit Europian.

 Alejandro Esteso Pérez është një politolog dhe studiues që fokusohet tek zgjerimi i BE-së dhe politika e Ballkanit Perëndimor. Ai është Anëtar i Grupit Këshillues për Politikat në Ballkanin Europian (BiEPAG) për vitin 2023 dhe lektor i jashtëm për politikën bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor në Universitetin Complutense të Madridit (UCM). Aktualisht, ai ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri dhe është një Studiues Vizitor në Institutin EUROPEUM për Politikat Europiane në Pragë. / New Eastern Europe – Syri.net

*Alejandro Esteso Pérez është një shkencëtar politik dhe studiues i specializuar në zgjerimin e BE-së dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Ai është anëtar i vitit 2023 në Grupin Këshillimor të Politikave për Ballkanin në Evropë (BiEPAG) dhe pedagog i jashtëm mbi politikat bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor në Universitetin Complutense të Madridit (UCM). Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Universitetin e Gracit në Austri dhe është anëtar vizitor në Institutin EUROPEUM për Politikat Evropiane në Pragë.

Sot Dita Botërore e Emigracionit, Shqipëria ka bilancin më negativ në histori- Nga Alba Kepi

18 dhjetori 2024 , në këtë ditë botêrore të Emigracionit, Shqipëria ka bilancin më negativ të historikut të saj demografik me mbi gjysmën e popullsisë në mërgim e me një shpopullim masiv si kurrë më parë një genocid ka kryer kundêr shqiptarêve.
Êshtë haraci e njolla e këtij sistemi pushteti që të ndershmit, tê riut, familjeve të reja, profesionistëve e talenteve, hallexhiut e shpirtit pa kompromis, i kanë vënë të vetmen alternativ; largimin, ikjen.
2024 është dhe viti i një mundësie kushtetuese që pas 33 vitesh mêrgim shqiptarët mund të votojnë për politikën qeverisëse të Shqipërisë, por dhe i pasigurisë së një vote e të drejte ligjore e këtij sistemi manipulues e hajdut që i përzuri nga sofra e tyre.
Emigrantët shqiptarë nga numri e historia personale e cdo njërit, janë mundësia e Shqipërisë pêr të përmbysur këtë sistem mohimi vlerash që vendos tê hyj në politikë për të bërë biznes, të hyj në politikë për të pastruar biznes me kapitali londinez, anglez, italian, gjerman, arabik, latin o dubaiez, e promovohet në politikë me fabulën “duhen lekê të jesh deputet”!
Votuesi si në Shqipëri e në diasporë ka nevojë t’u besojë jo një birre paguar me një darkë qyqarësh nga një deputet o politikan në 10 vite dështimi, apo me premtime laraskash se “do ju bëj drejtorë”.
Votuesi si në Shqipëri e diasporë ka domosdoshmëri modelin integrues të politikanit koherent, i ri o i vjetêr në politikë.
Nuk ka votë që nuk shkon pêr përmbysjen e këtij sistemi nëse modeli i përfaqësimit është suksesi, vlera e koherenca.
Ndryshe cdo votë do mbeti një birrë e shplarë pas darkës qyqare që pêrfundon me natën e kaluar në WC.
Përrallën e emigrantit që për 5 vite ne Angli bëri miliona euro apo për 15 vite në Itali bleu 4 restorante e ndêrtoi 5 kompani kur as pashsportë të atij vendi nuk disponon. propagandojnë vec ata që për këto para kanë nevojë të financojnë veten e të mbajnë pushtetin.
Gëzuar festën emigrantë shqiptarë!
Gëzuar ju emigrantë normalë, të thjeshtë, të ndershëm që nuk keni 2 milionë euro për t’i transferuar në Shqipëri e që nuk i keni ëndërruar kurrë e as qindra mijêra euro për t’u bërë deputet “sic po e kërkon sistemi”.
Zgjedhja juaj është ndershmëria, jeta juaj është familja, e vêrteta juaj është ligji.
Gëzuar emigrantë të ndershem që cdo ditë luftonin me jetën, me punën, me padrejtesitë, me paragjykimet, që keni emigruar e largoheni nga Shqipëria nga pushteti që paratë e mafias, paligjshmërisë, trafiqeve, kontrabandës e drogës i justifikojnë nën emrin tuaj.
E vërtetë mafia e drogën nuk e shpikën shqiptare, është histori shekullore, e keqe dhjetra vjecare e një shoqërie kudo ndodhet, por në oborrin shqiptar është një histori e frikshme që e gjen të favorizohet nga ata që duhet ta ndalojnë, nga ministra të dënuar për lidhje me grupe mafioze e automjete qeveritare të mbushura me hashash, ministra me vęllezër të dënuar për trafik droge, ministra me femijë e ish bashkeshorte të hetuar për kontrabandë, deputetë e krerë institucionesh e bashkish të përfshirë në hetime antimafie, me shtrirje përtej kufijve.
E këtë realitet nuk e shpiku bota, as media, as fantazia, por pushteti që qeveris Shqipërine prej 3 mandatesh e që sot kanë guximin ta jusifikojnë duke përdorur Diasporën.
Diaspora kërkon gjëra më të thjeshta, më të vërteta, më të nevojshme si njohja e pensioneve në Itali ku numri i shqiptarëve ka kaluar 700 mijë, kërkon qasjen e barabartë në investime si cdo sipërmarrës i huaj e jo mik i oborrit pushtetar, kërkon vlerësime e meritokraci jo sepse jane militantë të Partisë, por sepse janë shqiptarë qe kanë kontribuar që emri i Shqipërisë të njihet jo për gënjeshtra e kartolina fake, që mashtrojnë e shtrembërojne realitete, por si një komb që kërkon e pretendon një linjë europiane të ligjshmërisë larg lobizmave për interesa të dyshimta gjeopolitike e personale.
Gëzuar ditën e Diasporës ju emigrantë të thjeshtë që nuk keni 2 milionë euro për të transportuar në Shqipëri e që jetoni me djersën e ballit e me sakrificën e kursimit që cdo muaj të hiqni pak qindra euro për t’ia dërguar prindërve në Shqipëri, e që nuk keni nevojë për amnisti, apo për paketa, o kanale të privilegjuara të politikës që pak muaj nga fushata vendore kujtohet për të përshpejtuar rrjedhjen e miliona eurove nga “DIASPORA”.
Bankat në të gjithë botën, sistemet financiare në të gjitha vendet, mjetet fiskale kudo ndodhen, lejojnë që për pak minuata paratë e juaja të mberrijne aty ku ju dëshëroni e me transparencën ligjore pa patur nevojë per Samite apo tellale mediatike me qëllime elektorale.
Përrallen e emigrantit që për 5 vite në Angli bëri miliona euro apo për 10 vite në Itali bleu 4 restorante e propagandojnë vec ata që për keto para kanë nevojë të financojnë pushtetin.
E propagandon vec ai qe tek diaspora i ka mbetur shpresa e fundit për të marrë votat e financuar fushatën.
Gëzuar o nënë, mike, vëlla, bashkëshortë, fëmijë, djalë, vajzë qe sot po shkon në punë dhe pse është e dielë, e pas saj do të bësh nje telefonatë me familjen në Shqipëri ku do pyesësh; A keni ftohtë? A keni drita? A keni ujë? E do t’i qetësoni duke iu thënë se dokumentat për bashkim familje mund të mberrijnë shumë shpejt e do festoni së bashku!

Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën

Ushtarët e saporekrutuar festojnë përfundimin e stërvitjes së tyre në një bazë ushtarake afër Kievit, Ukrainë, më 25 shtator 2023.

 

Mike Eckel

Mbrapa dyerve të mbyllura në Moskë, Kiev, Bruksel, Uashington dhe kryeqytetet e tjera, diplomatët, liderët e zgjedhur dhe oficerët ushtarakë janë duke u përgatitur për një shtytje të fuqishme për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në fushëbetejë, përparësia tani është bindshëm në anën e Rusisë, sepse forcat e saj janë duke i shtypur trupat ukrainase përgjatë vijës së frontit 1.100 kilometra të gjatë. Ushtria ruse po e dërrmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, në përpjekje për ta lënë në terr dhe për ta mërdhirë një popull të tërë.

Në dhomat e Perëndimit për bisedime ka ndryshuar ndjesia dhe tani ka një përpjekje vendimtare për zgjidhjen e një konflikti i cili i ka lënë të vdekur apo plagosur më shumë se 1 milion burra nga të dyja palët gjatë 34 muajve të fundit.

Askund nuk është më i qartë ky ndryshim sesa në zgjedhjen e Donald Trumpit, i cili, madje edhe para se ta marrë detyrën në janar si presidenti i ardhshëm amerikan, ka ngulur këmbë se do ta gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve “brenda 24 orëve”.

“Ka shumë bisedime, shumë zhurmë se disa bisedime për paqe janë të pashmangshme”, tha më 12 dhjetor Rosa Balfour, drejtoreshë në organizatën Carneigie Europe me bazë në Bruskel.

“Ne nuk e kemi ndonjë plan vërtet. Duket se akoma askush nuk ka plan. Dhe, natyrisht, gjendja në terren nuk i leverdis Ukrainës tani, prandaj gjendja është shumë e vështirë”, shtoi ajo.

Gjak dhe thesar

Javën e kaluar, zyrtarë evropianë dhe amerikanë i filluan bisedimet aktive për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë si paqeruajtës, sapo të ndalojnë luftimet dhe të vendoset një armëpushim, ose një marrëveshje armëpushimi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, besohet se ka sugjeruar idenë e dërgimit të 40.000 trupave në Ukrainë. Ai e vizitoi Varshavën më 12 dhjetor për shtjelluar këtë çështje me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, Tusk u tha gazetarëve se Polonia nuk e ka ndër mend të dërgojë trupa në Ukrainë dhe se Varshava nuk do të detyrohet ta bëjë këtë.

Ideja për paqeruajtës perëndimorë doli në pah edhe disa ditë më herët në Paris, kur Macroni i priti në takim Trumpin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas The Wall Street Journal, Trump, i cili ka thënë në mënyrë të përsëritur se evropianët duhet të marrin rol më të madh në mbështetjen dhe mbrojtjen e Ukrainës, deklaroi se dëshiron që ushtarët evropianë të jenë në terren për ta mbikëqyrur çdo armëpushim.

Sipas gazetës, Trumpi nuk do që trupat amerikane të përfshihen, megjithatë ai mbështet një lloj ndihme nga SHBA-ja për këtë përpjekje.

Udhëheqësia e Ukrainës, e cila publikoi një plan pesëpikësh të fitores në tetor, mbështet praninë e paqeruajtësve perëndimorë në Ukrainë. Por, ka pak shenja se Moska do të bjerë dakord, thotë Oleksandr Khara, ish-diplomat ukrainas.

“Sigurisht, është mirë që po flitet për këtë, por… nuk ka bazë për të nisur bisedimet e paqes”, tha Khara, i cili tani është ekspert në Qendrën për Strategji të Mbrojtjes me seli në Kiev.

Aleatët veriatlantikë

Një nga ankesat fillestare të Kremlinit për të arsyetuar pushtimin e Ukrainës, i nisur më 2022, vazhdon të jetë një nga kërkesat kryesore të Kievit: anëtarësimi në NATO.

Hiç më larg se më 9 dhjetor, Zelensky përsëriti se anëtarësimi mbetet i një rëndësie parësore.

Por, shumë anëtarë të NATO-s ngurrojnë për ta mbështetur anëtarësimin e Ukrainës.

Në një samit në vitin 2008, udhëheqësit amerikanë dhe evropianë arritën pajtueshmëri për pranimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen, por nuk përcaktuan udhërrëfyes të qartë. Disa zyrtarë dhe ekspertë besojnë se ky ishte një gabim që çoi në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Që nga nisja e pushtimit, NATO është zgjeruar duke i pranuar Suedinë dhe Finlandën. Por, pranimi i Ukrainës në këtë kohë do të nënkuptonte pranimin e një vendi të rrënuar, të dërrmuar dhe pjesërisht të pushtuar nga një fuqi e huaj, gjë që do t’i sillte telashe shumë prej anëtarëve të aleancës.

Edhe Shtetet e Bashkuara janë të ftohta ndaj kësaj ideje. Sipas The Wall Street Journal, javën e kaluar në Paris, Trump besohet t’i ketë thënë Macronit dhe Zelenskyt se nuk e mbështet kërkesën e Kievit për anëtarësim në NATO.

Shtyrja e anëtarësimit është “dorëzim para kërkesave të Rusisë, dhe kjo do të jetë fitore e madhe për Putinin”, shkroi në një bllok gjenerali i pensionuar australian, Mick Ryan. “Kjo do ta arsyetojë në mendjen e Putinit, dhe autoritarëve si ai, se agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionuar, sepse mbajtja e Ukrainës jashtë NATO-s ishte një nga kërkesat kryesore të Putinit para luftës”.

Zona e sigurisë

Përjashtuar ndonjë ndodhi të papritur, Ukraina do të humbë territor ndaj Rusisë, e cila tani për tani kontrollon rreth 20 për qind të tokës ukrainase. Pra, pothuajse të gjithë rajonin lindor të Donbasit, si dhe Gadishullin e Krimesë në Detin e Zi.

Për shumicën e vëzhguesve, krijimi i një lloj “toke të askujt” është një skenar i mundshëm. Zona e çmilitarizuar që ka ndarë Korenë e Veriut dhe me Korenë e Jugut për dekada shihet si shembull nga shumëkush.

Putini e dha këtë ide në mars pasi i rizgjodh president.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që… ne do të detyrohemi në një çast, kur ta konsiderojmë të përshtatshëm, të krijojmë një ‘zonë sanitare’ në territoret që sot janë nën regjimin e Kievit”, tha ai.

Për Ukrainën, telash është se ku do të përcaktohet kjo vijë – dhe sa pjesë të bazës së saj ekonomike do t’i humbë. Shumë miniera dhe industria e rëndë e Ukrainës ndodhen në Donbas, i cili është i pushtuar nga Rusia; dhe rreth 8 milionë hektarë tokë bujqësore ukrainase janë të pushtuara, sipas një vlerësimi.

Ukraina pushtoi territor rus në gusht, duke marrë nën kontroll një pjesë të rajonit të Kurskut. Më vonë, Zelensky tha se qëllimi ishte krijimi i një zone të sigurisë dhe zmbrapsja e raketave larg qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv.

Megjithatë, që nga ajo kohë, Rusia ia ka dalë ta rimarrë pothuajse gjysmën e territorit të Kurskut.

Një sfidë tjetër për një zonë të tillë – qoftë zonë e sigurisë, sanitare apo e çmilitarizuar – është mbikëqyrja dhe verifikimi: çfarë do të lejohet të bëjë secila palë, ose paqeruajtësit, për ta vëzhguar palën tjetër. Zhvillimi i shpejtë i luftës me dronë mund ta ndërlikojë edhe me shumë këtë çështje.

Elefanti në dhomë

Pikëpyetja më e madhe për bisedimet në të ardhmen mund të jetë furnizuesi më i madh me armë i Ukrainës: SHBA-ja, dhe administrata e Trumpit.

Ka vite që Trumpi shpreh pakënaqësi lidhur me sasinë e armatimit të dërguara nga administrata në largim e presidentit Joe Biden dhe ka e ka cilësuar Zelenskyn si njeri mashtrues.

Ai ka thënë gjithashtu se aftësitë e tij si biznesmen dhe sipërmarrës e bëjnë një negociator të aftë për ta arritur një marrëveshje me Putinin.

Njeriu kryesor i Trumpit është Keith Kellogg, një kolonel i pensionuar i ushtrisë amerikane, i cili e ka këshilluar ish-zëvendëspresidentin gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Në një dokument të cituar gjerësisht, bashkautor i të cilit ishte para zgjedhjeve të nëntorit, ai e paraqiti një plan që përfshin ngrirjen e vijave të frontit dhe përdorimin e “shkopinjve dhe karotave” për t’i detyruar Kievin dhe Moskën të negociojnë.

Për Kievin, për shembull, “shkopinjtë” nënkuptojnë që SHBA-ja e ndal furnizimin e saj me armë. Për Moskën, kjo përfshin masa si mbushja e tregjeve globale me naftë për t’i ulur çmimet e këtij produkti, nga i cili Moska varet tejet shumë për t’i siguruar të ardhurat e saj.

Karotat për Moskën do nënkuptonte që Perëndimi t’i heqë sanksione ndaj saj, ose ta zvarritë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Për Kievin, ato do të përfshinin ndihmë të vazhdueshme ushtarake, financim për rindërtimin ose madje mosnjohjen e territoreve të pushtuara nga Rusia – një qasje e ngjashme me atë që Uashingtoni ndoqi për më shumë se katër dekada lidhur me aneksimin sovjetik të tri shteteve baltike.

“Ne u themi ukrainasve ‘duhet të vini në tryezën e bisedimeve, dhe nëse nuk e bëni, mbështetja nga Shtetet e Bashkuara do të mbarojë’”, tha Kellogg për Reuters në qershor.

“Putinit i thua ‘duhet të ulesh në tryezë, dhe nëse nuk e bën, atëherë do t’u japim ukrainasve gjithçka që u nevojitet për t’ju vrarë në fushëbetejë’”, shtoi ai.

Vetë Kremlini – të cilit i është sosur durimi me një pushtim që duhej të përfundonte brenda disa ditësh dhe që ka trazuar ekonominë e tij – ka lënë të kuptohet se është i hapur ndaj qasjes së re të Trumpit.

Por, dyshimet nuk mungojnë.

“Nuk mendojmë se [Putini] i ka me gjithë mend negociatat”, tha për REL-in një zyrtar i lartë i NATO-s, duke folur në kushte anonimiteti.

“Ai mund të jetë i gatshëm të flasë, por për aq kohë sa beson se po fiton, nuk ka asnjë nxitje për bisedime. Dhe ai vazhdon të besojë se koha është në favorin e tij”.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Kosova dhe Serbia pajtohen mbi zbatimin e deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës

VOA Edlira Bllaca

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, i dhanë fund një raundi të ri bisedimesh, pa ndonjë përpaim përveç, siç tha kryengeociatori serb, pajtimit për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Në maj të vitit të kaluar udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës u zotuan për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të rreth një mijë e 600 personave për të cilët nuk dihet asgjë 25 vjet pas luftës.

Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e vendvarrezva dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga një janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”.

Kjo, sipas deklaratës përfshinë “të gjitha materialet, shkrimet, urdhrat, dokumentet, regjistrimet dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër, përfshirë edhe ato që cilësohen si të klasifikuara nga institucionet përkatëse të të dyja palëve”.

“Mendoj që tani mund të ecet tutje që muajin e ardhshëm të mbahet edhe mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendencë që në të ardhmen të pengohet puna e këtij komisioni”, tha pas takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke theksuar se palët ishin pajtuar në dhjetor të vitit të kaluar “me variantin përfundimtar të termave të referencës për aktivizimin e Komisionit të përbashkët, pastaj ka pasur tendencë nga Serbia që të intervenojë në tekst dhe të futet një paragraf që pak a shumë rifuqizohet roli dhe prania e UNMIK-ut por ne nuk kemi pranuar diçka të tillë”.

“Kemi deklaratën, kemi rregulloren e punës dhe tani kemi rënë dakord për një komision të përbashkët që do të mbështesë grupin e punës, të cilin, si deri tani, e kryeson Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, tha kryenegociatori serb Petar Petkoviç.

Takimi i sotëm që duket të jetë i fundit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm evropian Miroslav Lajçak, është pjesë e përpjekjeve evropiane për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve që lidhet ngushtë me aspiratat integreuse të të dyja palëve.

Ministrat e Bashkimit Evropian në një tekst me përfundimet mbi procesin e zgjerimit që e miratuan të martën u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, duke theksuar se ky është kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në bllok.

“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për depërshkallëzim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë si dhe të shmangin retorikën përçarëse”, thuhet në raportin e përfundimeve, ndërsa theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i angazhimeve të palëve në dialog janë thelbësore në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”.

Nga Kosova kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq nga Serbia që të njoh dokumentet dhe simbolet e Kosovës. Këto kërkesa janë pjesë e marrëveshjes së aritur vitin e kaluar zbatimi i së cilës, me gjithë trysninë perëndimore, deri tani ka ngecur.

The Telegraph: Si po e ndryshon Donald Trumpi botën pa lëvizur gishtin

Për britanikët që janë mësuar me një tranzicion të shpejtë të pushtetit pas humbjes së një kryeministri, periudha e gjatë mes zgjedhjes së një presidenti amerikan në fillim të nëntorit dhe inaugurimit në fund të janarit është një spektakël i çuditshëm.

Këtë vit, kjo periudhë është bërë edhe më e çuditshme nga kontrasti mes një presidenti në largim, për të cilin termi “lider jofikas” duket tepër bujar, dhe një presidenti të zgjedhur plot energji, i pari kandidat që fiton mandate jo të njëpasnjëshme pas 130 vitesh.

“Presidenti i zgjedhur do edhe gjashtë javë të tjera për të marrë pushtetin por si me magji ai tashmë e ka bërë Amerikën të madhe përsëri,” tallej një shkrim i Washington Post fundjavën e kaluar, duke ironizuar Donald Trump-in për pretendimet se ka ndalur emigracionin përmes Meksikës, ka kthyer ekonominë amerikane në objekt zili të botës dhe ka sjellë paqe në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, është e pamohueshme që Trump tashmë po ndikon në çështjet botërore, si drejtpërdrejt, ashtu edhe tërthorazi, nga Tel Avivi në Teheran, Rijadi në Riga, legjislatura e Kalifornisë në politbyronë kineze. Duke shfrytëzuar një dritare të shkurtër mundësie, duke përshpejtuar politikat ekzistuese ose duke hedhur bazat për një rend të ri botëror, liderët dhe juristët po përpiqen ethshëm të parashikojnë “të njohurat e njohura” dhe “të njohurat e panjohura” të presidentit të 45-të dhe 47-të, për të pozicionuar veten në mënyrën më të mirë të mundshme për vitin e ri.

Image

Duke përdorur vetëm levat e rrjeteve sociale, një vizitë në Notre-Dame dhe një reputacion për paparashikueshmëri të parashikueshme, kështu është riafirmuar “Njeriu i vitit” i revistës Time në skenën botërore, shumë përpara se të shkelë në Zyrën Ovale sërish.

NATO

Trump ka kaluar një dekadë duke kritikuar fuqitë europiane për mos marrjen e përgjegjësisë për mbrojtjen, duke deklaruar në një tubim në shkurt të këtij viti se do të inkurajonte Rusinë të bënte “çfarë të dëshironte” me vendet që nuk paguajnë. Ai iu rikthye këtij argumenti në një intervistë me tone kërcënuese për NBC të dielën, duke thënë: “Nëse ata paguajnë faturat dhe nëse na trajtojnë drejt, përgjigjja është absolutisht që do të qëndroja me NATO-n.”

Ky paralajmërim është dëgjuar qartë në të gjithë Atlantikun. Edhe pse krijimi i një ushtrie të BE-së, i mbrojtur nga kryeministri i Luksemburgut në nëntor, është pak i mundshëm të ketë mbështetje të gjerë, kontinenti është pa dyshim në lëvizje. Javën e kaluar, u raportua se vendet europiane po diskutojnë për një fond mbrojtjeje prej 500 miliardë eurosh, i financuar përmes huazimeve të përbashkëta dhe i hapur për shtete jashtë BE-së si Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Image

Këtë javë, anëtarët e NATO-s diskutuan për rritjen e objektivit të shpenzimeve për mbrojtje nga dy për qind në tre për qind të PBB-së. Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka kaluar dy muajt që nga emërimi i tij në tetor duke vizituar kryeqytetet europiane, si dhe duke u takuar me Trump-in në Florida. Të enjten, ai u tha ekspertëve të sigurisë në Bruksel se ishte koha që Europa “të kalonte në një mentalitet lufte.”

“Të gjitha shtetet baltike janë përgatitur me intensitet për një presidencë tjetër të Trump-it,” thotë dr Kristi Raik, zëvendësdrejtore në Qendrën Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri, një think tank me bazë në Estoni, vendi i dytë për nga shpenzimet e mbrojtjes në aleancë si përqindje e PBB-së, pas Polonisë. “Disa thonë se administrata e parë e Trump-it ishte mjaft e mirë për shtetet baltike [për shkak të rritjes së shpenzimeve për mbrojtje nga vendet europiane], dhe se tani do të ketë një nxitje edhe më të madhe. Por ka shumë pasiguri. Tendenca afatgjatë është një Shtet i Bashkuar që është më pak i angazhuar me Europën, dhe Europa nuk po bën mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë. Shtetet e vogla janë në një pozicion të brishtë.”

Ukraina

Ka pasur shumë pasiguri për qasjen e administratës së Trump-it ndaj Ukrainës, një konflikt që ai premtoi ta zgjidhte brenda 24 orëve nga rikthimi në pushtet. Duke u interpretuar gjerësisht si një prirje për të imponuar lëshime territoriale të mëdha ndaj Kievit në këmbim të paqes, qëndrimi i Trump-it kontribuoi që administrata në largim e Biden-it të shpallte një paketë të re ndihme ushtarake prej pothuajse 1 miliard sterlinash javën e kaluar. Këtë javë, presidenti i zgjedhur fajësoi politikën e “marrë” të Biden-it për Ukrainën për “përkeqësimin e situatës” dhe tha se ishte kundër lejimit të Ukrainës për të goditur objektiva brenda Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë.

Qëndrimi i Trump-it ka nxitur gjithashtu thirrjet e Friedrich Merzit, lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në Gjermani, për një grup kontakti europian. I shpallur gjatë një vizite të Merzit në Kiev këtë javë, me aprovimin e Volodymyr Zelensky-t, grupi do të përfshinte Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Poloninë dhe Danimarkën. Nëse do të ishte e nevojshme, ai do të anashkalonte SHBA-në për të hartuar një plan europian të përbashkët për paqen në Ukrainë.

Image

Megjithatë, nga takimi i Trump-it me Zelensky-n në Paris fundjavën e kaluar duket se një grup i tillë mund të mos jetë i nevojshëm. Në një intervistë për Time, presidenti i zgjedhur bëri të qartë se nuk do ta braktiste Ukrainën gjatë negociatave të paqes (megjithëse pritet që trupat europiane, jo ato amerikane, të jenë forcat paqeruajtëse). Ndërkohë, Zelensky falënderoi Trump-in për “vendosmërinë e tij të fortë” për t’i dhënë fund agresionit rus, ndërsa kritikoi administratën e Biden-it dhe tha në X: “I thashë Presidentit Trump se Putini ka frikë vetëm prej tij dhe, ndoshta, prej Kinës.”

Image

Lindja e Mesme 

Kritikët e administratës së Biden-it tregojnë një periudhë të zgjatur të “dekadencës” amerikane në arenën ndërkombëtare, me trupat e saj të tërhequra në mënyrë të turpshme nga Afganistani dhe me paralajmërimet e saj të shpërfillura, nga Izraeli tek Irani e Kina. Megjithatë, zhvillimet e fundit në Siri kanë dobësuar ndjeshëm aleatët e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në Bejrut, Teheran dhe Moskë, ndërsa kanë fuqizuar armiqtë e tij në Tel Aviv. Edhe pse Trump nuk mund të marrë merita për këto zhvillime, ai shkroi të shtunën e kaluar: “Kjo nuk është beteja jonë. Le të zhvillohet. Mos u përfshini.” Është e qartë se edhe këtu ai po ushtron tashmë një ndikim të rëndësishëm mbi ngjarjet.

“Izraeli po përfiton nga kjo periudhë ‘kryengjëlli’ për të çuar përpara objektivat e tij,” thotë Dr. Sanam Vakil, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House. Duke tentuar të krijojë një zonë mbrojtëse përtej Lartësive të Golanit, pjesë e strategjisë së tij të re “Fortesa Izrael”, ai po përpiqet “më gjerësisht të degradojë ‘boshtin e rezistencës’ përpara rikthimit të mundshëm të Trump në pushtet.”

Image

Megjithëse administrata e Trump “sigurisht do të ndjekë një qasje ‘Izraeli në radhë të parë’ në Lindjen e Mesme,” shpjegon ajo, “kjo nuk do të bëhet në kurriz të sigurisë së Amerikës. Trump nuk do të dëshironte kurrë të tërhiqej në ambiciet irredentiste të Izraelit. Prandaj po e përdorin këtë hapësirë kohore për ta vënë veten në pozitën më të favorshme të mundshme.”

“A i besoni Netanyahut?” e pyeti Time presidentin e zgjedhur.

“Unë nuk i besoj askujt,” u përgjigj Trump. 

Në të njëjtën kohë, edhe Irani po përpiqet të shfrytëzojë këtë periudhë të shkurtër përpara kthimit të një presidenti amerikan, që dikur kishte tentuar ta vriste. Muajin e kaluar, Irani intensifikoi negociatat bërthamore me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, me qëllimin për të gjetur një marrëveshje përpara se Trump të marrë detyrën. Javën e kaluar, kryeinspektori i OKB-së njoftoi se Irani po katërfishon prodhimin e uraniumit të pasuruar. Ky përshkallëzim dramatik është interpretuar si një mbrojtje iraniane ndaj një Izraeli në rritje dhe si një mënyrë për t’i dërguar një sinjal Uashingtonit se është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen që Trump kishte braktisur në vitin 2018.

Kur Time e pyeti Trump-in për shanset e një lufte me Iranin gjatë presidencës së tij, ai u përgjigj: “Gjithçka mund të ndodhë. Është një situatë shumë e paqëndrueshme.”

Atëherë, a do të “vijë Irani duke lutur” për një marrëveshje të re, siç kishte parashikuar Trump gjashtë vjet më parë?

“Ka sinjale përmes kanaleve sekrete që Irani dëshiron të bisedojë,” thotë Vakil, duke theksuar takimin e muajit të kaluar të Elon Musk-ut me ambasadorin e Iranit në OKB në Nju Jork (një takim për të cilin Trump pretendoi se nuk kishte dijeni). “Të gjithë po rrisin mjetet e tyre të ndikimit për negociatat që mund të jenë në horizont.”

Ky negociator nga Manhatani, i shndërruar në lider republikan, i cili fitoi simpatinë e Netanyahut gjatë mandatit të tij të parë duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe duke ndërmjetësuar Marrëveshjet Abraham, gjithashtu ka dhënë mbështetjen e tij për negociatat e vazhdueshme për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit. Në fillim të dhjetorit, ai shkroi në rrjetet rrjetet mediat sociale se “do ta paguajnë shtrenjtë” nëse ato nuk lirohen para inaugurimit të tij në janar. Kryeministri i Katarit, i cili po ndërmjetëson bisedimet, tha të shtunën e kaluar se negociatat kishin rifituar vrullin pas zgjedhjeve amerikane.

Luftërat e tarifave

Pëlqimi i Trump-it për retorikën e ashpër si mjet diplomatik duket qartë në qëndrimin e tij për tarifat. Gjatë mandatit të parë, ai deklaroi se luftërat tregtare janë “të lehta për t’u fituar” dhe së fundmi ka premtuar tarifa prej të paktën 25% ndaj tre partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Amerikës: Kanadasë, Meksikës dhe Kinës. Ky qëndrim duket si përpjekje për të trajtuar papunësinë, përdorimin e drogës dhe emigracionin e paligjshëm.

Image

Ndërsa 16 ekonomistë fitues të Çmimit Nobel kanë shprehur dyshime serioze për meritat ekonomike dhe diplomatike të propozimeve të Trump-it, liderët globalë kanë marrë masa të shpejta. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vizitoi Mar-a-Lagon gjatë fundjavës së Falënderimeve, por kjo nuk e ndaloi Trump-in që ta përqeshte në rrjetet sociale si “Guvernatori i shtetit të 51-të të Amerikës”. Në kufirin jugor, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, pati një “bisedë shumë produktive” me Trump-in, ku ai pretendoi (dhe ajo e mohoi) se nuk do të kishte më migrim përmes Meksikës. Sipas Indeksit të Rrezikut Trump të përpiluar nga Economist Intelligence Unit, Meksika është vendi më i ekspozuar ndaj presidencës së dytë të Trump-it.

Më tej, kërcënimi i një lufte të re tregtare ka nxitur Kinën (vendi i gjashtë më i ekspozuar) të zbatojë këtë javë një politikë fiskale “më proaktive” dhe të përqafojë një strategji monetare “të moderuar”, lëvizja e tyre e parë në politikën monetare që nga viti 2011. “Ata po vëzhgojnë çfarë ka thënë Trump dhe çfarë ka të ngjarë të bëjë, ndaj po ndërtojnë arsenalin e tyre për të kundërshtuar masat e mundshme proteksioniste të administratës Trump,” tha Kelvin Lam nga Pantheon Macroeconomics për The Telegraph.

Image

Partnerët e tjerë tregtarë të Amerikës gjithashtu po ndërmarrin hapa për t’u mbrojtur, disa në mënyra të pazakonta. Yoon Suk Yeol, presidenti i Koresë së Jugut, raportohet se ka filluar të marrë mësime golfi në pritje të rikthimit të Trump në detyrë (Trump është një admirues i njohur i këtij sporti).

Më konvencionalisht, Simon Harris, kryeministri irlandez (taoiseach), së fundmi njoftoi krijimin e një fondi prej 50 miliardë dollarësh për ditë të vështira për të mbrojtur kundër “goditjeve tregtare transatlantike” (SHBA përbën 30 për qind të eksporteve totale të Irlandës). Irlanda është gjithashtu e shqetësuar për synimin e Trump-it për të ulur taksën amerikane të korporatave në 15 për qind, duke e vënë atë në barazi me Irlandën, me synimin për të joshur kompanitë amerikane si Meta, Microsoft dhe Google që kanë selitë e tyre në Irlandë.

Ndërkohë, në Bruksel, një “task forcë për Trump-in” ka kaluar muaj të tërë duke u përgatitur për presidencën e tij, duke përpiluar një listë hakmarrëse tarifash për produkte ikonike amerikane si burboni i Kentucky-t dhe motorët Harley-Davidson, me fokus të veçantë tek produktet e prodhuara në distrikte elektorale të ndjeshme ndaj zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026.

“Edhe pse BE-ja po mendon për kundërmasa, mendoj se preferenca e tyre është të bëjnë një ofertë për ta ndaluar këtë,” thotë Mark Leonard, bashkëthemelues i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Trump është një negociator, ndaj ata do të mendojnë në atë drejtim, për shembull, duke blerë gaz natyror të lëngshëm apo armë nga Amerika.”

Leonard thekson gjithashtu gatishmërinë në rritje të BE-së për të kthyer fokusin drejt tregjeve të tjera. Të premten e kaluar, duke sfiduar kundërshtimin afatgjatë nga francezët, blloku negocioi marrëveshjen më të madhe tregtare deri më sot, duke arritur marrëveshje me Mercosur-in, grupimin e Amerikës së Jugut që përfshin Argjentinën dhe Brazilin.

Por një nga sfidat më të mëdha të Europës është se ajo nuk është e aftë të flasë me një zë të vetëm për Amerikën. Pikëpamjet në kontinent variojnë nga entuziazmi trumpian i Viktor Orbanit të Hungarisë, Giorgia Melonit të Italisë dhe kandidatit presidencial të Rumanisë Calin Georgescu, deri tek përmendja nga Sir Keir Starmer e Attlee-t dhe Churchill-it për të justifikuar refuzimin e tij për të zgjedhur mes Europës dhe Amerikës. Brenda vetë BE-së, jo vetëm që Franca dhe Gjermania janë kryesisht pa drejtim për shkak të problemeve të brendshme, por Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, perceptohet si një besnike e Biden-it, presidenca e BE-së bën rotacion çdo gjashtë muaj dhe vetë Trump e ka përshkruar bllokun si “më keq se Kina.”

“Ende nuk është shumë e qartë se kush do të jetë ai/ajo që do ‘t’i pëshpëritë Trump-it në vesh,'” thotë Celia Belin, një eksperte e lartë në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Trump nuk preferon të trajtojë çështjet në mënyrë kolektive. Ai parapëlqen të bëjë marrëveshje bilaterale me shtete të veçanta. Ai gjithmonë i lidh tarifat me çështje të tjera si mbrojtja, Kina dhe teknologjia, prandaj ai preferon udhëheqës të fuqishëm autoritarë, sepse ata mund të marrin vendime në mënyrë të menjëhershme.”

Brenda SHBA-së 

Edhe pse Trump e ka përshkruar “tarifën” si “fjalën më të bukur në fjalor”, shumë amerikanë janë të shqetësuar se ato do të rrisin çmimet dhe do të komplikojnë zinxhirët e furnizimit. Kontabilistët dhe juristët amerikanë, nga ana tjetër, janë të kënaqur me të ardhurat potenciale nga tarifat për këshillimet që do të vijnë më pas. “Po marrim shumë klientë të rinj,” tha këtë javë një jurist për Financial Times. “U thashë kolegëve të mi, po rikthejmë atraksionin tek tregtia.”

Duket se edhe juristët e tjerë po punojnë dyfish më shumë që nga zgjedhja e Trump-it. Megjithëse ai i tha NBC-së se “hakmarrja do të vijë përmes suksesit”, presidenti i zgjedhur deklaroi se anëtarët e Komitetit të Dhomës që hetuan kryengritjen e 6 janarit ishin “të neveritshëm” dhe “banditë politikë” që “duhet të shkojnë në burg.”

Image

Më herët këtë muaj, guvernatori Gavin Newsom i kërkoi legjislaturës së Kalifornisë të krijojë një rezervë prej 25 milionë dollarësh për të përballuar proceset gjyqësore të pritshme kundër administratës Trump. Senatorët e shtetit propozuan edhe 25 milionë dollarë të tjerë për organizatat që ofrojnë ndihmë juridike për të ndihmuar njerëzit që të luftojnë deportimin, ndërsa njëri prej tyre premtoi se do të “luftojë me të gjitha forcat për të mbrojtur këdo që e quan Kaliforninë shtëpinë e tij në vitet në vijim.”

Retorika e Trump-it për imigracionin, e cila mund të rezultojë me përpjekje për të deportuar deri në 20 milionë njerëz, ka çuar në veprime nga grupet për të drejtat civile që ofrojnë këshilla për gjithçka, nga gjetja e certifikatave të martesës deri te kopjet rezervë të çelësave të shtëpive. Disa imigrantë madje po konsiderojnë vetë-deportimin.

Në intervistën e tij për NBC fundjavën e kaluar, Trump u përpoq të mbante një ton më të butë, duke thënë se fjalimi i tij inaugures si president i 47-të do të jetë i ndryshëm nga toni i “kasaphanës amerikane” në fjalimin e tij si presidenti i 45-të. “Do të jetë një mesazh uniteti,” tha ai. “Do t’ju trajtoj po aq mirë sa kam trajtuar mbështetësit më të mëdhenj të MAGA-s.”

Luftëtari anti-“woke”

Natyrisht, jo të gjithë i besojnë. Në pritje të rikthimit të urdhrit ekzekutiv anti-DEI (diversitetit, barazisë dhe përfshirjes) që ai nënshkroi në vitin 2020 dhe që Biden e shfuqizoi vitin e ardhshëm, kompani dhe individë tashmë kanë filluar të vetëkontrollohen. Muajin e kaluar, Walmart njoftoi se po zvogëlonte nismat e tij për diversitetin. Këtë javë, Washington Post raportoi se punonjësit federalë po kontrollojnë profilet e tyre në rrjetet sociale për të fshirë çdo postim negativ për Trump-in. Ndërkohë, agjencitë federale kanë rishtypur reklamat për punësim që përmendin tema të tilla si DEI dhe ndryshimi i klimës, dhe agjencitë e rekrutimit në Washington DC kanë parë një numër të madh kërkesash nga njerëz që kërkojnë të kalojnë në sektorin privat.

“Nuk mund të garantoj asgjë,” i tha Trump intervistuesit të tij të NBC fundjavën e kaluar, kur u pyet nëse tarifat do të shkaktonin inflacion. “Nuk mund të garantoj as për nesër.”

Ndoshta jo. Por, mik apo armik, punonjës federal apo imigrant i huaj, folës i gjuhës perse apo ushtar i Federatës Ruse, presidenti i zgjedhur pa dyshim që është duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm mbi të tashmen. / The Telegraph – Syri.net 

Edhe njëherë mbi artin si filozofi dhe filozofinë si art…- Esé nga AGRON SHABANI

-Nga një dimension ose këndvështrim tjetër:
“Futbolli është arti i përgjithshëm i historisë universale të përmbledhur në 9O minuta. ” thotë ose mendon kështu ish ylli ose legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana në një bashkëbisedim ose debat televiziv me producentin dhe moderatorin e njohur shqipar nga Gjakova, z. Besim Dina.
Meqë z. Lorik Cana personalisht ia kam njohur dhe takuar të dy prindërit e tij (z. Agim dhe zonjen Shajndere Vula- Cana) të cilët për brezin ose gjeneratën time asokohe kanë qenë me tepër se simbol, sinonim ose idol i jetës sonë: Dorën në zemër, edhe nuk me habisin ose befasojnë aspak talenti, patriotizmi, intelekti, ose arritjet e gjithëmbarërshmed sportive (futbollistike), kulturore dhe të tjera të Lorik Canës.
” Në dashuri dhe bukuri kemi lindur, dhe po në dashuri dhe bukuri të përgjithshme, do rritëmi dhe shkëlqejmë .”, thotë në një rast shkrimtari ose kulturogu i shquar gjerman, Schieler.
Dardha pikën nën dardhë, thotë populli.
Ajo që me intereson në këtë rastë është thënia ose metafora e lartëpërmendur filozofike e Lorik Canës kur thotë: Futbolli është arti i përgjithshëm i historisë universale i përmbledhur në 9O minuta”!
Ndonëse, me arti i nënkuptojmë shumë çështje dhe aspekte të ndryshme njëkohëisht: luftën dhe fitorën ose triumfin, mburrrjen dhe krenarinë, të bukurën dhe të dashurën, sublimën dhe madhështorë, humbjen ose disfatën etj.
Me fjalë tjera, intelektuali, artisti ose sportisti  i kualifikuar, inovator, profesional dhe intelegjent, janë kretativ, komunikativ (komunikologjik), lukrativ, integral, kompetitiv, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv,  koniuktiv, koherent, transparent, konvencional, kredibil, të besueshëm, të ndërgjegjshëm, racional, koperativ, analogjik etj.
Se këndejmi, thuhet se pasi e mundi Darin e Persisë në fushën e luftës, kur mbreti ose perandori i mundur përsian (Dari) ia ofroi asokohe Aleksandrit (Lekës) të Madh, gocën ose vajzën e tij për martesë: Leka (Aleksandri) i Madh, iu gjegj duke i thënë Darit se nuk ishte tregtar ose shkues (krushkë) lufte, por ishte luftëtar dhe komandant.
Ndërkaq, kryetrimi dhe kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, dikur iu tha bashkëluftëtarëve të tij se donte (deshironte) të ishte mik i virtytit, nderit, moralit dhe idealit, dhe jo mik i fatit dhe fatkeqsisë së kundërshtarit.
Si duket Lorik Cana ka lexuar, mësuar dhe kuptuar shumë nga historia e përgjishme shqiptare, dhe ajo ndërkombëtare mbi sportin si art, si dhe mbi artin si luftë, si filozofi dhe si mjet ose instrument të fuqishëm për t´i afruar ose bërë bashke sportin, artin e luftës dhe filozofinë.
Aty pra ku arti dhe artisti i përjetsojnë edhe artin, edhe sportin (futbollin), edhe luftën, edhe filozofinë.
Pak filozofi….
Se këndejmi, edhe Hegeli dikur bente përpjekje të njohura madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë, pa dashur t´i  “përdhoste, stigmatizonte dhe demonizonte” këtu botën,  jetën, dhe natyrën, siç kishin bërë dikur me herët disa të tjerë.
Prandaj, filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, e lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është  një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorfizuar ose antropologjizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste ku edhe qielli duket lebroz.
Ndaj, për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë. E sidomos aty ku natyra identifikohet me procesin praktik dhe teorik të dëshirave, pritjeve, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive e dhimbjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj….
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “fenomenologjitë” e ndryshme të shpirtit dhe natyrës. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia, respektivisht gjenealogjia e natyrës. Kujto ose lexo: vepren kapitale “Phönemenologie des Geistes(-Fenomenomenologjia e Shpirtit”) te Geoorge Wilhelm Friedrich Hegelit, respektivisht horizontin e horizonteve te pafundme te dijes ose diturise.
U mor vesh se filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.
Shopenhaueri ndërkaq, sikur bën të kundërtën: Kthehet tek Kanti, për t’u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e “Vullneti për të jetuar” (Wille zum Leben).
Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është edhe thelbi i botës.
Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë holistike, transcendentale, metafizike dhe primatologjike.
Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se “parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota e natyra nuk janë ngritur ose projektuar vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to.”
Ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se si vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet njerëzore (qytetare), kulturore ose politike, dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja individuale dhe kolektive.
Është pra një “stuhi e brendshme interpersonale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet njerëzore, apo sociokulturore, sociopolitike dhe socioekonomike, janë në kaos dhe anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar, final ose përfundimtar, kur  vullneti  per te sunduar dche dominuar, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, e sidomos kur vullneti bëhet pavetëdije individuale dhe kolektive.
Deskriptimi i botës, jetës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte ‘panteizmin’ e Spinozës ose “pandiabolizmin” e tij.
Ndaj, pavarësisht të qënit të tij si “ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur”, gjegjësisht si “profet i madh” i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është “mbinjeriu”, apo ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik.
U mor vesh për Hegelin, arti ( i pandarë nga shpirti) dhe filozofia (e pa ndarë nga feja ose religjioni)-janë dy format dhe subjektët e vetme dhe kryesore të shpirtit absolut, për të cilat nuk ka aspak vlerë, peshë, kuptim dhe rendësi dallimi ose ndryshimi në mes meje dhe teje, apo mes  nësh dhe jush si person (individ), popull, nacion (komb), racë, etni, fe, kulturë, gjini etj.
Në fakt, po aq sa ka filozofi në art, sipas Hegelit, po aq ka art në filozofi.
E sidomos atëherë kur përmes artit të folur,shkruar ose vizatimor, shprehet ose manifestohet një diçka e madhe, esenciale ose substaniciale, ku secili prej nesh e gjen veten ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive.
Edhe Platoni atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona…
 Ai (Platoni) parasegjithash dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.
 Kjo sipas tij, do thotë se ne duhet pë përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.
Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.
Të gjithë neve sipas tij,  na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta.
 Nuk janë pa rëndësi primare ose ambivalente  ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.
Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?
 Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet, ku athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre.
Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë… Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
./
 Aristoteli sI mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë; ndërkaq,  u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj.
Ai ishte një filozof materialisto-idealist i cili  e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe  gjërat. Dhe,  kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.
 Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.
Ndryshe nga kjo, Aristoteli i cili lindi në vitn 384-para Krishtit, ishte me origjinë ilire ose jogreke, si i biri (djali) i Nikomahut (Nikomanit) që ishte pedagog dhe mjek personal i mbretit të Maqedonisë, Amintit dhe një intelektual i respektuar në kohën dhe vendin e tij: I inspiruar nga nderi, morali ose etika e babait dhe birit (djalit) të tij, Nikomanit (Nikomahut), dikur me vonë shkroi veprën e njohur “Etika e Nikomahut (Nikomanit)” etj. Ndonëse, i inspiruar dhe stimuluar edhe nga humanizmi, solidariteti dhe etika e njohur e popullit grek…Sigurisht.
Ndërkohë që Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.
 Dhe, mëqe, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Atëherë do theksuar në rolin e njohur të intelektit ose intelegjencës  se njeriut, e cila etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional dhe intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera.
Ndaj,  gjithënjë sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
 Me fjalë tjera, krejt (të gjithë shqiptarët)e Kosovës dhe gjithandej, e dijnë se Gjakova dikur jorastësisht është quajtur si kryeqytet mendorë dhe kulturorë i Kosovës.
 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe politikëbërjen e
Kosovës ku elita shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike e Gjakovës, patjetër duhet të kenë hisën, misionin dhe funksionin e vet.
Në të kundërten ëshhtë teza ose hipoteza  e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.
Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.
Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në kuptimin e bërjes se asgjësë për asgjë!
Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë sportisti, artisti, lideri, politikani ose intelektuali të lartë dhe intelegjent.
Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në qeveri, parlament ose partitë poli
Kjo ndodhë në shtetët ose shoqëritë e ndryshme fraxhile, poroze, inkompakte, heterogjene, tranzitore, post-moderne ose neoliberaliste si Kosova ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, apo e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike etj. Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.
 “Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)
Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)
Duke iu referuar ideve dhe teorive të njohura shkencore, elitare ose liberaliste të Adam Smitit, Davide Ricardos, Richard Codbenit, Hienrich Grossmanit dhe të tjerëve: Armiqtë ose kundërshtarë me të rrezikshëm ose kryesor të shteteve ose shoqërive të ndryshme njerëzore, qytetare ose politike gjithandej globit: Pos personave ose individëve të ndryshëm asocialë, apolitikë, demagogë, hipokritë, introvertë, mediokër, stupidë, nebulozë, karagjozë, violentë, infantilë ose psikopatologjikë, janë edhe qarqet ose forcat e ndryshme asociale, parazite, kleptokratike (kleptomanike) ose joproduktive.
Kështu që sot nuk është kurrfarë rastësie ose zbulimi i posaçëm shkencor ose politik, nëse edhe personat e ndryshëm primitivë, provincialistë, kretenë, skizofrenë, idiopatë, psikopatë, maniakë, dubiozë, ireversibël, radikalë, shovenistë, ksenofobë, racistë, kriptoklerikalistë, ekscentrikë, egocentrikë dhe të tjerë, të paraqiten ose prezantohen si njerëz të ditur, të mençur, humanë, karitativë, të kulturuar, lukrativë, inovativë, kontemplativë, komplementarë, suplementarë, komprehensivë, kreativë, integralë etj.
Ndërkohë që ndoshta janë kallpi, plehu ose kërmat e shtetit dhe shoqërisë.

Ç’DOMETHËNË ECJE PËRPARA?- Nga SAIMIR LOLJA

 

Ç’domethënë të keshë, të dishë, të ngjitesh, të zbresësh, të përparosh, nga e deri ku? Deri ku ësht kufini për këto dhe a mbeten të njëjtë qëllimet për to? Sepse njeriu vjen lakuriq në këtë jetë dhe ikën po lakuriq nga kjo botë. Rrjedha në kohë e shoqërive njerëzore ka ngjitjet (zhvillimet), kthesat, zbritjet (rrënimet). Ajo ësht e pa ndërprerë dhe gjithmonë ndryshe edhe në gjatësi kohe nga copëza e shkuar e ngjashme. Çdo copëz e historisë njerëzore ësht pasojë edhe e copëzës së ngjashme të shkuar edhe e ndikimeve të reja. Katër periudhat e përsëritshme të historisë njerëzore janë: 1) Kohët e vështira krijojnë njerëz të fuqishëm. 2) Njerëzit e fuqishëm krijojnë kohë të mira. 3) Kohët e mira krijojnë njerëz të dobët. 4) Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Pra, përparim ose ecje përpara do të thotë ose ngjitje ose zbritje.
Njeriu përparon për nga jasht vetvetes por jo për nga brenda sepse instinktet, emocionet dhe organet trupore nuk i ndryshojnë. Për nga jasht, atij i ndryshon veshja, vendi dhe kushtet e jetesës, pamja, ushqimi, gatimi, kimikatet, veglat dhe makinat që përdor, tingujt që dëgjon, çfar sheh dhe prek, dhe rrjedhimisht qëllimet, botënjohja dhe botëkuptimi.
DIJA – A i nevojitet njeriut dije dhe të kuptojë që të ecë përpara? Sa dhe deri ku? Sepse me një rreth të vogël e një të madh vërtetohet matematikisht se sa më shumë të dihet aq më shumë dallohet se nuk dihet. Nëse njeriu di shumë por s’i kanë vlerë kohore apo përdorimi ose s’ia kërkojnë ose s’i janë të frytshme ose janë të rrezikshme apo të tepruara, atëhere për të ësht sikur nuk di. Shumë nga ajo sasi s’ka për t’u përdorur ndonjëherë, ndonëse i shërben vetëm mendjes për një kuptim më të gjërë e më të thellë. Shekulli XXI tregon se njohuria dhe zgjuarsia e shoqërisë janë rritur shumë, me shpejtësi të madhe dhe frikshëm, veçanërisht pas vitit 2000.
USHQIMI – A i nevojitet ushqim i mirë njeriut të mendojë dhe të ecë përpara? Nëse ushqimi nuk ësht natyral, njeriu bëhet shëndetlig dhe trupi i tij kalbet nga brenda dhe sëmundje të padëgjuara lindin. Kur ushqimi ësht natyral edhe shoqëria dhe raca shoqërore përcillet e fortë në brezat e rinj. Përndryshe trupi i njeriut fillon të kundërveprojë jo natyralisht për të tretur ushqimet jo natyrore. Shembull i shtrembërimit të natyrës ësht rasti i sëmundjes të quajtur i lopës se çmendur, e cila ndodh ngase lopës i jepet ushqim proteinik për ta rritur shpejt në peshë ndërkohë që lopa ësht barngrënëse prej natyre. Mendja e lopës çmendet sepse nga barngrënëse që e ka krijuar natyra duhet të kthehet në mishngrënëse.
SHTETI – A i nevojitet njeriut një makinë të ecë përpara? Përgjatë historisë, qytetërimet e përparuara janë bërë dhe quhen të tillë sepse kanë patur ose e kanë me cilësi të lartë organizimin e shoqërisë, makinën shtetrore, sigurimin e shtetit, domethënë shtetin. Një shtet i organizuar dhe siguruar mirë punon si një makinë e vetëdijshme dhe mbarëvajtja e tij ka në themel parimin një vend për çdo gjë apo njeri dhe çdo gjë apo njeri në vendin e vet. Një qytetërim nuk ka nevojë të jetë doemos një komb i organizuar në shtet, sepse qytetërimi ka nevojë të punojë makina e tij (shtetrore, gjuhësore, artistike, ndërtuese, prodhuese, tregtare, shtypëse, vjelëse, ushtarake) pavarësisht se kush ia bën punën.
MORALI – A i nevojitet shoqërisë njerëzore një moral që të jetë e qëndrueshme dhe të ecë përpara? Ka shumë fjalë për të përshkruar veglat, makinat, teknologjitë dhe ka pak fjalë për të përshkruar ndjenjat. Moral domethënë mbarëvajtje e një grupi shoqëror nëpërmjet peshores çfar ësht e mirë dhe çfar ësht e keqe. Morali ai ësht i brishtë sepse lidhet drejtpërsëdrejti me ndjenjat njerëzore. Prandaj keqdashësit godasin moralin e trashëguar dhe fetë i kryejnë krahmarrje mendjes pikërisht nëpërmjet linjës ndjenja-moral-ndjenja.
Morali ësht përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe prandaj i ve kufi dëshirave apo marrive vetjake. Ai ësht natyror dhe edukues sepse njerëzit kanë lindur prej natyrës dhe duhet të ndjekin ligjet e saja për njerëzit dhe jo për kafshët apo robotët. Tani ka më shumë elektronikë e teknologji dhe njëkohësisht më shumë mendje të lehta, të rinuara apo të shuara, gjë që ka shkaktuar marramendje të madhe dhe dëmtim në moralin natyror të turmave njerëzore. Tani kryhen klonime organike dhe prodhohen robotë, të cilët janë pa moral, pa ndjenja e qëllim njerëzor, përdoren për të zëvendësuar njerëzit dhe nuk shprehin ngjitje (zhvillim) por zbritje (rrënim) të shoqërisë njerëzore.
Pra, një QYTETËRIM që të ngjitet, ta mbajë veten lart dhe të zgjerohet duhet të ketë themele të qëndrueshëm. I tillë domethënë të jetë i fuqishëm, i pasur, i gatuar dhe pjekur mirë, zotërues i sipërfaqes toksore ku shtrihet, diplomatik me vendet e tjera. Kështu ai mbron pasuritë dhe jetët e qytetarëve, pronat e njerëzve dhe shtetrore, pasuritë natyrore dhe të fshehtat e vendit. Me këto ai i jep paqe, siguri e qetësi qytetarëve të tij. Si rrjedhim, amigdala trunore, e cila kujdeset për kujtesën, vendim-marrjen dhe përgjigjen emocionale, nuk ësht e acaruar dhe nuk e fut njeriun në gjendje paniku “thik apo ik”. Ashtu të pa friksuar, qytetarët bëjnë paracaktime afatgjata të jetëve familjare e punëve të tyre dhe i shërbejnë sinqerisht vendit. Themelet e një qytetërimi të qëndrueshëm janë:
1) Një ide moralizuese e hartuar mbi një gjuhë të veçantë. Për shembull, perandoria romake lindi kur u fut në përdorim gjuha latine në vitin 27 p.e.s. Në raste të tjera, bie fjala, u krijuan kisha të cilat filluan spërkatjen e gjuhëve kishtare mbi popullatat që kishin apo futnin në vathat e tyre. Ideja moralizuese i jep udhë ndjekësve dhe bindje popullatës, dhe bën të mundur parashikimin e sjelljes shoqërore të turmave. Fetë meslindore, indiane apo kineze janë shembuj të qëllimit nënshtrues dhe bindës ndaj perandorive dhe jo pëlqimit paqësor të perëndive. Arbër-Shqiptarët e kanë gjuhën natyrore Shqipe dhe idenë e Besës, e cila të jep shpëtim, ësht një besim mbi një virtyt me kuptim të saktë, dhe i ndihmon të tjerët ta mbartin Besën e të udhëhiqen prej virtytit.
2) Një ndërtesë familjare e vidhosur mirë dhe me trashëgimi, i cila i jep qëllim lindjes së fëmijëve dhe punëve jasht familjes. Njërës pa qytetërim të dukshëm ka, por qytetërim pa njërës nuk ka.
3) Një makinë zyrtarësh me sasinë dhe cilësinë e duhur për të mbrojtur shtetin dhe zbatuar detyrat nga lart-poshtë.
4) Një rrjet shkollimi dhe edukimi cilësor që të përballojë të tashmen dhe të aftësojë brezat e rij.
5)] Një shoqëri e ndarë në shtresa të ndërvarura ku ngjitja nuk dhurohet por arrihet me punë sipas meritës, vlerës që shton dhe ndershmërisë.
6) Aftësia për të zgjidhur nyjet, veçanërisht ato të mëdha si, bie fjala, furnizimi me ujë pa ndërprerje të çdo familjeje, vendbanimi dhe toke bujqësore.
7) Mbrojtja ushtarake e vendit, e cila edhe edukon brezat e rij me rregullat në jetë.
8) Kanunet ligjore të cilët vendosin çdo njeri dhe gjë në vendin e vet, dhe kujdesen me pa anshmëri për rendin dhe sigurinë shoqërore.
Si përfundim, zhvillimi kërkon të kuptohet si ndryshim përmirësues dhe jo përmbysje (revolution, ang.) dhe të kihet vullnet për ta kryer e udhëhequr atë ndryshim. Në fund të fundit, lind pyetja: A duhet përparimi të sjellë paqe, bashkim, begati, harmoni e jetë të përbashkët më të mirë? Ngjitja (zhvillimi) ësht e mirë kur këmbët prekin tokën, kur qytetërimi ësht i qëndrueshëm, kur njerëzit e jetojnë gëzueshëm ngjitjen, punojnë për të, shpërblehen mirë. Ata duan të binden se e ardhmja e tyre do jetë më e mirë, e qetë, e sigurtë, me kushte jetese të mira, me rrugë të qarta të ecjes përpara, dhe se mbrojtja e pronës dhe punës së tyre nuk do ndërpritet.
Prandaj zhvillimi ësht e duhet të jetë i përkufizuar si liri mendimi e veprimi midis të drejtës për të ecur para dhe përgjegjësisë për me e ruajtur jetën e mirë të të gjithëve. Klonimi, robotët, bombat ideologjike, kimike, biologjike e atomike ndonëse shprehin aftësitë e mendjes njerëzore shkaktojnë rrënimin e qytetërimit dhe njerëzimit. Prandaj disa pyetje do mbeten të përjetshme: Ku shkohet duke ecur përpara? Çfar ësht ma mirë? Deri ku ësht ma e mira dhe pasja më shumë? Ç’domethënë të jetosh mirë dhe më mirë? Si kafshë apo si njeri?

Rritet mungesa e krahut të punës në Evropë për shkak të plakjes së popullsisë! Një në katër të punësuar është emigrant, ja sektori më i “preferuar”

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) emigrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane. Për ekonominë dhe zhvillimin ata janë “të domosdoshëm”, konstatohet në raportin (16.12.2024) e ILO-së. Potuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë migrant.


Veçanërisht në vendet me të ardhura të larta migrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në Europën veriore, jugore dhe perëndimore kuota e të punësuarve migrantë në periudhën 2013 dhe 2022 nga 22,5 përqind është rritur në 23,3 përqind. Si migrantë konsiderohen të gjithë njerëzit, që punojnë në një vend tjetër dhe jo në atdheun e tyre.

“Migrantët e punës janë të domosdoshëm, për të përballuar mungesën e krahut të punës në mbarë botën dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së Gilbert F. Houngbo.

ILO në këtë grup përfshin si njerëzit në marrëdhënie pune, ashtu edhe migrantët, që punojnë pa dokumentacion të rregullt në vendin ku kanë migruar. Në krahasimin global kuota e migrantëve në raport me popullsinë në marrëdhënie pune në Europë si dhe në Amerikën e Veriut dhe në shtetet arabe është mjaft e lartë.

Punësim i lartë në sektorin e shërbimeve

Këto rajone nga njëra anë janë tërheqës për migrantët për arsyen se kanë të ardhura dhe standarde të larta, nga ana tjetër në to kërkesa për punëtorë është mjaft e madhe.Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në këto vende është plakja e popullsisë. Migrantët zenë vendet e punës, kur të punësuarit dalin në pension dhe njëkohësisht me këtë rritet edhe nevoja për punonjës në sektorin e kujdesit për të moshuarit.

Kjo pasqyrohet edhe në shifra: Tre të katërtat e njerëzve, që kanë qenë të punësuar si migrantë në Europë, kanë qenë të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërsa kuota e popullsisë vendase në këtë sektor është pothuajse gjysma e të punësuarve.

Shkaqet për kuotën e lartë të papunësisë

Në mbarë botën kuota e migrantëve në raport me forcat e punës në vitin 2022 ka qenë 4,7 përqind. Numri i përgjithshëm i migrantëve në mbarë botën sipas ILO-së është rreth 284,5 milionë.

Rreth 255,7 milionë prej tyre kanë qenë mbi 15 vjeç, pra në moshë pune. Në jetën e punës kanë qenë të angazhuar 167,7 milion persona – 30 milion më shumë se në vitin 2013. Kuota e papunësisë tek migrantët me 7,2 përqind është pak më e lartë se tek popullsia vendave (5,2 përqind).

Arsyet sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së ILO ndër të tjera janë vështirësitë gjuhësore, si edhe mosnjohja e diplomave apo edhe diskriminimi./DW

Amnesty International: Policia serbe përgjon gazetarët dhe opozitën

VOA Marrë nga Associated Press

Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.

Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria.

Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se raporti është dëshmi se vendi ndodhet në një “burg digjital”.

“Për ne, kjo është dëshmi se Shërbimi Informativ së bashku me Ministrinë e Brendshme kanë përdorur softuer praktikisht për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, që do të thotë Organizatat joqeveritare, studentët, veprimtarët dhe tani kemi prova, siç thuhet në raport, se programet e tilla janë përdorur për t’i kompromentuar këta persona, për t’i frikësuar, për t’i ngacmuar, për të shkurtuar protestat dhe gjithçka që po bënin këta njerëz në përpjekje për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend”, tha ai.

Raporti me titullin “Një Burg Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi” thotë se policia serbe dhe Agjencia e fshehtë përdorën programin për të infektuar pajisjet ndërsa pronarët e tyre ishin të ndaluar ose po merreshin në pyetje nga policia.

“Ky program përdorej zakonisht pasi njerëzit arrestoheshin. Ndërsa ata po merreshin pyetje, telefonat e tyre u hakuan dhe u infektuan. Në krahasim me programet Pegasus dhe Predator që janë mjete shumë më të sofistikuara dhe që mund të aktivizohen nga distanca, në këtë rast duhet të keni kontakt fizik me telefonin e viktimës”, shpjegoi Igor Bandoviç.

Policia e Serbisë tha në një deklaratë se raporti i grupit për të drejtat e njeriut është “absolutisht i pasaktë”, por gjithashtu shtoi se “programi përdoret në të njëjtën mënyrë nga forcat e tjera policore në mbarë botën”.

Agjencia e fshehtë serbe shkroi në faqen e saj të internetit se “punon ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”.

Raporti i Amnesty International u publikua në një kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta antiqeveritare në rritje që deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, të cilat paraqesin një nga sfidat më të mëdha në më shumë se një dekadë të sundimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Protestat e udhëhequra nga studentë universitetesh dhe veprimtarë të opozitës pasuan shembjen e një çatie betoni në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Presidenti Vuçiç i ka akuzuar shërbimet perëndimore të zbulimit, organizatat joqeveritare dhe mediat e huaja për “luftë hibride” kundër tij dhe qeverisë së tij duke financuar ilegalisht protestat.

Elda Zite, gruaja që mes vështirësive prodhon mobilie dhe tapiceri

VOA Mimoza Picari

Në Shqiqëri mjaft gra dhe vajza po sfidojnë vështirësitë duke ushtruar profesione që kryesisht ushtrohen nga burrat. Një prej tyre Elda Zite, prej 7 vitesh ia ka dalë të depërtojë në industrinë e prodhimit të tapicerive dhe mobilieve. 32 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve krah një skuadre të vogël punonjësish, e ka rritur gamën e prodhimeve gradualisht dhe sot ndjehet e sigurt në treg dhe me ambicje për të ardhmen.

Elda Zite është një nga ato gra që jeta e ka vënë në provë, por ajo ia ka dalë. Në përpjekjet e saj, për të arritur aty ku është sot, ka përdorur të vetmen armë që zotëron atë të mosdorëzimit. 7 vite më parë Edla hyri në një rrugë profesionale të shkelur kryesisht nga burrat, në atë të prodhimit të tapicerive dhe mobilieve. Si fillim në kufijtë e mbijetesës, si nevojë për të siguruar të ardhura për familjen e re të sapokrijuar.

“Në fillim nisa punë në një rrobaqepësi tapicerie. M’u dha një mundësi që të bëja trajnim aty, si bëheshin skicat. Punoja pranë një inxhineri italian në këtë kompani dhe arrija të hyja dhe tek puna që bënin burrat. Kisha kureshtje, pyesja si bëhet, si montohet. Nuk dorëzohesha. Nëse nuk bëhej diçka mirë, e bëja sërish derisa të arrija rezultatin që doja”- thotë për Zërin e Amerikës Elda Zite, prodhuese e mobilieve dhe tapicerive.

Por natyra e saj këmbëngulese për të bërë çdo gjë me përkushtim dhe pasion, e nxiti tej punës së përditshme, duke e shtyrë drejt përvetësimit të profesionit.

“Ndonjëherë më përbuznin kolegët në punë duke më thënë se punoj kot, se po dëmtoja vetën duke plotësuar tekat e pronarit, që të më mbante në punë. Ndërsa unë u thosha se mësoj për veten. Nuk e shihja veten kurrë punëtoren e dikujt tjetër. Unë doja të mësoja dhe të kisha diçka timen”-rrëfen ajo.

Por asgjë nuk erdhi pa kosto. Atëherë kur i duhej mbështetja, provoi diskriminimin në vendin e punës.

“Isha shtatzënë dhe për shkak të ndërlikimeve shëndetësore, isha e detyruar të qëndroja regjim shtrati dhe të merrja disa javë pushim. Në këtë moment kompania më pushon nga puna. Dhe atëherë fillova të mendoja se kur të behesha më mirë do t’i përkushtohesha punës time. Fillimisht hapa një dyqan të vogël dhe prodhoja gjëra të vogla, krevate apo pupa. I prisja copat diku tjetër ndërsa në dyqan i montoja dhe u bëja tapicerinë. Kështu filloi. Pak nga pak, klientela u rrit bashkë me kërkesën. U shfaq dhe interesi i disa bizneseve të cilat unë i mirëmbaj duke më dhënë akoma më shumë shtysë që unë ta rris këtë punë”- tregon Elda.

Dhe sot Elda arrin të prodhojë dhe riparojë në punishten e saj përmes sfidash dhe vështirësish të shumta një gamë të gjerë moblijesh dhe tapicerish në funksion të arredimit të hoteleve, apartamenteve, bareve, restorateve dhe bujtinave.

Por në gjithë këtë rrugëtim në krah të saj qëndron bashkëshorti, Valteri. Ai është punonjës në radhët e policisë. E nisën rrugëtimin bashkë në akademinë e rendit, por rrethanat vendosën që sot të mos kenë të njëjtin profesion. Elda thotë se bashkëshorti është mbështetja kryesore, përmes së cilës ruan ekuilibrin dhe se të dy mes të tjerash kanë sfiduar edhe mosbesimin e të afërmve, se ajo do ia dilte mbanë një ditë.

“ Bashkëshorti është mbështetja kryesore. Sa herë mërzitesha dhe qaja si fëmijë, se nuk është lehtë të jesh nënë, grua dhe të menaxhosh punën. Demoralizohesha dhe thosha se nuk ia dal dot, jam lodhur. Ishte ai që më jepte zemër duke më thënë se -ti kur ke kaluar gjëra më të vështira edhe këtë mund të bësh. Do ia dalim bashkë”- vijon Elda.

E megjithatë duket se në genet e Eldës fle trashëgimia, dhe se gjërat nuk janë formësuar krejt rastësisht kështu, duke e vendosur Eldën në mes të një profesioni me pak gjasa për t’u zhvilluar nga një grua.

“Në fakt unë këtë punë e njoh që kur isha e vogël. Gjyshi nga ana e mamit ka qenë marangoz. Ai prodhonte gjithçka. Dhe unë u rrita me frymën e këtij profesioni. Nëna që ishte krah tij e ndihmonte në çdo punë dhe unë isha rritur më idenë se një grua mund të bëjë dhe një punë burri nëse ajo do”- thotë Elda Zite.

Nënë e tre vajzave me e madhja 7 dhe më e vogla 3, Elda ia del të jetë nënë, grua dhe profesoniste në fushën e prodhimit të mobilieve dhe tapicerisë. Nuk ka gjëra të lehta për Eldën, por as të pamundura.

“ Unë nuk jam e lirë si punëtorët që punojnë 8 orë dhe shkojnë në shtëpi. Për mua puna nis në 8 e 30 dhe ka raste që mbyllet në orën 10 të mbrëmjes apo në flukse pune si tani, ne e mbyllim dhe në 4 të mëngjesit bashkë me bashkëshortin. Unë jam një natyrë që kërkoj nga vetja. Unë nuk dua të rri në këtë nivel, dua ta zgjeroj biznesin po në këtë fushë”- vijon ajo.

Kur e sheh Eldën kaq entuziaste dhe të sigurt për atë që është dhe bën sot, e ke të vështirë ta përfytyrosh në disa hone të errëta, të cilat i është dashur t’i kalojë në jetë.

“Gjatë shtatzënisë së tretë ishte një moment që më dukej sikur çdo gjë ndaloi. Kam kërkuar ndihmën e psikologes. U demoralizova totalisht dhe mendoja se nuk mundesha dot më, se nuk ia dilja dot. Më ka ndihmuar shumë. Nuk bëra shumë seanca, diku tek pesë të tilla, por unë jam natyrë që eci vetë, sapo të më japësh pak zemër”- rrëfen Elda.

Pas një bisede të gjatë me Eldën ndjehesh si pas një terapie frymëzimi. Në vetëm 6 vite në krye të biznesit të prodhimit të mobilieve, dhe tapicerisë ajo me një skuadër të vogël punëtorësh arrin të ndjehet e sigurt në treg. Ka dëshirë të tregojë e të tregojë pa fund detaje të përpjekjeve të saj, por mbi të gjitha kërkon të përkufizojë motivimin.

“Sidomos për vajzat, të mos dorëzohen. Të mos tërhiqen nga paragjykime të tipit – je një femër dhe nuk e bën dot, ti nuk ia del dot, kjo nuk është punë për ty, është për burra, ti nuk vlen – e të tjera si këto. Njeriu nëse dëshiron mund të arijë majat nëse lufton. Nuk bëhet asgjë pa luftë. Nuk mund të kemi një paqe pa kaluar atë luftën e madhe”- thotë ajo.

Mafia pastron paratë në kullat e Tiranës, përfaqësues të Ndragheta takime me Veliajn…

Në përgjimet e drejtësisë italiane, anëtarë të organizatës mafioze NDRAGHETA, flasin për lidhje të forta me kryeministrin Rama, me njerëz pranë tij si dhe për një takim të zhvilluar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fokus I këtyre lidhjeve e takimeve, janë pikërisht pastrimi i parave nëpërmjet tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Syri tv

Në përgjimet e dosjes Baso Profilo, drejtësia italiane ka konfirmuar se si paratë e klanit mafioz Italian Ndrageta investohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe në koncesione, me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin Rama. anëtarët e organizatës mafioze italiane në përgjimet e Prokurorisë italiane flasin për takime me kryetarin e Bashksë Erion Veliaj, ndërhyrjet me njerëzit pranë kryeministrit Edi Rama apo për ryshfete 20 % për marrjen e lejeve të ndërtimit apo koncesioneve.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, që në 2017 kanë kërkuar të investojnë në vendin tonë.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

Në bisedë ata përmendin një shtetas shqiptar që quhet Nik, i cili ka marrë licenca për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në kryeqytet,.

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Por bisedat, provat i kanë në Shqipëri, pasi shumë prej personazheve që përfliten në këto përgjime kanë marrë leje ndërtimi apo koncesione në vendin tonë, çka fakton se çdo plan i dal nga përgjimet ka gjetur zbatim në pastrimin e parave fal këtyre lidhjeve të forta. Edhe pse autoritetet italiane dosjen e kanë sjellë pranë SPAK, deri më tani asnjë prej këtyre episodeve nuk është hetuar. sn


Send this to a friend