Zhvillime të reja vijnë nga Italia mbi mega hetimin e koduar “Basso profilo” të Antimafias italiane, i cili ekzekutoi 50 masa ndalimi e shkatërroj një skemë kriminale mafioze të klaneve ndranghetiste me qëllim riciklim të parave të pista e përfitime nga fonde e financime publike duke u favorizuar nga politika lokale e jo vetëm.
Ky hetim zbardhi një aferë kriminale të të arrestuarve dhe në Shqipëri.
Lista e personave të vënë nën hetim mund të shtohet pas kërkesës së orëve të fundit të Prefekturës së Catanzaros për t’u njohur me të gjithë materialin e dosjes hetimore për motive kompetence.
Qëllimi është studimi i akteve hetimore mbi zgjedhjet administrative të 2017 e ku politikanët lokalë të përfshirë në këtë hetim në bashkëpunim me njeriun e besuar të familjeve mafioze, Antonio Gallo, akuzohen për shkëmbim vote elektorale, korrupsion e abuzim me funskionin që mbanin.
Prokuroria e Katanzaros po vazhdon punën duke marrë në pyetje të gjithë personat e vënë nën hetim.
Ish europarlamentari e sekretari i Partisë UDC (Bashkimi Demokristian) Lorenzo Cesa, nuk ka pranuar të merret në pyetje nga Prokuroria e Catanzaros e ka kërkuar të referoj mbi versionin e tij të fakteve vetëm nga Prokuroria e Antimafias, drejtuar nga Prokurori Nicola Gratteri.
Gjithashtu është marrë në pyetje dhe personi kyç në këtë megahetim, “Princi i Ndranghetas”, Antonio Gallo , sipërmarrësi që pastronte paratë për llogari të mafias kalabreze.
Por Antonio Gallo, në prani të avokatit të tij, nuk ka pranuar të flas para prokurorëve e aktualisht ndodhet nën masën e arrestit me burg.
Antonio Gallo ishte dhe njeriu i besuar i politikanëve Tomasso Brutto e Saverio Brutto me të cilin kishte hapur një aktivitet sipëmarrës në Shqipëri, si dhe ishte mjaft i lidhur me sekretarin rajonal të UDC , Francesco Talarico, i cili ndodhet nën urdhër arrestimi shtëpiak.
Gjatë ditëve të shkuar listës së 50 emrave të përfshirë në këtë mega-hetim i janë shtuar dhe 2 sipërmarrës të tjerë kalabrezë.
Komentet