Deputeti Belind Këlliçi, ka denoncuar në Komisariatin Numër 1 të Tiranës bastisjen e zyrave të kreut të FRPD-së, si dhe kërcënimin me armë të të rinjve demokratë.
Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së Rigels Muçollari ka denoncuar kërcënimin ndaj kryetarit të FRPD-së Kuçovë Ardit Bënja nga një numër holandez, pasi ishte përplasur verbalisht në ambientet e selisë së PD me persona të panjohur.
Në një deklaratë për mediat pas denoncimit në Polici, Këlliçi u shpreh se të rinjtë e FRPD janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda ambienteve të PD.
Këlliçi: Unë bëra kallëzim se nuk mund të depozitoj prova, e keni parë ju bastisjen e zyrës sime. Zyra ka qenë hapur. Denoncova vjedhjen e lap topit tim dhe të dhënat personale. Unë bëra detyrën. Bëj përgjegjës drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Të rinjtë e FRPD kanë marrë kërcënime nga persona të armatosur në ambientet e brendshme të PD. Kam kërkuar të merren në administrim kamerat dhe nuk do të jetë çudi që të fshihen kamerat. Persona që nuk kanë lidhje me PD dhe nuk janë pjesë e grupit zyrtar të shoqërimti të Bashës. Janë persona të tjerë të panjohur. Nuk jam aspak i kërcënuar kam ardhur këtu për të bërë detyrën time si qytetar. Nuk pres rezultat nga policia. Nuk më shqetëson presioni, shantazhi se jemi për një kauzë të drejtë. Jemi për një PD të drejtë që të mos i ngjajë kësaj PD të shëmtuar që kemi parë këto ditë.
Muçollari: Kryetari i Kuçvës Ardit Bënja është kërcënuar nga një numër holandez pasi është përplasur verbalisht gjatë prezencës në ambientet e FRPD-së.
Thirrje Lulzim Bashës se nëse i preket një fije floku një anëtari të FRPD do mbajë përgjegjësi personale.
Këlliçi: Nëse një riu të FRPD i preket një fije floku do të bëjmë transparente gjithçka me administrimin e PD në këto vite, oligarkët, nga shpk përreth dhe nga persona të përfshirë. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim politik. I shërben atij të ruajë dinjitetin e tij. Është për të ardhur keq që është një i ri në moshë duket si një sovjetik. syri.net
Komentet