Gazment Bardhi i njohur ndryshe si avokati i “bravave”, ka regjistruar një sërë bëmash ne CV e tij politike.
Pa shkuar shumë larg, por duke u nisur nga fushata para zgjedhore e 25 Prillit dhe deri më sot, skandalet e Bardhit nuk kanë të mbaruar.
Njeriu me sy të skuqur dhe duar-dridhur, që u shfaq pak ditë më parë përballë ish kryeministrit Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit, shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime.
Nuk është rastësore që duart i dridhen dhe sytë i skuqen, pasi duhet të japë llogari fillimisht para demokratëve dhe më pas para drejtësisë.
Mbi Gazment Bardhin rëndon një viktimë.

Me 21 prill 2022, një para zgjedhjeve parlamentare, fushata elektorale u përgjak.
Dhe në skenën e përgjakjes u shfaq Gazment Bardhi, i cili kishte ngritur grupe të armatosura me pretendimin se po mbronte votën.
Pjerin Xhuvani u vra, në burg përfundoi personi që shkrepi armën dhe Gazment Bardhi nga pak metra më larg vendit të ngjarjes, hiqej sikur nuk ka lidhje me të.
Sot e kësaj dite Gazment Bardhi nuk ka dhënë llogari se mbi çfarë ligji kishte krijuar grupet e armatosura për mbrojtjen e votës, se mbi çfarë Ligji kishte ngritur struktura paralele të armatosura.
Drejtësia ende nuk ka lëvizuar për këtë çështje.
Nga përgjakja e fushatës zgjedhore, Gazment Bardhi kaloi tek përgjakja e demokratëve, tek përgjakja dhe dhuna në selinë blu.

Në protestën e e 8 Janarit, demokratët u dhunuan, u helmuan dhe u përgjakën nga Lulzim Basha, Gazment Bardhi me kompani.
Po çfarë ndodhi.
Sërish Gazment Bardhi bëri sikur s’kishte lidhje me asgjë. Duket se ia kishte marrë dorën në Elbasan, ku kishte lënë pas një viktimë.
“Kam njoftuar zv drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve i kam kërkuar që të ndërhynte. Ai ma tha se po njoftonte dhe policia po mbërrinte. Njëkohësisht në seli me mua ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës. Ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve. Po ashtu dhe drejtori i Gardës njoftoi policinë.
Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtare… Pasi kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, më ka kërkuar që të dërgojë shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit”.
Kështu është shprehur Gazment Bardhi, pak ditë pas protestës në një emision televiziv. Pra, nga dhunues u shfaq si i dhunuar.
Nuk i lë me kaq bëmat Gazment Bardhi.
Së fundmi ai ka kërcënuar hapur edhe një gjyqtar të Gjykatës së Tiranës.

Në një intervistë në një studio televizive, Bardhi kërcënoi live, gjyqtarin i cili një ditë më pas do të shqyrtonte ndryshimet statutore të PD.
“Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu”-tha dje Bardhi.
Dhe sërish drejtësia nuk ka reaguar.
Pasi Gjykata njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe të gjitha ndryshimat statuore, vendimet që u morën nga demokratët, Bardhi, nga kërcënimi kalon tek mashtrimi.
I shkarkuar ligjërisht, ai mban peng postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe vendos ta përdorë këtë post, për padi në Gjykatë, ndaj gjyqtarit që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit,
Gazment Bardhi që ligjërisht është vetëm deputet, paditi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri.
Këtë radhë tenton të mashtrojë edhe SPAK-un, ndërsa e gënjen për rolin e tij në PD.
Ai në padi citon se kallëzuesi është Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD. Por Gazi u shkarkua nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe me vendim gjykate nuk e mban më një post të tillë, ose e thënë ndryshe, nga sot nuk është më sekretar i përgjithshëm i PD.

Kur denoncohej blindimi i selisë së PD-së, Gazment Bardhi jusitfikohej duke thënë se janë punime.
“Kemi konfirmuar dhe dje sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD po kryen punime. është fakt, nuk ka nevojë të vini dhe të trokisni. Dyert e Partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. E sigurtë është që do të futeni brenda dhe do të shikoni se po shtohen ambientet e punës, koha e llafeve ka mbaruar më 18 dhjetor. Disa kanë beteje për karrige. Selia e PD ka qënë është dhe do të vijojë të jetë e japur dhe e mbyllur për çdo trafikant droge”, gënjente Bardhi me 5 Janar 2022.
Ndërkohë ditët e fundit nga selia e PD-së, ka nisur heqja e dyervë te blinduara.
Gjithashtu janë hequr edhe logot e selisë blu që “veshën” nga jashtë xhamat e godinës pasi ish-kryetari Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve.
Janë të shumta mashtrimet dhe gënjeshtrat e Gazment Bardhit që demokratët i kanë ende të freskëta dhe që një ditë presin që ai të japë llogari jo vetëm para tyre por edhe para drejtësisë e cila funksionon me raste./CNA.al




Komentet