Disa ditë më parë, disa media transmetuan informacionin se aktori Alain Delon ishte gati të vdiste duke iu drejtuar eutanazisë.
E gjithë kjo nisi nga një intervistë me Anthony Delon, i cili i ftuar në mes të marsit tek RTL për të prezantuar librin e tij “Midis qenit dhe ujkut”, ai kishte thënë se i kishte premtuar babait të tij që të pranonte ta eutanizonin.
Alain Delon, kishte folur disa herë në favor të eutanazisë, por media i ra shkurt dhe pohoi se aktori do t’i drejtohej eutanazisë në të ardhmen e afërt.
Reagoi menjëherë djali tjetër i tij, Alain-Fabien, për të siguruar fansat se babai i tij nuk kishte ndërmend të eutanizohej.
“Ka një ndryshim të madh midis ‘Bir, në rast se jam i lidhur me një makinë dhe në koma, dua që të më shkulësh nga priza’ , tregon Alain-Fabien. Nëpërmjet historive në Instagram, djali i Alain Delon nuk mund ta fshihte zemërimin e tij për këto lajme të rreme: “Epo, unë zakonisht nuk e bëj këtë, por po dal jashtë kontrollit. Kanë kaluar më shumë se dy javë që lexoj në mesazhet e mia, nga të quajtura ‘revista’, se babai im do t’i japë fund jetës falë eutanazisë”. “Është false dhe e ndyrë”, ka përfunduar modeli dhe aktori 28-vjeçar.
Komentet