Ukrainasit i janë kthyer infrastrukturës së Luftës së Ftohtë, teksa po përgatiten për një pushtim të mundshëm nga Rusia.
Zyrtarët e qytetit të Kievit, më 20 dhjetor, ua kanë treguar gazetarëve strehimet e ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë, të cilat janë bërë gati për një kërcënim të ri të mundshëm: pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Frika nga lufta po qarkullon që nga fundi i nëntorit, kur tanket ruse u panë duke u grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën. Disa analistë besojnë se një pushtim mund të ndodhë brenda javësh. Të tjerë thonë se grumbullimi ogurzi ushtarak nuk është asgjë më shumë se një lojë e menduar për të siguruar lëshime nga Perëndimi.
Një bunker që Radio Evropa e Lirë e ka vizituar në rajonin e Dniprovskit, në lindje të Kievit, ka kapacitet për 350 persona dhe është menduar për punonjësit e zonës. Një zyrtar komunal ka thënë se strehimi i ka të gjitha gjërat që nevojiten për mbijetesë, përfshirë rezervuarët e ujit, banjat dhe një sistem të ajrosjes.
Strehimi në Dniprovski është ndërtuar në vitet ’80, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik kishin drejtuar armë bërthamore nga qytetet e njëra-tjetrës. Tani, zyrtarët e qytetit po punojnë për të siguruar që sa më shumë prej hapësirave të jenë të përdorshme për një luftë të nxehtë të mundshme me rusët.
Në Kiev ndodhen edhe rreth 500 vende të tjera të specializuara, sikur strehimi në Dniprovski. Të gjitha janë të ndërtuara në mënyrë pothuajse identike dhe janë të menduara për t’i strehuar punonjësit komunalë.
Një tjetër bunker që gazetarët e kanë parë, më 20 dhjetor, është menduar për qëndrime afatshkurtra të civilëve, gjatë bombardimeve apo sulmeve me raketa. Shenjat e vjetra prej dekadash, në hyrje, i udhëzojnë njerëzit se si të pastrohen, pas ndonjë sulmi bërthamor apo kimik.
Përveç strehimeve të specializuara, Kievi gjithashtu i ka edhe 6,000 bodrume për “përdorim të dyfishtë”, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të ndonjë sulmi eventual në qytet.
Strehimet e tilla për përdorim të dyfishtë janë kryesisht të mbyllura me dry. Megjithatë, zyrtarët komunalë kanë deklaruar se ato mund të hapen për publikun brenda 15 minutash, në rast të ndonjë urgjence.
Shigjetat e vizatuara për orientim drejt strehimeve të nëndheshme u bënë të zakonshme në Kiev, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, më 2014. Sipas zyrtarëve komunalë, hapësirat e tilla tani kontrollohen shpesh, për të parë nëse janë të qëndrueshme në rast lufte.
Hapësira të tjera më të dukshme për strehim përfshijnë sistemin e gjerë të metrosë në qytet, si dhe nënkalimet e autostradave. Autoritetet e qytetit në Kiev kanë publikuar një hartë, në të cilën janë shënuar me mijëra vende ku banorët mund të strehohen, në rast se ndodh skenari më i keq.
Konsumimi i maxhorancës gjatë 12 viteve pushtet nga skandalet korruptive dhe mosreformimi i opozitës kanë krijuar kushtet që më 11 maj, një numër partish të vogla të kenë së paku shpres . . .
Mitrovicë e Veriut, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Sandra Cvetkoviq, Bekim Bislimi
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është . . .
Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzu . . .
Fare pranë bregut të liqenit është një makinë me taraga franceze qw ka pas njw kabinw . Aty hyn dhe del një burrë i moshuar . Gabina është vendosur rreth 10 m larg bregut të li . . .
Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.
Sipas Lubonjës . . .
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Radio Evropa e Lirë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë . . .
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Donjeck, prill 2022.
Radio Evropa e Lirë
Mes përpjekjeve të administratës së p . . .
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shk . . .
Kapja e shtetit, autokracia, ndikimi politik në administratën publike, gjyqësori, media e aktorët keqdashës global”, janë preokupimet e shërbimeve sekrete italiane ndaj vendeve të Ballk . . .
Me bëri përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim, apo analizë komplementare dhe suplementare e Prof. dr. Elams Leci me titull: ” Rusia, rikthimi i gjeopolitikës komuniste dhe gjeopo . . .
Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë
Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilë . . .
Pjesa e parë
Vasil Kokali, me origjinë nga fshati Aliko i Sarandës, ishte vetëm 21 vjeç, kur e internuan në vitin 1946 dhe ai jetoi në internim, deri më 1991, duke provuar kampet me tel . . .
Komentet