MADRID – Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në 16 vitet e fundit ka ndërruar 13 trajnerë, me të fundin Julien Lopetegui, i cili u shkarkua mbrëmë pas një serie të rezultateve të dobëta. Me këtë, Perez iu afrua presidentit legjendar të “Klubit të Mbretërve”, Santigao Bernabeu, me numrin më të madh të trajnerëve të shkarkuar gjatë mandatit të tij.
Bernabeu, njeriu sipas të cilin mban emrin stadiumi i Realit, ka shkarkuar gjithsej 16 trajnerë, por për 34 vjet.
Ndryshe nga ai, Perez është afër për ta mbërritur, meqë tashmë ka arritur në numrin prej 13 trajnerësh për një kohë shumë më të shkurtër.
Në mandatin e tij të parë presidencial në vitet 2000 -2006, Perez shkarkoi gjashtë trajnerë.
Vicente del Bosque qëndroi për tre vjet, por pastaj erdhi një periudhë turbulente për njerëzit në stol, ku u shkarkuan Carlos Queiroz, Jose Antonio Camacho, Mariano Garcia Remon, Vanderley Luxemburgo dhe Juan Ramon Lopez Caro.
Në mandatin e dytë, të cilin Perez e filloi në vitin 2009 dhe të cilin e vazhdon aktualisht, në stol e gjeti Juande Ramosin, i cili u largua nga Madridi pas skadimit të kontratës.
Pas tij trajnerë të Realit ishin Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Carlo Ancellotti, Rafael Benitez, Zinedine Zidane dhe Lopetegui.
Santiago Solari, i cili u emërua mbrëmë si një trajner i përkohshëm, u bë trajneri i 14-të i cili do të drejtojë “mbretërit” në periudhën e Perezit. aa
Komentet