Vuajtjet më të mëdha të të gjitha vuajtjeve njerëzore janë vuajtjet e fëmijëve që vdesin nga uria. A do të përfundojnë ndonjëherë vuajtjet e fëmijëve të shqiptarëve të varfër? Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Edhe hidhërimi, britmat dhe dhimbja gjithashtu do të zhduken.
***
Nuk është Perëndia që po shkakton vuajtjet, asgjësimin, shfarosjen, zhdukjen gjithëpërfshirëse të shqiptarisë (kombit dhe vendit) por qeveritarët, para së gjithash Kryeministri i Shqipërisë (Kazani) dhe Presidenti i Kosovës (spiuni dhe gënjeshtari kronik). Këta të dy janë të denjë për urrejtje, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, para së gjithash punojnë për realizimin e projektit serbo-rus për copëtimin e mëtejmë të Kosovës shqiptare. Mos pritni që këta dylberë do të largohen vullnetarisht, sepse ata nuk janë vetëm por të rrethuar nga kalbësirat e tjera, të cilët bashkarisht bëjnë gjithçka të mbeten në pushtet deri sa të ngordhin. Sikur mos të ishte kështu, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës do t`i shkarkonin menjëherë nga detyra.
Errësira e brendshme e politik-bërësve kriminelë, tradhtarë dhe injorantë, është origjina e vuajtjes së juaj. Sa më shumë dritë e brendshme që vjen nga ana e juaj, aq më shumë do të largohet errësira.
***
Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe vetëm për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, tek dëshira për të ardhur në pushtet, tek shpërdorimi i tij, tek dëshira për të urdhëruar, tek terrori.
***
Kazani i shtetit amë ka një problem vesi për t`u droguar, kjo e detyron që edhe të rrezitet cullak në plazhet e stërmbushura me pushues. Dhe, natyrisht, kur hartojmë ligje që e bëjnë drogën (kanabisin) ilegale, atëherë është edhe problem kriminaliteti.
Këto janë problemet ku konceptimet e shtrembëta të politik-bërësve kriminel dhe mungesa e mirëkuptimit ndaj atyre që vuajnë për një kafshatë buke luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ku veprime të parashikuara mirë mund të kenë rrjedhoja të paparashikuara. Ilaçi shpesh është më i keq se sëmundja.
***
Shqiptarë, për çështjen e Atdheut merrni përgjegjësinë vetë, ju dhe vetëm ju!
BE-ja raciste, ndaj shqiptarëve logjikon kështu: Këtyre (shqiptarëve) duhet t`u hiqet ajo që ata kanë (çfarë u ka mbetur kur i copëtuam), dhe këtyre të përkëdhelurve tanë (serbëve) duhet t`u shtohet edhe ajo çfarë nuk kanë (çfarë nuk u kemi dhënë nga tokat e shqiptarëve).
***
Vendi im i njerëzve të trishtuar- Ka një vend në Gadishullin Ilirik, i cili nga të gjitha anët kufizohet me veten dhe ku jetosh vetëm për të vdekur. Ku jetojnë gratë më të bukura dhe shkalla e lindjeve zvogëlohet. Ku të papunët punojnë më shumë, ku në tokën më të begatshme jetojnë njerëzit që vdesin nga uria. Ku të gjithë po nguten për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Ku burrat e shëndetshëm po plaken nëpër kafene dhe çajtore të tymosura. Ku shëndetësia është falas, por trajtimi mjekësor është i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çfarëdo që u urdhërohet. Ku prokurimet publike janë sekrete dhe sekretet shtetërore janë publike. Ku luftërat kurrë nuk përfundojnë. Ku tradhtia e shitësve të atdheut lulëzon. Ku vend-copëtimi kurrë nuk mbaron. Ku braktisja e vendlindjes me hapa të shpejta vazhdon. Ku historia përsëritet çdo ditë. Ku njerëzit më të pasur janë ata që nuk kanë punuar kurrë dhe i kanë hyrë politikës me shallvaret e lidhura me ushkur. Ku të mençurit i shpallin njerëz të çmendur, dhe të çmendurit të mençur. Ku shakaxhinjtë shkruajnë historinë. Ku analfabetët vet-shpallen gjeneralë e pastaj udhëheqin politikën. Ku prona shoqërore trajtohet si pronë private. Ku servilëve dhe tradhtarëve u qëndisen këngë patriotike. Ku të „devotshmit“ gjithë natën bëjnë mëkate e gjithë ditën në kisha e xhamia i luten Zotit për falje. Ku askush nuk e di ku duhet të shkoj kufiri. Ku ligjet janë të paligjshme, dhe anarkia është një gjendje normale. Ku autoritetet i përçmojnë qytetarët si dëshmitarë të padëshiruar. Ku jetohet nga e ardhmja, sepse nuk kanë të drejtë për të tashmen. Ku secili i buzëqeshën secilit, por askush nuk i dëshiron asnjërit një të mirë. Ku ata mendojnë se vendi do të bëjë më shumë përparim sa më tepër që të shkoje prapa. Ku nuk je normal, nëse nuk çmendesh. Ku koha është e pafundme, dhe budallallëku është i pavdekshëm. Ku zjarrfikësve u digjet shtëpia…
***
I urrej duart që vrasin të pafajshmit.
Këshillë kriminelëve – Të nderuar kriminelë! Mos pikturoni retë e së nesërmes në qiellin e sotëm. Ju as që mund të paramendoni se a do të përbëhen nga pikat e vogla të ujit, copa akulli ose një kombinim i të dyjave. Forma, lartësia dhe pamja e reve thonë diçka rreth kushteve të stabilitetit ku ato formohen dhe shpesh do të jetë një tregues i zhvillimeve të motit të ardhshëm.
***
Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë e demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre!
***
Shpejt duhet të vijë një ditë e nesërme
Nëse jo nesër
Atëherë një ditë tjetër.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
“Shqiponjat fluturojnë lartë, por kthehen në folenë e tyre” (Papa Françesku)
Papa Françesku ndërroi jetë mengjesin e ditës së Hënë të Pashkëve – shkoi nga kjo botë, “Papa i popullit” . . .
Njoftimi për kalimin në amshim të Monsinjor Alejandro (Akeksandër) Greco u botua në portalin e tij (fejsbuk) tre ditë më parë, duke njoftuar komunitetin arbëresh në Argjentinë, anë e mb . . .
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
Të nderuar zonja dhe zotërinj, ju drejtohem shkurtimisht për situatën që ju e dini shumë më mirë se unë. Shqiptarët në S . . .
IDRIZ ZEQIRAJ
Ish-kryetari shumëvjeçar i Shoqatës Kulturore-Humanitare, Shqiptaro- Gjermane “Sali Çekaj”, në Bavari të Gjermanisë; ish-kryetari i Degës të LDK- së për Gje . . .
Papa Françesku ka kaluar në amshim më 21 prill në moshën 88-vjeçare!
Njoftimin e bëri Kevin Farrell, përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit!
“Të dashur vëllezër e motra,j . . .
-Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-
Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet p . . .
Lajmi i ndarjes nga jeta i shenjtërisë së tij Papa Françeskut ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste ishte një lajm i kombëshëm dhe shum tronditës, se humbi Papa që deshi paqen dhe . . .
Ambassador Walker, greetings to you sir – it’s nice to see you, as always. Being in the presence of Ambassador Walker makes me feel that for as long as there are people like him — in t . . .
(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — “Reçak – Historia e një krimi lufte”, ditën e Shtunë më 19 Prill 2025 ora 11 Am n . . .
Dëshiron të bëhesh diktator si nudisti i “rilindjes”? Mos kërkoni më tej, këtu kam përshkruar disa këshilla të shkëlqyera për mashtrues e mendjemëdhenj të ashpër që nuk i përfillni të t . . .
Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e plandosën LDK-në 10.5 %! Kjo rënie nuk “erdhi nga qielli”. Anëtarësia dhe strukturat e partisë reagonin, herëpashere, për prapësitë e eksponentëve . . .
Opozita e Kosovës , duke kundershtuar konstituimin e parlamentit, kryen nje grusht shteti ( puç institucional) jo kunder Albin Kurtit , por kundër vetë Republikës.
Kjo eshte shprehje e . . .
Komentet