Tracy K. Smith ka lindur në Masaçusets në vitin 1972. U diplomua nga Universiteti i Harvardit duke marr pastaj një diplomë Master në shkrimin kreativ në Universitetin Kolumbia. Smith është autore e tre librave me poezi: “Pyetje trupit” (2003), fituese e Çmimit Canem Cave për veprën e parë të një autori afro-amerikan; ‘Duende “(2007), që mori Awards James Laughlin dhe Award Essense Letërary; dhe “Life on Mars” (2011), me të cilën ajo mori çmimin Pulitzer në vitin 2012. Në vitin 2014 mori anëtarësinë e Akademy of Poets American.
Smith jep shkrimin krijues në Universitetin Princeton dhe jeton në Bruklin. Asnjë nga librat e saj nuk është përkthyer në italisht. Poezia e mëposhtme është marrë nga koleksioni i saj i fundit, fitues i Çmimit Pulitzer.
PERËNDIA IM, KA PLOT YJE
(fragment)
Gabim i madh: të besojmë se jemi vetëm,
që të tjerë erdhën dhe pastaj u larguan
si një shkëlqim i shpejtë kapur nga radarët,
megjithatë, ka të ngjarë që hapësira
të ketë qenë e mbushur me njerëz,
e mbushur deri në buzë me energji
që nuk mund t’i shohim, që nuk i ndjejmë
edhe pse na afrohen neve aq shumë
dhe jetojnë bri nesh duke u shpërbërë,
duke vdekur, duke pushtuar planete të tjera,
duke u bërë reveransë yjeve të tyre
arrogantë dhe të mëdhenj duke u hedhur
gurë të mprehtë hënave të veta. Dhe, edhe ata
s’pushojnë së pyeturi veten, nëse janë të vetëm,
dhe e vetmja gjë që dinë dhe duan të dinë
është se ka një pus pa fund të thellë
hapur midis dritave të tyre dhe tonave.

Përktheu: Faslli Haliti
Komentet