Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo i ka quajtur akuzat për sulme seksuale “lajme të rreme”, por policia në Las Vegas rihapi hetimin e vitit 2009.
Fituesi i Topit të Artë hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Kathryn Mayorga në “Der Spiegel” dhe kërcënoi se ngjarjen do ta ndiqte në rrugë ligjore, por sipas revistës gjermane, Mayorga 34-vjeçare ka paraqitur një raport me policinë e Las Vegas menjëherë pas incidentit të pretenduar në vitin 2009.
Ajo thuhet se ka arritur një zgjidhje jashtë gjyqësore me Ronaldon në vitin 2010, duke marrë 375,000 dollarë (£ 288,000) për të mos bërë asgjë publike. Megjithatë avokatët e saj pretendojnë se marrëveshja e moszbulimit është e pavlefshme.
Pas raportit në “Der Spiegel”, policia e Las Vegas konfirmoi se ata “rihapën” hetimin në shtator 2018 dhe “detektivët tanë po ndjekin informacionin që po ofrohet.
“Në kohën kur u raportua, viktima nuk ofroi detektivë me vendndodhjen e incidentit apo përshkrimit të dyshuar”.
Ronaldo u transferua nga Manchester United tek Real Madrid në verën e vitit 2009, ndërkohë që në merkaton e verës luzitani u transferua për shifrën e 100 milion eurove drejt Juventusit.
Komentet