Janë përcaktuar vazot për shortin e eliminatoreve të Euro 2020 që do të mbahet më 2 dhjetor. Kombëtarja kuqezi bën pjesë në vazon katërt.
Ndonëse Shqipëria ka zbritur me 1 vazo në krahasim me eliminatoret e Botërorit, shanset janë të mëdha për të siguruar një biletë në Kampionatin Europian.
Interesant është fakti që mund të përballemi dhe me Kosovën, që bën pjesë ne vazon e 5-të, gjithmonë nëse dardanët nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Europian nga Liga e Kombeve.
Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe. Rregulli i njohur është që dy ekipet e para kualifikohen direkt. 4 ekipet fituese të Ligës A do kenë grup me 5 ekipe, një rregull i përcaktuar nga UEFA. Të gjitha grupet e tjerë do të jenë me 6 ekipe. Gjermania, ndryshe nga herët e tjera do të jetë në vazon e dytë.
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.
Komentet