Në këtë artikull do ju rekomandojmë disa përbërës që duhet t’i keni patjetër në kuzhinën tuaj për të gatuar shijshëm dhe shëndetshëm për familjen tuaj.
1.Kripë deti natyrale
Ekspertët e shëndetit mendojnë se kripa e detit natyrale është më e shëndetshme se çdo lloj tjetër kripe. Kripa duhet të ketë sa më pak natrium. Sigurohuni që para se të blini kripë, të shikoni sasinë e natriumit që ka ajo.
2.Erëza natyrale
Mbusheni bufenë e kuzhinës me një sërë erëzash natyrale që i japin shije ushqimeve dhe kanë efekte të mira në shëndetin tuaj. Pluhur hudhre, pluhur qepe, rigon dhe kopër janë përbërësit që ju duhen për t’i shtuar shije gatimeve.
3.Kanellë
Shkencëtarët thonë se të konsumosh një gjysmë luge çaji kanellë në ditë parandalon diabetin dhe rregullon nivelin e kolesterolit. Kanella gjithashtu i shton shije ushqimit, sidomos tërshërës, mollëve të pjekura dhe drithërave.
4.Çaj bimor
Duhet të mbani gjithmonë çaj kamomili në shtëpi. Një filxhan në ditë i jep trupit atë që ka nevojë në përditshmërinë e tij.
5.Çaj jeshil
Shumë studime kanë dalë në përfundimin se çaji jeshil parandalon disa sëmundje. Disa ekspertë mendojnë se çaji jeshil mund të përdoret edhe i ngrohtë për të pastruar gojën.
6.Tërshërë
Ka disa vite që ekspertët e ushqimit rekomandojnë tërshërën sepse është një ushqim shumë i mirë për mëngjesin. Përmban proteina dhe fibra, duke qenë kështu një burim i shkëlqyer energjie.
7.Vaj ulliri ekstra i virgjër
Nëse nuk e përdorni për sallatra dhe salca, duhet të nisni ta përdorni që sot. Por, duhet të siguroheni që të jetë ekstra i virgjër kur ta blini.
8.Oriz kaf
Mbani gjithmonë në bufenë e kuzhinës oriz kaf natyral. Kërkon më shumë kohë për t’u gatuar, por ia vlen barra qiranë. Sidomos kur aroma e tij e këndshme “pushton” kuzhinën.
Si përfundim, mbusheni bufenë me ushqime natyrale, pasi nëse do të përdorni ushqime të konservuara që përmbajnë kimikate artificiale dhe ngjyrues, familja juaj nuk do të ushqehet shëndetshëm
Komentet