Lumi i viteve rrjedh natyrshëm në jetën e secilit nga ne, duke sjellë valë të lehta përkëdhelëse e dehëse apo edhe dallgë tronditëse, por e rëndësishme është që ne t’ja dalim mbanë dhe sa herë që kujtojmë ngjarje e njerëz të mirë, të kemi dëshirë për t’i rikujtuar, deri me detaje. Kështu ndodh me Vehbi Skënderi, poetin tonë, i ndarë nga jeta përpara disa vitesh, sepse la kujtime qytetare dhe krijimtari elitare poetike, ishte shëmbëlltyrë e mirësisë, e cila e mban përherë midis nesh.
Prej vitesh, jemi përfshirë në vorbullën e rrokopujës shqiptare, me dëshirën e madhe për të zënë hapin e kohës, me energjinë idealiste për të shtyrë qerren shqiptare të ndjekë eurostarin europian. Secili i zënë në oazin e tij të jetës dhe, të gjithë sa mundemi, përpiqemi të largojme karkalecat e lajmeve që na sjell politika a pjesë të errëta të shoqërisë. E, në këto raste i kthehemi kujtesës, si për të thënë se duhet ta përzgjedhim të mirën e të bukurën. Kështu, kur me dëshirë shohim ëndrrat e kujtimet e paradisa dekadave, i përzgjedhim, si të kemi jetuar në epokën tjetër, sa të gjatë e aq të shkurtër e të mbushur me ngjarje.
Sa bukur është kur na dalin përpara emra që sjellin emocione, harrojmë çka jemi duke bërë dhe kujtesa rigjen në inventarin pothuaj familjar, vetëm vlera. E kemi detyrim, është respekt. Kështu e kujtoj Poetin Vehbi Skënderi. Disa vite përpara mësova me keqardhje për ndarjen nga jeta të Tij dhe pata shkruar një esse të thjeshtë, ashtu si e ndjeva i keqardhur prej lajmit. Por sot, me dëshirë në këto ditë përvjetori, kujtoj kohën e kaluar në fëmijërinë dhe rininë tonë, të tjerë, profesionistë të fushës së letërsisë të bëjnë analizën artistike të pendës së Tij.
Më kujtohet ajo periudhë, që sido ishte, për ne të vegjëlit, ishte e mbushur me mësime, plot lojra dhe me shumë buzëqeshje për njeri-tjetrin. Gëzimi na vinte edhe nga Prindërit tanë. Ajo shoqëroj rritjen e të gjithë fëmijëve që zhurmonin tre katet e gjashtë apartamenteve të Shkalles 12. E nuk ishim pak, por plot tetëmbëdhjetë. Kishim secili nga një veçanti prej prindërve, sepse kishte inxhiniere, ekonomistë, prokuror, drejtor, mësues dhe vetëm Xhaxhi Vehbiun poet (kështu e thërrisnim atëhere e do të vijoj). Çdo derë kishte dy e më shumë fëmijë, vetëm Elida ishte e vetme. Ajo, hynte pa trokitur në të gjitha dyert, ishte e mirëpritura, nuk ndanim asgjë prej saj, ishte e përkëdhelura.
Të gjithë të rriturit kishin oraret e tyre të kthimit nga puna, ne, i dinim, i njihnim nga hapat. Sa e sa herë gjatë ditës, ngriheshim menjëherë në këmbë si me sustë. Ky ishte rituali i përhershëm, kushdo që hynte a zbriste nga shkallët.
Kur vinte Poeti ynë, Xhaxhi Vehbiu si gjithnjë, pasi ngjitej në pesë shkallët e para, qëndronte te sheshpushimi, sepse aty ishim ne, të ulur nëpër shkallët që i kishim vënë edhe numra e rreshta. Vishej gjithnje me kostum, edhe në verë. Në dimrin e Tiranës, kishte një pardesy, si ishte “moda” asokohe. Ecte bukur, me elegance e hijeshi, mbante trupin drejt, sikur shtronte vargjet e tij, lehtë-lehtë, që të mos i përziheshin me njera-tjetrën ……. . Buzëqeshte më shumë kur na përshëndeste me një ëmbëlsi shplodhese e lehtësuese. Kishte zë të qetë koke dhe shqiptonte shumë qartë fjalët, i ndante herë-herë si me rrokje. Na pyeste për mësimet, si shkoi dita e shkollës, po në letërsi ç’mësim keni, të cilit shkrimtar, a po lexonim ndonjë libër, etj., etj.. Kur shkruante ndonjë libër të ri, hapte çantën e tij prej lëkure të zezë dhe nxirrte për secilin nga një. Na e jepte me dëshirë e na shihte në sy, si të ishim moshatarë, “lexoje se ka një vjerrshë për ….. “. Nuk përtonte të fliste me secilin nga ne. Jepte papushim pasionin dhe vlerat për të tjerët, ashtu “falas”, vetëm me dëshirën e mirë që të rriteshim të ditur. Nuk përtonte, sa e gjetur e sa bukur i përkiste Atij kjo fjale, e cila në vetvehte mban një bashkësi të tërë ideali, morali, detyre e qytetarie. Na shihte në sy, me cilido nga ne e që po fliste. Fillonte të na spjegonte prej “a”-së, e kështu me rradhë. Qëndronte në këmbë, i paepur ne misionin e pasionit te Tij. Sa here ka qelluar që të ngjiteshim te banesa e Tij, e njëjta sjellje dashamirëse, por tani edhe në rolin e kryefamiljarit, sepse i kishte me dëshirë të qerasurat.
Kështu, kalonin ditët e vitet. Kalonim orë të tëra me njeri-tjetrim, prindër e fëmijë. Plot harmoni mes nesh. Dinim gjithshka pas derës së hyrjes së shkallës sonë. Ne rriteshim, mes një mjedisi ku prindërit përkujdeseshin dhe na edukonin dhe ne, gëzonim, mësonim e luanim.
Në një periudhë qetësia jonë filloj të tronditej. Shpesh na “iknin” fëmijë, largoheshin me gjithë familjet e tyre, “transferoheshin”, na thonin të rriturit. Befas një pasdite të shtunë, u shtangëm. Në fund të oborrit të pallatit, po vinte Poeti ynë, por tani ishte me pamje tjetër. Kishte veshur një xhup bojë blu me tegela te vrazhdë dhe çizme, në shpine kishte një çantë me ngjyrë ushtarake. Ecte njësoj, lehtë-lehtë, me hap të matur, vetëm rrobat i kishte ndryshe. Kështu hyri në Shkallën 12 me buzëqeshjen e zakonshme, si gjithnjë dhe vijoj të qëndroj përsëri përpara nesh. E shihnim dhe dëgjuam më me dëshirë, donim vetëm ta dëgjonim. Vetëm kaq, sepse pas përshëndetjes të zakonëshme, na u prenë fjalët. S’kishim mundësi ta ndihmonim në vazhdimin e bisedës. Vinte nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës.
Se kuptuam pse punonte Ai, tani, atje, për çfarë arësye. Ç’punë kishte prishur ky njeri, kujt i turbulloj pamjen që ja morën lapsin e letrën dhe nuk e lejonin të shkruante poezitë e Tij. Asokohe mosha nuk na lejonte të gjykonim mbi të gjithë tabllonë e sistemit shtetëror, po veshët na kapën copëza bisedash të Prindërve. Donin t’ja mbyllnin ëndrat e fantazinë e poezive, t’i shteronin ujëvarën e vargjeve të Tij.
Dhe ecejaket e tij të fundjavave, vijuan. Sa herë më del përpara syve, pamja e tim Eti, kur i përlotur u kthye nga unë, pas vështrimit të rastësishëm prej dritares së vogël të banjës dhe më tha – “U kthye Xhaxhi Vehbiu …!”. Nuk foli më, vetëm ai e dinte se ç’farë mendonte, por shikoi nga unë e tha – “Shko dili përpara, ai të don fort, përshëndete dhe takoje!”. Hapa derën sapo “Babai i Ofelisë” po ngjiste ato pesë shkallë. I dola përpara me buzëqeshjen time fëmijërore, nuk i fola, prita si gjithnjë vetëm që dora e tij të më rrëshqiste në kokën time gjusmëbjond. Dora e Poetit, që na kishte dhuruar sa nga librat e tij dhe më shumëherë buzëqeshje, e tani, i veshur me çizme me baltë dhe me një çantë shpine ushtarake, po kthehej prej Hidrocentralit të Vaut të Dejës, ku e kishin dërguar pranë klasës punëtore. Si gjithnjë, nuk e harroj zakonin, nxorri nga çanta ushtarake e shpinës një libërth të vogël, botim i fundit i Tij dhe ma zgjati. Mu zu fjala në grykë, kur pashë dorën e Tij që hyri tek çanta ushtarake e më dhuroj një pjesë të thesarit të Tij, si gjithnjë. Vetëm e falenderova.
Kjo pamje na shoqëroi për vite e vite, hyrje e dalje në shkallën e pallatit tonë, mes buzëqeshjeve dashamirëse, ku fati kishte bashkuar vlera shoqërore dhe, të gjithë njësoj, vijonin të hynin e dilnin në të njëjtën hyrje. Njerin donin ta ndryshonin dhunshëm, nga “Babait i Ofelisë” në burrin e riedukuar në kudhrën e klasës punëtore të Kantierit të Vaut të Dejës. E si për ta mbyllur ciklin e riedukimit familjar, kujtoj që dërguan edhe Elidën të punonte në Fabrikën e Pllakave në Kombinatin “Josif Pashko”. Lidka apo “Ofelia”, e përkëdhelura jonë e shkallës, punonte sepse nuk i dhanë të drejtën e studimit, ndonëse me rezultate të shkëlqyera.
Këtë dëshirë për kujtime më risjell Poeti Vehbi Skënderi, sepse kishte një jetë që e mban përherë midis nesh. Kjo tani, kur jemi në kohën e shtrëngimit të eshtrave tona prej sistemit të vlerave të sotme dhe dinamikës së përditësimit të energjisë, më rizgjoi kujtesën e mirënjohjes dhe dashamirësisë, për një mjedis të tërë, prindër dhe të afërm, të cilët me mundësitë e tyre, krijuan kushtet, na ndihmuan të formohemi, të rritemi e përgatitemi me dashuri për arsimin e librin. Ndaj edhe mes zigzakeve të kohës e periudhave social-ekonomike, me ndjenjën e mirënjohjes, të kujtojmë Vehbi Skënderin. U munduan t’i ndryshojne shpirtin e tij të lirë, t’ja deformonin personalitetin, t’i përbaltnin punën, nuk ja dolën, Ai, mbeti mes nesh, si një vlerë qytetarie e njejtë dhe e pandryshuar në respekt.
Këtu nuk është vendi, po ndoshta, është mirë që disa kujtime të asaj periudhe duhet të shkruhen, ashtu si ndodhën, pa komente, pa marrë ne përsipër përgjegjësi, ato do dhe duhet të dihen publikisht, pavarësisht kush dhe cili i bëri, por ne kemi detyrimin moral dhe të drejtën qytetare, që t’i shkruajmë dhe t’i këmbejmë me njeri-tjetrin. Aso kohe si fëmijë dhe sot si prindër, vijojmë të “qajmë hallin” edhe Teta Lilit, gruas së Poetit tonë, teksa kthehej natën vonë prej dyqanit të pastrimit kimik në Institutin Bujqësor, në Kamëz. Atje e dërguan me punë … . Kështu, në atë kohë, secila familje kishte nga një “stërkëmbësh”, e imja me Babain dhe Xhaxhain, e tjetrës, e tjetrit, e kështu me rradhë ….. .
Prej dekadash, nuk jemi parë me disa bashkëmoshatarë, ndonëse njëherë i kishim si pjesëtarë të familjes, ishim si motra e vëllezër të sinqertë. Ashtu si me shumë të tjerë, ndonëse sistemi na ndau me shokët e fëmijërisë, si me Fatos Naçon me të cilin jam takuar pas 22 vitesh dhe rivendosa miqësinë e ndërprerë prej fëmijërisë.
U gëzova kur Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi e dekoroj Poetin tonë, sepse e meritonte Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, z. Vehbi Skënderi. Asnjëhere s’është vonë t’i kujtojmë dhe t’i respektojmë, secili nga ne, në pjesëzën e tij, sado të vogël të emocioneve. Jam i detyruar të shkruaj, të shpreh respektin dhe kujtimin, për një Familje të nderuar intelektuale qytetare, me plot kulturë, të cilën u përpoqën ta denigrojnë, ta poshtërojnë, ta persekutojnë, e që nuk ja mundën.
E kështu, ne, fëmijët e asaj kohe, përjetuam këto ngjarje të vogla që ndodhnin në Shkallën 12, sepse të tillë e kishim moshën. Sot, me pjekurinë dhe eksperiencën e jetës, i rendisim këto kujtime në raftet e memorjes ku kemi njerëzit e mirë, më të respektuarit, si qytetare dhe profesionist. Këtu hyn edhe qytetari shëmbullor, Poeti Vehbi Skënderi.
Korrik 2017
As my primary method of online marketing is through article marketing to the top article directories,
so about 80% of my traffic, revenue, and
profits comes from article marketing, I am often asked by my clients a few top strategies they can use to get the most of
their writing and attract the most backlinks and link craze.
Approach that I prefer to get visitors with msn search marketing, or search engine optimization (SEO).
The motors get a huge amount of traffic everyday, and this is
where a lot of people start their search at on the.
You can optimize your web pages around a lower
competition keyword, and often be found an individual decides enters that keyword into the
search motor.
Select a niche you feel passionate approximately.
If you choose a niche you’re not interested going without running shoes will be hard to provide you with new content a consistent
basis. If you find that it is hard to decide on niche build a list of all kinds of things you wearing ie hobbies, relationships,
money, sports, and so forth .. After deciding on a broad niche, narrow it down to a small
one. For instance if your interested in skiing, create
a smaller niche such as Alpine skiing.
Viola! Are usually on your drive to being recommended through major search engines and involving that, building
traffic. A few specific truly outcomes in a
win-win situation for everyone involved and if you would like to get share, just a few some within the top article directories you
will submit your content to get free traffic and
back links to web page.
Article . This is a good way to create backlinks
to your internet site. The more articles you’ve
online with links pointing back world wide web the a boost in traffic you could possibly get.
As a promotional tool, a well written and informative article provide all of the benefits above mentioned
and you’ll be seen as a expert in your niche. Therefore, it goes for that site traffic and backlinks is lifestyle blood
for the survival any sort of online small business.
Write down these three points and can include four sentences for each point.
Write down one line introduction in the beginning then one
simple line conclusion in the end decided by the topic of your article.
If you’re do this you could have a simple 300 word article written super high-speed.
Finally check your article for spelling and grammar slip ups.
Get started submitting your item.
Article marketing is good for driving in order to your website and carried out correctly
new sales at without charge. You should start working with it
today that you could to obtain the sales and profits which
you desire in your business. Good luck.