Ishin vitet e vështira të represionit komunist, kur njerzit kishin frikë „edhe me folë me vehte“. Ishte koha kur partia – shtet, mori rolin e “radiologut”, duke kaluar në rontgen e duke nxjerrë të prekur dhe me hije në biografi, me dhjetra viktima të pafajshme ndër atdhetar dhe intelektual. Ndër plenumet dhe kongreset e kohës, diktatori, porosiste që arti dhe kultura të ruheshin të paprekur “nga influencat borgjezo revizioniste” që kërkonin të corodisnin “kulturën tonë socialiste”. Nën zë, filluan tëqarkullonin fjalë për largimin nga Tirana, (kupto dëbimin) të disa personaliteteve të mirënjohur, për arsye të ndryshme ideologjike apo pse ishin të martuar me graruse që i njohën gjatë kohës së studimeve në Bashkimin Sovjetik.
Kujtoj që në këto rrethana, diku rreth vitit 1976, në qytetin e Shkodresra në sy prania e një cifti¸ i vecantë nga të tjerët. Kurioziteti i jetës monotone të periferisë u“ngacmua” nga dy figura për të cilat u fol shumë, nganjëherë me simpati (kush i njihte nga afër), por edhe me fjalë të ashpra e agresive nga njerëz qëjetonin me parimin e luftës sëklasave apo që ishin të porositur të flisin ashtu.Një burrë dhe një grua në moshë të mesme, të veshur thjeshtë, të shkurtë nga shtati, që rrezatonin kulturë e tolerancë, që kalonin të heshtur në itinerarin e përditëshëm që ishte “i percaktuar” nga vendi i punës deri në pallatin ku banonin.Ishteartisti shkodran Pjeter Gaci me gruan e tij ruse Tamara, te cilët “zgjodhën” qytetin e Shkodres për të (mbi)jetuar.
E kush nuk kishte dëgjuar për artistin Pjeter Gaci, i cili ishte pjesë e pandarë e jetës muzikore shqiptare?. Artist i kompletuar, me të gjitha premisat e një virtuozi – gjeniu, si instrumentist – solistnë violinë, kompozitor i një sërë veprash që mbetën trashigimi me vlerë në fondin e muzikës shqiptare. Kush nuk kishte dëgjuar për artistinqëe karakterizontendjenja e hollë kombëtare, burrin e vogël plot sharm e humor të kandshëm, zbuluesin dhe edukuesin e shumë talenteve me të cilët Shqipëria krenohej në botë?
Pjetri, ashtu si emri që mbante (Lat: Guri), ishte një gurë i fortë në tabanin kombëtar. Ai lindime 27 mars 1931, në një familje të thjeshtë nga fshati Shirq, por u rrit në Shirokë. Qysh fëmijë shfaqi shenjat e para të talentit si muzikant dhe instrumentist. Në familjen e tij, në cdo festë këndonin të gjithë dhe përdoreshin shumë vegla muzikore. Babai i tij Gaci, ishte rapsod i njohur. Ai i kompozonte, luante dhe këndonte vetë këngët e tija. Pjetri që mundohej të ishte si babai i tij, që fëmijë përdorte shumë vegla (kitarën, violinën, mandolinën, fisarmonikën), aq sa ra në sy të disa qytetarëve italian që atë kohë banonin tek Vila e Zogut, pranë shtëpisë së tyre në Shirokë. Italianët i patën kërkuar Gacit që ta dergonin në Itali djaloshin e talentuar, por i ati për arsye moshe nuk e lejoj.
Nëna e Pjetrit, Mrika, e cila ishte shtëpijake, pat tre femijë: Ndocin, Luken dhe Pjetrin. Prindërit¸ për të zhvilluar talentin e djalit, e dërguan atë në Kolegjin e Jezuiteve në Shkoder. Deri sa u hap konvikti shtetëror i shkollës 28 Nentori, ku u njoh edhe me mikun e tij Rifat Teqja, ai së bashku me shokun e fëmijërisë Ernest Volaj, rrugëtonin në këmbë cdo ditë nga Shiroka në Shkoder. Pas mbarimit të gjimnazit, Pjetri hyri në Liceun e kryeqytetit në degën e violinës ku falë talentit të tij si instrumentist ra në sy të artistëve rus të cilët e ndihmuan të shkonte në Konservatorin P.I. Tchaikowsky të Moskës.
Kur Pjetri u paraqit para komisionit të pranimit në konsevator, ka treguar ish studenti dhe kolegu Cesk Zadeja (i cili luante dhe rolin e përkthyesit për studentet e rinj në Konservator), teknika e egzekutimit të tij në violinë tërhoqi vemendjen e profesorit tënjohur Jan Polski i cili e dëgjoj rastësisht tek po kalonte atypari. Ai e quajti interpretimin e Pjetrit – BRILANT – dhe kërkoj ti shikonte dorën violinistit shqiptar. Më pas Polski i rekomandoj komisionit:…. pranimin e konkurentit dhe planifikimin në grupin e studentëve të tij.
Pjetri ishte një instrumentist i lindur. Natyra i kishte dhuruar atij një dorë të vecantë nga të tjerët, tek ai dy gishtat e mesëm të dorës kishin gjatësi të njëjtë, gjë që cuditi pa masë Prof. Polski-n, dhe që e favorizonte shumë violinistin Pjeter Gaci. Ai filloj studimet në vitin 1953 deri në fund të vitit studentor 1956. Më pas Pjetri kthehet në Shqipëri për pushime dhe nuk lejohet nga shteti komunist për tu kthyer mënë Moskë. Lidhja me Tamaren, vajzën nga Moska, nuk u pa me sy të mirë nga rregjimi i cili nëvazhdim nuk i aprovon Pjetrit kërkesen për të bërë specializimin një vjecar dhe mbrojtjen e diplomës.
Në Tiranë, punësohet si violinist i thjeshtë pranë orkestrës simfonike, ku ra në sy virtuoziteti i tij. Me kërkesen e diplomatëve të huaj të cilët e vlersonin për talentin e tij, ai ishte i pranishëm si solist nëshumëkoncerte prestigjiose. Po me këmbënguljen e ambasadorëve të huaj, Pjetrin e emruan udhëheqës artistik në estraden e shtetit (ku përfshihej Cirku e Teatri i Kukullave), ku qëndroj afro dy vite, për të punuar më passi pedagog në liceun artistik të Tiranës.Këtu, ai u mundua të stimulonte tek nxënësit e talentuar të liceut, që i zgjidhte vetë, mundësitë që regjimi komunist ja privoj atij.Pjetri nuk mjaftohej me elementët që vinin për të konkuruar në Lice, por dilte vetë ndër zona të ndryshme të atdheut për të kërkuar e zbuluar talente për shkollën. Mbas periudhës së Liceut 1959 deri 1976, ai u la në profesion të lirë ku u muar me kompozime të ndryshme, krijime këngësh për koncertet e majit dhe festivalet kombëtare, pjesësh muzikore për violinë, duke pasuruar kështu fondin kombëtar të RTSH-së.
Dëshiroj të theksoj që prishja e mardhënieve me BS-në, shkaktoj një termet ekonomiko – psikologjik edhe për violinistin më të famshëm të kombit tonë, Pjeter Gacin. Ai u bë viktimë e egërsisë, terrorit e hakmarrjes komuniste. I parë si “filo-rus”, pedagogu i Liceut Pjeter Gaci u dërgua dhunëshëm në Kavajë si ushtar i thjeshtë duke braktisur familjen, gruan dhe prindërit pleq që jetonin së bashku në Tiranë. Ishte zemërgjerësia, por edhe simpatia për kulturën dhe talentin e virtuozit “ushtar”, që e shtyu Gjeneralin Abaz Fejzo për ta ndihmuar në heshtje Pjetrin “për ti ruajtur duart e gishtat e artë që prodhonin muzikë” duke e vendosur atënë bibliotekën e shtëpisë së ushtarakëve në Durrës. Nën presionin e ngjarjeve të kohës dhe shtetit diktatorial, Tamara kërkon shtetësinë shqiptare. Me marrjen e shtetësisë, partia vendosë të kthejë Pjetrin në gjiun e familjes duke e liruar nga ushtria para kohe.
Pat edhe njerëz që na deshën dhe që u perpoqën të na ndihmonin (por duke na qëndruar larg), me tregon gjatë bisedës tonë gruaja e shumëvuajtur Tamara Gaci. Një herë një nënpunes i lartë në ministrinë e arsimit (Ma.Ba) e këshillon Pjetrin, fshehtas në një cep rruge, që të largohet nga Tirana, pasi është nëqendër tëvemendjessë ekzekutivit. Ndër kohë që presioni politik mbi artistin shtohej. Tamaren e largojnë nga puna nëradio Tirana dhe e dergojnë në repartin e sixhadeve të ndermarrjes Migjeni, ndërsa Pjetrin për ta pasur “nën kontroll”, e komandojnë në Vlorë. Edhe ndër këto momente frikë dhe denigrimi, humori i Pjetrit nuk u shterrua. Janë të njohura batutat me të cilat ai i pergjigjej ndonjë provokatori apo ndonjë miku që mundohej ta ngushëllonte. Kur kuadrot e partisë në Vlorë, ku Pjetri nuk ndjehej mirë, e këshillonin të mos largohej por të qëndrojë aty, Pjetri i pergjigjej me humorin e tij plot sharm…..Nuk kam si rri ktu! …A keni ndi ndoj herë qi ka ndonji lab nga Shkodra?
Shkodra ishte qyteti ku familja Gaci, në vitin 1976, vendos të transferohet për të(mbi)jetuar, mbasi ndjeheshin më mirë, ishin në mesin e njerzve që i njihnin dhe i vlerësonin, në mes të familjarve, që ja zbutnin sadopak dhimbjen shpirtërore bashkëshortëve. Megjithatëedhe këtu rrethi dhe takimet me njerzit ishintë kufizuar. Shpesh herë i duhej të bënte sikur nuk i shikonte shokët apo miqtë që i kalonin pranë. Një herë – tregon Tamara¸ u përballëm me Doktor Sandër Ashtën i cili po vinte perballë nesh bashkë me gruan e tij. Kur na pau, nga gëzimi, hapi krahët dhe me za të lartë e mall filloj të gëzohej për këtë takimin. Pjetri, i cili kishte verejt nga krahu tjetër i rrugës, një“tip partiak” nuk reagoj, por i kaloj afër duke i përshpëritur: ….largohu Sandër, kalo se nuk asht mire të më takosh, …sapo kam ra prej fikut….. e mund të jetë keq për ty….Doktori me shpirtmadhësinë që e karakterizonte, duke e marrë në krahë Pjetrin i thotë:….. ku e merr atë fat,……me na ra fiq puca si ti në Shkoder.
NëShkoder,Pjetri filloj të punonte si pedagog i violinës në shkollën e muzikës ndërsa Tamara si llogaritare në Befetrof-in (Shtëpia e foshnjës) e qytetit. Gjendja e rëndëshpirtërore e muzikantit nuk i linte hapsirë për frymëzimin e domosdoshëm për një kompozitor. Një ditë – kujton Tamara, ai erdhi shumë i tronditur nga rruga. Nuk e kuptova se cka kishte ngjarë, por mu drejtua me këto fjalë:…….Une jam gjallë, por Pjeter Gaci ka vdekë.….
Vështirësitë e mëdha ekonomike e izoluan artistin nga rrethet e larta të artit, ku homologet e tij, jo aq për merita se sa si servile të politikës së kohës, gëzonin favore të pamerituara. Edhe pse i varfër dhe i lënë në harresë, ai ishte kurdoherë dinjitoz dhe nuk pranoj kurrë të lëpijë kockat e diktaturës, që disa nga ish studentët e Moskës, i kishin gëdhtitur me kohë. Madhështia e veprave e puna e pashëmbullt e tij, penguan më të rëndën, burgun politik. Lufta e klasave, por më shumë keqdashja dhe ambicja në mes kolegësh, sollën shumë viktima¸ ndër to edhe burgosjen e supertalentit Luk Kaçaj. Për asnjë moment, Tamara, nuk vërejti tek Pjetri “lodhjen” apo “ftohjen” bashkëshortore, si rezultat i presionit e intrigave të klanit të muzikantëve të kuq.
Ndërrimi i sistemeve nuk solli ndonjë ndryshim të madh në jetën e artistit tonë. Puna me nxënësit mbetej kënaqësia e vetme e jetës artistike për Pjeter Gacin. Shpesh i thoshte shokëve ”.. do ti dërgoj Tiranës dy talente shpërthyes që do të zotërojnë skenën kombëtare…Lorenc Radovanin dhe Elisabeta Qyrsaqin Dodmasej… “
Ekonomikisht, Pjetri merrte një pension prej 8800 lekësh që nuk i plotësonte as nevojat për “cingare partizani”. Ai, për të plotësuar nevojat e familjes, u detyrua të shesë pianon, mjetin e vetëm të punës që ishte gjysma e shpirtit të tij. Për të mbijetuar përpiqej të bënte punë dytësore duke u aktivizuar në projekte të ndryshme artistike në qytet, por edhe kombëtare. Kohën e lirë e kalonte në natyrë ku gjente edhe burimin e frymëzimit. Peshkimi ishte hobby i tij, por edhe kontakti me shokë e miq. Kalonte shumë kohë me kallamin e tij së bashku me artistët Danish Jukni e Ferid Kola, ndër brigjet e Velipojës apo të liqenit. Tamara më tregon që:….nga dëshira për me pasë një mjet ma të sofistikuem në gjuetinë e peshkut, Pjetri kishte ndertue (projektue) vetë MAKINETEN të cilën ja realizuan miqtë e tij mekanikë në oficinën e NSHRAK-ut.
Fliste gjithnji me simpati për shokët e tij Rifat Teqja, Gjon Simoni, Gasper Curcia, Nikolla Zoraqi, Pavlin Shtjefnin e Zef Coben. Kujtonte shpesh me nostalgji miqësinë me piktorin Guri Madhi, dekanin e fakultetit të historisë Ali Ostrenin, tenorin Latif Hoxha, kompozitorin Tonin Harapi, piktorin Kel Kodheli. Me Kel Kodhelin që ishte komshi i tij (në Tiranë), Pjetri kishte shumë episode humori. Tregojnë qëKeli të gjithë bisedat i fillonte tuj permendë gruen e tij Rozen, gja qi e bezdiste shumëPjetrin:….Po lene Rozen, të paktën nji ditë, pa e permendë he burrë…!!! i lutej ai. Vjen rasti me ly apartamentin e Pjetri tuj kenë që ishte Dalton e nuk dallonte ngjyrat, i kërkon ndihmë Kelit që si piktor ti jepte nji ide bojaxhiut për ngjyrën e dhomës sëgjumit…. Keli që priste me u “hakmarrë” me Pjetrin që nuk mund të ja duronte Rozen e pranon kërkesën…
Kur vjen në shtëpi, Pjetri e gjen dhomën e ndejës të lyer me një ngjyrë rozë që nuk i pëlqeu. Po cka asht kjo marri mor Kel, as unë e as grueja nuk jena “tipa rozë” , a nuk kishte ndoj ngjyrë tjetër?
Keli: … provoje edhe ti se cka don me thanë me ndejë tanë kohën vetem me Rozen….
Nuk mund të la pa treguar historinë e këngës PER TY ATDHE. …kishim dalë për nji udhëtim pune ndër malet Kacinarit në Pukë ku malesorët me nderim e respekt po na pregaditshin ca gatime tradicionale që më mrekulluan, tregon Tamara Gaci. Pjetri kishte hypë mbi një shkëmb të naltë ku shihej krejt lugina dhe po shijonte pamjen madhështore që i hapej përpara. ….Eja i thashë, se dona me hanger drekën. Knaqnju ju tuj hangër speca të mbushun, se unë e kam gjetë vendin me u knaqë. Prej ktu ku jam shoh tanë Shqipninë. Unë me të tjerët u ulem në tryezën e shtruar për drekë, ndërsa Pjetri mbasi ndenji një copë herë i fiksuar nga pamja mahnitëse, u zhduk në dhomën e hotelit për 4 orë rresht. Unë e dija,ai po shkruante dicka. Mëvonë, ai doli nga dhoma duke tundur në duar shënimet e kompozimit të këngës Për Ty Atdhe e duke më thënëi gzuem:….ky do të jetë hymni që i kam kushtue atdheut¸ ka për të pasë jetën gjatë….
Mjeshtri Pjeter Gaci, i la kombit te vet një trashëgimi të madhe. Rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo tabllo koreografike, romanca, disa opera nga të cilat 7 u vlerësuan me cmime, rreth 175 këngëndër to 45 fituan cmime. Ishte laurant i cmimit Naim Frasheri kl I, cmimit Flamuri i kuq i punës kl. II, titujve:Artist i Merituar, Artist i Popullit, Cmimit të Republikës kl. I, Nderimit …Krenaria e Dajcit. Edhe pse pat një aktivitet të gjatë e të suksesshëm, ai vdiq i varfër aq sa edhe për shpenzimet e varrimit ndihmuan miqtë e tij, jashtë kujdesit të një shteti që i mori cdo gjë.
Në të vërtetë ai me muziken e tij hymnizoj jo vetëm atdheun, por edhe dashurinë për gruan e tij Tamaren, e cila për Pjetrin kishte të njëjtën madhështi. Qëndresa e Tamares ndaj vështirësive, diskriminimit, përndjekjes, sjelljes arrogante të shtetit; mëndyra se si ajo grua nuk lëshoj asnjë fjalë ankese që ti prishë frymëzimin apo gjendjen shpirtërore bashkëshortit, i ngjan shumë atdheut tonë Shqiptar. Ajo qëndroj si vigane dhe e papërkulur në rrëbeshet e jetës që kaloj, pa humbur asnjë cast dashurinë për familjen e saj.
Dr Gideon magjistari
Përshëndetje Ai është një profesionist magjistar
Bëje njeriun tënd të mos tradhtojë. Kthehuni me të dashurin tuaj, Lidhuni dhe rrituni së bashku në Dashuri. Shijoni atë moment të veçantë që keni ëndërruar gjithmonë.
AI SPECIALIZOHET NË MË POSHTË;
-Të gjitha format e magjive,
-Magji e gjithë dashurisë.
-Magjitë shëruese
-Të ndash magjitë.
-Magji mbrojtëse.
– ktheje ish të dashurin
Magjitë e martesës
❤️ Magjitë e dashurisë
Ktheje magjitë e mia të ish-it
♂️ Magji për humbje peshe
Hiqni magjinë e fatit të keq
Magji finance
⚽ Arrij ëndrrën kohë
Magji mbrojtëse
️ Magji pastrimi
magji fejese
♂️♀️ tronditi shpirtin
Shëroni sëmundje, sëmundje
Magjia e thyersë
✍️ promovimi i shitjes së punës
Magji për divorc
⚖️ Magji për çështjen gjyqësore
Ai gjithashtu bën leksimën E. T. C
♋ Kanceri i mushkërive
Kontaktoni WhatsApp: +2347042191323
Email: [email protected]