Rrugën Egnatia e përmend për herë të parë Polibi në vitin 120 p.e.s dhe më vonë Straboni i cili na informon se rrugas Egnatia kishte dy pikënisje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, intinerari Hierosomilitan.
Po nga Straboni mësojmë se një pjesë e kësaj rruge quhej rruga e Kandavisë (Kandavia në të periudhë quheshin mallet e Polisit).
Egnatia është vazhdimi i rrugës Apia që niste nga Roma-Beneventum-Brindizi.
Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egnatia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjpo me luftrat romako-maqedonase, derisa Maqedonia u bë provincë romake. Më vonë ajo u bë një arterie ekonomike e rëndësishme që lidhte gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Europës me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, me Lindjen e Afërme e deri në Mesopotami.
Për të njohur me hollësi kalimin e rrugës Egnatia në Shqipëri mbështetemi në itineraret e ndryshme si dhe në zbulimet arkeologjike. Burimi më i vyer është itinerari i Bordosë që është shkruar nga një murg i panjohur në vitin 333 e.s. Ai ka shënuar gjatë udhëtimit të tij stacionet dhe distancat nga një stacion tek tjetri. Distancat janë matur me udhëtime gjysëm dite. Stacionet ku ai ka fjetur i ka shënuar si “mansion” dhe ato ku ka ndërruar kuajt si “mutatje”.
Mendohet që njëra nga degët e rrugës Egnatia nisej nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, takoheshin në Klodiana e cila identifikohet me Peqinin e sotëm. Rruga Egnatia fillon nga Durrësi, ura e Dajlanit, kalonte në shkëmbin e Kavajës e që këtu në Kavajë. Lumin e darçit e kapërcen mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe sot, pak më poshtë se ura e tanishme. Më pas kalon te Hani i Hores dhe Bishti i Zhurit, përmes kodrës, në vijë të drejtë, duke zbritur në anën tjetër. Kjo pjesë antike e rrugës është ruajtur fare mirë edhe sot. Që këtu vazhdon pak a shumë pas rrugës së tanishme për në Peqin. Të gjitha itineraret nuk tregojnë asnjë stacion tjetër mes Durrësit dhe Peqinit.
Stacioni i parë nga Vlora quhet Stefani. Rruga ka kaluar pak a shumë pas trasesë së rrugës së tanishme Beshtrovë, Panaja-Skrofatinë, Mifol. Këtu ka kapërcyer Vjosën dhe ka kaluar matanë, ka ndjekur fundin perëndimor të kodrave të peshtanit, më pas në Levan, Shtyllas, e pastaj në Apoloni. Pas Apolonisë shënohet stacioni “Stafanaphane” Radostinë-Fier-Grizë-Kuman-Roskovec. Që nga Roskoveci rruga antike kalonte pas kufirit perëndimor të kodrave që ulen duke mbaruar pranë fshatit Kuç. Aty kalon Semanin, mbi një urë, këmbzat e së cilës shquhen edhe tani, pak sipër tokës. Ky stacion shënohet si Apos(Emri i lumit Seman në kohën antike).
Që këtu kalon në Barbullinjë, Karabunarë, Lushnje e pastaj për në veri, ku shënohet një stacion, Marusio (Kisha e Golemit). Nga Golemi vazhdon drejt Rrogozhinës e prej këtu ngjitet përpjetë pas anës së majtë të lumit dhe mbaron në Klodiana, ku takohet me degën e rrugës që vinte nga Durrësi.
Rruga nga Peqini kalon pas anës së djathtë të lumit Shkumbin. Stacioni i parë në këtë drejtim është “mutation at quintum” Bradashesh.
Më pas rruga kalon në Elbasan, i cili në itineraret e moçme shënohet si Skampis ose si mansion Hiscampis. Sipas tabula-s Peuntingeriana dhe itineraret e Bordosë që janë të shek. III-IV Skampis ekzistonte që atëherë si stacion i rrugës Egnatia. Mendohet që rruga Egnatia të ketë kaluar përmes qytetit duke ardhur nga Zaranika, hyn në portën perëndimore të Kështjellës dhe del në anën lindore. Që këtu rruga Egnatia ka vijuar përmes luginës që gjendet midis teqesë së madhe dhe Krastës. Nga Elbasani, rruga Egnatia, duke ndjekur anën e djathtë të lumit Shkumbin, arrin në stacionin Genesis të tabula-s Peuntingeriana, stacion që identifikohet në urën e Haxhi Beqarit mbi lumen Shkumbin.
Sapo kapërcente Shkumbinin, rruga Egnatia fillonte të ngjitej pllajave, midis malit të Polisit, ku pas shumë kthesash e duke kapërcyer shumë përrenj mbërrinte në Babie. Sipas tabula Peuntingeriana këtu shënohet stacioni me amër të At Dianam (tempulli i Dianës) ndërsa sipas itinerarit të Bordosë quhet mansion Grandavia (mallet Kandave). Në babie, rruga antike për të vajtur në Qukës ka vazhduar pak a shumë pas udhës që punonte Karvani më vonë. Stacioni i rrugës Egnatia në Qukës, në itinerarin Antonin 1, shënohet si tres Tabernas në itinerarin Antonia 2 si Tribus Tabernis ose në Tabulan PeuntingerianaIn Candavia dhe në itinerarin e Bodosë si Mutatio In Tabernos.
Nga Qukësi, rruga antike ka zbritur për në Shkumbin, të cilin e ka kapërcyër mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe tani në Qukës. Më pas ajo vazhdon në anën e djathtë të Shkumbinit derisa hyn në përroin e Prenjasit, d.m.th pas trasesë së rrugës së tanishme dhe më pas vazhdon deri në Prrenjas. Kalon në fushën e Domosdovës, ngjitet poër në Qafën e Thanës, zbret në Strugë dhe vazhdon për në Ohër.
Stacioni i fundit i rrugës Egnatia mendohet të ketë qenë në Qafën e Thanës. Sipas itinerarit të Bordosë ky stacion shënohet Mansio Claudanon.
Nga Ohri, rruga Egnatia ka vazhduar për në Manastir, Selanik, Kostandinopojë e përtej. Rruga Egnatia ka pasur edhe mjaft degëzime që e lidhnin atë me pjesë të ndryshme të Ilirisë. Një nga këto ka qenë degëzimi që vinte nga Korça dhe Belshi dhe që lidheshin me rrugën kryesore nëpërmjet urës së Topçiasit.
Nga Spitali i Traumës, deputeti i PD Belind Këlliçi denoncon dhunën kundër protestuesave.
Belind Këlliçi u raporton gazetarëve se “nga sot Edi Rama administron edhe godinën e PD, sepse . . .
Nga Anila Hoxha/
Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij! Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim n . . .
Dokumentar i Kallxo.com kushtuar vrasjes të gazetarit të Bota Sot Bekim Kastrati. Në intervistë i jati i Bekimit, z.Hajriz Kastrati. Ky dokumentar është xhiruar më 2017. Bekimi ishte ve . . .
‘Make America Great Again’, ishte slogani i ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të talle . . .
PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit – Gazeta Mapo
Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes së cilës demostron se si është mbrojtur masakra e votë . . .
Rrugën Egnatia e përmend për herë të parë Polibi në vitin 120 p.e.s dhe më vonë Straboni i cili na informon se rrugas Egnatia kishte dy pikënisje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga A . . .
Historia e trishtë e dy motrave të rritura në internim me babanë të arratisur e të burgosura njëra me tre fëmijë të vegjël që u detyrua t’i lërë vetëm e tjera shtatzënë në muajin e nënt . . .
Komentet