Po sjell këtu të përkthyer nga unë poezinë :”Përse nuk vjen “Nuk pretendoj për ndonjë përkthim cilësor.Nuk e kam krahasuar me asnjë përkthim të bërë nga të tjerë dhe këtu jam shumë i sinqertë.Preferoj t`i gëzohem një përkthimi të keq ,por i imi ,sesa të gënjej veten .Sipas Dionis Bubanit ,Eminesku ka rrënjë të vjetra shqiptare .Ai e bazon këtë në faktin që poeti vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një çmendinë dhe se deklaroi : Tani më ka mbetur vetëm një gjë ,mësimi i gjuhës shqipe .
-PËR SE NUK VJEN –
Shiko, dallandyshet shkojnë,
Arra gjethet e fundit shkund,
Po shtrohet bryma nëpër udhë –
Përse nuk vjen, përse nuk vjen?
Oh, eja prap në krahët e mi
Të të vështroj me dashuri,
Kokën time ëmbël të mbështes
Në gjoksin tënd, në gjoksin tënd!
A e mban mënd se si atëherë
Kur bridhnim luginash në pranverë,
Të ngrija unë prej mesi, hop
Me mijra herë, me mijra herë!
Në këtë botë ka femra plot,
Që sytë u shkëndijëzojnë pa pra …
Por sado të mira qofshin ato,
Si ti nuk ka, si ti nuk ka!
Sepse ti ma kthjellon për herë
Jetën e shpirti tim të mjerë,
Më krenare se çdo yll më je,
E shtrenjta ime, e shtrenjta ime !
Vjeshtë, vonë, është tani,
Po shkunden gjethet nëpër udhë,
Dhe drurët janë shkretë, trung ….
Përse nuk më vjen, përse nuk më vjen?
Përktheu nga rumanishtja : PETRO MEJDI
Shkëputur nga vëllimi i parë i botimit akademik të Veprës së plotë të Emineskut në 8 vëllime ,botuar në vitin 2001 në Kishinau të Moldavisë .
Ah, perlë, e dashtun Lida.