Për mua më mirë të isha zog
me bark të bardhë e pendë të ngrohtë
por dikush do t’ma priste fytin
nuk di përse, ndoshta pa shkak
vetëm sa për të qeshur, ha, ha, ha..
Për mua më mirë të isha albatros
të fluturoja mbi dete e oqeane
por dikush do t’m’i priste krahët
pa kërkuar falje, ashtu më kot
po edhe e shtrirë përtokë, në agoni
unë do të këndoja për ju
këngët e mia të dashurisë
Komentet