Pacolli do ta takojë homologun e tij Srdjan Darmanoviq, zv/kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviqin, si dhe presidentin, Filip Vujanoviq, shkruan Koha Ditore.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës do të ketë takim edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi. Përveç takimeve me krerët e Malit të Zi, Zyra e Pacollit nuk ka treguar se cila do të jetë agjenda.
Megjithatë, vizita e Pacollit, nuk pritet të ndryshojë asgjë sa i përket qëndrimit të shtetit malazez për marrëveshjen e demarkacionit.
Komentet