Ajo qe po zhurmon aktualisht ne Himare, eshte nje maskarade radhe.
Nje kategori individesh sharlatane dhe kokethare po rikthejne ne relacionet zyrtare shqiptaro-greke nje zhurme te riciklueshme per qellime elektorale.
Elementet filogreke te Himares po bejne zhurme dhe fale cektesise dhe keqraportimit te mediave tona, po ia dalin t’i japin Athines zyrtare mundesine per reagime diplomatike.
Reagimi i Ministrise se Jashtme te Greqise per gjasme 19 banesat e “minoritareve” ne Himare eshte nje hipokrizi dhe falsifikim ndaj realitetit.
Greqia me cdo kusht kerkon te afirmoje zyrtarisht dhe verbalisht nje ekzistence te paqene kurre ndonjehere te “minoritetit” grek ne kete pjese te Shqiperise.
Kete pretendim po e ndihin naivisht mediat dhe sidomos reporteret tane duke i dhene prezences se disa individeve politike te OMONIA-s dhe PBDNJ ne Himare ze dhe kohe mediatike te pameritueshme.
Ky eshte nje turp ndaj te cilit shoqatat e tjera ne Breg qendrojne ne heshtje.
Ky eshte nje manipulimi qellimshem.
Nje turp per shoqaten e Intelektualeve te Pavarur qe hesht ndaj kesaj zhurme qe sharlatanet zhurmues po e sajojne si kloune te pakrupullt.
Ky eshte nje turp per dhjetra shoqatat lokale, perfshi edhe shoqata aq te nderuara e te respekuara ne krahinen e Himares, si Laberia apo te tjerat qe s’bezajne ndaj klounadave te filogrekeve te paguar dhe te atyre qe rirekrutohen per motive elektorale ne Himare.
Keta kloune dhe karagjozet e paditur duhet te kene parasysh se Bashkia e Himares eshte nje njesi administrative qe nuk mund te perfaqesohet nga shoqata apo organizata mjeranesh te keqperdorur ne kohe dhe ne ditet e tranzicionit postkomunist.
Himariotet nuk jane disa cungje, por nje komunitet i gjere dhe i madh sa nuk mund te perfaqesohet nga pese individe qe kulture te vetme kane leximin e etiketave apo te faturave per sherbime dhe per blerje.
Bashkia e Himares sot eshte njesia administrative me me teper ndryshim ne infrastrukturen dhe mjediset e saj.
Projektet ne kete Bashki jane realisht nje perspektive zhvilluese per “Lulen e Vilajetit”.
Koha kur Himara mund te jete “nje pucer” ne fytyren e pretenduar greke per minoritet ne Shqiperi, ka marre fund.
Protesta me legjitime sot ne Himare duhet bere per ate pjese te diskriminuar te kesaj Bashkie qe ka emrin Lumi i Vlores dhe qe te kujton imazhet e Kandaharit.
Mashtrimet ne Himare kane lidhje vetem me kete pjese te njesise administrative.
Kjo Bashki ka nevoje te shembe urgjentisht kontrastin mes dy hapesirave aq te forta te saj.
Ne Himare “minoritare te vetem” jane ata qe vijne nga Dropulli apo Vurgu.
Komentet