Ishulli i Sazanit është pjesë shumë e rëndësishme e teritorit të Republikës së Shqipërisë, si edhe bazë ushtarake e rëndësisë së vacant. Masmedia këto ditë e ka nxjerrë pa pritur si të thuash në “shitje’. Gjëja e parë që të shkon në mendje është kjo: është një e vërtetë apo një truk për të larguar vemendjen e opinionit nga “patatet e nxehta të momentit”? Në se është truk “hallall e paci” se ka plotë të pamend që ju ndjekin qorrazi nga pas prej kaq kohësh. Por në se është e vërtetë, unë si shqiptar dhe si ish komandant ushtarak i atij teritori, protestoj hapur kundër kësaj ”shitjeje”, duke e konsideruar vehten (si shumë të tjerë) pronar për aq sa më takon, si një nga 6 milion shqiptarët në trojet etnike. Në këto kushte prirem të kërkoj përgjigje nga Kryeministri për sa më poshtë: Ky problem a është diskutuar më parë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare (USH) dhe në se po, cili është mendimi i tij dhe vecanërisht i specialistëve të fushës operacioneve? A është pyetur Kamandanti Përgjithshëm (Presidenti) i cili është autoriteti numër një për fushën e sigurisë kombëtare? A është pyetur Shtabi i NATO-s dhe së fundi a është pyetur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së se ndoshta ata kanë plane perspektivë për ta përdorur ate si një bazë ushtarako detare jo permanente?
Me këtë rast dëshiroj të cfaq disa mendime, të cilat mund të mos kenë asnjë peshë në vendimmarrjen e ardhëshme, por si ish ushtarak i lartë në USH dua ta kemë ndërgjegjen të pastërt se e kam thënë hapur mendimin tim.
Kujtoj këtu se në shtator 1992 në Ishullin e Sazanit kam përgatitur e drejtuar një stërvitje të madhe me trupa dhe me qitje luftarake me të gjitha llojet e armëve dhe me pjesmarrjen e Divizionit “Labria”, Bazës Ushtarako Detare (BUD) të Vlorës dhe regjimenti i aviacinit gjuajtës bombardues i Bazës Ushtarako Ajrore (BUA) të Kuçovës. Stërvitja kishte si qëllim aftësimin luftarak dhe bashkpunimin në operacion sepse lufta që po zhvillohej në Kroaci e Basnje pritej të zbriste në Kosovë e për rrjedhojë edhe në Shqipëri. Të pranishëm në stërvitje ishin Presidenti Sali Berisha, Ministri Mbrojtjes Safet Zhulali, dhe kuadrot kryesore të Shtabit Përgjithshëm dhe të njësive operative. Stërvitja ishte plotësisht e suksesëshme ku segmente te vecanta të së cilës u transmetuan edhe në TV kombëtar.
Për këtë stërvitje me sa duket ishin njoftuar edhe atashetë ushtarak të akredituar në atë kohë në Shqipëri. Kështu si rastësisht më pyeti për të, atasheu ushtarak britanik me rezidencë në Romë por që ndiqte edhe bashkpunimin me USH-në. Pyetja ishte: në rast se flota ruse e Mesdheut tenton të futet në ujrat e Adriatikut për ti ardhur në ndihmë Milloshevicit a mundet që USH-ja të bashkpunojë ushtarakisht me forcat e NATO-s? Përgjigja ime ishte: të drejtën për të shpall luftë e ka Parlamenti me propozimin e Presidentit. Në rast se kjo ndodh bashkpunimi është i mundur.
Në pranverën e vitit 1993 vjen për vizitë në Shqipëri edhe në Ishullin e Sazanit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Zoti Manfred Vërner. Për nder të tij u demostruan pjesë nga stërvitja e shtatorit 1992 të cilat ai i vlerësoi si shumë të suksesëshme. Në mbarim të demostrimit në prezencë të Presidentit, Ministrit dhe Shefit Shtabit Përgjithshëm, Zoti Vërner më pyeti mua si Komandanti i Divizionit pikërisht pyetjen që më kishte bërë 6 muaj më parë atasheu ushtarak britanik në se flota ruse hyn në Adriatik? Unë i thashë përgjigjen mund ta ja kërkoni Presidentit Shqipërisë, unë jam vartës i Shefit Shtabit Përgjithshëm. Presidenti Berisha më tha ti përgjigjesha pahezitim. Atëherë unë i thashë: Po është e mundur në qoftë se operacioni bëhet njëherëshi nga brigjet italiane dhe shqiptare dhe konkretisht nga Sazani dhe Otranto dhe nga Shëngjini e Brinisi si një pritë e madhe detare dhe më pas nga Durrësi e brigjet italiane të nis sulmi për asgjësimin përfundimtar të forcave të kapura në pritë. Zoti Vërner duke më shtërnguar dorën më tha ju falenderoj shumë dhe këtë mund ta quajmë fillimin e një bashkpunimi midis partnerësh. Shënoje si ide i tha shoqëruesit të tij.
Gjatë presidencës së Zotit Obama në SHBA, pati zëra se amerikanët mund të tërhiqeshin përfundimisht nga Baza Ushtarake e Bonstillit në Dardani duke ja lënë ate një antari tjetër të Nato-s (emër konkret). Të shqetësuar për këtë zhvillim, së bashku me disa miq të tjerë i kërkuam ish kongresmenit Xhozef DioGurdit (Joseph GioGuardi) të na mundësonte të takoheshim me senatorin Xhon Mekein (John McCain) e cila shpejt na u mundësua në Manhattan NY. Senatorit të nderuar që ishte dhe Kryetar i departamentit të Sigurisë, i spiegova se ne shqipratër ndjehemi të tradhëtuar nga amerikanët në se ata largohen nga trojet shqiptare (Kosova). Madje shtova se sygjeroj që edhe bazat ushtarake ajrore te Gjadrit e të Kucovës të riparohen e ti vihen në dispozicion NATO-s. Po ashtu bazat ushtarako detare të Sazanit e Pashalimanit të bëheshin pjesë e aleancës me prani të përherëshme amerikane. Veç sa më lart fusha e Bizës Martaneshit të përgatitej si një bazë e helikopterve të NATO-s me rreze të gjatë veprimi. Senatori i nderuar na i përkrahi mendimet dhe na premtoi se do ti shihte me përparësi.
Kur në Mitrovicë erdhi nga Beogradi një tren me mbishkrime fyese e provokuese për shqiptarët, i kërkuam takim kongresmenit Dana Rohrabacher (ish kryetar i Depatramentit te jashtëm te Kongresit Amerikan) edhe një herë ato çeshteje që ja kishim kërkuar senatorit John McCain. Ai na dëgjoi me vemendje, na premtoi përkrahje dhe mua më tha ti shkruaja në një gjysëm faqe kërkesat ushtarake. Ashtu bëra dhe ata duhet të jenë në zyrat e Departamentit të Sigurisë.
I thashë këto gjëra, (disa edhe sekret më parë por jo tani) se gjykoj se Ishulli Sazanit nuk është vetëm në planet e turizmit e të biznemenëve të vecantë amerikan (qofshin ata edhe bij e dhëndurrë presidentësh), por edhe ne tavolinat e “skifterëve “ të Pentagonit. Prandaj lypset të mos fluturojmë, por të ecim me këmbë në tokë e me mend në kokë. Mund të kërkohet edhe për mundësi të tjera që Ishulli Sazanit të ruaj strukturën e të qënurit bazë ushtarake e rëndësisë vecantë, dhe të adapotohet si objekt pushimi për ushtarakët në detyrë e në pension (madje edhe të partnerëve) në plazhin e vogël që ka dhe të krijohen pishina me ujë deti duke shtuar hapsirën pushuese.
Shkurt, në çeshtjet teritoriale e ushtarake lypset të mos bëjmë avantura.
ASLLAN BUSHATI