Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij muajin e ardhshëm, raportuan disa burime për kanalin amerikan CBS News,
Trump e ftoi Xi në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, thanë burimet, por ende nuk ka një konfirmim nëse ai e ka pranuar ftesën. Një zëdhënës i ambasadës kineze në Ëashington nuk pranoi të bënte koment rreth kësaj çështje.
Të njëjtin qëndrim zoti Trump nuk e ka mbajtur me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, të cilit nuk e ka ftuar në këtë ceremoni.
Zëdhënësja e kalimit të pushtetit, Karoline Leavitt, i tha CBS Neës të enjten se Trump ftoi Xi për inaugurimin. Sipas saj ky është një një shembull se si Trump po bën përpjekeje për “krijimin e një dialogu të hapur me liderët e vendeve që nuk janë vetëm aleatët tanë, por edhe kundërshtarët dhe konkurentët tanë.”
Përveç Xi, ekipi i presidentit të zgjedhur ka lënë të hapur ftesën dhe për të tjerë liderë të tjerë në Kapitol Hill më 20 janar.
Kryeministri Viktor Orbán, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Trump dhe e vizitoi atë në Mar-a-Lago këtë javë, është “ende duke e shqyrtuar” mundësinë nëse do të marrë pjesë, ose jo tha një burim në dijeni të planeve të Orbán.
“Liderët botërorë po janë të gatshëm të takohen me Presidentin Trump sepse ata e dinë se rikthimi i tij në pushtet do të rikthejë paqen përmes forcës amerikane në të gjithë botën,” tha zëdhënësja e kalimit të pushtetit, Karoline Leavitt.
Ambasadorët dhe diplomatë të tjerë zakonisht ftohen në inaugurime, por rregjistrat e Departamentit të Shtetit që datojnë që nga viti 1874 tregojnë se asnjë lider i huaj nuk ka marrë pjesë në një ceremoni kalimi të pushtetit.
Anëtarët e rrethit të ngushtë të Trump mbeten kritikë të ashpër të qeverisë së Xi, përfshirë Senatorin Marco Rubio, kandidatin e tij për sekretar të shtetit, dhe këshilltarin e ardhshëm të sigurisë kombëtare Mike Waltz.
Trump vetë ka kërcënuar të rrisë taksat mbi produktet nga Kina. SHBA-ja ka vendosur një afat deri më 19 janar, në prag të inaugurimit, për kompaninë kineze ByteDance, pronaren e TikTok, që të shesë aplikacionin e mediave sociale ose të përballet me një ndalim në SHBA. TikTok po e kundërshton ndalimin në gjykatë —javën e kaluar humbi seancën e parë, por e ka apeluar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Megjithatë, Trump ka besuar gjithmonë se marrëdhëniet e ngushta mes liderëve janë kyçe për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Që nga Dita e Zgjedhjeve, liderë botërorë kanë udhëtuar në Mar-a-Lago për t’u takuar me Trump, përfshirë Kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, gjithashtu ka pasur një takim privat me presidentin e zgjedhur.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ishte lideri i parë botëror që priti Trump jashtë Amerikës që nga fitorja e tij në zgjedhjet e 2024-ës. Po ashtu, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Notre Dame në Paris morën pjesë kryeministrja italiane Georgia Meloni, Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky dhe Princi William. sn