….Mungese etike, tejkalim kompetencash, loje me dy porta e dy fytyra, mungese profesionalizmi, levizje e ristrukturim rrenjesor ne krye te policise shqiptare, denime ndaj fajtoreve me uniforme etj etj…kane qene sot disa nga termat e ”ashpra” qe ka perdorur ndaj policise se shtetit kreu i qeverise shqiptare ose dora vete kryepolici i saj Edi Rama…
Po per ke lloj policie konkretisht e ke fjalen o Edvin ?
Sepse realisht e faktikisht qe nga 2013 kur ti erdhe dhunshem ne pushtet ne krye te saj ke qene po vete ti e vazhdon te jesh po ti e askush tjeter…duke e politizuar e duke e perdorur kriminalisht kete lloj policie te ashtuquajtur ”te shtetit” si askush tjeter e kurre me pare para teje…
…A te kujtohetse si thoshe dikur per Ministrin e policise tende S.Tahirin…e kam me te mirin minister te qeverise sime…dhe me pas e sikterise…por nuk e denove se…po foli sic duhet folur Sajmja e di vete ti se ku shkon e si perfundon ok.,..
Po kur ja fsheve provat e krimit Ministrit tjeter tendit F.Xhafes e ja cove ”Dosjen Babale” deri ne laboratoret e famshem te kriminalistikes neper europe vetem e vetem qe ta shpetoje nga burgu a te kujtohet….?
Po kur nuk e lejove Gjeneralin pa spaleta Lleshin qe te jepte doreheqjen pas vrasjes kriminale ne dere te shtepise se vet te te riut te pa fajshem Klodian Rasha ne Tirane …a te kujtohet?
Po kur ju the shqiptareve publikisht se 500 mije prej jush sikur te vdesin une Ardi Veliun nuk e dorezoj kurren e kurres…a te kujtohet?
He pra na thuaj tani per cilen polici fole sot kaq ”ashpersisht” ti e per cilen polici e police e ke konkretisht fjalen…
Per ate polici qe i lau ne gjak kuksianet pse kerkonin qe ti te mos e vendosje Traun ndares mes Shqiperise e Kosoves ne rrugen e Kombit ashtu sic do Vucici e banda e tij kriminale ne Beograd?
Per ate polici qe i helmoi femijet e pleqte qe ne pike te sabahut me gaz helmues serb ne Bathore, Paskuqan, Babrru e gjetke ?
Apo e ke fjalen per ate polici tmerresisht te dhuneshme e kriminale ne protestat e opozites e qytetareve te Tiranes perpara godines tende sulltanore e perpara parlamentit kriminal te Rucit me shoke..?
Apo e ke fjalen per ate polici e ata police bandite e gangsterra me dhe pa uniforme, pa emra, pa numra identifikimi etj etj qe rrahen, terhoqen zvarre , dhunuan kanibalisht e cuan neper qeli komisariatesh dhjetera e qindra mbrojtes e qendrestare te Teatrit Kombetar e mbeshtetes paqesore te tyre dhe kryesisht Artiste, te rinj e studente ?
Apo e ke fjalen per ate policine tende te famshme qe ”e kaloi etiken e kompetencen e saj” teksa rrahu e dhunoi barbarisht …ata kokepalaret e shpellaret e femijet qe ju kishin ikur prinderve nga duart…sic i quajte ti dhe bastardi Erion Veliaj …te gjithe ata te rinj e adoleshente qe me te drejte protestuan per vrasjen kriminale prej policise tende e te Ardi Veliut te te riut Rasha…?
Per cilen polici fole ti sot…
Per ate te 25 prillit qe u perfshi masivisht ne vjedhjen e shit-blerjen e votave te shqiptareve ne 25 prill per te te mbajtur ende ne pushtet TY e banden tende kriminale ?
Per ate polici qe me ne krye Veliun tend besnik ishte pergjegjese direkte per ngjarjen e rende dhe vrasjen e nje qytetari shqiptar ne prag te zgjedhjeve ne Elbasan …?
Per ate polici te Fierit qe as do te dije se c’do te thote te shuhet nje familje e tere ne mes te dites …?
Per ate polici bashkefajtore koke e kembe per ngjarjen e rende te Sarandes apo per ate tjetren te Velipojes ku u tmerrua nje Shqiperi e tere….?
Per cilen polici flet ti o shoku Rama…per ate qe rreh e dhunon barbarisht nje te ri 15 vjecar tek kodrat e Liqenit dhe Kryepolici i saj vjen ne mes te parlamentit tend e ju tregon deputeteve video te neveriteshme prej celularit te tij per te fajesuar jo dhunuesit e tij me uniforme por Nenen e ”perdale” te adoleshentit te dhunuar fizikisht…?
Per cilen polici flet ti…per ate qe ne menyren me kriminale te mundeshme fshehu provat e krimit ne ngjarjen e Elbasanit…?
A po e ke fjalen per ate lloj policie qe diten trimerohet duke ju sekuestruar e grabitur fshatareve te gjore tufat e qepeve, sallates e ca domate e kastraveca te bahces se tyre te cilat i shesin sa per te mbajtur frymen gjalle …e naten me urdherin e porosine tende direkte shkon e ruan parcelat e hashashit…?
He pra na thuaj per cilen lloj policie ju fole ti sot shqiptareve …apo per ate te ministrit -burre te ish gruas tende qe vetem per ate fjali te ndyre qe nxorri nga goja teksa tha se…une , shteti, qeveria e policia ime nuk kemi asnje lloj lidhje me ngjarjen e Fierit e aq me pak me ate te Velipojes …sot duhej te ishte shkarkuar nga detyra menjehere…?
Kater ministra te brendshem te emeruar e te shkarkuar…te kater megjithe kete kokorrocin tend ende ne detyre te perfshire ne nje mori skandalesh te peshtira e te neveriteshme…te lidhur koke e kembe me TY e me boten e krimin dhe me banden tende kriminale ne pushtet…dhe siper tyre e me urdher-porosine tende personale qendron nje Kryepolic -kriminel si Ardi Veliu …per kete lloj policie e kishe fjalen ti tek fole sot ”aq ashpersisht” ndaj saj ?
A po mos e kishe gje fjalen per kete lloj policie te sotme e te ” reformuar ” tenden se ciles vetem kapelja i kushton 350 euro ?
Jo per ndonje gje…por te pakten qe shqiptaret ta dijne se perse e kishe fjalen …dhe vetem kaq se per polici profesionale, te popullit e aq me shume te Shtetit as qe behet fjale…dhe kete fakt nuk ka shqiptar brenda e jashte Shqiperie qe te mos ta dije…pavaresisht ligjeratave , fjalimeve e deklaratave te tua te peshtira e neveritese qe ti sjellin zorret ne gryke…