1. Platoni e ngriti ose themeloi dikur Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz e jo si bisha.
Është interesante dhe jo pak e trishtuesthme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë dhe Shqipëri i kanë nxjerrur jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve shqiptar ose kosovar disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.
Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.; Nejse!
2. Shqipëria sot ka “zgjedhje të lira parlamentare dhe demokratike” të Edi Ramës-kundër gjysmës së shqiptarëve! Në mos me tepër.
3. Shqipëria dhe Kosova ndodhën në krizë tè thellë morale, politike, instituconale dhe konstitucionale. Ndaj, të shpallësh në menyrë unilaterale, monologjike, diktatoriale ose despotike, “zgjedhje të lira parlamentare dhe demokratike”, të ngjanë në akt të shëmtuar dhe tepër makabër.
4. Theodor Adorno dhe Max Horkheimeri, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, pos tjerash, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme groteske, makabre ose iracionale të fatkeqësive ose katastrofave të njohura njerëzore ose qytetare si tmerri totalitar ose autoritar, iracionaliteti dhe fataliteti hegjemnonist ose absolutisto-ekspanzionist etj. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqsuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatikë të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive.
5. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritikë në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për format dhe metodat e ndryshme autoritare, diktatoriale, absloutiste, aristokrate, ortodokse (klerikaliste), etatiste, egalitariste, revanshiste, hegjemoniste dhe të tjera të monopolit, klanizimit, uzurpimit, relativizimit, instrumentalizimit, fosilizimit, partikualarizmit dhe komercializimit të shtetit, pushtetit, pronës dhe plotikës sè gjithëmbarshme shtetrore dhe nacionale si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepë negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe atij politikë. Dhe, kjo në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshem ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të njohura shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera të shoqërive të larta industriale ose kapitaliste të Perëndimit me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit nën sloganet ose parullat e njohura të integrimit të tyre në UE-s ose, në “tregun global” të vlerave dhe kapitalit perëndimorë.
6. Në Shqipëri (por, edhe në Kosovë)- vazhdimisht prodhohët ose fabrikohët muzikë funebre me kompozime autoritare, makabre ose totalitariste të cilat nuk kanë asgjë të përbashkë me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq mëpak me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare. Rasti i politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare, është një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” i Shqipërisë dhe Kosovës!
7. U mor vesh se substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli”, “koncepti” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës dhe diplomacisë shqiptare me një “model”, koncept ose diskurs tjetër”‘ si hakmarrje të Edi Ramës dhe “bllokut të përsekutuar ortodoks ose katolik” -ndaj “bllokut musliman” të Enver Hoxhës(lèxo Lulèzim Bashès etj.) në esencën ose substancën e tyre janë vetëm recidivë ose një riprodhim i vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksionëve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste të regjimit paraprakë që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura bolshevike ose staliniste të shantazhit dhe komplotit.
8. Edi Rama dhe Lulëzim Basha po lozin me zjarrin ose flakën e rrezikshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, konceptuale dhe ideologjike: nga të cilat, mund t’i djegin dhe kallin flakë Shqipërinë dhe shqiptarët.
8. Shqipëria nuk guxon të bëhët si historia e njohur e Kalasë së Shoodrës mbi Lumin “Bunë”! Prishë natën dhe “ndërto” ditën! Rama dhe Basha duhet të pirdhen ose t’shporren nga politika shqiptare! Jo pa pasoja morale, ligjore etj.
Komentet